• STUDY AT EUT
    • SPEECH OF THE PRESIDENT
    • INTERNATIONAL STUDENTS
    • PROFESSIONAL DIPLOMA
    • BACHELOR
    • INTEGRATED PROGRAMS
    • PROFESSIONAL MASTER
    • MASTER OF SCIENCE
    • MASTER OF ARTS
    • MASTER FINTECH
    • MASTER POSIG
    • DOCTORATE
    • FOR PARENTS
  • ACADEMIC STAFF
    • EUT RECTOR
      • RECTOR SPEECH
    • EUT ADMINISTRATOR
    • DEAN
    • HEAD OF DEPARTMENTS
    • ORGANIGRAM
      • FACULTY OF ECONOMICS, BUSINESS AND DEVELOPMENT
      • FACULTY OF LAW, POLITICAL SCIENCES AND INTERNATIONAL RELATIONS
      • FACULTY OF HUMANITIES, EDUCATION AND LIBERAL ARTS
      • FACULTY OF ENGINEERING, INFORMATICS AND ARCHITECTURE
      • FACULTY OF TECHNICAL MEDICAL SCIENCES
  • NEWS
  • SCIENTIFIC RESEARCH
    • STRATEGY
    • MAJOR RESEARCH PROGRAM
    • PHYSICAL INFRASTRUCTURE
    • SCIENTIFIC JOURNALS
    • CONFERENCES
    • SCIENTIFIC PUBLICATIONS
      • TOP MOST CITED ARTICLES
    • SEASONAL SCHOOL
    • GENDER EQUALITY PLAN
  • PROJECTS AND PARTNERS
    • INTERNATIONAL
      • NEWS
      • OUTGOING STUDENTS /STUDY ABROAD
        • INTER INSTITUTIONAL AGREEMENT
        • INTERNATIONAL DEGREES
      • INCOMING STUDENTS / STUDY AT EUT
    • PROJECTS
    • ACTIVE PROJECTS
  • ABOUT UET
    • FACTS AND FIGURES
    • STATUTE
    • ADMINISTRATION BOARD
    • MISSION AND VISION
    • INTERNATIONALIZATION
    • EMPLOYMENT AT EUT
    • EMPLOYMENT OPPORTUNITIES AND INTERNSHIP
    • EVALUATION REPORTS
  • Services
    • ACADEMIC SECRETARIAT
    • CAREER ADVISING
    • TUTORING
    • STUDENT CLUBS
    • STUDENT COUNCIL
    • ALUMNI
      • ALUMNI PRESIDENT
  • en_US
    • sq
0682016616
[email protected]
UET UET
  • STUDY AT EUT
    • SPEECH OF THE PRESIDENT
    • INTERNATIONAL STUDENTS
    • PROFESSIONAL DIPLOMA
    • BACHELOR
    • INTEGRATED PROGRAMS
    • PROFESSIONAL MASTER
    • MASTER OF SCIENCE
    • MASTER OF ARTS
    • MASTER FINTECH
    • MASTER POSIG
    • DOCTORATE
    • FOR PARENTS
  • ACADEMIC STAFF
    • EUT RECTOR
      • RECTOR SPEECH
    • EUT ADMINISTRATOR
    • DEAN
    • HEAD OF DEPARTMENTS
    • ORGANIGRAM
      • FACULTY OF ECONOMICS, BUSINESS AND DEVELOPMENT
      • FACULTY OF LAW, POLITICAL SCIENCES AND INTERNATIONAL RELATIONS
      • FACULTY OF HUMANITIES, EDUCATION AND LIBERAL ARTS
      • FACULTY OF ENGINEERING, INFORMATICS AND ARCHITECTURE
      • FACULTY OF TECHNICAL MEDICAL SCIENCES
  • NEWS
  • SCIENTIFIC RESEARCH
    • STRATEGY
    • MAJOR RESEARCH PROGRAM
    • PHYSICAL INFRASTRUCTURE
    • SCIENTIFIC JOURNALS
    • CONFERENCES
    • SCIENTIFIC PUBLICATIONS
      • TOP MOST CITED ARTICLES
    • SEASONAL SCHOOL
    • GENDER EQUALITY PLAN
  • PROJECTS AND PARTNERS
    • INTERNATIONAL
      • NEWS
      • OUTGOING STUDENTS /STUDY ABROAD
        • INTER INSTITUTIONAL AGREEMENT
        • INTERNATIONAL DEGREES
      • INCOMING STUDENTS / STUDY AT EUT
    • PROJECTS
    • ACTIVE PROJECTS
  • ABOUT UET
    • FACTS AND FIGURES
    • STATUTE
    • ADMINISTRATION BOARD
    • MISSION AND VISION
    • INTERNATIONALIZATION
    • EMPLOYMENT AT EUT
    • EMPLOYMENT OPPORTUNITIES AND INTERNSHIP
    • EVALUATION REPORTS
  • Services
    • ACADEMIC SECRETARIAT
    • CAREER ADVISING
    • TUTORING
    • STUDENT CLUBS
    • STUDENT COUNCIL
    • ALUMNI
      • ALUMNI PRESIDENT
  • en_US
    • sq

Aktivitete

[:en]Antiliberalizmi akademik dhe nevoja për “Commercial Research”[:]

  • Date March 16, 2019

[:en]

Antiliberalizmi akademik dhe nevoja për “Commercial Research”

Arbi Agalliu

Duke hulumtuar në internet për të rejat e ditës në fushën e financës, më tërhoqi vëmendjen një artikull i “Financial Times”, i cili fliste për presionin që tregu u bën akademikëve për të bërë kërkim shkencor në funksion të tij. Thelbi i këtij shkrimi mjaft interesant ishte pikërisht fakti që tashmë çdo gjë, e sidomos kërkimi shkencor, udhëhiqet nga nevojat që tregu ka. Pra, “Research”-i duhet të jetë i orientuar nga tregu apo siç quhet ndryshe “business orient”. Në përfundim të leximit natyrshëm më lindi pyetja: Po në Shqipëri ndodh një gjë e tillë? Realisht t’i japësh përgjigje kësaj pyetjeje nuk është fare e vështirë. Përgjigjja është shumë e thjeshtë. Në Shqipëri, kërkimi shkencor i akademikëve, në përgjithësi, është i fokusuar më së shumti drejt ezaurimit të një artikulli në funksion të marrjes së titujve apo gradave shkencore. Pra nuk është i orientuar aspak drejt asaj që tregu ka nevojë apo porosisë së aktorëve të tregut.

Po të vihet re në realitetin shqiptar, universitete të ndryshme, stafi i të cilit mban tituj e grada, nuk është që investojnë ndjeshëm në drejtim të kërkimit shkencor. Realiteti akademik është tepër mbrapa krahasuar me atë çfarë tregu kërkon në botën e zhvilluar. Kjo i bën ata shumë pak apo aspak kompetitiv jashtë mureve të universiteteve. Po kështu edhe politikat e qeverive në këto 25 vite kanë lënë ndjeshëm mbas dore sistemin arsimor në përgjithësi dhe arsimin e lartë në veçanti, duke mos qenë korrektë me këtë sektor, madje duke krijuar situata diskriminuese midis sistemit arsimor publik dhe atij privat, pavarësisht se ky i fundit në disa raste ka investuar ndjeshëm dhe shifra të konsiderueshme për kërkimin. Për më tepër qeveritë nuk kanë krijuar mjaftueshëm nxitje apo stimulim për të pasur një fond të caktuar domethënës për kërkimin shkencor. Në këtë kontekst, akademikët shqiptarë kanë qenë shumë pragmatistë dhe shumë “dritëshkurtër” në atë çfarë kanë parë, duke u përqendruar më së shumti te nevoja për të mbyllur detyrime të tyre akademike dhe shumë pak për të bërë një punim shkencor, i cili të jetë në funksion të tregut, në funksion të biznesit, në funksion të asaj që shpesh quhet “Commercial Research”.

Po si mund të ndryshojë kjo situatë? A kanë mundësi akademikët që të bëjnë “Commercial Research” në Shqipëri? Duket qartë që akademikët nuk mund apo nuk kanë asnjë nxitje që ta nisin këtë proces. Duhet të jetë tregu, dhe është pikërisht ky që do të skarcojë mediokritetet për t’i dhënë hapësirë asaj që mbart vlerë në përballjen me botën e zhvilluar. Në shumë vende në Perëndim, universitetet (akademikët) janë të kontraktuar nga kompani serioze, nga firma prestigjioze, nga institucione qeveritare e agjenci shtetërore, nga njësi të rëndësishme të jetës publike, nga qendra spitalore, nga korporata shumëkombëshe etj. Po për çfarë kontraktohen? Kontraktohen për të marrë informacion serioz, studime domethënëse për zhvillimin e tyre, për perspektivat e tyre, për zgjerimin e tregut dhe rritjen e fitimeve, për kufizimet që ato mund të kenë në të ardhmen, ku dhe si duhet të investojnë, si duhet të jetë qasja e tyre, e plot elemente të tjera të rëndësishme për perspektivat zhvilluese.

Në këtë kontekst, gjithmonë e më tepër me sofistikimin e klientit, të tregut, me rritjen e konkurrencës, zhvillimin e teknologjisë, me rritjen e dinamikave globaliste, “Commercial Research” bëhet gjithmonë e më i rëndësishëm. Çdo njësi do që në vendimmarrjen e saj të ketë gjithmonë e më pak hapësira për të gabuar, e që kjo të ndodhë duhet që të ketë gjithmonë e më shumë vendimmarrje të saktë dhe këto vendime të sakta nuk është që mund të merren pa bërë më parë një analizë konkrete. Pra mund të themi që kërkimi shkencor sot është vendosur përballë presionit që tregu i bën për të rritur kështu saktësinë në vendimmarrje në funksion të përmirësimit të rezultateve.

Nga ana tjetër, nuk duhet të harrojmë se në Shqipëri aktorët e tregut nuk i kërkojnë zgjidhjet pikërisht aty ku duhet, por i kërkojnë zgjidhjet te marrëdhënia e ngushtë midis eksponentëve të caktuar të qeverisë, marrëdhënieve korruptive, për të ecur dhe “zaptuar” një copë tregu apo duke dëmtuar konkurrencën me mënyrat e ditura tashmë në realitetin shqiptar. Pra, që të kesh nxitje për të bërë kërkim shkencor në funksion të zhvillimit të tregut duhet që shteti, qeveria të krijojë të gjitha kushtet që të kemi konkurrencë të ndershme, një treg liberal, duke rritur kështu presionin pozitiv për të bërë “Commercial Research”.

Si përfundim, akademikët duhet të përshtaten me tregun, të mos jenë antiliberalë, por të testojnë veten në përballjen që kapitalizmi të kërkon të bësh në arenën e vlerave përtej mureve të universitetit.

***Administrator EEI

[:]

  • Share:
admin

Previous post

[:en]Shkolla dimërore e UET për raundin e 9 të projektit ESS[:]
March 16, 2019

Next post

[:en]Risitë e shkollave sezonale të UET[:]
March 16, 2019

You may also like

HHA_2300
UET i akordon titullin “Doctor Honoris Causa” ish- presidentit Alfred Moisiu, burrështetas dhe model për politikën
9 May, 2025
HHA_1338
Ministrja e Bujqësisë Anila Denaj në FORUMET UET: Bujqësi me kontratë për të prekur tregun e BE-së
9 May, 2025
4R1A8874
Promovohet INGENIOUS 5/1- Ndërthurja e teknologjisë me produktin dhe një role model si Gentjan Zotaj
8 May, 2025

Search

Since its inception in 2006, UET has not stopped its efforts to reform, structure and complete it, processes and initiatives that ensure the highest quality graduation of our students.

Scan here to read our latest QAA review report



Address:

Xhura Complex, St. Xhanfize Keko, Tirana, Albania.

STUDY AT EUT

  • Professional Diploma
  • Bachelor
  • Professional Master
  • Master of science
  • Master of Arts



Cellular

+355682016616

+355689037765



Address:

Xhura Complex, St. Xhanfize Keko, Tirana, Albania.



Cellular

+355682016616

+355689037765



Email

[email protected]



Reserve your activity



Facebook-f




Instagram




Linkedin



Email

[email protected]



Reserve your activity



Facebook-f




Instagram




Youtube




Twitter

© Copyright 2023 UET