Drejtuesit e burimeve njerëzore në UET, e ardhmja u takon…
[:en]

Universiteti Europian i Tiranës ka zhvilluar për të pestin vit UET HR Club, në të cilin kanë qenë të pranishëm drejtuesit e burimeve njerëzore të korporatave më të mëdha në vend si dhe përfaqësues të institucioneve dhe administratës publike, i cili vjen në kuadër të Programit 500+ të UET.
Sektori i biznesit ashtu si edhe ai i arsimit janë ndër më të rëndësishmit për zhvillimin e një vendi, ndaj ndërtimi i urave të bashkëpunimit dhe komunikimi i vazhdueshëm mes këtyre dy aktorëve që janë të ndërlidhur me njëri-tjetrin, është shumë i rëndësishëm. Me mundësitë e shumta që ka sjellë zhvillimi teknologjik në mbarë botën, punësimi dhe kërkesat e punëdhënësve në procesin e rekrutimit kanë ndryshuar. Universitet nga ana tjetër përpiqen që programet e studimit t’i afrojnë sa më shumë me kërkesat e tregut, në mënyrë që të diplomuarit të jenë të aftë dhe të përgatitur për t’u përballur me të gjitha sfidat dhe të parpriturat që rezervon rrugëtimi i tyre profesional. Tashmë me pesë Fakultete, Programi 500+ është një vazhdim i iniciativës së UET për të qenë i shndërruar në universitet i biznesit. Ky projekt përfshin 500 kompanitë më të mëdha në vend sipas klasifikimit zyrtar dhe është një projekt i gjerë bashkëpunimi vjeçar në aspekte të ndryshme. Pjesë e këtij rrjeti janë 100 kompani, për secilin prej pesë Fakulteteve të UET.
Prof. Asoc. Dr. Selami Xhepa, Presidenti i Universitetit Europian të Tiranës, diskutoi mbi një sërë çështjes që kanë të bëjnë me përgatitjen e burimeve njerëzore nga ana e universiteteve sot si dhe kërkesat që kanë punëdhënësit kundrejt të diplomuarve.
“Në filozofinë e ardhshme duket që shumë gjëra kanë filluar të ndryshojnë, dhe unë mendoj që do të mbijetojnë vetëm ata që do arrijnë të lexojnë në kohë trendet e këtij ndryshimi”, është shprehur Presidenti Xhepa.
Duke analizuar fenomenin e largimit nga vendit të kapitalit human, që sot ndodh në të gjithë botën jo vetëm Shqipëri, ai theksoi se kompanitë mund të ndryshojnë dinamikat e tregut të punës. Për këtë nevojitet bashkëpunim edhe me universitetet dhe pushtetin ekzekutiv.
Ai ka sjellë në vëmendje disa problematika si punësimi i të rinjve që mbarojnë shkollën e mesme dhe nuk ndjekin as shkollën e lartë, as tregun e punës apo dilema e përhershme që shqetëson universitetet në lidhje me llojet e dijes që duhet të japim.
“Ju keni nevojë për ekspertë të mirë, por edhe për qytetarë. Të gjithë që e kanë mbaruar shkollën e lartë duhet të dinë të sillen, të jenë qytetarë të denjë”, ka thënë Xhepa.
Ndërkohë që turizmi është një nga sektorët me më tepër perspektivë sot në vend, Z. Enver Mehmeti, CEO i Vastour, u shpreh në lidhje me kërkesat që punëdhënësit kanë, duke vënë theksin jo vetëm tek përgatitja profesionale por edhe tek formimi si qytetar. Gjithashtu ka vënë në dukje faktin që të diplomuarit për turizëm, janë ende në pjesën më madhe të paqartë se përse e kanë zgjedhur këtë profesion.
“Unë mendoj që industria jonë ka që etje të jashtëzakonshme, pra ka një mundësi punësimi dhe integrimi me ato kuadro që dalin, por që e kanë të qartë që duan të investojnë në turizëm”, ka thënë Mehmeti.
Drejtues të Burimeve Njerëzore të kompanive të mëdha në vend si Agna Group, Deloitte, banka Credins, spitali Salus, Landmark Communications, shtruan për diskutim një sërë çështjesh dhe sfidash që ata shohin si të pranishme në rekrutimin e stafit të ri sot.
“Ne kërkojmë një individ që të jetë kurioz, që të ketë mundësi të bëjë një analizë, të jetë i angazhuar dhe të jetë i vendosur. Ne e dimë mirë që nuk mund të gjejmë dot njerëz ‘të gatshëm’, të cilët janë eficentë dhe efikas që në momentin e parë, është kompania ajo që duhet të vazhdojë e të bëjë pjesën tjetër”, ka thënë Z. Artan Koxhuku, Drejtuesi i Burimeve Njerëzore në Agna Group, duke i’u referuar edhe shembullit të Agna Leadrship Academy në të cilën stafi i ri përgatiten për të qenë punonjësi “optimal” për korporatën.
Këtë përgatitje, edhe përtej auditorëve të universitetit, si një mënyrë për të edukuar ndër të tjera punonjësit me vlerat dhe filozofinë e kompanisë, e përmenden edhe drejtues të tjerë të cilët po ashtu vunë theksin tek përgatitja që studenti duhet të ketë jo thjesht në aspektin teorik. Siç e cilësuan, tashmë janë talentet që zgjedhin kompaninë, dhe kjo e fundit ata.
Një prezantim mjaft interesant mbi trendet e punësimit, ka zhvilluar Z. Roden Pajaj, nga Deloitte. Ai ka analizuar përfundimet e studimit të kryer nga Deloitte, në vitin 2019 duke u ndalur ndër të tjera edhe në atë çfarë ofron tregu i punës dhe se si këto kompetenca mund të përfitohen gjatë studimit në institucionet akademike.
Krahas këtij diskutimi të përvitshëm, UET si universitet i biznesit ka ndërmarrë vazhdimisht nisma të tjera promovuese për lidhjen e studentit me tregun e punës, të tilla si Bordet e Tregut të Punës, apo Panairet e Punës.
[:sq]

[:]