• STUDY AT EUT
    • SPEECH OF THE PRESIDENT
    • INTERNATIONAL STUDENTS
    • PROFESSIONAL DIPLOMA
    • BACHELOR
    • INTEGRATED PROGRAMS
    • PROFESSIONAL MASTER
    • MASTER OF SCIENCE
    • MASTER OF ARTS
    • MASTER FINTECH
    • MASTER POSIG
    • DOCTORATE
    • FOR PARENTS
  • ACADEMIC STAFF
    • EUT RECTOR
      • RECTOR SPEECH
    • EUT ADMINISTRATOR
    • DEAN
    • HEAD OF DEPARTMENTS
    • ORGANIGRAM
      • FACULTY OF ECONOMICS, BUSINESS AND DEVELOPMENT
      • FACULTY OF LAW, POLITICAL SCIENCES AND INTERNATIONAL RELATIONS
      • FACULTY OF HUMANITIES, EDUCATION AND LIBERAL ARTS
      • FACULTY OF ENGINEERING, INFORMATICS AND ARCHITECTURE
      • FACULTY OF TECHNICAL MEDICAL SCIENCES
  • NEWS
  • SCIENTIFIC RESEARCH
    • STRATEGY
    • MAJOR RESEARCH PROGRAM
    • PHYSICAL INFRASTRUCTURE
    • SCIENTIFIC JOURNALS
    • CONFERENCES
    • SCIENTIFIC PUBLICATIONS
      • TOP MOST CITED ARTICLES
    • SEASONAL SCHOOL
    • GENDER EQUALITY PLAN
  • PROJECTS AND PARTNERS
    • INTERNATIONAL
      • NEWS
      • OUTGOING STUDENTS /STUDY ABROAD
        • INTER INSTITUTIONAL AGREEMENT
        • INTERNATIONAL DEGREES
      • INCOMING STUDENTS / STUDY AT EUT
    • PROJECTS
    • ACTIVE PROJECTS
  • ABOUT UET
    • FACTS AND FIGURES
    • STATUTE
    • ADMINISTRATION BOARD
    • MISSION AND VISION
    • INTERNATIONALIZATION
    • EMPLOYMENT AT EUT
    • EMPLOYMENT OPPORTUNITIES AND INTERNSHIP
    • EVALUATION REPORTS
  • Services
    • ACADEMIC SECRETARIAT
    • CAREER ADVISING
    • TUTORING
    • STUDENT CLUBS
    • STUDENT COUNCIL
    • ALUMNI
      • ALUMNI PRESIDENT
  • en_US
    • sq
0682016616
[email protected]
UET UET
  • STUDY AT EUT
    • SPEECH OF THE PRESIDENT
    • INTERNATIONAL STUDENTS
    • PROFESSIONAL DIPLOMA
    • BACHELOR
    • INTEGRATED PROGRAMS
    • PROFESSIONAL MASTER
    • MASTER OF SCIENCE
    • MASTER OF ARTS
    • MASTER FINTECH
    • MASTER POSIG
    • DOCTORATE
    • FOR PARENTS
  • ACADEMIC STAFF
    • EUT RECTOR
      • RECTOR SPEECH
    • EUT ADMINISTRATOR
    • DEAN
    • HEAD OF DEPARTMENTS
    • ORGANIGRAM
      • FACULTY OF ECONOMICS, BUSINESS AND DEVELOPMENT
      • FACULTY OF LAW, POLITICAL SCIENCES AND INTERNATIONAL RELATIONS
      • FACULTY OF HUMANITIES, EDUCATION AND LIBERAL ARTS
      • FACULTY OF ENGINEERING, INFORMATICS AND ARCHITECTURE
      • FACULTY OF TECHNICAL MEDICAL SCIENCES
  • NEWS
  • SCIENTIFIC RESEARCH
    • STRATEGY
    • MAJOR RESEARCH PROGRAM
    • PHYSICAL INFRASTRUCTURE
    • SCIENTIFIC JOURNALS
    • CONFERENCES
    • SCIENTIFIC PUBLICATIONS
      • TOP MOST CITED ARTICLES
    • SEASONAL SCHOOL
    • GENDER EQUALITY PLAN
  • PROJECTS AND PARTNERS
    • INTERNATIONAL
      • NEWS
      • OUTGOING STUDENTS /STUDY ABROAD
        • INTER INSTITUTIONAL AGREEMENT
        • INTERNATIONAL DEGREES
      • INCOMING STUDENTS / STUDY AT EUT
    • PROJECTS
    • ACTIVE PROJECTS
  • ABOUT UET
    • FACTS AND FIGURES
    • STATUTE
    • ADMINISTRATION BOARD
    • MISSION AND VISION
    • INTERNATIONALIZATION
    • EMPLOYMENT AT EUT
    • EMPLOYMENT OPPORTUNITIES AND INTERNSHIP
    • EVALUATION REPORTS
  • Services
    • ACADEMIC SECRETARIAT
    • CAREER ADVISING
    • TUTORING
    • STUDENT CLUBS
    • STUDENT COUNCIL
    • ALUMNI
      • ALUMNI PRESIDENT
  • en_US
    • sq

Të ndryshme

Diskutimi në UET/ Nexhmedin Spahiu: Kosova dhe Shqipëria, dy identitete kombëtare

  • Date November 9, 2021

Diskutimi në UET/ Nexhmedin Spahiu: Kosova dhe Shqipëria, dy identitete kombëtare

Libri më i fundit i studiuesit Nexhmedin Spahiu “Kosova dhe Shqipëria në të ardhmen – më afër apo më larg njëra tjetrës” ishte pjesë e një tryeze diskutimi në UET, me të ftuar pedagogë, studiues dhe figura të ndryshme të politikës e diplomacisë

“Shqipëria dhe Kosova do të mbeten dy identitete të veçanta kombëtare”. Është kjo teza kryesore e librit më të ri të studiuesit nga Kosova Nexhmedin Spahiu me titull “Kosova dhe Shqipëria në të ardhmen – më afër apo më larg njëra tjetrës”, të cilën e shtjelloi edhe në diskutimin që u zhvillua në Universitetin Europian të Tiranës, me të pranishëm pedagogë të Fakultetit të Shkencave Juridike, Politike dhe Marrëdhënieve Ndërkombëtare, studiues të fushës, si dhe me prezencën e ambasadorit të Republikës së Kosovës në Tiranë, Skënder Dyrmishi.

Spahiu tha se ky studim i ishte kërkuar nga Ministria e Punëve të Jashtme të Hungarisë, për ta botuar në revistën e saj shkencore, ndërsa ka zhvilluar edhe një referim në praninë e të gjithë ambasadorëve të akredituar në Hungari, përfshirë edhe ambasadorin shqiptar, Arian Spasse.

“Libri ka marrë vlerësime me superlativa nga bota akademike dhe më gjerë, dhe kjo më ka nxitur që ta bëj në një botim të veçantë dygjuhësh, në anglisht dhe në shqip”, theksoi Spahiu, ndërsa tregoi se për kopertinën e librit ka zgjedhur ngjyrat e flamurit të Kosovës.

Rektori i UET, Tonin Gjuraj kujtoi takimin me studiuesin gjatë një turi në Kosovë, ku edhe u njoh për herë të parë me tezat e tij mbi identitetin politik e kulturor të Kosovës.

“Një studim sui generis dhe polemizues. Nuk më surprizoi studimi, pasi diku para 10 viteve, kur sapo isha kthyer nga Izraeli dhe isha bërë pjesë e UET, së bashku me disa studentë bëmë një turn në disa gjimnaze të Kosovës dhe patëm një takim edhe me zotin Spahiu. Aty për herë të parë u ballafaqova me tezat e tij, që i elaboron më qartë në këtë libër dhe që kanë të bëjnë me identitetin politik të Kosovës”, u shpreh Gjuraj, duke pyetur autorin nëse tezat e tij janë përforcuar me kalimin e kohës.

“E kaluara i ka vënë vulën identitare Kosovës dhe e ka bërë atë të dallueshme nga pjesa tjetër e korpusit shqiptar”, tha Spahiu, teksa shtoi se punimi identifikon pikërisht momentet kyçe historike që kanë thelluar këtë ndarje.

Gjithashtu, vrojtimi tregon se ishte qëndrimi serb karshi Kosovës, ai që ka ndikuar në krijimin e realiteteve të ndryshme kulturore e politike në korpusin etnik shqiptar, që nga idetë e para kombëtare shqiptare e deri më sot. Duke qenë se në libër iu është referuar disa ngjarje historike, studiuesi përmendi edhe problematikën e burimeve dhe referencave që bëhen në punimet shkencore, që sipas tij janë të dobëta dhe shpeshherë manipuluese.

“Ajo që mësohet për teorinë e kombit nëpër fakultetet tona të shkencave sociale e politike është shumë e paktë dhe e mangët. Ndërsa njerëzit që janë marrë me teorinë e kombit në mënyrë më të thellë, siç është Branko Merxhani, Gjergj Fishta etj., janë anatemuar për vite të tëra. Trajtimi i kësaj teme duket shumë provokues, ndoshta është edhe një temë që i bën njerëzit të mendojnë, por unë jam shumë i qartë në atë se çfarë kam shkruar.

Kur bëhen punime shkencore, vihet re një problematikë, që historiografia jonë është shumë e dobët. Është e mbushur me falsifikime, gënjeshtra të paskrupullta, të cilat janë referuar nga njëri autor te tjetri. Tekstet tona shkollore, të cilat mësojnë nxënësit dhe studentët janë të punuara me këtë filozofi dhe këta pedagogë. Ne vijojmë akoma ta riciklojmë një gjë që do të duhej që sa më parë ta rishikonim. Referencat që kam përdorur në këtë punim shkencor, jam përpjekur të gjej ato më të saktat, që nuk përmbajnë informacione të gënjeshtra ose të falsifikuara”.

Në bashkëbisedim me të pranishmit, autori i studimit iu përgjigj disa pyetjeve, njëra prej të cilave kishte të bënte me atë që ai e prek në parathënin e librit, për gjithë zërat e diplomacisë që thonë se përfshirja e Tiranës zyrtare mund të jetë frytdhënëse në dialogun Beograd- Prishtinë. Sipas Spahiut, duhet të ndodhë e kundërta, për të mirën e Kosovës.

“Shqiptarët nuk është se shquhen në vizion dhe kalkulim të interesave afatgjata. Shpeshherë interesat e Kosovës dhe Shqipërisë janë të njëjta. Ndonjëherë interesat nuk janë të njëjta, shpeshherë janë edhe të kundërta dhe të tilla mund të jenë nëse shikohen në një afat të shkurtër.  Zakonisht politikanët kalkulojnë mbi bazën e interesave ditor, që iu japin vota. Nuk mendojnë shumë për perspektivën 100 apo 200 vjeçare. Dialogu me Beogradin duhet të bëhet vetëm me Kosovën, nën ndërmjetësimin evropian e amerikan. Shqipëria mund të zhvillojë marrëdhënie me Serbinë, por jo duke i thënë Kosovës se çfarë duhet të bëjë dhe çfarë nuk duhet të bëjë”, u shpreh autori.

Spahiu përsëriti qëndrimin e tij, me të cilin mbyll librin, duke iu përgjigjur pyetjes që shtron që në titull: Shqipëria dhe Kosova, më larg apo më afër njëra- tjetrës në të ardhmen?

“Megjithatë që pritet të ndodhë në rajon dhe Evropë, sido që të përvijohen ngjarjet politike, Shqipëria dhe Kosova do të jenë gjithnjë e më afër. Kur Kosova të ketë mbi 50 vite pavarësi, njerëzit do të kenë një mendësi ndryshe nga brezat paraardhës. Do të kuptohen me vëllezërit shqiptar, por do të jenë edhe më të aftë për të krijuar raporte dhe relacione me serbët, nëse ndryshojnë linjë. Po ashtu, do të jenë më në gjendje t’i kundërshtojnë në mënyrë dinjitoze, nëse ata mbajnë të njëjtat politika armiqësore”, deklaroi Spahiu.

  • Share:
Suela Laska

Previous post

UET Department’s Book Review/ Kurt Kola rrëfen bisedën me Ramiz Alinë: Pushtetin do t’ua japim njerëzve tanë
November 9, 2021

Next post

Departamenti i Komunikimit në UET sjell në shqip të parën guidë autoritative të Marrëdhënieve Publike
November 11, 2021

You may also like

4R1A8874
Promovohet INGENIOUS 5/1- Ndërthurja e teknologjisë me produktin dhe një role model si Gentjan Zotaj
8 May, 2025
WhatsApp Image 2025-05-05 at 19.06.56
UET thellon bashkëpunimin me UN Women Albania, nënshkruan Women’s Empowerment Principles dhe Memorandumin e Bashkëpunimit
6 May, 2025
HHA_0964
Mimi Kodheli në FORUMET UET: Vetëm edukimi na çon në BE, duhet të njohim detyrimet tona
2 May, 2025

Search

Since its inception in 2006, UET has not stopped its efforts to reform, structure and complete it, processes and initiatives that ensure the highest quality graduation of our students.

Scan here to read our latest QAA review report



Address:

Xhura Complex, St. Xhanfize Keko, Tirana, Albania.

STUDY AT EUT

  • Professional Diploma
  • Bachelor
  • Professional Master
  • Master of science
  • Master of Arts



Cellular

+355682016616

+355689037765



Address:

Xhura Complex, St. Xhanfize Keko, Tirana, Albania.



Cellular

+355682016616

+355689037765



Email

[email protected]



Reserve your activity



Facebook-f




Instagram




Linkedin



Email

[email protected]



Reserve your activity



Facebook-f




Instagram




Youtube




Twitter

© Copyright 2023 UET