• STUDY AT EUT
    • SPEECH OF THE PRESIDENT
    • INTERNATIONAL STUDENTS
    • PROFESSIONAL DIPLOMA
    • BACHELOR
    • INTEGRATED PROGRAMS
    • PROFESSIONAL MASTER
    • MASTER OF SCIENCE
    • MASTER OF ARTS
    • MASTER FINTECH
    • MASTER POSIG
    • DOCTORATE
    • FOR PARENTS
  • ACADEMIC STAFF
    • EUT RECTOR
      • RECTOR SPEECH
    • EUT ADMINISTRATOR
    • DEAN
    • HEAD OF DEPARTMENTS
    • ORGANIGRAM
      • FACULTY OF ECONOMICS, BUSINESS AND DEVELOPMENT
      • FACULTY OF LAW, POLITICAL SCIENCES AND INTERNATIONAL RELATIONS
      • FACULTY OF HUMANITIES, EDUCATION AND LIBERAL ARTS
      • FACULTY OF ENGINEERING, INFORMATICS AND ARCHITECTURE
      • FACULTY OF TECHNICAL MEDICAL SCIENCES
  • NEWS
  • SCIENTIFIC RESEARCH
    • STRATEGY
    • MAJOR RESEARCH PROGRAM
    • PHYSICAL INFRASTRUCTURE
    • SCIENTIFIC JOURNALS
    • CONFERENCES
    • SCIENTIFIC PUBLICATIONS
      • TOP MOST CITED ARTICLES
    • SEASONAL SCHOOL
    • GENDER EQUALITY PLAN
  • PROJECTS AND PARTNERS
    • INTERNATIONAL
      • NEWS
      • OUTGOING STUDENTS /STUDY ABROAD
        • INTER INSTITUTIONAL AGREEMENT
        • INTERNATIONAL DEGREES
      • INCOMING STUDENTS / STUDY AT EUT
    • PROJECTS
    • ACTIVE PROJECTS
  • ABOUT UET
    • FACTS AND FIGURES
    • STATUTE
    • ADMINISTRATION BOARD
    • MISSION AND VISION
    • INTERNATIONALIZATION
    • EMPLOYMENT AT EUT
    • EMPLOYMENT OPPORTUNITIES AND INTERNSHIP
    • EVALUATION REPORTS
  • Services
    • ACADEMIC SECRETARIAT
    • CAREER ADVISING
    • TUTORING
    • STUDENT CLUBS
    • STUDENT COUNCIL
    • ALUMNI
      • ALUMNI PRESIDENT
  • en_US
    • sq
0682016616
[email protected]
UET UET
  • STUDY AT EUT
    • SPEECH OF THE PRESIDENT
    • INTERNATIONAL STUDENTS
    • PROFESSIONAL DIPLOMA
    • BACHELOR
    • INTEGRATED PROGRAMS
    • PROFESSIONAL MASTER
    • MASTER OF SCIENCE
    • MASTER OF ARTS
    • MASTER FINTECH
    • MASTER POSIG
    • DOCTORATE
    • FOR PARENTS
  • ACADEMIC STAFF
    • EUT RECTOR
      • RECTOR SPEECH
    • EUT ADMINISTRATOR
    • DEAN
    • HEAD OF DEPARTMENTS
    • ORGANIGRAM
      • FACULTY OF ECONOMICS, BUSINESS AND DEVELOPMENT
      • FACULTY OF LAW, POLITICAL SCIENCES AND INTERNATIONAL RELATIONS
      • FACULTY OF HUMANITIES, EDUCATION AND LIBERAL ARTS
      • FACULTY OF ENGINEERING, INFORMATICS AND ARCHITECTURE
      • FACULTY OF TECHNICAL MEDICAL SCIENCES
  • NEWS
  • SCIENTIFIC RESEARCH
    • STRATEGY
    • MAJOR RESEARCH PROGRAM
    • PHYSICAL INFRASTRUCTURE
    • SCIENTIFIC JOURNALS
    • CONFERENCES
    • SCIENTIFIC PUBLICATIONS
      • TOP MOST CITED ARTICLES
    • SEASONAL SCHOOL
    • GENDER EQUALITY PLAN
  • PROJECTS AND PARTNERS
    • INTERNATIONAL
      • NEWS
      • OUTGOING STUDENTS /STUDY ABROAD
        • INTER INSTITUTIONAL AGREEMENT
        • INTERNATIONAL DEGREES
      • INCOMING STUDENTS / STUDY AT EUT
    • PROJECTS
    • ACTIVE PROJECTS
  • ABOUT UET
    • FACTS AND FIGURES
    • STATUTE
    • ADMINISTRATION BOARD
    • MISSION AND VISION
    • INTERNATIONALIZATION
    • EMPLOYMENT AT EUT
    • EMPLOYMENT OPPORTUNITIES AND INTERNSHIP
    • EVALUATION REPORTS
  • Services
    • ACADEMIC SECRETARIAT
    • CAREER ADVISING
    • TUTORING
    • STUDENT CLUBS
    • STUDENT COUNCIL
    • ALUMNI
      • ALUMNI PRESIDENT
  • en_US
    • sq

Të ndryshme

Ditë Informimi në UET/ Mjekët iu përgjigjen studentëve për efektin e vaksinave anti- COVID

  • Date November 27, 2021

Fakulteti i Shkencave Mjekësore Teknike, në bashkëpunim me ekspertë të OBSH, organizuan një takim informues për vaksinat anti-COVID me studentët e UET

Ndërkohë që shumë prej nesh harrojnë pandeminë, me dëshirën për t’iu kthyer normalitetit, variante të reja të COVID-19 shfaqen në horizont, duke qenë një rrezik potencial për jetën e gjithsecilit. Varianti më i fundit, i identifikuar si B.1.1.529, është zbuluar në Afrikën e Jugut, ndërkohë që vendet e Bashkimit Evropain kanë pezulluar të enjten udhëtimet me këtë rajon.

Ndërkohë, autoritetet shëndetësore vijojnë përpjekjet për të ndërgjegjësuar qytetarët për efektshëmrinë e vaksinimit, si e vetmja mundësi për të shkëputur zinxhirin e infektimeve. Në këtë kuadër, OBSH në Shqipëri dhe Universiteti Europian i Tiranës organizuan një takim informues me studentët, duke u njohur me eksperiencën dhe ekspertizën e tre specialistëve të shëndetësisë: Prof. Dr. Arjan Harxhit, Dr. Ilir Alimehmetit dhe Dr. Gjergji Kojës.

Rektori i UET-së, Tonin Gjuraj tha se ecuria e vaksinimit të stafit akademik e administrativ është shumë e kënaqshme, ndërsa shtoi se dialogohet me studentët për të rritur ndërgjegjësimin. “Si institucion i arsimit të lartë jo publik dhe si institucion liberal, në ide dhe në avancimin e reformave, ne dialogojmë me studentët. Qasja jonë ka qenë ajo e bindjes dhe e ndërgjegjësimit, pra që vaksinimi të shpëton jetën. Në mjediset e brendshme studentët respektojnë rregullat, mbajnë maska. Auditoret fatmirësisht janë të mëdha dhe ruhet distanca”, u shpeh Gjuraj.

Vaksinimi në Shqipëri ka nisur në fillim të vitit 2021 dhe aplikohen 4 lloje vaksinash: Pfizer, AstraZeneca, CoronaVaku dhe Sputnik V. Dr. Gjergji Koja bëri një panoramim, sa i përket shifrave të të vaksinuarave me një apo dy doza, ndërkohë që ka filluar edhe aplikimi i dozës së tretë te personat mbi moshat 60 vjeç.

“Nga 19 janari deri më 24 nëntor në Shqipëri janë aplikuar diku te 2 074 000 vaksina. Doza të para janë marrë 1 065 960, ndërsa doza të dyta 952 mijë. Brenda 20 ditëve kemi pasur një rritje drastike të dozave të treta, me afro 58 mijë, ku më 4 nëntor ishin diku te 3700 doza. Afro 44% e popullsisë janë vaksinuar me dy dozat. Afro 49% janë vaksinuar me 1 dozë. Nëse do të arrijmë deri në fund të vitit të shkojmë 50% me të dyja dozat, është një mundësi që na lejon të realizojmë tagrin e OBSH-së për Shqipërinë, që deri në mesin e vitit tjetër të kemi një mbulesë vaksinale prej afro 70%”, theksoi Koja.

Ministria e Shëndetësisë raporton çdo ditë raste të reja ditore dhe humbje jete, në shifra të konsiderueshme. Sipas Dr. Kojës, janë afro 160 të shtruar në të gjitha spitalet dhe mbi 95% e tyre janë ta pavaksinuar. “Ato që janë në spital të vaksinuar, janë përgjysmë të vaksinuar me Pfizer dhe vaksinën kineze, më pak me Astra Zeneca”, shtoi ai.

Pavarësisht ekzistencës së një arme kundër virusit, përballë sistemit shëndetësor qëndron një sfidë e madhe, ajo e skepticizmit ndaj vaksinimit. Pse njerëzit hezitojnë të vaksinohen? Prof. Dr. Arjan Harxhi shpjegoi se ky skepticizëm vjen edhe për shkak të skemës së vaksinimit.

“Të gjithë jemi dëshmitare, se skema vaksinale përkonte kryesisht me dy doza, por kishte edhe vaksinë me një dozë, Johnson & Johnson. Me njohuritë që kemi, skema me dy doza konsiderohet si vaksinim bazal dhe pastaj u pa nevoja edhe për dozë të tretë. Kjo ngriti pikëpyetje, të tipit: “Nuk i kanë të qarta gjërat dhe po eksperimentohet me dozë të tretë”. Në mjekësi është e nevojshme koha. Koha tregoi se imuniteti i induktuar nga vaksina me skemat bazale binte pas 5-6 muajsh. Kjo edhe me studimet klinike, duke monitoruar nivelin e antitrupave që quhen neutralizues. Shembulli klasik ishte i Izraelit, që arriti një mbulesë të mirë vaksinale dhe u pa shfaqja e sëmundjes te personat e imunizuar. Kjo bëri të nevojshme që të shikohej skema e vaksinimit”, theksoi Harxhi.

Efekti i vaksinimit

Koja: Duhet të jemi të qartë për një gjë, vaksina, kjo armë që ka mjekësia, nuk të mbron nga riinfektimi, por të mbron nga hospitalizomi, nga tubimi dhe padyshim nga vdekja. Përfitimet në shëndetin publik, në raport me efektet anësore që kanë vaksinat janë si nata me ditën. Vaksina është i vetmi mjet për të shkëputur zinxhirin e infektimit dhe për këtë arsye ne jemi të qartë se FDA dhe EMA kanë dhënë konfirmimin për vaksinimi e moshë mbi 15 vjeç.

Riinfektimi

Alimehmeti: Tek të vaksinuarit riinfektimet janë të mundshme. Nga ana klinike ka më pak pasoja. A ka risk, që këta persona që e kanë kaluar të vaksinohen? Jo nuk ka risk.

Dozë e tretë për universitetet?

Koja: Ka filluar vaksinimi me dozën e tretë te moshat mbi 60 vjeç. Ka filluar vaksinimi me dozë të tretë të stafeve mjekësore dhe është në diskutim e doza e tretë e vaksinimit për stafet akademike. Po i përmbahemi një grafiku dhe një strategjie të vaksinimit, të grup-moshave dhe grup-profesioneve si edhe me dy dozat e para.

Vaksina e gripit

Harxhi: Për ata që nuk e dinë, vaksina e gripit prodhohet çdo vit në bazë të viruseve që qarkullojnë, të izoluara 2- 3 vite  fundit. Shikohet se çfarë ka qarkulluar në hemisferën e jugut, sepse sezonin e dimrit e ka më përpara, dhe pastaj izolohen dhe industria prodhon vaksinën e re me shtamën e re. Ne kemi qenë promotorë të kësaj vaksine, sidomos te grupet vurnerabël, të moshuarit dhe ata që kanë sëmundje kronike. Në kontekstin e pandemisë, risku që ka përzierja e këtyre dy sëmundjeve, rekomandohet më shumë përdorimi i vaksinës së gripit. =

Fundi i pandemisë

Harxhi: Është një virus që ka një sëmund-shmëri, një transmetueshmëri dhe vdekshmëri shumë të lartë. Sa kohë do të ketë kushte për t’u transmetuar, nuk do të respektojë kohën 2 vjeçare për fundin e pandemisë. Nëse nuk ndërhyjmë në mënyrë aktive, do të shohim sërish variante.

Origjina e virusit

Koja: Akoma presidenti amerikan nuk ka marrë përgjigje nga shërbimet inteligjente. OBSH është në një debat me autoritetet kineze, lidhur me mundësitë që iu krijuan për të bërë investigime në laboratorin e  Wuhan. Ky lloj virusi përmban shumë pikëpyetje, por një gjë është e sigurt: me valën e re të përhapjeve në Evropë, ky virus nuk mbyllet me dy vjet.

  • Share:
Suela Laska

Previous post

Master Class në UET/ Tobias Rüttershoff: Çfarë do të ndodhë me BE dhe Gjermaninë pas zgjedhjeve të fundit
November 27, 2021

Next post

Risia e UET/ Sjell forumin e përbashkët me Universitetin e Oksfordit për Ballkanin Perëndimor
December 4, 2021

You may also like

4R1A8874
Promovohet INGENIOUS 5/1- Ndërthurja e teknologjisë me produktin dhe një role model si Gentjan Zotaj
8 May, 2025
WhatsApp Image 2025-05-05 at 19.06.56
UET thellon bashkëpunimin me UN Women Albania, nënshkruan Women’s Empowerment Principles dhe Memorandumin e Bashkëpunimit
6 May, 2025
HHA_0964
Mimi Kodheli në FORUMET UET: Vetëm edukimi na çon në BE, duhet të njohim detyrimet tona
2 May, 2025

Search

Since its inception in 2006, UET has not stopped its efforts to reform, structure and complete it, processes and initiatives that ensure the highest quality graduation of our students.

Scan here to read our latest QAA review report



Address:

Xhura Complex, St. Xhanfize Keko, Tirana, Albania.

STUDY AT EUT

  • Professional Diploma
  • Bachelor
  • Professional Master
  • Master of science
  • Master of Arts



Cellular

+355682016616

+355689037765



Address:

Xhura Complex, St. Xhanfize Keko, Tirana, Albania.



Cellular

+355682016616

+355689037765



Email

[email protected]



Reserve your activity



Facebook-f




Instagram




Linkedin



Email

[email protected]



Reserve your activity



Facebook-f




Instagram




Youtube




Twitter

© Copyright 2023 UET