• STUDY AT EUT
    • SPEECH OF THE PRESIDENT
    • INTERNATIONAL STUDENTS
    • PROFESSIONAL DIPLOMA
    • BACHELOR
    • INTEGRATED PROGRAMS
    • PROFESSIONAL MASTER
    • MASTER OF SCIENCE
    • MASTER OF ARTS
    • MASTER FINTECH
    • MASTER POSIG
    • DOCTORATE
    • FOR PARENTS
  • ACADEMIC STAFF
    • EUT RECTOR
      • RECTOR SPEECH
    • EUT ADMINISTRATOR
    • DEAN
    • HEAD OF DEPARTMENTS
    • ORGANIGRAM
      • FACULTY OF ECONOMICS, BUSINESS AND DEVELOPMENT
      • FACULTY OF LAW, POLITICAL SCIENCES AND INTERNATIONAL RELATIONS
      • FACULTY OF HUMANITIES, EDUCATION AND LIBERAL ARTS
      • FACULTY OF ENGINEERING, INFORMATICS AND ARCHITECTURE
      • FACULTY OF TECHNICAL MEDICAL SCIENCES
  • NEWS
  • SCIENTIFIC RESEARCH
    • STRATEGY
    • MAJOR RESEARCH PROGRAM
    • PHYSICAL INFRASTRUCTURE
    • SCIENTIFIC JOURNALS
    • CONFERENCES
    • SCIENTIFIC PUBLICATIONS
      • TOP MOST CITED ARTICLES
    • SEASONAL SCHOOL
    • GENDER EQUALITY PLAN
  • PROJECTS AND PARTNERS
    • INTERNATIONAL
      • NEWS
      • OUTGOING STUDENTS /STUDY ABROAD
        • INTER INSTITUTIONAL AGREEMENT
        • INTERNATIONAL DEGREES
      • INCOMING STUDENTS / STUDY AT EUT
    • PROJECTS
    • ACTIVE PROJECTS
  • ABOUT UET
    • FACTS AND FIGURES
    • STATUTE
    • ADMINISTRATION BOARD
    • MISSION AND VISION
    • INTERNATIONALIZATION
    • EMPLOYMENT AT EUT
    • EMPLOYMENT OPPORTUNITIES AND INTERNSHIP
    • EVALUATION REPORTS
  • Services
    • ACADEMIC SECRETARIAT
    • CAREER ADVISING
    • TUTORING
    • STUDENT CLUBS
    • STUDENT COUNCIL
    • ALUMNI
      • ALUMNI PRESIDENT
  • en_US
    • sq
0682016616
[email protected]
UET UET
  • STUDY AT EUT
    • SPEECH OF THE PRESIDENT
    • INTERNATIONAL STUDENTS
    • PROFESSIONAL DIPLOMA
    • BACHELOR
    • INTEGRATED PROGRAMS
    • PROFESSIONAL MASTER
    • MASTER OF SCIENCE
    • MASTER OF ARTS
    • MASTER FINTECH
    • MASTER POSIG
    • DOCTORATE
    • FOR PARENTS
  • ACADEMIC STAFF
    • EUT RECTOR
      • RECTOR SPEECH
    • EUT ADMINISTRATOR
    • DEAN
    • HEAD OF DEPARTMENTS
    • ORGANIGRAM
      • FACULTY OF ECONOMICS, BUSINESS AND DEVELOPMENT
      • FACULTY OF LAW, POLITICAL SCIENCES AND INTERNATIONAL RELATIONS
      • FACULTY OF HUMANITIES, EDUCATION AND LIBERAL ARTS
      • FACULTY OF ENGINEERING, INFORMATICS AND ARCHITECTURE
      • FACULTY OF TECHNICAL MEDICAL SCIENCES
  • NEWS
  • SCIENTIFIC RESEARCH
    • STRATEGY
    • MAJOR RESEARCH PROGRAM
    • PHYSICAL INFRASTRUCTURE
    • SCIENTIFIC JOURNALS
    • CONFERENCES
    • SCIENTIFIC PUBLICATIONS
      • TOP MOST CITED ARTICLES
    • SEASONAL SCHOOL
    • GENDER EQUALITY PLAN
  • PROJECTS AND PARTNERS
    • INTERNATIONAL
      • NEWS
      • OUTGOING STUDENTS /STUDY ABROAD
        • INTER INSTITUTIONAL AGREEMENT
        • INTERNATIONAL DEGREES
      • INCOMING STUDENTS / STUDY AT EUT
    • PROJECTS
    • ACTIVE PROJECTS
  • ABOUT UET
    • FACTS AND FIGURES
    • STATUTE
    • ADMINISTRATION BOARD
    • MISSION AND VISION
    • INTERNATIONALIZATION
    • EMPLOYMENT AT EUT
    • EMPLOYMENT OPPORTUNITIES AND INTERNSHIP
    • EVALUATION REPORTS
  • Services
    • ACADEMIC SECRETARIAT
    • CAREER ADVISING
    • TUTORING
    • STUDENT CLUBS
    • STUDENT COUNCIL
    • ALUMNI
      • ALUMNI PRESIDENT
  • en_US
    • sq

Aktivitete

[:en]Diskuri i ri për universitetet private[:]

  • Date May 21, 2019

[:en]

Diskuri i ri për universitetet private

Është mbledhur në një tryezë diskutimi në UET, Forumi i Pavarur i Rektorëve, me pjesëmarrjen e rektorëve dhe përfaqësuesve të lartë nga universitetet private në vend, për të diskutuar mbi zhvillimet më të fundit në arsimin e lartë në Shqipëri sot.

Zhvillimet e fundit që kanë ndodhur në Shqipëri në sferën e arsimit të lartë, veçanërisht protesta e studentëve, e cila ndodhi në periudhën dhjetor – janar, kanë bërë që sot të lindë nevoja për një diskurs të ri në opinionin publik, lidhur me universitetet private. Reforma e arsimit të lartë shfaq edhe ajo në vetvete problematikat e saj, me “ngecjen” e një sërë procesesh dhe mosrealizimin deri në fund. Pikërisht për të diskutuar mbi këto çështje dhe shqetësime aktuale, universitetet private kanë zhvilluar një takim konsultativ, ku rektorë dhe përfaqësues të lartë janë bërë bashkë në një tryezë diskutimi dhe bashkëbisedimi për t’i paraprirë vitit akademik 2019 – 2019. Në këtë takim u vu në dukje se një vëmendje të veçantë duhet të marrë ndarja e qartë mes universiteteve private dhe shtetërore, qoftë në aspektet ligjore e nënligjore, si dhe në udhëzimet e ministrisë. Për shkak të karakterit të ndryshëm të këtyre institucioneve, sot lind nevoja për një diferencim mes tyre. Është propozuar nga përfaqësuesit e pranishëm që mënyra se si studentët do të pranohen në universitete, nuk duhet të jetë e njëjtë për këto dy tipologji institucionesh të arsimit të lartë, të cilët si baza të përbashkëta duhet të kenë vetëm datat e kufizuara të aplikimeve dhe pranimeve, pranimin e studentëve mbi një mesatare dhe plotësimin e kuotave të paracaktuara. Forumi i Pavarur i Rektorëve të Universiteteve Private gjithashtu komentoi mbi mesataren e vendosur të fundmi, që përcakton nëse maturantët mund të futen në universitet ose jo, me anë të vendimit të Këshillit të Ministrave. Vendimi, i cili përcakton se të drejtën për të studiuar në programet e studimit të ciklit të parë dhe në programet e integruara të studimeve të ciklit të dytë, në institucionet e arsimit të lartë, e përfitojnë të gjithë kandidatët, të cilët kanë përfunduar arsimin e mesëm, me notën mesatare 6.5, ata e kanë konsideruar jo të përshtatshëm për kushtet dhe kohën në të cilat është komunikuar. Rreth 35 000 maturantë janë përgatitur për të dhënë brenda datës 20 qershor provimet e maturës këtë vit dhe ky është një vendim, i cili vjen papritur për ta. Ky vendim, natyrisht do të ishte më mirë që të vihej në zbatim për vitin e ardhshëm akademik.

Përkrah me këtë shqetësim, është edhe fakti që për kandidatët që aplikojnë për t’u pranuar në programet e studimit të fushës së mësuesisë, për vitin akademik 2019 – 2020, nota mesatare e përllogaritur sipas këtij vendimi do të jetë 7.5, ku në këtë vendim përfshihen edhe degë të tilla si Psikologjia, Filozofia, Historia, Letërsia, Gjuhësia etj., ku studenti jo detyrimisht do ta fokusojë karrierën e tij të ardhshme në mësimdhënie. Nisur nga ky fakt, Forumi i Pavarur i Rektorëve, do t’ia parashtrojë rekomandimet dhe pikëpamjet e tij për ta rishqyrtuar këtë vendim, Ministrisë së Arsimit, Sportit dhe Rinisë në takimet e ardhshme që do të zhvillohen me këtë institucion.
Ndërkohë gjatë takimit u theksua fakti që është e nevojshme që vendimet që ministria ndërmerr të mos zbatohen menjëherë, por t’u lejohet institucioneve të arsimit të lartë dhe jo vetëm, kohë mjaftueshëm për përgatitjen dhe plotësimin e kushteve dhe kritereve të kërkuara sipas udhëzimeve dhe vendimeve përkatëse. Gjithashtu u nënvijëzua fakti se është shumë e rëndësishme të ketë më tepër transparencë në marrjen e këtyre vendimeve, si dhe që të vijojë praktika e mirë, e cila vërehet që për momentin nuk funksionon, e konsultimit të ministrisë me institucionet e arsimit të lartë për vendimet dhe direktivat që do të ndërmerren.

Forumi i Pavarur i Rektorëve
Forumi i Pavarur i Rektorëve vjen si një bashkim ad-hoc akademikësh e profesionistësh që veprojnë në sektorin e arsimit të lartë e të kërkimit shkencor, për të bashkëpunuar e koordinuar iniciativa që lidhen me problemet e zhvillimit të arsimit të lartë e të shkencës në vendin tonë. Takimet e këtij rrjeti vijnë në vijim të traditës shumë të mirë të krijuar vitet e fundit në marrëdhëniet bashkëpunuese mes këtyre institucioneve, ku mbahen forume periodike dy herë në vit, si dhe takime konsultative gjatë vitit.

[:]

  • Share:
admin

Previous post

[:en]Lauren Bekteshi: Ekselenca nuk është një veprim, është zakon[:]
May 21, 2019

Next post

[:en]Florjan Kalaja: Nevoja për reformën e së drejtës civile në Shqipëri[:]
May 22, 2019

You may also like

HHA_2300
UET i akordon titullin “Doctor Honoris Causa” ish- presidentit Alfred Moisiu, burrështetas dhe model për politikën
9 May, 2025
HHA_1338
Ministrja e Bujqësisë Anila Denaj në FORUMET UET: Bujqësi me kontratë për të prekur tregun e BE-së
9 May, 2025
4R1A8874
Promovohet INGENIOUS 5/1- Ndërthurja e teknologjisë me produktin dhe një role model si Gentjan Zotaj
8 May, 2025

Search

Since its inception in 2006, UET has not stopped its efforts to reform, structure and complete it, processes and initiatives that ensure the highest quality graduation of our students.

Scan here to read our latest QAA review report



Address:

Xhura Complex, St. Xhanfize Keko, Tirana, Albania.

STUDY AT EUT

  • Professional Diploma
  • Bachelor
  • Professional Master
  • Master of science
  • Master of Arts



Cellular

+355682016616

+355689037765



Address:

Xhura Complex, St. Xhanfize Keko, Tirana, Albania.



Cellular

+355682016616

+355689037765



Email

[email protected]



Reserve your activity



Facebook-f




Instagram




Linkedin



Email

[email protected]



Reserve your activity



Facebook-f




Instagram




Youtube




Twitter

© Copyright 2023 UET