• STUDY AT EUT
    • SPEECH OF THE PRESIDENT
    • INTERNATIONAL STUDENTS
    • PROFESSIONAL DIPLOMA
    • BACHELOR
    • INTEGRATED PROGRAMS
    • PROFESSIONAL MASTER
    • MASTER OF SCIENCE
    • MASTER OF ARTS
    • MASTER FINTECH
    • MASTER POSIG
    • DOCTORATE
    • FOR PARENTS
  • ACADEMIC STAFF
    • EUT RECTOR
      • RECTOR SPEECH
    • EUT ADMINISTRATOR
    • DEAN
    • HEAD OF DEPARTMENTS
    • ORGANIGRAM
      • FACULTY OF ECONOMICS, BUSINESS AND DEVELOPMENT
      • FACULTY OF LAW, POLITICAL SCIENCES AND INTERNATIONAL RELATIONS
      • FACULTY OF HUMANITIES, EDUCATION AND LIBERAL ARTS
      • FACULTY OF ENGINEERING, INFORMATICS AND ARCHITECTURE
      • FACULTY OF TECHNICAL MEDICAL SCIENCES
  • NEWS
  • SCIENTIFIC RESEARCH
    • STRATEGY
    • MAJOR RESEARCH PROGRAM
    • PHYSICAL INFRASTRUCTURE
    • SCIENTIFIC JOURNALS
    • CONFERENCES
    • SCIENTIFIC PUBLICATIONS
      • TOP MOST CITED ARTICLES
    • SEASONAL SCHOOL
    • GENDER EQUALITY PLAN
  • PROJECTS AND PARTNERS
    • INTERNATIONAL
      • NEWS
      • OUTGOING STUDENTS /STUDY ABROAD
        • INTER INSTITUTIONAL AGREEMENT
        • INTERNATIONAL DEGREES
      • INCOMING STUDENTS / STUDY AT EUT
    • PROJECTS
    • ACTIVE PROJECTS
  • ABOUT UET
    • FACTS AND FIGURES
    • STATUTE
    • ADMINISTRATION BOARD
    • MISSION AND VISION
    • INTERNATIONALIZATION
    • EMPLOYMENT AT EUT
    • EMPLOYMENT OPPORTUNITIES AND INTERNSHIP
    • EVALUATION REPORTS
  • Services
    • ACADEMIC SECRETARIAT
    • CAREER ADVISING
    • TUTORING
    • STUDENT CLUBS
    • STUDENT COUNCIL
    • ALUMNI
      • ALUMNI PRESIDENT
  • en_US
    • sq
0682016616
[email protected]
UET UET
  • STUDY AT EUT
    • SPEECH OF THE PRESIDENT
    • INTERNATIONAL STUDENTS
    • PROFESSIONAL DIPLOMA
    • BACHELOR
    • INTEGRATED PROGRAMS
    • PROFESSIONAL MASTER
    • MASTER OF SCIENCE
    • MASTER OF ARTS
    • MASTER FINTECH
    • MASTER POSIG
    • DOCTORATE
    • FOR PARENTS
  • ACADEMIC STAFF
    • EUT RECTOR
      • RECTOR SPEECH
    • EUT ADMINISTRATOR
    • DEAN
    • HEAD OF DEPARTMENTS
    • ORGANIGRAM
      • FACULTY OF ECONOMICS, BUSINESS AND DEVELOPMENT
      • FACULTY OF LAW, POLITICAL SCIENCES AND INTERNATIONAL RELATIONS
      • FACULTY OF HUMANITIES, EDUCATION AND LIBERAL ARTS
      • FACULTY OF ENGINEERING, INFORMATICS AND ARCHITECTURE
      • FACULTY OF TECHNICAL MEDICAL SCIENCES
  • NEWS
  • SCIENTIFIC RESEARCH
    • STRATEGY
    • MAJOR RESEARCH PROGRAM
    • PHYSICAL INFRASTRUCTURE
    • SCIENTIFIC JOURNALS
    • CONFERENCES
    • SCIENTIFIC PUBLICATIONS
      • TOP MOST CITED ARTICLES
    • SEASONAL SCHOOL
    • GENDER EQUALITY PLAN
  • PROJECTS AND PARTNERS
    • INTERNATIONAL
      • NEWS
      • OUTGOING STUDENTS /STUDY ABROAD
        • INTER INSTITUTIONAL AGREEMENT
        • INTERNATIONAL DEGREES
      • INCOMING STUDENTS / STUDY AT EUT
    • PROJECTS
    • ACTIVE PROJECTS
  • ABOUT UET
    • FACTS AND FIGURES
    • STATUTE
    • ADMINISTRATION BOARD
    • MISSION AND VISION
    • INTERNATIONALIZATION
    • EMPLOYMENT AT EUT
    • EMPLOYMENT OPPORTUNITIES AND INTERNSHIP
    • EVALUATION REPORTS
  • Services
    • ACADEMIC SECRETARIAT
    • CAREER ADVISING
    • TUTORING
    • STUDENT CLUBS
    • STUDENT COUNCIL
    • ALUMNI
      • ALUMNI PRESIDENT
  • en_US
    • sq

Aktivitete

Leksioni transformues në UET i pedagoges nga Rumania, prof. Denisa Abrudan

  • Date April 29, 2025

“Ky nuk është një leksion normal!” Me këtë ‘paralajmërim’ e nisi leksionin e hapur me studentët e Universitetit Europian të Tiranës pedagogia nga Universiteti Perëndimor i Timisoara, Rumani, Prof. Asoc. Dr. Denisa Abrudan, me temë “Krijimi i një vendi të shkëlqyer për të punuar”.

Pedagoge në Fakultetin e Ekonomisë dhe Administrimit, Prof. Abrudan ka një eksperiencë gati 30-vjeccare si lektore dhe kërkuese shkencore, si dhe është pjesëmarrëse e drejtuese e shumë projekteve, bashkëpunëtore e dhjetëra universiteteve dhe organizatave botërore.

Rektorja e Universitetit Europian të Tiranës, Prof. Dr. Drita Kruja tha se shkak i njohjes me Prof. Abrudan është bërë shkolla verore që ajo organizoi gjashtë vite më parë, në të cilën studentët e UET performuan denjësisht përmes aktivizimit dhe përthithjes së njohurive.

“Një kolege dhe mike shumë e dashur e imja dhe UET. Është një eksperte e shquar e fushës së burimeve njerëzore dhe menaxhimit të tyre. Jam shumë e kënaqur që takohemi në këtë mobilitet Erasmus që ajo ka”, theksoi Kruja.

Prof. Asoc. Dr. Denisa Abrudan e cilësoi një mundësi të shkëlqyer të qenit në një auditor shqiptar dhe të njohjes me të rinj nga ky vend. “Është hera e parë që vij në Shqipëri dhe jam e lumtur të njoh kulturën e njerëzit këtu.” “Fuqia ime janë studentët e mi e unë jam asgjë pa të”, u shpreh ajo më tej, duke i ftuar të gjithë në një udhëtim dhe bashkëpunim për të zbuluar sadopak nga vetja dhe për të përfituar nga ky trajnim.

Kërkimi brenda vetes për të gjetur versionin më të mirë; Dalja nga comfort zone për të njohur shumë njerëz dhe për të pasur më shumë eksperienca; Të menduarit para veprimit; Respektimi i njerëzve pavarësisht profesionit që bëjnë; Bashkëpunimi dhe benefitet e të qenit pjesë e një skuadre produktive, ishin disa nga çështjet që ajo preku gjatë 90 minutave të leksionit, të ilustruara nëpërmjet historive mjaft domethënëse, ushtrimeve praktike dhe diskutimit me studentët.

“Prezantimi im është mbi gurximin. Të guxosh të diskutosh dhe të guxosh të mendosh. Në Rumani ka shumë situata, ku njerëzit, organizatat, reagojnë pa menduar. Puna ime, misioni im në universitetin ku punoj prej 30 vitesh, është që t’i bëj studentët të mendojë para se të veprojnë.”

Për të treguar rëndësinë dhe përfitimet e të dëgjuarit aktiv, ajo solli një tjetër ushtrim duke angazhuar gjithë studentët e sallës Aula Magna në UET. Brenda një afati të caktuar kohor duhet t’i përgjigjeshin 10 pyetjeve, ndërkohë që profesorja përsëriste për të disatën herë që duhej të lexohej si fillim gjithë ushtrimi, për të shkuar në fakt te kërkesa e fundit, e cila udhëzonte që asnjë student të mos shkruante.

Si një eksperte e burimeve njerëzore, trajnuese, bashkëpunëtore e bizneseve dhe organizatave, Prof. Abrudan ilustroi përmes një video se cilat janë ato cilësi që e bëjnë një kandidat për punë të ketë më shumë mundësi të pranohet nga procesi i intervistimit.

Profesorja theksoi se kënaqësia e të punuarit, entuziazmi i treguar dhe përkushtimi janë ato që bëjnë diferencën nga pjesa tjetër e kandidatëve.

“Ju them studentëve të mi, edhe nëse jeni një shitës i thjeshtë, në një supermarket, jeni të kënaqur. Pse? Sepse dikush mund të hyjë në dyqan e të shohë kënaqësinë, punën, pasionin tënd dhe mund të dëshirojë të jesh punonjësi i një vendi më të mirë”.

Ajo ndau me studentët historinë personale, atë të ndarjes nga jeta e babait të saj shkencëtar në fushën e kimisë, kur ajo ishte e vogël dhe të cilit i bëri premtimin se do ta bënte gjithmonë krenar. “Duaje punën me gjithë zemër. Rezultate me kohën do të vijnë e ju do të jeni të suksesshëm. Pas 30 viteve, kam miq në të gjithë botën dhe një akademi të madhe.”

Për të ilustruar rëndësinë e të punuarit në grup dhe suksesin që mund të arrihet përmes bashkëpunimit, profesorja solli një tjetër ushtrim të quajtur “Shakespeare’s treasure”, duke e ndarë gjithë sallën në grupe studentësh, të cilët përmes komunikimit dhe analizimit sa më të detajuar dhe të kujdesshëm të problemit, duhet të gjenin kështjellën ku fshihej thesari.

Duke përmendur shprehjen e Steve Jobes, ajo tha se suksesi arrihet më shpejt kur njerëzit bashkëpunojnë, ndërtojnë një skuadër dhe gjejnë zgjidhjet më të mira për problematikat që ata kanë.

  • Share:
admin

Previous post

UET zhvillon për të dytin vit radhazi Olimpiadën e Ekonomiksit, 5 fituesit do të përfaqësojnë Shqipërinë në Athinë 
April 29, 2025

Next post

Workshop në UET nga konsulentja e Harvardit, Dr. Albana Shehaj: Studimi në SHBA nuk është më ëndërr
April 30, 2025

You may also like

-900-0-1747307453xfb-img-1747306855114-204 (1)
UET zhvillon edicionin e parë Start Up Week, çmim financiar për idenë fituese
20 May, 2025
HHA_0402
Neurologu amerikan, John C. Witt, në një Leksion të Hapur: Tre karakteristikat thelbësore të një mjeku
14 May, 2025
HHA_9243
Leksion i Hapur me studentët e Arteve Skenike për Eugene O’Neill, babanë e dramës moderne amerikane
14 May, 2025

Search

Since its inception in 2006, UET has not stopped its efforts to reform, structure and complete it, processes and initiatives that ensure the highest quality graduation of our students.

Scan here to read our latest QAA review report



Address:

Xhura Complex, St. Xhanfize Keko, Tirana, Albania.

STUDY AT EUT

  • Professional Diploma
  • Bachelor
  • Professional Master
  • Master of science
  • Master of Arts



Cellular

+355682016616

+355689037765



Address:

Xhura Complex, St. Xhanfize Keko, Tirana, Albania.



Cellular

+355682016616

+355689037765



Email

[email protected]



Reserve your activity



Facebook-f




Instagram




Linkedin



Email

[email protected]



Reserve your activity



Facebook-f




Instagram




Youtube




Twitter

© Copyright 2023 UET