[:en]”EU entrusts EUT a 3 million Euro fond, for the internationalization process”[:sq]“BE i beson UET 3 milion Euro fonde për ndërkombëtarizimin”[:]
[:en]
“BE i beson UET 3 milion Euro fonde për ndërkombëtarizimin”
Ndërkombëtarizimi i arsimit të lartë është një proces që tashmë konsiderohet si një mjet për të përmirësuar cilësinë e edukimit. UET i ka kushtuar vëmendje këtij procesi, me qëllim përmirësimin e programeve të studimit dhe procesit akademik konform standardeve perëndimore, si dhe zhvillimit të stafit dhe kërkimit shkencor. Universiteti Europian i Tiranës, si një universitet i cili synon të ofrojë për studentët një edukim cilësor e ka ndërkombëtarizimin një ndër prioritetet e tij. Më tepër mbi procesin e ndërkombëtarizimit flet Drejtoresha e Zyrës së Projekteve dhe Partneriteteve në UET, Dr. Ketrina Çabiri Mijo.
Çfarë domethënë ndërkombëtarizim i arsimit të lartë?
Ndërkombëtarizimi i arsimit të lartë në Bashkimin Europian por edhe më gjerë po bëhet ‘loja e vetme në qytet’, që domethënë globalizimi i mënyrave të jetesës ka përfshirë tashmë edhe arsimin. Ndërkombëtarizimi është integrimi i një dimensioni global dhe ndërkulturor në funksionet e arsimit. Në epokën tonë digjitale, studentët zgjedhin të mësojnë ku, kur dhe si dëshirojnë – por megjithatë ndërkombëtarizimi nuk domethënë thjesht dhe vetëm një student që le vendin e tij për të studiuar në një vend tjetër, por është një ndryshim mendësie e tij dhe shoqërisë ku ai jeton. Nga pikëpamja funksionale ndërkombëtarizimi përfshin lëvizjen e studenteve dhe stafit akademik dhe administrativ në universitet partnere, diploma të përbashkëta dhe të dyfishta, projekte të përbashkëta kërkimore dhe mësimdhënia në distancë/online. Kjo është integrim europian i një lloji tjetër, jo politik – por shumë më i qëndrueshëm dhe sistematik.
Cilat programe mundësojnë që Shqipëria të nxisë ndërkombëtarizimin apo shkëmbimin e stafit dhe studenteve?
Programet e BE për këtë qëllim janë të shumta– por qëllimi është një dhe i vetëm: ndërkombëtarizimi dhe ekselenca përmes bashkëpunimit. Mjafton të themi që për vitet 2014-2020 BE shpenzoi rreth 14.5 miliard euro dhe për vitet 2021-2027 është në dispozocion dyfishi, pra rreth 30 miliard Euro për këtë qëllim. Shqipëria akseson gjithmonë e më shumë fonde prej këtyre programeve – kryesisht përmes programit Erasmus +. Bashkimi Europian ka edhe një Zyre Koordinimi për këtë program në Shqipëri, e cila lehtëson zbatimin e projekteve Erasmus +.
Si qëndron vendi ynë krahasimisht me vendet e tjera të Ballkanit?
Shqipëria nuk është vend lider në këtë aspekt, vende si Serbia e kanë mbajtur këtë flamur deri tani, por duhet theksuar se Shqipëria është vend me rezultate në rritje – dhe kjo ka shumë rëndësi. Institucionet e arsimit të lartë gjithmonë e me shumë marrin role drejtuese të projekteve të mëdha prej miliona eurosh, me konsortiume me rreth 15 partnere nga Europa. UET për shembull drejton një projekt të madh Eramsus+ për Validimin e Kompetencave të Studentëve (EVIVA) me 1 milion euro buxhet dhe 16 partnerë në konsortium. Besimi i BE është në rritje, kjo vihet re në fondet e alokuara gjithmonë e më të mëdha për Universitetet tona. Para pak vitesh Shqipëri dërgonte me dhjetëra studente për shkëmbime në universitete partnere në BE, sot ata janë me qindra e me mijëra.
Kur flasim për ndërkombëtarizim, kemi parasysh vetëm shkëmbimet e stafit dhe studenteve apo edhe më tepër?
Në vija të përgjithshme projektet ndahen në Kërkimore dhe Zhvillimore që i dedikohen zhvillimit të institucionit, burimeve njerëzore, programeve të mësimit, laboratorëve, etj. dhe Projektet e Shkëmbimit që janë shkëmbime të studentëve për 1-2 semestra në universitet partnere dhe stafit për mësimdhënie ose atij administrative për një ose disa javë. Aktualisht UET menaxhon një portofol me rreth 3 milion euro fonde të Bashkimit Europian dhe të gjitha këto shkojnë për zhvillimin e mësimdhënies, kërkimit dhe institucionit – ku përfituesi fundor apo kryefjala është studenti.
Çfarë ofrohet për studentet në pikëpamjen financiare?
Së pari studenti duhet të jetë i regjistruar në Universitetin partnere që kryejnë shkëmbimet. Pasi studentët kalojnë një fazë aplikimi (dosje aplikimi + intervistë) ata përzgjidhen për të kryer 1-2 semestra në Universitete partnere Europiane. Çdo studenti i jepet rreth 850 Euro bursë dhe rreth 300 Euro kompensim të biletës së avionit.
Cilat janë shifrat për të cilat flitet sot në Shqipëri dhe në UET?
Universitet shqiptare po rrisin dhe nxisin shkëmbimet studentore në universitetet në Europë, edhe pse disa prej tyre janë me pionier në këtë aspekt dhe kanë bërë diferencë. Mbi 200 studentë të UET kanë përfituar në këto 3 vite shkëmbime studentore, pra kanë kryer semestra në universitete partnere, gjithashtu rreth 100 bursa janë dhënë nga BE për pedagogët e UET për të dhënë mësim në Universitetet partnere në Europë. Vlera totale që UET ka shpërndarë bursa për studentë e staf është rreth 900.000 Euro për 3 vite – dhe kjo është një vlerë e konsiderueshme. UET ka rreth 50 universitete europiane partnere për këtë vit akademik, me të cilët shkëmben studentë dhe staf pedagogjik dhe administrativ– kjo përkthehet në mundësi të shumta për bursa për studentët tanë të studiojnë jashtë… Gjithashtu UET ka diploma të përbashkëta, të dyfishta me vende të BE dhe USA.
Po studentët e huaj, si vijnë për studime në Universitet ? Çfarë ndodh me provimet qe japin tek ne?
Përtej përfitimeve financiare, Erasmus+ lejon që studentët të shkëmbejnë kreditet, që domethënë gjithë provimet që studenti kryen me sukses në universitetet partnere, i njihen dhe ekuivalentohen edhe në universitetin e tij – pra studenti nuk jep provimin dy herë. Kjo falë faktit që Shqipëria është në sistemin e Bolognia-s, në linjë me universitete në Europë. Me të njejtën logjikë, studentët e huaj vijnë në Shqipëri dhe kryejnë një semestër, provimet e dhëna i njihen, ekuivalentohen në universitetin e tij. Përpara shkëmbimeve universitetet kanë ndarë programet mësimore dhe i kanë njohur njëri-tjetrit kreditet. UET ka pritur deri tani mbi 30 studentë të huaj, në Bachelor, Master apo Doktoraturë. Këta studentë janë integruar në auditorët tona, bashkë me pedagogë të huaj që japin mësim në UET. Nga kjo pikëpamje të jesh në auditorët e UET është si të jesh në auditorët e universiteteve europiane, me mësimdhënie në anglisht, me klasa me studentë të huaj dhe kurrikula bashkëkohore.
[:sq]

Drejtoresha e Projekteve dhe Partneriteteve në UET, Dr. Ketrina Çabiri Mijo, flet më tepër mbi urat bashkëpunimit që UET ka ndërtuar ndër vite me shumë universitete perëndimore dhe se si ky institucion është bërë pjesë me sukses e projekteve zhvilluese akademike e shkencore në kuadrin e projekteve ndërkombëtare të arsimit të lartë

[:]