• STUDY AT EUT
    • SPEECH OF THE PRESIDENT
    • INTERNATIONAL STUDENTS
    • PROFESSIONAL DIPLOMA
    • BACHELOR
    • INTEGRATED PROGRAMS
    • PROFESSIONAL MASTER
    • MASTER OF SCIENCE
    • MASTER OF ARTS
    • MASTER FINTECH
    • MASTER POSIG
    • DOCTORATE
    • FOR PARENTS
  • ACADEMIC STAFF
    • EUT RECTOR
      • RECTOR SPEECH
    • EUT ADMINISTRATOR
    • DEAN
    • HEAD OF DEPARTMENTS
    • ORGANIGRAM
      • FACULTY OF ECONOMICS, BUSINESS AND DEVELOPMENT
      • FACULTY OF LAW, POLITICAL SCIENCES AND INTERNATIONAL RELATIONS
      • FACULTY OF HUMANITIES, EDUCATION AND LIBERAL ARTS
      • FACULTY OF ENGINEERING, INFORMATICS AND ARCHITECTURE
      • FACULTY OF TECHNICAL MEDICAL SCIENCES
  • NEWS
  • SCIENTIFIC RESEARCH
    • STRATEGY
    • MAJOR RESEARCH PROGRAM
    • PHYSICAL INFRASTRUCTURE
    • SCIENTIFIC JOURNALS
    • CONFERENCES
    • SCIENTIFIC PUBLICATIONS
      • TOP MOST CITED ARTICLES
    • SEASONAL SCHOOL
    • GENDER EQUALITY PLAN
  • PROJECTS AND PARTNERS
    • INTERNATIONAL
      • NEWS
      • OUTGOING STUDENTS /STUDY ABROAD
        • INTER INSTITUTIONAL AGREEMENT
        • INTERNATIONAL DEGREES
      • INCOMING STUDENTS / STUDY AT EUT
    • PROJECTS
    • ACTIVE PROJECTS
  • ABOUT UET
    • FACTS AND FIGURES
    • STATUTE
    • ADMINISTRATION BOARD
    • MISSION AND VISION
    • INTERNATIONALIZATION
    • EMPLOYMENT AT EUT
    • EMPLOYMENT OPPORTUNITIES AND INTERNSHIP
    • EVALUATION REPORTS
  • Services
    • ACADEMIC SECRETARIAT
    • CAREER ADVISING
    • TUTORING
    • STUDENT CLUBS
    • STUDENT COUNCIL
    • ALUMNI
      • ALUMNI PRESIDENT
  • en_US
    • sq
0682016616
[email protected]
UET UET
  • STUDY AT EUT
    • SPEECH OF THE PRESIDENT
    • INTERNATIONAL STUDENTS
    • PROFESSIONAL DIPLOMA
    • BACHELOR
    • INTEGRATED PROGRAMS
    • PROFESSIONAL MASTER
    • MASTER OF SCIENCE
    • MASTER OF ARTS
    • MASTER FINTECH
    • MASTER POSIG
    • DOCTORATE
    • FOR PARENTS
  • ACADEMIC STAFF
    • EUT RECTOR
      • RECTOR SPEECH
    • EUT ADMINISTRATOR
    • DEAN
    • HEAD OF DEPARTMENTS
    • ORGANIGRAM
      • FACULTY OF ECONOMICS, BUSINESS AND DEVELOPMENT
      • FACULTY OF LAW, POLITICAL SCIENCES AND INTERNATIONAL RELATIONS
      • FACULTY OF HUMANITIES, EDUCATION AND LIBERAL ARTS
      • FACULTY OF ENGINEERING, INFORMATICS AND ARCHITECTURE
      • FACULTY OF TECHNICAL MEDICAL SCIENCES
  • NEWS
  • SCIENTIFIC RESEARCH
    • STRATEGY
    • MAJOR RESEARCH PROGRAM
    • PHYSICAL INFRASTRUCTURE
    • SCIENTIFIC JOURNALS
    • CONFERENCES
    • SCIENTIFIC PUBLICATIONS
      • TOP MOST CITED ARTICLES
    • SEASONAL SCHOOL
    • GENDER EQUALITY PLAN
  • PROJECTS AND PARTNERS
    • INTERNATIONAL
      • NEWS
      • OUTGOING STUDENTS /STUDY ABROAD
        • INTER INSTITUTIONAL AGREEMENT
        • INTERNATIONAL DEGREES
      • INCOMING STUDENTS / STUDY AT EUT
    • PROJECTS
    • ACTIVE PROJECTS
  • ABOUT UET
    • FACTS AND FIGURES
    • STATUTE
    • ADMINISTRATION BOARD
    • MISSION AND VISION
    • INTERNATIONALIZATION
    • EMPLOYMENT AT EUT
    • EMPLOYMENT OPPORTUNITIES AND INTERNSHIP
    • EVALUATION REPORTS
  • Services
    • ACADEMIC SECRETARIAT
    • CAREER ADVISING
    • TUTORING
    • STUDENT CLUBS
    • STUDENT COUNCIL
    • ALUMNI
      • ALUMNI PRESIDENT
  • en_US
    • sq

Aktivitete

Formulë e re përfaqësimi, kush janë tre drejtuesit e Qeverisë së re Studentore në UET?

  • Date March 7, 2024

Pas një muaji zgjedhor, që filloi me regjistrimin e kandidatëve në mes të janarit, zhvillimin e fushatës dhe më tej votimin e tyre, studentët e UET kanë tashmë përfaqësuesit e tyre dhe qeverinë e re.

Nëpërmjet të votëbesuarëve, mund të adresojnë çdo kërkesë apo sugjerim që ka të bëjë me procesin mësimor dhe realizimin e projekteve të reja, por edhe për të zhvilluar aktivitete jashtë auditorëve që e bëjnë jetën e tyre studentore më të larmishme e domethënëse.

Në një takim të organizuar nga Dekani i Studentëve Kristi Bello, senatorët dhe drejtuesit e rinj të qeverisë, Megi Kuaçka, Presidente, Rigers Sejdia Zv. President dhe Enisa Berisha, Sekretare, u prezantuan me drejtuesit e universitetit dhe fakulteteve, si dhe koordinatoret e programeve akademike.

Përtej objektivave më të mira tashmë të zgjedhura me votë, e veçanta e këtyre zgjedhjeve ishte zbatimi i formulës së re për rritjen e përfaqësimit të studentëve, të cilën rektori Tonin Gjuraj e cilësoi të rëndësishme në shtimin e frymës së bashkëpunimit dhe komunikimit midis gjithë aktorëve universitarë.

Sipas skemës së re, studentëve iu krijohen më shumë mundësi përfaqësimi dhe pjesëmarrje nëpërmjet dy strukturave: Këshilli Studentor i përbërë nga senatorët e çdo programi, të çdo viti dhe cikli studimi dhe Qeveria Studentore e cila përfshin 10 senatorë të zgjedhur për çdo fakultet.

Të zgjedhurve të rinj dhe të rizgjedhurve, rektori i Universitetit Europian të Tiranës, Tonin Gjuraj iu kërkoi të jenë më pjesëmarrës në mbledhjet e deparatamenteve, për të adresuar drejtpërdrejt gjithë problematikat dhe sugjerimet e tyre për gjetjen e një konsesunsi të plotë dhe të kënaqshëm për të gjithë.

“Duhet të jeni më aktiv, duhet të shfrytëzoni takimet e hapura të çdo departamenti. Ne realizojmë katër takime në muaj: Dy janë për proceset tona akademike, mësimore, operacionale, një është që merret me kërkimin shkencor, pjesën e gradave dhe titujve, dhe një është për studentët. Ju duhet ta shfrytëzoni dhe të kërkoni llogari nëse nuk realizohet”, theksoi Gjuraj.

Presidentja e qeverisë së re, Megi Kuaçka, prezantoi programin dhe objektivat që synon të realizojë gjatë mandatit të saj, duke siguruar një mbulim të plotë të të gjitha çështjeve që prekin studentët, brenda dhe jashtë auditorëve.

“Programi i qeverisë studentore është i ndarë në tre drejtime. Në pjesën e parë kemi studentë që do të merren me pjesën e aktivitetve. Në pjesën e dytë do të kemi studentë që merren me pjesën e ankesave, paqartësitë, kërkesat. Pjesa e tretë do të merret me propozime në kurrikul, shtim ose heqje të orëve, apo lëndëve”, shpjegoi ajo.

Si një studente e Juridikut, Megi nuk mund të qëndronte larg procedurave të rregullimit të vetë institucionit që ka marrë drejtimin, për një funksionim të plotë në përputhje me kërkesat e reja të studentëve.

“Po punojmë me rregulloren dhe pas përfundimit të draftit do ta hedhim në konsultim dhe miratim me pjesën tjetër të qeverisë. Po ashtu do të plotësohen edhe senatorët, sepse disa programe nuk kanë senatorë, që për arsye të ndryshme nuk kanë marrë pjesë në zgjedhje”, theksoi ajo, duke shtuar do anëtar i qeverisë studentore do të ketë komunikim edhe me Këshillin e Studentëve, në mënyrë që të ketë bashkëpunim të plotë.

Duke i dhënë prioritet eksperiencës, presidentja tha se senatorët e rizgjedhur, përveçse përfaqësues të studentëve që i kanë votuar sërish, do të jenë përfaqësues edhe të UET jashtë universitetit, për çdo nismë që do të ndërmerret, bashkëpunim apo aktivitet me universitete partnere.

Pas prezantimit, bashkëbisedimi kaloi në rrafshin e ndarjes së mendimeve dhe sugjerimeve të senatorëve, disa prej të cilave kishin të bënin me orarin e mësimit, me shtimin e praktikave apo edhe me ndërmarrjen e projekteve të reja, në kuadrin e përfaqësimit të universitetit por edhe të pasurimit të portofolit të studentëve.

Universiteti Europian i Tiranës e ka pjesë të filozofisë së tij frymën e bashkëpunimit. Për këtë arsye që në fillesat e vetë institucionit nuk kanë munguar strukturat përfaqësuese të studentëve, për të përcjellë vullnetin e tyre, gjithmonë në kuadër të përmirësimit të procesit mësimor, sjelljes së risive dhe pasurimit të jetës studentore. Kjo e drejtë dhe domosdoshmëri për studentët ka krijuar dhe gëzon një traditë të vyer.

  • Share:
Luiza Pinderi

Previous post

U promovua në UET revista “Ingenious 3”, forca e inovacionit dixhital përballë mendësisë së biznesit shqiptar
March 7, 2024

Next post

Promovohet numri i radhës së revistës “Medicus”, studime nga mjekë e profesorë për sëmundjet bashkëshoqëruese
March 8, 2024

You may also like

HHA_2300
UET i akordon titullin “Doctor Honoris Causa” ish- presidentit Alfred Moisiu, burrështetas dhe model për politikën
9 May, 2025
HHA_1338
Ministrja e Bujqësisë Anila Denaj në FORUMET UET: Bujqësi me kontratë për të prekur tregun e BE-së
9 May, 2025
4R1A8874
Promovohet INGENIOUS 5/1- Ndërthurja e teknologjisë me produktin dhe një role model si Gentjan Zotaj
8 May, 2025

Search

Since its inception in 2006, UET has not stopped its efforts to reform, structure and complete it, processes and initiatives that ensure the highest quality graduation of our students.

Scan here to read our latest QAA review report



Address:

Xhura Complex, St. Xhanfize Keko, Tirana, Albania.

STUDY AT EUT

  • Professional Diploma
  • Bachelor
  • Professional Master
  • Master of science
  • Master of Arts



Cellular

+355682016616

+355689037765



Address:

Xhura Complex, St. Xhanfize Keko, Tirana, Albania.



Cellular

+355682016616

+355689037765



Email

[email protected]



Reserve your activity



Facebook-f




Instagram




Linkedin



Email

[email protected]



Reserve your activity



Facebook-f




Instagram




Youtube




Twitter

© Copyright 2023 UET