• STUDY AT EUT
    • SPEECH OF THE PRESIDENT
    • INTERNATIONAL STUDENTS
    • PROFESSIONAL DIPLOMA
    • BACHELOR
    • INTEGRATED PROGRAMS
    • PROFESSIONAL MASTER
    • MASTER OF SCIENCE
    • MASTER OF ARTS
    • MASTER FINTECH
    • MASTER POSIG
    • DOCTORATE
    • FOR PARENTS
  • ACADEMIC STAFF
    • EUT RECTOR
      • RECTOR SPEECH
    • EUT ADMINISTRATOR
    • DEAN
    • HEAD OF DEPARTMENTS
    • ORGANIGRAM
      • FACULTY OF ECONOMICS, BUSINESS AND DEVELOPMENT
      • FACULTY OF LAW, POLITICAL SCIENCES AND INTERNATIONAL RELATIONS
      • FACULTY OF HUMANITIES, EDUCATION AND LIBERAL ARTS
      • FACULTY OF ENGINEERING, INFORMATICS AND ARCHITECTURE
      • FACULTY OF TECHNICAL MEDICAL SCIENCES
  • NEWS
  • SCIENTIFIC RESEARCH
    • STRATEGY
    • MAJOR RESEARCH PROGRAM
    • PHYSICAL INFRASTRUCTURE
    • SCIENTIFIC JOURNALS
    • CONFERENCES
    • SCIENTIFIC PUBLICATIONS
      • TOP MOST CITED ARTICLES
    • SEASONAL SCHOOL
    • GENDER EQUALITY PLAN
  • PROJECTS AND PARTNERS
    • INTERNATIONAL
      • NEWS
      • OUTGOING STUDENTS /STUDY ABROAD
        • INTER INSTITUTIONAL AGREEMENT
        • INTERNATIONAL DEGREES
      • INCOMING STUDENTS / STUDY AT EUT
    • PROJECTS
    • ACTIVE PROJECTS
  • ABOUT UET
    • FACTS AND FIGURES
    • STATUTE
    • ADMINISTRATION BOARD
    • MISSION AND VISION
    • INTERNATIONALIZATION
    • EMPLOYMENT AT EUT
    • EMPLOYMENT OPPORTUNITIES AND INTERNSHIP
    • EVALUATION REPORTS
  • Services
    • ACADEMIC SECRETARIAT
    • CAREER ADVISING
    • TUTORING
    • STUDENT CLUBS
    • STUDENT COUNCIL
    • ALUMNI
      • ALUMNI PRESIDENT
  • en_US
    • sq
0682016616
[email protected]
UET UET
  • STUDY AT EUT
    • SPEECH OF THE PRESIDENT
    • INTERNATIONAL STUDENTS
    • PROFESSIONAL DIPLOMA
    • BACHELOR
    • INTEGRATED PROGRAMS
    • PROFESSIONAL MASTER
    • MASTER OF SCIENCE
    • MASTER OF ARTS
    • MASTER FINTECH
    • MASTER POSIG
    • DOCTORATE
    • FOR PARENTS
  • ACADEMIC STAFF
    • EUT RECTOR
      • RECTOR SPEECH
    • EUT ADMINISTRATOR
    • DEAN
    • HEAD OF DEPARTMENTS
    • ORGANIGRAM
      • FACULTY OF ECONOMICS, BUSINESS AND DEVELOPMENT
      • FACULTY OF LAW, POLITICAL SCIENCES AND INTERNATIONAL RELATIONS
      • FACULTY OF HUMANITIES, EDUCATION AND LIBERAL ARTS
      • FACULTY OF ENGINEERING, INFORMATICS AND ARCHITECTURE
      • FACULTY OF TECHNICAL MEDICAL SCIENCES
  • NEWS
  • SCIENTIFIC RESEARCH
    • STRATEGY
    • MAJOR RESEARCH PROGRAM
    • PHYSICAL INFRASTRUCTURE
    • SCIENTIFIC JOURNALS
    • CONFERENCES
    • SCIENTIFIC PUBLICATIONS
      • TOP MOST CITED ARTICLES
    • SEASONAL SCHOOL
    • GENDER EQUALITY PLAN
  • PROJECTS AND PARTNERS
    • INTERNATIONAL
      • NEWS
      • OUTGOING STUDENTS /STUDY ABROAD
        • INTER INSTITUTIONAL AGREEMENT
        • INTERNATIONAL DEGREES
      • INCOMING STUDENTS / STUDY AT EUT
    • PROJECTS
    • ACTIVE PROJECTS
  • ABOUT UET
    • FACTS AND FIGURES
    • STATUTE
    • ADMINISTRATION BOARD
    • MISSION AND VISION
    • INTERNATIONALIZATION
    • EMPLOYMENT AT EUT
    • EMPLOYMENT OPPORTUNITIES AND INTERNSHIP
    • EVALUATION REPORTS
  • Services
    • ACADEMIC SECRETARIAT
    • CAREER ADVISING
    • TUTORING
    • STUDENT CLUBS
    • STUDENT COUNCIL
    • ALUMNI
      • ALUMNI PRESIDENT
  • en_US
    • sq

Aktivitete

[:en]Dita e parë në Akademi/ Sfidat e një mjeku në mësimdhënie[:]

  • Date March 30, 2019

[:en]

Dita e parë në Akademi/ Sfidat e një mjeku në mësimdhënie

Mjeku i njohur kardiokirurg shqiptar, Fedhon Meksi, pedagog në Universitetin Europian të Tiranës, në Fakultetin e Shkencave Mjekësore Teknike, rrëfen se si është bërë pjesë e botës së akademisë.

Është një rrugë e gjatë ajo nëpër të cilën duhet të kalojë dikush për t’u bërë mjek. Kërkon shumë vite investim dhe përkushtim, shumë vite arsimim intensiv, trajnim dhe edukim të vazhdueshëm dhe nuk ndalet në momentin kur merr një diplomë në dorë. E gjithë jeta e një doktori është shkollë. Është përkushtimi, dhembshuria dhe zgjuarsia e bluzave të bardha që jo pak herë ndan jetën nga vdekja, ndaj të jesh mjek nuk është një detyrë aspak e lehtë. Njerëz të veçantë i përgjigjen kësaj thirrjeje dhe marrin përgjegjësinë e madhe që shkon me të.

Një prej këtyre njerëzve të veçantë është edhe Prof. Dr. Fedhon Meksi, mjeku i njohur kardiokirurg shqiptar. Ekselenca e tij në vite është spikatur jo vetëm në sallën e operacionit ku ka shpëtuar me qindra jetë, por edhe në dijet që ka ndarë me studentët e tij, një pjesë e mirë e të cilëve njihen për kontributet e tyre në mjekësinë shqiptare.

Rrugëtimi në akademi që nisi me një të papritur

Rrëfen se e kanë lajmëruar që do të ishte pedagog vetëm një ditë përpara. Teksa shkoi të përzgjidhte pacientët me të cilët do të bënte të mundur shpjegimin e orës së mësimit për studentët e tij, profesor Meksi përballet me një të papritur që e bëri ditën e tij të parë në akademi, të shënjohej në kujtesë përgjithnjë.

“Unë e mbaj mend ditën time të parë në akademi dhe jo për faktin se do të jepja mësim për herë të parë si pedagog, por për shkak të një vargu ngjarjesh që ndodhën atë ditë. Më kishin lajmëruar se do të jepja mësim një ditë përpara. Ishin muajt e parë të vitit ’65 ose ’66 … Unë shkova në spital pas dreke që të shihja e të zgjidhja të sëmurët me të cilët do u demonstroja studentëve të mi leksion. Aty më thanë se ishte e shtruar, në gjendje shumë të rëndë shëndetësore, një e sëmurë në pavijonin tim që kishte nevojë për mua. Pashë një të sëmurë që ishte shumë rëndë, e shkuar në moshë dhe gjithë natën u përkujdesa për të. Të nesërmen erdhën studentët, të cilëve u thashë të prisnin ndërkohë që unë mundohesha të gjeja dikë që mund të më zëvendësonte për t’u dhënë atyre mësim. Mirëpo nuk gjeta të tillë, kështu që vazhdova me të sëmurën, të cilët studentët erdhën e panë pasi i thirra unë. Ajo ishte në gjendje shumë të rëndë …”, rrëfen Meksi.

Ndonëse nata e mëparshme kishte qenë për të shumë e vështirë dhe e lodhshme, në përkujdesje të vazhdueshme për pacienten, pa gjumë, ai nuk e shmangu përgjegjësinë ndaj studentëve të tij. Meksi tregon se u tha të ktheheshin pas dreke dhe se pacienten do të mund ta shihnin edhe ata.
“Bisedova me studentët dhe vendosëm të takoheshim pas dreke. Edhe unë isha pa gjumë dhe u largova pak për të pushuar. Kur u ktheva, ata kishin ardhur që të gjithë. I shtynte interesi për të mësuar ç’bëhet me të sëmurën. E pashë që kishin që të gjithë një vokacion për mjekësinë. Mjekësia është edhe kjo, respekti, interesimi, kujdesi, dedikimi për të sëmurët …”

Pavarësisht përkushtimit për ta shëruar, e sëmura vdiq.

“E sëmura vdiq dhe unë mora vesh që ajo ishte jo më pak se motra e Nënë Terezës. Këtë ma tha një artiste shumë e shquar e asaj kohe, që quhej Marie Kraja, një soprano e mrekullueshme. Me origjinë nga Kosova, prindërit e saj ishin miq me prindërit e Nënë Terezës. Atëherë ajo ma tha si me frikë, por unë e dija kush ishte Nënë Tereza. Kisha dëgjuar në radio, e dija që ishte një murgeshë shqiptare në Indi atëherë. Pak njihej, por radiot e përmendnin shpesh edhe në atë kohë. Kështu filloi mësimi i parë … u shty një pasdreke”, rrëfen prof. dr. Fedhon Meksi.

Lënda që ai trajtonte atëherë quhej propedeutikë, dhe sot njihet me emrin semiologji klinike.
Një lëndë veçanërisht e vështirë për kohën, pasi përcaktimi i diagnozës kufizohej nga mungesa e aparaturave.

“Atëherë diagnoza vendosej me vështirësi, sepse nuk kishim aparatura, flas për vitet ’60. Ishte radioskopia, radiografia, dhe një EKG që ishte vetëm një në gjithë spitalin, kaq. Atëherë 80% e diagnozave vendoseshin nga ankesat e pacientëve, se mjekët ishin të detyruar që me zgjuarsi të shkonin te bërthama e sëmundjes, te shkaku i sëmundjes. Përqendroheshin shumë tek ankesat që më tej do të çonin te sëmundja. Tani, siç e dini edhe ju, mjekët thonë shko bëj një eko, një skaner … Atëherë ne s’kishim as eko as skaner, por edhe për radiografi dhe radioskopi nuk nguteshim se donim që diagnozën ta vinim vetë. Ndaj i kushtonim shumë rëndësi kësaj lënde”, rrëfen ai.
Ndonëse vështirësitë në aparatura dhe infrastrukturë ishin të mëdha, çfarë spikaste ishte karakteri i mjekut, i cili në bazë kishte dëshirën, respektin ndaj njeriut dhe dëshirën për të shpëtuar jetë. Komunikimi i vazhdueshëm me pacientët, rrëfen Meksi, e bënte një mjek që ta konsideronte mësimdhënien deri diku të natyrshme.

“Sidoqoftë mjekët janë të stërvitur të bëjnë monologë ose dialogë. Atëherë qëndronim pranë të sëmurit, ishim të lidhur shumë me ta, i shihnim në sy, i dëgjonim me vëmendje, shpesh u buzëqeshnim e u jepnim kurajë.”

Kontributi në mjekësinë shqiptare

Një ditë e parë në akademi aspak e zakonshme, por i tillë është edhe profesioni i mjekut, me plot të papritura. Vitet që pasuan ishin të mbushura me kontribute në aspektin akademik. Ndonëse që më herët Prof. Dr. Meksi tregon për mësimdhënien e tij në kurse dhe trajnime të ndryshme për mjekët nga e gjithë Shqipëria, spikat për ndihmesën e madhe ndaj dijes mjekësore në Shqipëri, në periudhën ku ka shërbyer si dekan pranë Fakultetit të Mjekësisë, gjatë viteve ’92 – ’97. Duke filluar që nga krijimi i mundësive të reja të mësimdhënies, te krijimi i hapësirës për t’u bërë pjesë e stafit të universitetit për studentët ekselentë me mesatare mbi 9.5, për të vijuar më tej me ndërtimin e një biblioteke moderne, në të cilën studentët mund të gjenin jo vetëm literaturën e dëshiruar, por edhe komoditetin për të studiuar, apo te krijimi i minitraktateve të përpiluara nga pedagogët çdo pesë vite mbi zhvillimet më të fundit të mjekësisë që u viheshin më pas në dispozicion edhe studentëve, trajnimet e stafit jashtë shtetit etj., Prof. Dr. Fedhon Meksi dallon për kontributin e tij

[:]

  • Share:
admin

Previous post

[:en]Trajnimet që riorganizojnë universitetet[:]
March 30, 2019

Next post

[:en]Ja përse gjimnazet duhet të kalojnë në “sitën” e akreditimit[:]
April 2, 2019

You may also like

HHA_2300
UET i akordon titullin “Doctor Honoris Causa” ish- presidentit Alfred Moisiu, burrështetas dhe model për politikën
9 May, 2025
HHA_1338
Ministrja e Bujqësisë Anila Denaj në FORUMET UET: Bujqësi me kontratë për të prekur tregun e BE-së
9 May, 2025
4R1A8874
Promovohet INGENIOUS 5/1- Ndërthurja e teknologjisë me produktin dhe një role model si Gentjan Zotaj
8 May, 2025

Search

Since its inception in 2006, UET has not stopped its efforts to reform, structure and complete it, processes and initiatives that ensure the highest quality graduation of our students.

Scan here to read our latest QAA review report



Address:

Xhura Complex, St. Xhanfize Keko, Tirana, Albania.

STUDY AT EUT

  • Professional Diploma
  • Bachelor
  • Professional Master
  • Master of science
  • Master of Arts



Cellular

+355682016616

+355689037765



Address:

Xhura Complex, St. Xhanfize Keko, Tirana, Albania.



Cellular

+355682016616

+355689037765



Email

[email protected]



Reserve your activity



Facebook-f




Instagram




Linkedin



Email

[email protected]



Reserve your activity



Facebook-f




Instagram




Youtube




Twitter

© Copyright 2023 UET