• STUDY AT EUT
    • SPEECH OF THE PRESIDENT
    • INTERNATIONAL STUDENTS
    • PROFESSIONAL DIPLOMA
    • BACHELOR
    • INTEGRATED PROGRAMS
    • PROFESSIONAL MASTER
    • MASTER OF SCIENCE
    • MASTER OF ARTS
    • MASTER FINTECH
    • MASTER POSIG
    • DOCTORATE
    • FOR PARENTS
  • ACADEMIC STAFF
    • EUT RECTOR
      • RECTOR SPEECH
    • EUT ADMINISTRATOR
    • DEAN
    • HEAD OF DEPARTMENTS
    • ORGANIGRAM
      • FACULTY OF ECONOMICS, BUSINESS AND DEVELOPMENT
      • FACULTY OF LAW, POLITICAL SCIENCES AND INTERNATIONAL RELATIONS
      • FACULTY OF HUMANITIES, EDUCATION AND LIBERAL ARTS
      • FACULTY OF ENGINEERING, INFORMATICS AND ARCHITECTURE
      • FACULTY OF TECHNICAL MEDICAL SCIENCES
  • NEWS
  • SCIENTIFIC RESEARCH
    • STRATEGY
    • MAJOR RESEARCH PROGRAM
    • PHYSICAL INFRASTRUCTURE
    • SCIENTIFIC JOURNALS
    • CONFERENCES
    • SCIENTIFIC PUBLICATIONS
      • TOP MOST CITED ARTICLES
    • SEASONAL SCHOOL
    • GENDER EQUALITY PLAN
  • PROJECTS AND PARTNERS
    • INTERNATIONAL
      • NEWS
      • OUTGOING STUDENTS /STUDY ABROAD
        • INTER INSTITUTIONAL AGREEMENT
        • INTERNATIONAL DEGREES
      • INCOMING STUDENTS / STUDY AT EUT
    • PROJECTS
    • ACTIVE PROJECTS
  • ABOUT UET
    • FACTS AND FIGURES
    • STATUTE
    • ADMINISTRATION BOARD
    • MISSION AND VISION
    • INTERNATIONALIZATION
    • EMPLOYMENT AT EUT
    • EMPLOYMENT OPPORTUNITIES AND INTERNSHIP
    • EVALUATION REPORTS
  • Services
    • ACADEMIC SECRETARIAT
    • CAREER ADVISING
    • TUTORING
    • STUDENT CLUBS
    • STUDENT COUNCIL
    • ALUMNI
      • ALUMNI PRESIDENT
  • en_US
    • sq
0682016616
[email protected]
UET UET
  • STUDY AT EUT
    • SPEECH OF THE PRESIDENT
    • INTERNATIONAL STUDENTS
    • PROFESSIONAL DIPLOMA
    • BACHELOR
    • INTEGRATED PROGRAMS
    • PROFESSIONAL MASTER
    • MASTER OF SCIENCE
    • MASTER OF ARTS
    • MASTER FINTECH
    • MASTER POSIG
    • DOCTORATE
    • FOR PARENTS
  • ACADEMIC STAFF
    • EUT RECTOR
      • RECTOR SPEECH
    • EUT ADMINISTRATOR
    • DEAN
    • HEAD OF DEPARTMENTS
    • ORGANIGRAM
      • FACULTY OF ECONOMICS, BUSINESS AND DEVELOPMENT
      • FACULTY OF LAW, POLITICAL SCIENCES AND INTERNATIONAL RELATIONS
      • FACULTY OF HUMANITIES, EDUCATION AND LIBERAL ARTS
      • FACULTY OF ENGINEERING, INFORMATICS AND ARCHITECTURE
      • FACULTY OF TECHNICAL MEDICAL SCIENCES
  • NEWS
  • SCIENTIFIC RESEARCH
    • STRATEGY
    • MAJOR RESEARCH PROGRAM
    • PHYSICAL INFRASTRUCTURE
    • SCIENTIFIC JOURNALS
    • CONFERENCES
    • SCIENTIFIC PUBLICATIONS
      • TOP MOST CITED ARTICLES
    • SEASONAL SCHOOL
    • GENDER EQUALITY PLAN
  • PROJECTS AND PARTNERS
    • INTERNATIONAL
      • NEWS
      • OUTGOING STUDENTS /STUDY ABROAD
        • INTER INSTITUTIONAL AGREEMENT
        • INTERNATIONAL DEGREES
      • INCOMING STUDENTS / STUDY AT EUT
    • PROJECTS
    • ACTIVE PROJECTS
  • ABOUT UET
    • FACTS AND FIGURES
    • STATUTE
    • ADMINISTRATION BOARD
    • MISSION AND VISION
    • INTERNATIONALIZATION
    • EMPLOYMENT AT EUT
    • EMPLOYMENT OPPORTUNITIES AND INTERNSHIP
    • EVALUATION REPORTS
  • Services
    • ACADEMIC SECRETARIAT
    • CAREER ADVISING
    • TUTORING
    • STUDENT CLUBS
    • STUDENT COUNCIL
    • ALUMNI
      • ALUMNI PRESIDENT
  • en_US
    • sq

Aktivitete

Forumet UET, Fidel Ylli: Rama më bindi t’i futem politikës duke më cituar kyeministrin spanjoll

  • Date October 4, 2018

Në ciklin e Forumeve UET, për një bashkëbisedim me pedagogë dhe studentë këtë të martë, nën moderimin e përgjegjëses së Departamentit të Shkencave Humane dhe Komunikimit, prof. asoc. dr. Belina Budini, ishte i ftuar Z. Fidel Ylli, i cili mban titullin Kampion Kombëtar në sportin e mundjes dhe të xhudos dhe është njëkohësisht deputet në Parlamentin e Shqipërisë. Ai është i ftuari i parë në kuadrin e hapjes së programeve të reja të studimit të sporteve, që janë pjesë e Fakultetit të Shkencave Humane, Edukimit dhe Arteve Liberale, të ristrukturuar rishtazi në UET. Ylli foli për sportin, rëndësinë dhe të ardhmen e tij. 

Fidel Ylli është i ftuari i parë në Forumet UET, në kuadrin e hapjes së programeve të reja të studimit të sporteve. Këto degë janë pjesë e Fakultetit të Shkencave Humane, Edukimit dhe Arteve Liberale, të ristruktuar rishtaz në UET. Arritjet sportive të Fidel Yllit janë të shumta. Ai e ka nisur karrierën e tij në sport, që në moshën 10-vjeçare, ndërkohë që mban titullin Kampion Kombëtar në sportin e mundjes dhe të xhudos, ka qenë trajner i ekipit të Dinamos, trajner i ekipit kombëtar si dhe për 10 vite rresht ka ushtruar detyrën e Shefit të Delegacionit Shqiptar për Lojërat Olimpike.
Kur mora ftesën për të qenë pjesë e Forumeve UET, u gëzova pamasë sepse sporti për mua nuk është thjesht një kompeticion, kush del i pari… Sporti për mua është cilësia e jetës, e rinisë, por edhe qytetarëve të këtij vendi në përgjithësi. Unë jetën time e kam të lidhur shumë me sportin dhe shpeshherë dhe në intervistat që kam dhënë nëpër media, kam thënë që gjithçka ia dedikoj sportit, sidomos sportit të mundjes, që unë kam bërë. Është një sport që ka të bëjë me një përballje të drejtpërdrejtë me kundërshtarin, në të cilin në të qindtën e sekondës duhet të mendosh, të veprosh dhe kundërveprosh. Kështu që për këtë arsye në gjithë këto deklarimet e mia them që edhe qenia ime në biznes ka të bëjë me forcën me karakterin e një njeriu që është stërvitur dhe ka pasur një regjim sportiv, tha ai.

Fidel Ylli shprehet se edhe aspektet e tjera të karrierës së tij janë të lidhura pazgjidhshmërisht me sportin. Ai vlerëson se hapja e degëve të sportit në UET është një iniciativë shumë e rëndësishme dhe me peshë për të ardhmen e Shqipërisë.

“Edhe sot prania ime si deputet në Parlamentin Shqiptar, kanë qenë njerëzit e sportit ata që mua më kanë nxitur dhe më kanë thënë që duhet të jesh, dhe u kam dhënë një premtim që do të jem një zë i fuqishëm në parlament për të ndryshuar situatën në sport. Në vizionin tim nuk është thjesht sporti elitar, por për mua është sporti nëpër shkolla që ka të bëjë me edukimin dhe më vjen mirë që UET ka hapur degët për Edukimin e Sportit. Të jeni të sigurt që do të shikoni që brezat e ardhshëm, që do të dalin nga universiteti, do t’i shërbejnë shumë mirë vendit”.

Me arritje të rëndësishme në fushën e sportit si dhe i njohur për suksesin e tij në fushën e biznesit, pjesë e jetës së Fidel Yllit është edhe një aspekt tjetër jo fort i afërt në dukje me dy të parat, politika. Pyetjes se përse ka vendosur të bëhet pjesë e politikës shqiptare, ai i është përgjigjur se dëshira për të kontribuar në përmirësimin e situatës së sportit në vend ka qenë shtysa e tij e vetme.

“Kjo politikë që është në Shqipëri, është kaq e ashpër, kaq e keqe… Politika në thelb është gjë e mirë, e bëjnë familje të mëdha, njerëz me kulturë, me botë, por këtu është shumë e ashpër. Ka hyrë çdo lloj njeriu në parlament, vetëm se merr disa vota diku dhe është bërë pjesë e politikës. Ndonjëherë vihesh edhe ti në siklet. Megjithatë një fjalë e Kryeministrit më ka bindur që t’i hyj politikës. Kryesisht kam dhënë fjalën që kur të bëhem pjesë e saj, nuk do të flas për ato gjëra që nuk më takojnë, por për ato të cilat janë pjesë e edukimit tim. Edhe ju e keni parë që përgjatë gjithë kësaj kohe për këtë kam folur, për reforma në sport, për edukimin, për mediat”.

Z. Ylli ka treguar edhe se si Kryeministri Edi Rama e ka bindur të marrë këtë vendim.

Kryeministri më thoshte që duhet të vish, të bëhesh anëtar i Parlamentit sepse unë kam nevojë për ty. Unë i kam thënë jo, i kam thënë se nuk kisha dëshirë të bëhesha pjesë e politikës. Unë di që je mirë, tha, të gjithë e dinë që nuk je njeri i korruptuar, se i ke bërë bizneset me sakrifica, pse do të më lësh vetëm. Dhe më tregoi për Kryeministrin e Spanjës, Aznarin, të cilit i kanë bërë vërejtje se Parlamentin dhe Qeverinë e kish ndërtuar me shokët e tij. Përgjigjja e tij, tha, ishte: ‘Po me shokët e mi e kam bërë, se me këta kam ëndërruar ta bëj Spanjën’. Rama më tha: ‘Unë me ty jam ulur në ’86-87, që shanim sistemin, që donim ndryshim, dhe tani përse do të më lësh vetëm?’. Fabula ishte te morali. Atëherë unë i thashë do ta mendoj, dhe pasi mendova, vendosa, dhe i kam thënë dy fjalë, unë do merrem me reformën në sport se sportin e kam jetën time. Por nëse ti do më presësh në besë, do më kesh kundër, tha Ylli.

Një nga çështjet e diskutuara në këtë forum, ishte edhe ligji, i cili 2 për qind e fitimeve nga kompanitë e basteve dhe lojërat e fatit, i kalon në favor të investimeve në sport, në kuadër të projektit reformues të sporteve.

“Është bërë një debat me Ministrinë e Financave, pasi janë shumë ligje që kontribuojnë për sportin, por që nuk mund të futen në ligjin e sportit. Ligji i kompanive të basteve dhe lotarive sportive është një ligj i veçantë që varet nga Ministria e Financave. Ne kishim kërkuar një gjë të tillë, është 0.4% të fitimit që kompanitë e basteve kanë, ne kërkuam 4%. Në rast se na japin 4%, ne nuk duam as buxhetin e shtetit të na e japë. Futen miq dhe deputetë të tjerë dhe nga paratë e sportit që bëhen aktivitete sportive merr kultura më shumë se sporti. Ky ka qenë një debat i madh edhe në grupin parlamentar. Unë ia thashë dhe Kryeministrit në grup këtë gjë. Ai foli me Ministrin e Financave dhe e kemi lënë që ne këtë debat ta rihapim përsëri pasi kemi nevojë që të ardhurat dytësore jo vetëm nga kompanitë e basteve, por edhe nga akcizat e duhanit dhe të alkoolit, që dëmtojnë shëndetin, një pjesë të këtyre akcizave ta marrë sporti. Jam një deputet që iniciova një reformë, isha në krye të kësaj. Më besoni që në këtë luftë të ashpër që bëhej në të gjitha komisionet parlamentare, opozita ka qenë totalisht me mua pavarësisht se ishte koha kur ato ditë u ngrit çadra. Gjatë kohës që bënim debat u ngritën dhe thanë: Fidel, do të kalojmë dhe do të votojmë çdo gjë që na ke sjellë në tavolinë se e dimë që kësaj pune ti i ke vënë shpirtin përpara,” tregon më tej Ylli.

Është e vështirë në ditët e sotme të arrish sukses, të kesh një biznes dhe të gëzosh të qenit pjesë e qeverisë. Por siç shprehet dhe Ylli vizioni është ai që të bën të ecësh përpara dhe me kushte të vështira.

“Unë mendoj se u bëra i zoti pasi kisha vizionin që të ecja përpara. Të bësh biznes në vitet ’95 -96, kur të tjerët merrnin në duar kallashë, unë bëja pallate dhe rrija i ruaja gjatë gjithë natës. Me vështirësi ne kemi arritur dhe jemi këta që jemi. Unë në politikë hyra tani, por kur hyra i kisha bërë bizneset më përpara, pra në politikë unë hyra të kontribuoj për sportin që e dua aq shumë. Të jap kontribut, me Kryeministrin, me qeverinë, me të gjithë faktorët, në mënyrë që të nxjerrin sa më shumë buxhete dhe ligje të mira”.

Ndërkohë që për sa iu përket arritjeve të deri më tanishme ai shprehet se janë relativisht shumë të mira, por ka ende hapësirë për punë: Janë hedhur 31 milionë Euro deri më tani në 4 vjet, ndërkohë që qeveritë e mëparshme kishin hedhur 80 mijë Dollarë për 8 vjet, por ndryshimi është shumë i madh, por a mjafton kjo? Nuk mjafton kjo. Sporti ka nevojë për kuadro, ja për këto shkolla. Shkollat janë ato që do të nxjerrin kuadrot, që ne rininë ta afrojmë afër palestrave, afër terreneve sportive, që jo vetëm të ndryshojnë cilësinë e jetës, por të edukohet.

  • Share:
admin

Previous post

UET Alumni/Profil: Erjola Lami: Të kesh sukses ne tregun e punës kërkon vendosmëri dhe guxim
October 4, 2018

Next post

UET, lind ‘Medicus’, revista shkencore e Fakultetit të Shkencave Mjekësore Teknike
October 4, 2018

You may also like

4R1A8874
Promovohet INGENIOUS 5/1- Ndërthurja e teknologjisë me produktin dhe një role model si Gentjan Zotaj
8 May, 2025
WhatsApp Image 2025-05-05 at 19.06.56
UET thellon bashkëpunimin me UN Women Albania, nënshkruan Women’s Empowerment Principles dhe Memorandumin e Bashkëpunimit
6 May, 2025
HHA_0964
Mimi Kodheli në FORUMET UET: Vetëm edukimi na çon në BE, duhet të njohim detyrimet tona
2 May, 2025

Search

Since its inception in 2006, UET has not stopped its efforts to reform, structure and complete it, processes and initiatives that ensure the highest quality graduation of our students.

Scan here to read our latest QAA review report



Address:

Xhura Complex, St. Xhanfize Keko, Tirana, Albania.

STUDY AT EUT

  • Professional Diploma
  • Bachelor
  • Professional Master
  • Master of science
  • Master of Arts



Cellular

+355682016616

+355689037765



Address:

Xhura Complex, St. Xhanfize Keko, Tirana, Albania.



Cellular

+355682016616

+355689037765



Email

[email protected]



Reserve your activity



Facebook-f




Instagram




Linkedin



Email

[email protected]



Reserve your activity



Facebook-f




Instagram




Youtube




Twitter

© Copyright 2023 UET