• STUDY AT EUT
    • SPEECH OF THE PRESIDENT
    • INTERNATIONAL STUDENTS
    • PROFESSIONAL DIPLOMA
    • BACHELOR
    • INTEGRATED PROGRAMS
    • PROFESSIONAL MASTER
    • MASTER OF SCIENCE
    • MASTER OF ARTS
    • MASTER FINTECH
    • MASTER POSIG
    • DOCTORATE
    • FOR PARENTS
  • ACADEMIC STAFF
    • EUT RECTOR
      • RECTOR SPEECH
    • EUT ADMINISTRATOR
    • DEAN
    • HEAD OF DEPARTMENTS
    • ORGANIGRAM
      • FACULTY OF ECONOMICS, BUSINESS AND DEVELOPMENT
      • FACULTY OF LAW, POLITICAL SCIENCES AND INTERNATIONAL RELATIONS
      • FACULTY OF HUMANITIES, EDUCATION AND LIBERAL ARTS
      • FACULTY OF ENGINEERING, INFORMATICS AND ARCHITECTURE
      • FACULTY OF TECHNICAL MEDICAL SCIENCES
  • NEWS
  • SCIENTIFIC RESEARCH
    • STRATEGY
    • MAJOR RESEARCH PROGRAM
    • PHYSICAL INFRASTRUCTURE
    • SCIENTIFIC JOURNALS
    • CONFERENCES
    • SCIENTIFIC PUBLICATIONS
      • TOP MOST CITED ARTICLES
    • SEASONAL SCHOOL
    • GENDER EQUALITY PLAN
  • PROJECTS AND PARTNERS
    • INTERNATIONAL
      • NEWS
      • OUTGOING STUDENTS /STUDY ABROAD
        • INTER INSTITUTIONAL AGREEMENT
        • INTERNATIONAL DEGREES
      • INCOMING STUDENTS / STUDY AT EUT
    • PROJECTS
    • ACTIVE PROJECTS
  • ABOUT UET
    • FACTS AND FIGURES
    • STATUTE
    • ADMINISTRATION BOARD
    • MISSION AND VISION
    • INTERNATIONALIZATION
    • EMPLOYMENT AT EUT
    • EMPLOYMENT OPPORTUNITIES AND INTERNSHIP
    • EVALUATION REPORTS
  • Services
    • ACADEMIC SECRETARIAT
    • CAREER ADVISING
    • TUTORING
    • STUDENT CLUBS
    • STUDENT COUNCIL
    • ALUMNI
      • ALUMNI PRESIDENT
  • en_US
    • sq
0682016616
[email protected]
UET UET

Të ndryshme

Eno Koço i dhuron fonotekës së UET Kolanën Muzikore Shqiptare

  • Date October 30, 2019

[:en]Muzikologu dhe dirigjenti i njohur Eno Koço në bashkëbisedimin që pati me pedagogët dhe studentët e arteve të aplikauar në UET, rrëfeu rrugëtimin e tij se si kishte filluar liceun artistik deri tek ambicia e tij për tu bërë dirigjent.

I ftuari i radhës në Forumet UET ishte i veçantë jo vetëm për faktin se vinte nga bota e muzikës, por se ai është një nga legjendat e gjalla të muzikës shqiptare.

Muzikologu dhe dirigjenti i njohur Eno Koço në bashkëbisedimin që pati me pedagogët dhe studentët e arteve të aplikauar në UET, kryesisht atyre të muzikës, profesor Eno rrëfeu rrugëtimin e tij të gjatë se si kishte filluar liceun artistik deri tek ambicia e tij për tu bërë dirigjent i orkestrës muzikore të Radio Televizonit Shqiptar në atë kohë.

Profesor Eno në shënjë simbolike i dhuroi departamentit të arteve të aplikaura në Universitetitn Europian të Tiranës librat e tij studimorë dhe ngë një kopje të Kolanës Muzikore Shqiptare e përbërë nga 7 CD.

Duke treguar për rrugëtimin e tij artistik muzikologu Eno Koço ndalet tek librat e tij studimor në fushën e muzikës. Ai ndalet më së shumti tek kontributi që Fan Noli i ka dhën muzikës shqiptare duke u treguar studentëve edhe disa nga pjesë të incizuara të saj.

Gjithashtu Dirigjenti dhe muzikanti i njohur Eno Koço prezantoi para studentëve të muzikës në UET kolanën muzikore “Klasikë muzikorë shqiptarë”, që ai ka realizuar ndër vite, por tashme të regjistruar në mënyrë që mund të dëgjohet nga të gjithë. CD e paraqitura shënojnë fillesat e muzikës klasike para Luftës së Dytë Botërore deri në fund të shekullit të njëzet. Një kopje të kasaj kolane dirigjenti i njohur ja dhuroi fonotekës së Universitetit Europian të Tiranës.

“Puna për këtë CD muzikore nuk matet me numrin e kompozitorëve, sepse janë dhe instrumentistët, vokalistët, sopranot. Janë shumë njerëz që janë të përfshirë në këtë CD. CD e parë i takon periudhës së para Luftës së Dytë Botërore, që unë i them krijuesve ne kemi muzikë klasike shqiptare, prandaj dhe kjo kolanë quhet “Klasikë muzikorë shqiptarë”, që nuk rekomandohej shumë në ato kohë të luhej, përshembull Martin Gjoka ka qenë prift. Ai bëri simfoni në dy kohë “Dy lule mbi vorr të Skënderbeut”, kështu quhet vepra e tij, por unë kam vajtur në Arkivin e Shtetit ta marr sepse nuk ishte e rekomandueshme shumë. Fan Noli njihej ishte më i sigurt, dhe tjetri ka qenë Thoma Nasi, që ka qenë shumë interesant. Ka ardhur me bandën e tij që më 1920 dhe ai ka qenë në luftën e Vlorës në front. Pasi mbaroi lufta në Vlorë ata erdhën dhe u vendosën në Korçë që më 1924-’25, ku u largua më pas gjatë 1925. Pra kjo periudhë është fillimet e muzikës klasike në CD e parë. Pastaj bëra një tjetër disk, meqë ishte dhe rasti i nënës sime, ku unë i kisha në kaseta të vogla materialet, por e bëra në CD këtë krijimtari dhe me cilësi shumë të mirë. Kur mbaroi kjo periudhë parapërgatitore mendova, pse nuk bëj një CD me muzikën tonë orkestrale dhe mora suitat e Çesk Zadesë, Tish Daisë, Tonin Harapit, Gjon Simonit. Më pas mendova po instrumentistët tanë, për të arritur më pas tek vokalistët tanë që kisha shumë incizime me këngëtarët, dhe janë rreth 12 këngëtarë. Më pas vjen periudha e kompozitorëve kosovarë që kishim në atë kohë, në 1979, ’80 dhje ’81 sapo kishte filluar bashkëpunimi ato vite dhe më pas u ndërpre. Vijon me një CD që u bë para disa vitesh, një inçizim shumë i mirë i muzikës së filmit “Skënderbeu”, që para 70 vitesh është bërë në Rusi me orkestrën e radios në Moskë. Erdhi këtu partitura dhe ka dalë një regjistrim shumë i mirë. Së fundi është dhe CD për lirikun e famshwm shqiptar Gaqo Çakon”.

Një familje artistësh

Eno Koço u lind në Tiranë, në gjirin e një familjeje me tradita muzikore, në vitin 1943. Është nipi i atdhetarit të Rilindjes, Athanas Tashko (1863-1915), dhe i biri i artistes së shquar Tefta Tashko. Korçari Eno Koço me prejardhje nga Boboshtica, është legjenda e gjallë e botës muzikore shqiptare. I ati ishte bariton, ndërsa e ëma soprano lirike, Artiste e Popullit. Në moshën 7 vjeçare nisi të studiojë violinë në Liceun Artistik të Tiranës, më vonë në Leningrad, përpara se të diplomohej në ILA të Tiranës, më 1966. Pas përfundimit të studimeve për dirigjim më 1977, një vit më vonë emërohet dirigjent i Orkestrës Simfonike të RTVSH. Me këtë orkestër, përveç numrit të madh të koncerteve simfonike e vokale, bëri regjistrime të këtij repertori, të muzikës së filmave dhe këngëve të Festivaleve në Radiotelevizion, dhe zhvilloi turne në Kosovë (1979) dhe Turqi (1983). Drejtoi Orkestrën Simfonike të Kairos në Egjipt (1986) dhe u atashua pranë Orkestrës RAI dhe Operas Regio të Torinos (1989). Mbrojti doktoratën me temën “Kënga Lirike Qytetare Shqiptare në vitet 1930”[:sq]Muzikologu dhe dirigjenti i njohur Eno Koço  në bashkëbisedimin që pati me pedagogët dhe studentët e arteve të aplikauar në UET, rrëfeu rrugëtimin e tij se si kishte filluar liceun artistik deri tek ambicia e tij për tu bërë dirigjent.

I ftuari i radhës në Forumet UET ishte i veçantë jo vetëm për faktin se vinte nga bota e muzikës, por se ai është një nga legjendat e gjalla të muzikës shqiptare.

Muzikologu dhe dirigjenti i njohur Eno Koço  në bashkëbisedimin që pati me pedagogët dhe studentët e arteve të aplikauar në UET, kryesisht atyre të muzikës, profesor Eno rrëfeu rrugëtimin e tij të gjatë se si kishte filluar liceun artistik deri tek ambicia e tij për tu bërë dirigjent i orkestrës muzikore të Radio Televizonit Shqiptar në atë kohë.

Profesor Eno në shënjë simbolike i dhuroi departamentit të arteve të aplikaura në Universitetitn Europian të Tiranës librat e tij studimorë dhe ngë një kopje të Kolanës Muzikore Shqiptare e përbërë nga 7 CD.

Duke treguar për rrugëtimin e tij artistik muzikologu Eno Koço ndalet tek librat e tij studimor në fushën e muzikës. Ai ndalet më së shumti tek kontributi që Fan Noli i ka dhën muzikës shqiptare duke u treguar studentëve edhe disa nga pjesë të incizuara të saj.

Gjithashtu Dirigjenti dhe muzikanti i njohur Eno Koço prezantoi para studentëve të muzikës në UET kolanën muzikore “Klasikë muzikorë shqiptarë”, që ai ka realizuar ndër vite, por tashme të regjistruar në mënyrë që mund të dëgjohet nga të gjithë. CD e paraqitura shënojnë fillesat e muzikës klasike para Luftës së Dytë Botërore deri në fund të shekullit të njëzet. Një kopje të kasaj kolane dirigjenti i njohur ja dhuroi fonotekës së Universitetit Europian të Tiranës.

“Puna për këtë CD muzikore nuk matet me numrin e kompozitorëve, sepse janë dhe instrumentistët, vokalistët, sopranot. Janë shumë njerëz që janë të përfshirë në këtë CD. CD e parë i takon periudhës së para Luftës së Dytë Botërore, që unë i them krijuesve ne kemi muzikë klasike shqiptare, prandaj dhe kjo kolanë quhet “Klasikë muzikorë shqiptarë”, që nuk rekomandohej shumë në ato kohë të luhej, përshembull Martin Gjoka ka qenë prift. Ai bëri simfoni në dy kohë “Dy lule mbi vorr të Skënderbeut”, kështu quhet vepra e tij, por unë kam vajtur në Arkivin e Shtetit ta marr sepse nuk ishte e rekomandueshme shumë. Fan Noli njihej ishte më i sigurt, dhe tjetri ka qenë Thoma Nasi, që ka qenë shumë interesant. Ka ardhur me bandën e tij që më 1920 dhe ai ka qenë në luftën e Vlorës në front. Pasi mbaroi lufta në Vlorë ata erdhën dhe u vendosën në Korçë që më 1924-’25, ku u largua më pas gjatë 1925. Pra kjo periudhë është fillimet e muzikës klasike në CD e parë. Pastaj bëra një tjetër disk, meqë ishte dhe rasti i nënës sime, ku unë i kisha në kaseta të vogla materialet, por e bëra në CD këtë krijimtari dhe me cilësi shumë të mirë. Kur mbaroi kjo periudhë parapërgatitore mendova, pse nuk bëj një CD me muzikën tonë orkestrale dhe mora suitat e Çesk Zadesë, Tish Daisë, Tonin Harapit, Gjon Simonit. Më pas mendova po instrumentistët tanë, për të arritur më pas tek vokalistët tanë që kisha shumë incizime me këngëtarët, dhe janë rreth 12 këngëtarë. Më pas vjen periudha e kompozitorëve kosovarë që kishim në atë kohë, në 1979, ’80 dhje ’81 sapo kishte filluar bashkëpunimi ato vite dhe më pas u ndërpre. Vijon me një CD që u bë para disa vitesh, një inçizim shumë i mirë i muzikës së filmit “Skënderbeu”, që para 70 vitesh është bërë në Rusi me orkestrën e radios në Moskë. Erdhi këtu partitura dhe ka dalë një regjistrim shumë i mirë. Së fundi është dhe CD për lirikun e famshwm shqiptar Gaqo Çakon”.

Një familje artistësh

Eno Koço u lind në Tiranë, në gjirin e një familjeje me tradita muzikore, në vitin 1943. Është nipi i atdhetarit të Rilindjes, Athanas Tashko (1863-1915), dhe i biri i artistes së shquar Tefta Tashko. Korçari Eno Koço me prejardhje nga Boboshtica, është legjenda e gjallë e botës muzikore shqiptare. I ati ishte bariton, ndërsa e ëma soprano lirike, Artiste e Popullit. Në moshën 7 vjeçare nisi të studiojë violinë në Liceun Artistik të Tiranës, më vonë në Leningrad, përpara se të diplomohej në ILA të Tiranës, më 1966. Pas përfundimit të studimeve për dirigjim më 1977, një vit më vonë emërohet dirigjent i Orkestrës Simfonike të RTVSH. Me këtë orkestër, përveç numrit të madh të koncerteve simfonike e vokale, bëri regjistrime të këtij repertori, të muzikës së filmave dhe këngëve të Festivaleve në Radiotelevizion, dhe zhvilloi turne në Kosovë (1979) dhe Turqi (1983). Drejtoi Orkestrën Simfonike të Kairos në Egjipt (1986) dhe u atashua pranë Orkestrës RAI dhe Operas Regio të Torinos (1989). Mbrojti doktoratën me temën “Kënga Lirike Qytetare Shqiptare në vitet 1930”[:]

  • Share:
admin

Previous post

UET është kudo me ndërkombëtarizimin dhe projektet zhvillimore
October 30, 2019

Next post

Botim i UET Press/ Analistët zbërthejnë tezat në librin e Grida Dumës
October 31, 2019

You may also like

HHA_2300
UET i akordon titullin “Doctor Honoris Causa” ish- presidentit Alfred Moisiu, burrështetas dhe model për politikën
9 May, 2025
HHA_1338
Ministrja e Bujqësisë Anila Denaj në FORUMET UET: Bujqësi me kontratë për të prekur tregun e BE-së
9 May, 2025
4R1A8874
Promovohet INGENIOUS 5/1- Ndërthurja e teknologjisë me produktin dhe një role model si Gentjan Zotaj
8 May, 2025

Search

Since its inception in 2006, UET has not stopped its efforts to reform, structure and complete it, processes and initiatives that ensure the highest quality graduation of our students.

Scan here to read our latest QAA review report

Address:

Xhura Complex, St. Xhanfize Keko, Tirana, Albania.

STUDY AT EUT

  • Professional Diploma
  • Bachelor
  • Professional Master
  • Master of science
  • Master of Arts

Cellular

+355682016616

+355689037765

Address:

Xhura Complex, St. Xhanfize Keko, Tirana, Albania.

Cellular

+355682016616

+355689037765

Email

[email protected]

Reserve your activity

Facebook-f

Instagram

Linkedin

Email

[email protected]

Reserve your activity

Facebook-f

Instagram

Youtube

Twitter

© Copyright 2023 UET