• STUDY AT EUT
    • SPEECH OF THE PRESIDENT
    • INTERNATIONAL STUDENTS
    • PROFESSIONAL DIPLOMA
    • BACHELOR
    • INTEGRATED PROGRAMS
    • PROFESSIONAL MASTER
    • MASTER OF SCIENCE
    • MASTER OF ARTS
    • MASTER FINTECH
    • MASTER POSIG
    • DOCTORATE
    • FOR PARENTS
  • ACADEMIC STAFF
    • EUT RECTOR
      • RECTOR SPEECH
    • EUT ADMINISTRATOR
    • DEAN
    • HEAD OF DEPARTMENTS
    • ORGANIGRAM
      • FACULTY OF ECONOMICS, BUSINESS AND DEVELOPMENT
      • FACULTY OF LAW, POLITICAL SCIENCES AND INTERNATIONAL RELATIONS
      • FACULTY OF HUMANITIES, EDUCATION AND LIBERAL ARTS
      • FACULTY OF ENGINEERING, INFORMATICS AND ARCHITECTURE
      • FACULTY OF TECHNICAL MEDICAL SCIENCES
  • NEWS
  • SCIENTIFIC RESEARCH
    • STRATEGY
    • MAJOR RESEARCH PROGRAM
    • PHYSICAL INFRASTRUCTURE
    • SCIENTIFIC JOURNALS
    • CONFERENCES
    • SCIENTIFIC PUBLICATIONS
      • TOP MOST CITED ARTICLES
    • SEASONAL SCHOOL
    • GENDER EQUALITY PLAN
  • PROJECTS AND PARTNERS
    • INTERNATIONAL
      • NEWS
      • OUTGOING STUDENTS /STUDY ABROAD
        • INTER INSTITUTIONAL AGREEMENT
        • INTERNATIONAL DEGREES
      • INCOMING STUDENTS / STUDY AT EUT
    • PROJECTS
    • ACTIVE PROJECTS
  • ABOUT UET
    • FACTS AND FIGURES
    • STATUTE
    • ADMINISTRATION BOARD
    • MISSION AND VISION
    • INTERNATIONALIZATION
    • EMPLOYMENT AT EUT
    • EMPLOYMENT OPPORTUNITIES AND INTERNSHIP
    • EVALUATION REPORTS
  • Services
    • ACADEMIC SECRETARIAT
    • CAREER ADVISING
    • TUTORING
    • STUDENT CLUBS
    • STUDENT COUNCIL
    • ALUMNI
      • ALUMNI PRESIDENT
  • en_US
    • sq
0682016616
[email protected]
UET UET
  • STUDY AT EUT
    • SPEECH OF THE PRESIDENT
    • INTERNATIONAL STUDENTS
    • PROFESSIONAL DIPLOMA
    • BACHELOR
    • INTEGRATED PROGRAMS
    • PROFESSIONAL MASTER
    • MASTER OF SCIENCE
    • MASTER OF ARTS
    • MASTER FINTECH
    • MASTER POSIG
    • DOCTORATE
    • FOR PARENTS
  • ACADEMIC STAFF
    • EUT RECTOR
      • RECTOR SPEECH
    • EUT ADMINISTRATOR
    • DEAN
    • HEAD OF DEPARTMENTS
    • ORGANIGRAM
      • FACULTY OF ECONOMICS, BUSINESS AND DEVELOPMENT
      • FACULTY OF LAW, POLITICAL SCIENCES AND INTERNATIONAL RELATIONS
      • FACULTY OF HUMANITIES, EDUCATION AND LIBERAL ARTS
      • FACULTY OF ENGINEERING, INFORMATICS AND ARCHITECTURE
      • FACULTY OF TECHNICAL MEDICAL SCIENCES
  • NEWS
  • SCIENTIFIC RESEARCH
    • STRATEGY
    • MAJOR RESEARCH PROGRAM
    • PHYSICAL INFRASTRUCTURE
    • SCIENTIFIC JOURNALS
    • CONFERENCES
    • SCIENTIFIC PUBLICATIONS
      • TOP MOST CITED ARTICLES
    • SEASONAL SCHOOL
    • GENDER EQUALITY PLAN
  • PROJECTS AND PARTNERS
    • INTERNATIONAL
      • NEWS
      • OUTGOING STUDENTS /STUDY ABROAD
        • INTER INSTITUTIONAL AGREEMENT
        • INTERNATIONAL DEGREES
      • INCOMING STUDENTS / STUDY AT EUT
    • PROJECTS
    • ACTIVE PROJECTS
  • ABOUT UET
    • FACTS AND FIGURES
    • STATUTE
    • ADMINISTRATION BOARD
    • MISSION AND VISION
    • INTERNATIONALIZATION
    • EMPLOYMENT AT EUT
    • EMPLOYMENT OPPORTUNITIES AND INTERNSHIP
    • EVALUATION REPORTS
  • Services
    • ACADEMIC SECRETARIAT
    • CAREER ADVISING
    • TUTORING
    • STUDENT CLUBS
    • STUDENT COUNCIL
    • ALUMNI
      • ALUMNI PRESIDENT
  • en_US
    • sq

Aktivitete

Bursa “Pashko”, si ndryshoi jeta e studentëve përfitues

  • Date July 13, 2019

Bursa “Pashko”, si ndryshoi jeta e studentëve përfitues

Në vitin e 10 të tij, Universiteti Europian i Tiranës akordoi një bursë të veçantë, që bazohet mbi dy kritere: ekselencën dhe problemet sociale

Duke besuar se talentet dhe përkushtimi për arsimimin duhen mbështetur, që të ecin përpara, kjo bursë u erdhi në ndihmë pikërisht të rinjve ekselentë në mësime, por që nuk kishin mundësi financiare për të përballuar shkollimin në universitet ose kanë një histori familjare të vështirë.

Kur u bënë pjesë e kësaj burse, këta të rinj ishin në një lloj frike dhe ankthi për të ardhmen e tyre, ndërsa historitë e tyre ishin të dhembshme, kishin humbur një prind ose i kishin prindërit pa punë, që nuk u siguronin dot arsimin. Historia e jetës së tyre tashmë ka marrë një kthesë të re; ata tregojnë se gjërat e bukura ndodhin dhe ky është rasti për të rrëfyer për mrekullitë e vogla që bëjnë ndryshime të mëdha në jetën e një njeriu.

Sot ata ia kanë dalë jo thjesht të jenë studentë ekselentë, por me anë të mundësive dhe network që Universiteti Europian i Tiranës ofron, kanë kryer të paktën nga një semestër jashtë falë programit të Erasmus +, janë punësuar në kompanitë më të mëdha në vend, por gjithashtu janë edhe pjesë e stafit administrativ të UET.

Për herë të parë, bursa u akordua në çelje të vitit akademik 2016 – 2017, ku ndër dhjetëra aplikime u përzgjodhën 10 maturantë nga e gjithë Shqipëria. Ata ishin studentë ekselentë, por me pamundësi financiare ose me histori familjare që e bënin të pamundur vijimin e arsimimit.

Çfarë është bursa “Pashko”? Pse UET vendosi të akordojë një bursë të tillë?

Bursa mban emrin e një prej simboleve të liberalizmit shqiptar, ekonomistit dhe profesorit Gramoz Pashko, dhe synon të mbështesë maturantët më të mirë në rezultatet akademike, por që nuk kanë mundësi ekonomike të paguajnë shkollimin e lartë universitar. Bursa “Pashko” është bashkimi mes bursës së ekselencës dhe bursës sociale, e cila vjen në 10-vjetorin e Universiteti Europian të Tiranës. Këtyre 10 nxënësve do t’u garantohet jo vetëm shkollimi falas, por edhe një pagesë mujore prej 25 mijë lekë të reja, që të mbështesin studimet e tyre në Tiranë.

 

Elda Dedja: Nëse do të jesh më i miri dhe punon për këtë, UET të krijon terrenin e duhur për të ecur përpara.

Me bursën “Pashko” jam prezantuar gjatë UET Tour, ku ekipi i Universitetit Europian të Tiranës erdhi në gjimnazin ku unë isha maturante. Ata shpjeguan mundësinë që kjo bursë, e cila aplikohej për herë të parë atë vit, krijonte për të gjithë maturantët ekselentë që kishin nevojë për suport financiar për të përballuar shpenzimet e shkollës së lartë. M’u duk një mundësi jashtëzakonisht e veçantë dhe veçanërisht për një vend si ky yni, ndaj edhe u interesova menjëherë të nesërmen pranë UET për të dorëzuar dokumentacionin e nevojshëm për aplikim. Rezultatet që kisha gjatë të tria viteve të studimit në gjimnaz më lejonin të zgjidhja cilëndo shkollë apo degë që preferoja, por Universiteti Europian i Tiranës ishte preferenca ime e parë për shkak se ofronte një program krejtësisht ndryshe nga universitetet e tjera, atë të Komunikim Dizajnit që përkonte me pasionin tim.

U përzgjodha si një nga 10 fituesit e kësaj burse, pas një sërë procesesh selektuese, ku komisioni vlerësoi aplikime të maturantëve ekselentë nga e gjithë Shqipëria dhe kjo për mua ishte një formë shpërblimi e shumë viteve investim te vetja dhe dija. Këto tri vite studimi në UET kanë qenë një eksperiencë e jashtëzakonshme, përgjatë së cilës jam rritur shumë si në aspektin personal ashtu edhe atë profesional. Kam ruajtur po ato rezultate të larta të cilat më mundësuan ta fitoj këtë bursë, kam qenë për tri vite pjesë e Rrjetit të Ekselencës, duke shënuar njëkohësisht mesataren më të lartë të Fakultetit të Shkencave Humane, Edukimit dhe Arteve Liberale. Bursa “Pashko” gjithashtu më ka mundësuar të jap kontributin tim pranë zyrave të Universitetit Europian të Tiranës, ku prej gati dy vitesh jam pjesë e Zyrës së Marrëdhënieve me Publikun dhe Komunikimin.

Shumë shpejt do të filloj një cikël të ri studimesh, përsëri pranë universitetit që besoi tek unë dhe më krijoi të gjitha hapësirat e nevojshme për të shfaqur potencialin tim.

Njëkohësisht jam e lumtur që i besova studimet e mia UET, sepse falë përgatitjes akademike, por njëkohësisht edhe eksperiencës tepër të vyer të punës, kam krijuar të gjithë besimin e nevojshëm te vetja për të këmbëngulur e për të mos u zmbrapsur përballë sfidave që paraqet tregu i punës. Bursa “Pashko” përbën një mundësi të jashtëzakonshme për të gjithë ata të cilët e duan dijen, që janë këmbëngulës, të vullnetshëm dhe ambiciozë. Përvoja ime personale më ka mësuar se nëse do vërtet të jesh më i miri dhe punon për këtë, UET të krijon terrenin e duhur për të ecur përpara.

Etleva Baxhija: Këmbëngulja, profesionalizmi i UET janë pika kyçe dhe më e fortë

Kam kënaqësinë, mirënjohjen dhe respektin të flas mbi Bursën “Pashko” dhe UET. Në fund të eksperiencës time trevjeçare. Tashmë koha numëron mbrapsht; edhe pak ditë unë mbyll një cikël të suksesshëm trevjeçar me ju. Eksperienca ime këtu ka qenë e shkëlqyer, që nga pedagogët, të cilët më kanë qëndruar gjithmonë pranë, administrata e UET, e cila ka qenë shumë mikpritëse, leksionet, aktivitetet e shumta, jeta studentore. Gjatë këtij trevjeçari kam kujtime shumë të bukura që vështirë të harrohen. Falënderime dhe mirënjohje të sinqertë për të gjithë administratën, Institutin “Pashko” dhe UET. Është bukur të flesh me një ëndërr dhe të zgjohesh me një qëllim. Objektivi im është shkollimi. Qëllimi juaj suksesi dhe lumturia jonë. Flas me bindje dhe ndërgjegje të plotë për suksesin tuaj në Bursën “Pashko” dhe për sistemin arsimor të UET. Jam e bindur që brezat tuaj dhe ata që do vijnë pas nesh, janë suksesi dhe e ardhmja e Shqipërisë. Këmbëngulja, profesionalizmi janë pika kyçe dhe më e fortë e UET.

Emiljano Babaj: Në UET mundësitë janë të shumta, duhet vetëm dëshira dhe vullneti

Rritja ime këto tri vite jo thjesht nga ana akademike, por edhe nga ana e personalitetit, ka ndryshuar shumë. Ajo çfarë kam mësuar në UET është se çdo gjë është e mundur dhe të gjitha mundësitë që më janë dhënë i kam shfrytëzuar maksimalisht, dhe në UET nuk janë të pakta këto mundësi. Edhe nëse do të kthehesha para tri vitesh, zgjedhja ime e parë do të ishte sërish UET, edhe nëse Bursën “Pashko” do ta ofronte ndonjë universitet tjetër.

Ndërkohë në UET më është dhënë mundësia që të studioja për një semestër në një nga universitetet më të mira në Letoni dhe aty vura re se si student i UET nuk përbëja ndonjë diferencë me studentët e tjerë, qoftë ata letonezë apo edhe studentë të tjerë të huaj që studionin në këtë universitet.

Gëzim Cako: Në UET ekziston një network shumë i madh

Tre vjet më pas, pasi më është akorduar Bursa “Pashko”, unë jam i përgatitur profesionalisht, jo vetëm për faktin se kam mbaruar me rezultate të larta, por tashmë kam edhe një vend pune pranë “Albtelekom”. E gjitha kjo rritje profesionale nuk vjen vetëm nga fakti se kam mbaruar me rezultate të larta, por edhe si shkak i angazhimit tim në shumë projekte, siç ka qenë te gazeta “Mapo”, pranë zyrë së IT-së, por edhe kryerja e një semestri jashtë falë programit Erasmus +. Ajo çka dua të theksoj më shumë dhe që është shumë e rëndësishme, është fakti se në UET ekziston një network shumë i madh dhe falë këtij network-u unë jam pjesë e një prej kompanive celulare në vend, që është “Albetelekom”.

Antonela Bregu: Angazhimi në UET më ka bërë më të vetëdijshme se si funksionon tregu i punës

Eksperienca në UET ka ndikuar mjaft pozitivisht tek unë, pasi tashmë më ka bërë që t’i vlerësoj më tepër sfidat, pasi për mua mbajtja e Bursës “Pashko” ishte një sfidë, ku më duhej që çdo vit të ruaja edhe mesataren. Gjatë këtyre tri viteve në UET kam pasur shumë momente, por ato që mund të veçoj janë aktivitetet e shumta dhe së fundmi, bërja pjesë e UET Band, ku m’u dha mundësia të zbuloja dhe talentin tim si këngëtare.

Gjithashtu mundësia që m’u dha gjatë përfitimit të Bursës “Pashko”, nuk ishte vetëm studimi në UET, por edhe angazhimi në institucion, çka më ka bërë më të vetëdijshme se si funksionon një korporatë, organizatë, por dhe tregu i punës në tërësi.

Desara Ustia: Akordimi i Bursës “Pashko”, çelësi i hapjes së shumë dyerve

Këto ditë të fundit përpara diplomimit, një ndër pyetjet që marr më së shumti nga miq e mikesha maturante është dhënia e një përgjigjeje mbi përvojën akademike të përfituar në UET. Pasi fitova bursën “Pashko” nuk mund ta mendoja se kur të vinte momenti i diplomimit do të më dukej sikur kisha kaluar shumë vite në këtë universitet, i cili tashmë është kthyer si një shtëpi e dytë për mua. Njëkohësisht, nga ana tjetër, më krijohet ndjesia se ka kaluar shumë pak kohë dhe çdo ditë më duket si dita e parë e auditorit.

Të qenët një bursiste përgjatë nivelit Bachelor më ka dhënë luksin që të studioj falas në një ndër fakultetet më të mira aktualisht në vend, siç është ai i Juridikut në UET dhe po ashtu kisha një stabilitet ekonomik për përballimin e shpenzimeve të jetesës, duke pasur një qetësi për t’iu dedikuar maksimalisht vetëm ngritjes së bazave të forta në institutet e ndryshme të së drejtës.

Një tjetër aspekt i rëndësishëm është mundësia e përfshirjes praktike që prej dy vitesh te zyra ligjore e UET. Një eksperiencë, e cila jo vetëm më ka mësuar sesi funksionon ligji në botën reale, por njëkohësisht më ka krijuar edhe një rrjet më të gjerë njohjesh, që është thelbësor për përparimin në një fushë të tillë.

Gjithashtu, disa elemente të tjera që bëjnë jetën studimore në UET një kohë të paharrueshme kanë qenë pjesëmarrjet në klubet studentore, vlerësimi i përvitshëm nga rrjeti i ekselencës dhe sigurisht shkëmbimi studentor në Fakultetin e Drejtësisë në Bolonja, i cili është pjesë e universitetit të parë në botë.

Akordimi i bursës “Pashko” ka qenë çelësi i hapjes së shumë dyerve, së fundmi edhe i asaj së përgatitjes për studimet master në të Drejtën e Korporatave në Francë.

Ada Kacmoli: Falë tri viteve në UET, tashmë kam network-un tim

Në vitin 2016 m’u akordua Bursa “Pashko” nga UET-i, që konsistonte në studimet Bachelor falas dhe një pagesë mujore prej 25000 lekësh të reja. Mikpritja ishte maksimale, stafi gjithashtu. E gjithë dilema që kisha mbi konceptin e një universiteti privat u shua. Është e vërtetë që nëse punon fort shpërblehesh, por se di nëse këtë formë shpërblimi do e merrja në të njëjtën monedhë edhe në një universitet publik.

Di të them që jam fatlume që isha pjesë e UET-it për këto tri vite. Njoha një sërë pedagogësh të kualifikuar që më kanë mbështetur gjithnjë, punonjës të tjerë që nuk më kanë thënë asnjëherë jo kur kisha nevojë për informacione, dokumentacione të caktuara etj. Kam filluar të krijoj network-un tim falë angazhimit fillimisht te gazeta “Mapo”. Nuk kisha menduar kurrë që do të komunikoja me njerëz të njohur në vend, që do të mund t’i takoja, përveçse t’i shihja në ekranin e televizionit. Por sot e kuptoj sa e rëndësishme është të kesh kontakte dhe sa mirë ndihesh nëse në një moment të caktuar një derë të hapet lehtë falë këtij network-u. Në një jetë tjetër do iu zgjidhja unë ju dhe jo vetëm ju mua!

  • Share:
admin

Previous post

UET Band, kur muzika bashkon studentët e talentuar
July 13, 2019

Next post

“UET përfaqëson qasjen e universiteteve perëndimore”
July 17, 2019

You may also like

HHA_2300
UET i akordon titullin “Doctor Honoris Causa” ish- presidentit Alfred Moisiu, burrështetas dhe model për politikën
9 May, 2025
HHA_1338
Ministrja e Bujqësisë Anila Denaj në FORUMET UET: Bujqësi me kontratë për të prekur tregun e BE-së
9 May, 2025
4R1A8874
Promovohet INGENIOUS 5/1- Ndërthurja e teknologjisë me produktin dhe një role model si Gentjan Zotaj
8 May, 2025

Search

Since its inception in 2006, UET has not stopped its efforts to reform, structure and complete it, processes and initiatives that ensure the highest quality graduation of our students.

Scan here to read our latest QAA review report



Address:

Xhura Complex, St. Xhanfize Keko, Tirana, Albania.

STUDY AT EUT

  • Professional Diploma
  • Bachelor
  • Professional Master
  • Master of science
  • Master of Arts



Cellular

+355682016616

+355689037765



Address:

Xhura Complex, St. Xhanfize Keko, Tirana, Albania.



Cellular

+355682016616

+355689037765



Email

[email protected]



Reserve your activity



Facebook-f




Instagram




Linkedin



Email

[email protected]



Reserve your activity



Facebook-f




Instagram




Youtube




Twitter

© Copyright 2023 UET