• STUDY AT EUT
    • SPEECH OF THE PRESIDENT
    • INTERNATIONAL STUDENTS
    • PROFESSIONAL DIPLOMA
    • BACHELOR
    • INTEGRATED PROGRAMS
    • PROFESSIONAL MASTER
    • MASTER OF SCIENCE
    • MASTER OF ARTS
    • MASTER FINTECH
    • MASTER POSIG
    • DOCTORATE
    • FOR PARENTS
  • ACADEMIC STAFF
    • EUT RECTOR
      • RECTOR SPEECH
    • EUT ADMINISTRATOR
    • DEAN
    • HEAD OF DEPARTMENTS
    • ORGANIGRAM
      • FACULTY OF ECONOMICS, BUSINESS AND DEVELOPMENT
      • FACULTY OF LAW, POLITICAL SCIENCES AND INTERNATIONAL RELATIONS
      • FACULTY OF HUMANITIES, EDUCATION AND LIBERAL ARTS
      • FACULTY OF ENGINEERING, INFORMATICS AND ARCHITECTURE
      • FACULTY OF TECHNICAL MEDICAL SCIENCES
  • NEWS
  • SCIENTIFIC RESEARCH
    • STRATEGY
    • MAJOR RESEARCH PROGRAM
    • PHYSICAL INFRASTRUCTURE
    • SCIENTIFIC JOURNALS
    • CONFERENCES
    • SCIENTIFIC PUBLICATIONS
      • TOP MOST CITED ARTICLES
    • SEASONAL SCHOOL
    • GENDER EQUALITY PLAN
  • PROJECTS AND PARTNERS
    • INTERNATIONAL
      • NEWS
      • OUTGOING STUDENTS /STUDY ABROAD
        • INTER INSTITUTIONAL AGREEMENT
        • INTERNATIONAL DEGREES
      • INCOMING STUDENTS / STUDY AT EUT
    • PROJECTS
    • ACTIVE PROJECTS
  • ABOUT UET
    • FACTS AND FIGURES
    • STATUTE
    • ADMINISTRATION BOARD
    • MISSION AND VISION
    • INTERNATIONALIZATION
    • EMPLOYMENT AT EUT
    • EMPLOYMENT OPPORTUNITIES AND INTERNSHIP
    • EVALUATION REPORTS
  • Services
    • ACADEMIC SECRETARIAT
    • CAREER ADVISING
    • TUTORING
    • STUDENT CLUBS
    • STUDENT COUNCIL
    • ALUMNI
      • ALUMNI PRESIDENT
  • en_US
    • sq
0682016616
[email protected]
UET UET
  • STUDY AT EUT
    • SPEECH OF THE PRESIDENT
    • INTERNATIONAL STUDENTS
    • PROFESSIONAL DIPLOMA
    • BACHELOR
    • INTEGRATED PROGRAMS
    • PROFESSIONAL MASTER
    • MASTER OF SCIENCE
    • MASTER OF ARTS
    • MASTER FINTECH
    • MASTER POSIG
    • DOCTORATE
    • FOR PARENTS
  • ACADEMIC STAFF
    • EUT RECTOR
      • RECTOR SPEECH
    • EUT ADMINISTRATOR
    • DEAN
    • HEAD OF DEPARTMENTS
    • ORGANIGRAM
      • FACULTY OF ECONOMICS, BUSINESS AND DEVELOPMENT
      • FACULTY OF LAW, POLITICAL SCIENCES AND INTERNATIONAL RELATIONS
      • FACULTY OF HUMANITIES, EDUCATION AND LIBERAL ARTS
      • FACULTY OF ENGINEERING, INFORMATICS AND ARCHITECTURE
      • FACULTY OF TECHNICAL MEDICAL SCIENCES
  • NEWS
  • SCIENTIFIC RESEARCH
    • STRATEGY
    • MAJOR RESEARCH PROGRAM
    • PHYSICAL INFRASTRUCTURE
    • SCIENTIFIC JOURNALS
    • CONFERENCES
    • SCIENTIFIC PUBLICATIONS
      • TOP MOST CITED ARTICLES
    • SEASONAL SCHOOL
    • GENDER EQUALITY PLAN
  • PROJECTS AND PARTNERS
    • INTERNATIONAL
      • NEWS
      • OUTGOING STUDENTS /STUDY ABROAD
        • INTER INSTITUTIONAL AGREEMENT
        • INTERNATIONAL DEGREES
      • INCOMING STUDENTS / STUDY AT EUT
    • PROJECTS
    • ACTIVE PROJECTS
  • ABOUT UET
    • FACTS AND FIGURES
    • STATUTE
    • ADMINISTRATION BOARD
    • MISSION AND VISION
    • INTERNATIONALIZATION
    • EMPLOYMENT AT EUT
    • EMPLOYMENT OPPORTUNITIES AND INTERNSHIP
    • EVALUATION REPORTS
  • Services
    • ACADEMIC SECRETARIAT
    • CAREER ADVISING
    • TUTORING
    • STUDENT CLUBS
    • STUDENT COUNCIL
    • ALUMNI
      • ALUMNI PRESIDENT
  • en_US
    • sq

Aktivitete

[:en]Edicioni i pestë i Anuarëve të Filozofisë në Llogara: Njeriu post-teknologjik[:]

  • Date January 28, 2019

[:en]

Edicioni i pestë i Anuarëve të Filozofisë në Llogara: Njeriu post-teknologjik

“Anuarët e Filozofisë” është kthyer tashmë në një traditë të mirëfilltë që bën bashkë në një tryezë diskutimi dashamirës dhe studiues të filozofisë. Të mbledhur në mënyrë të përvitshme në fshatin turistik Llogora ata trajtojnë përmes debatit dhe bashkëbisedimit, një sërë çështjesh dhe problematikash. Ky forum vjen në sajë të bashkëpunimit të Institutit Europian Pashko dhe Fakultetit të Shkencave Humane, Edukimit dhe Arteve Liberale në UET. Edicioni i pestë i “Anuarëve të Filozofisë”, i mbajtur në datat 25-27 janar, kishte si temë kryesore “Njeriu Post-Teknologjik”. Përgjatë tri ditëve, pedagogë, studiues të filozofisë, dashamirës të saj si dhe maturantë ndan këndvështrimet e tyre dhe mendimin filozofik, mbi sfidat që teknologjia paraqet për humanët.
Organizimi i sivjetshëm ishte i veçantë për nga rëndësia përshkak se shënon vitin e parë në të cilin Universiteti Europian i Tiranës përfshin në ofertën e tij akademike degën Filozofi. Kanë qenë të shumta përpjekjet e këtij universiteti në vite, për t’i risjellë në vëmendje shoqërisë vlerën që ka zhvillimi i dijes filozofike, kjo nëpërmjet debatit aktiv publik, aktiviteteve shkencore, botimeve, ndërgjegjësimeve etj.
Prej këtij viti, lënda e Filozofisë do të aplikohet në mënyrë universale në Universitetin Europian të Tiranës, duke qenë pjesë e kurrikulave formuese të të gjitha degëve të tij në vitin e parë të studimit. Nisur nga rëndësia që kjo lëndë i jep logjikës dhe arsyetimit, bën që ata të cilët do ta studiojnë, të kenë dobi në formimin e tyre, pavarësisht profesionit që do të kenë në të ardhmen.
Në këtë kuadër, për herë të parë këtë vit, pjesë e “Anuarët e Filozofisë” u benë edhe maturanët. Me kuriozitetin karakteristik të moshës dhe dëshirës për dije, ata jo vetëm dëgjuan mendimet e disa prej figurave më të njohura të filozofisë në vend, por u bënë pjesë e debatit duke ndarë idetë e tyre pa ngurruar. Një angazhim i tillë tregon se në të vërtetë të rinjtë shqiptarë nuk janë indiferentë ndaj tematikave dhe përqasjeve filozfike, por përkundrazi e ndjenë të nevojshme ekzistencën e një hapësire të tillë mendimi kritik. Në ditën e tretë të forumit, ata patën mundësinë të zhvillojnë një bashkëbisedim mjaft interesant me pedagogun e nderuar Prof. Dr. Muhamedin Kullashi.
Pjesëmarrësit në këtë konferencë shkencore trajtuan një sërë çështjesh që kanë të bëjnë me temën e këtij viti: “Njeriu Post-Teknologjik”.
Prof. Dr. Muhamedin Kullashi, Prof. Dr. Aleksandër Koçani, Dr. Hysamedin Ferraj, Dr. Klementin Mile, Dr. Mandeta Minxhozi, Dr. Alket Dino, Elton Ndreka, Iljaz Shehu, Vera Bekteshi dhe Mimoza Ahmeti kanë prezantuar artikujt e tyre shkencorë.
“Rizbulimi i njeriut nga teknologjia”, ka qenë kjo tema e trajtuar nga Prof. Dr. Muhamedin Kullashi.
Ai ka marrë në shqyrtim disa teori, kryesisht të filozofëve bashkëkohorë, mbi raportet midis njeriut dhe teknikës e teknologjisë sot.
“Stiegler cek se ndonëse teknika vazhdon të mendohet si ‘mjet’ në shërbim të një ‘qëllimi’ (njeriu, kultura), që nga revolucioni industrial, ky definicion tani është gjithnjë e më pak i qartë; ngase ‘qëllimi’ të cilit ajo duhet t’i shërbejë është transformuar thellësisht, kurse dija teorike e cila duhet të shpjegojë njeriun dhe botën nuk është në nivelin e problemit që i shtrohet. Ndërkaq, Jean-Michel Besnier veçanërisht në librin ‘Nesër post-njerëzit. A ka e ardhmja ende nevojë për ne?’, e bën një anlizë kritike të ndryshimeve që paralajmërojnë një shkëputje brenda procesit në të cilin njeriu i ka prodhuar mjetet teknike dhe teknologjinë”, është shprehur Prof. Dr. Kullashi ndërkohë që ka vijuar të shtjellojë më tujte këto pika si edhe këndvështrime nga autorë të tjerë si Bernard Russell, Paul Virilo, Goethe, Heidegger etj.
Studimi i Prof. Dr. Aleksandër Kocanit kishte të bënte me lirinë që ka ose jo, në aktivitetin e tij shkencor sot, një studiues shqiptar i shkencave sociale. Cilët janë faktorë të ndryshëm socialë, në veçanti teknologjikë, në kufizimin e lirisë së individëve? Ndërkohë që vihet re një prirje e përgjithshme dhe shpesh e pavetëdijshme që studiuesit shqiptarë të zgjedhin qasjen pozitiviste metodologjike kur ndërmarrin një kërkim shkencor, dukuri kjo që kërkkon një shpjegim të arsyeshëm.
“Duket sikur kemi, po të perifrazonim Spinozën, veprimin e fshehtë të disa faktorëve që determinojnë një zgjedhje të tillë masive të kësaj qasje metodologjike”, është shprehur ai duke shtjelluar më tej këto faktorë.
Krahas përfitimeve të shumta që zhvillimi i teknologjisë ka sjellë është e ditur se edhe anë negative kanë dalë në pah gjatë kohës. Pikërisht për aspektet negative të teknologjisë dhe ndikimit të saj në jetën tonë ka folur Dr. Klementin Mile në prezantimin e tij me temë “Ana e errët e teknologjisë”. Duke prezantuar këndvështrimin e Heidegger për këtë çështje dhe katër tiparet që sipas tij ka esenca e teknologjisë, Mile ilustroi se si teknologjia ka ‘pushtuar’ jetën e njeriut. Ai foli gjithashtu mbi ndikimin e përdorimit të teknologjisë, në veçanti të telefonave celularë, tek njerëzit sot.
Ndërkohë që duke analizuar natyrën njerëzore dhe zhvillimin në vite të teknologjisë, Dr. Hysamedin Ferraj prezantoi “Dijetarët dhe dija njohëse, parë në rastin e universiteteve”.
Dr. Ferraj tregoi se si, sipas tij, universitetet sot kanë kaluar në ‘prodhimin e zajtarëve’ dhe nuk janë më në funksion të ‘dijes për hir të dijes’. Ndërkohë që u shpreh se njeriu post-teknologjik mund të jetë një ‘kapërcim’ i njeriut që njohim sot dhe se për këtë fakt, qëndrimet ndahen në dy; pro këtij ndryshimi dhe kundër tij. Teknologjia do të rrezikojë natyrën e njeriut dhe në një moment të caktuar, njeriu që ne njohim sot do të jetë një ‘specie e rrallë’ në rrezik zhdukje.
Përgjatë Konferencës është trajtuar dhe një tjetër aspekt interesant i teknologjisë, mediat vizive dhe më konkretisht publikja dhe privatja tek njeriu televiziv; gjuha private dhe publike. Kjo temë u trajtua nga Dr. Mandeta Minxhozi e cila ilustroi se si hapësira publike në televizon në shumë raste është marrë në ‘duar’ nga privatja, pra nga individi, njeriu televiziv.
Përsa i përket raportit të kohës dhe teknologjisë, prezantimi i Dr. Alket Dino, ka shpjeguar se si këto të dyja janë një përvojë kontradiktore dhe ku konsiston kjo kundërshti.
Nga ana tjeër sot, bota po kalon një kontradiktë serioze e cila po ndikon mbi politikën e të gjitha vendeve. Teksa teknologjikja po totalizon thuajse çdo sferë, politikja po vuan agoninë e tranzicionit prej gjendjes së saj natyrale, analoge, antropomorfe në atë artificiale, dixhitale, transhumane. Ky tranzicion po bëhet epitoma e problemeve politike dhe mbi të gjitha një ndër shkaqet shkaktuese të ‘krizës së demokracisë’. Pikërisht për këtë ka folur Dr. Florian Çullhaj në prezantimin e tij me temë “Sfidat e Demokracisë nën trysninë e kontingjencës së zhvillimit teknologjik”.
Njeriu Post-teknologjik si problem etiko-politik në marrëdhënie kohë-hapësirë-teknologji është trajtuar nga Iljaz Shehu. Jetojmë në një periudhë ku ritmi i ndryshimit teknologjik është njëkohësisht i paparashikueshwm dhe i pakthyeshëm. Ky ndryshim i ka dhënë një domethënie të re edhe vetë nocionit kohë. Pyetja që shtrohet është se në çfarë kohe jetojmë dhe si arrin teknologjia ta korruptojë nocionin kohë?
Sipas Elton Ndrekaj njeriu post-teknologjik duhet parë në kontekstin e dy termave: teknologjisë dhe lëvizjes, ose teknologjisëe dhe gjestit.
“Në një kohë kur njeriu lëviz përmes teknologjisë ajo çka vihet në dyshim është pikërisht lëvizja. Sigurisht, jo thjesht lëvizja e trupit, por lëvizja e trupit në raport me idenë dhe domethënien. Pikërisht në këtë terren, do na duhet ta shikojmë njeriun post-teknologjik”, është shprehur ai duke shpeguar se çfarë nënkuptojnë kto terma dhe si lidhen me konceptin e njeriut post-teknologjik.
Përsa i përket raportit të teknologjisë dhe letërsisë, ka folur fizikantja dhe shkrimtarja e njohur Vera Bekteshi ndërkohë që pedagogia dhe poetja Mimoza Ahmeti trajtoi marrëdhenien e njeriut, teknologjisë dhe natyrës.[:]

  • Share:
admin

Previous post

[:en]UET zhvillon trajnimin e dytë: “Analiza e të dhënave statistikore ESS 2012”[:]
January 28, 2019

Next post

[:en]Promovimi në UET: Regjisori Leka Bungo sjell librin “Testamenti i mitomanit”[:]
February 1, 2019

You may also like

HHA_2300
UET i akordon titullin “Doctor Honoris Causa” ish- presidentit Alfred Moisiu, burrështetas dhe model për politikën
9 May, 2025
HHA_1338
Ministrja e Bujqësisë Anila Denaj në FORUMET UET: Bujqësi me kontratë për të prekur tregun e BE-së
9 May, 2025
4R1A8874
Promovohet INGENIOUS 5/1- Ndërthurja e teknologjisë me produktin dhe një role model si Gentjan Zotaj
8 May, 2025

Search

Since its inception in 2006, UET has not stopped its efforts to reform, structure and complete it, processes and initiatives that ensure the highest quality graduation of our students.

Scan here to read our latest QAA review report



Address:

Xhura Complex, St. Xhanfize Keko, Tirana, Albania.

STUDY AT EUT

  • Professional Diploma
  • Bachelor
  • Professional Master
  • Master of science
  • Master of Arts



Cellular

+355682016616

+355689037765



Address:

Xhura Complex, St. Xhanfize Keko, Tirana, Albania.



Cellular

+355682016616

+355689037765



Email

[email protected]



Reserve your activity



Facebook-f




Instagram




Linkedin



Email

[email protected]



Reserve your activity



Facebook-f




Instagram




Youtube




Twitter

© Copyright 2023 UET