• STUDY AT EUT
    • SPEECH OF THE PRESIDENT
    • INTERNATIONAL STUDENTS
    • PROFESSIONAL DIPLOMA
    • BACHELOR
    • INTEGRATED PROGRAMS
    • PROFESSIONAL MASTER
    • MASTER OF SCIENCE
    • MASTER OF ARTS
    • MASTER FINTECH
    • MASTER POSIG
    • DOCTORATE
    • FOR PARENTS
  • ACADEMIC STAFF
    • EUT RECTOR
      • RECTOR SPEECH
    • EUT ADMINISTRATOR
    • DEAN
    • HEAD OF DEPARTMENTS
    • ORGANIGRAM
      • FACULTY OF ECONOMICS, BUSINESS AND DEVELOPMENT
      • FACULTY OF LAW, POLITICAL SCIENCES AND INTERNATIONAL RELATIONS
      • FACULTY OF HUMANITIES, EDUCATION AND LIBERAL ARTS
      • FACULTY OF ENGINEERING, INFORMATICS AND ARCHITECTURE
      • FACULTY OF TECHNICAL MEDICAL SCIENCES
  • NEWS
  • SCIENTIFIC RESEARCH
    • STRATEGY
    • MAJOR RESEARCH PROGRAM
    • PHYSICAL INFRASTRUCTURE
    • SCIENTIFIC JOURNALS
    • CONFERENCES
    • SCIENTIFIC PUBLICATIONS
      • TOP MOST CITED ARTICLES
    • SEASONAL SCHOOL
    • GENDER EQUALITY PLAN
  • PROJECTS AND PARTNERS
    • INTERNATIONAL
      • NEWS
      • OUTGOING STUDENTS /STUDY ABROAD
        • INTER INSTITUTIONAL AGREEMENT
        • INTERNATIONAL DEGREES
      • INCOMING STUDENTS / STUDY AT EUT
    • PROJECTS
    • ACTIVE PROJECTS
  • ABOUT UET
    • FACTS AND FIGURES
    • STATUTE
    • ADMINISTRATION BOARD
    • MISSION AND VISION
    • INTERNATIONALIZATION
    • EMPLOYMENT AT EUT
    • EMPLOYMENT OPPORTUNITIES AND INTERNSHIP
    • EVALUATION REPORTS
  • Services
    • ACADEMIC SECRETARIAT
    • CAREER ADVISING
    • TUTORING
    • STUDENT CLUBS
    • STUDENT COUNCIL
    • ALUMNI
      • ALUMNI PRESIDENT
  • en_US
    • sq
0682016616
[email protected]
UET UET
  • STUDY AT EUT
    • SPEECH OF THE PRESIDENT
    • INTERNATIONAL STUDENTS
    • PROFESSIONAL DIPLOMA
    • BACHELOR
    • INTEGRATED PROGRAMS
    • PROFESSIONAL MASTER
    • MASTER OF SCIENCE
    • MASTER OF ARTS
    • MASTER FINTECH
    • MASTER POSIG
    • DOCTORATE
    • FOR PARENTS
  • ACADEMIC STAFF
    • EUT RECTOR
      • RECTOR SPEECH
    • EUT ADMINISTRATOR
    • DEAN
    • HEAD OF DEPARTMENTS
    • ORGANIGRAM
      • FACULTY OF ECONOMICS, BUSINESS AND DEVELOPMENT
      • FACULTY OF LAW, POLITICAL SCIENCES AND INTERNATIONAL RELATIONS
      • FACULTY OF HUMANITIES, EDUCATION AND LIBERAL ARTS
      • FACULTY OF ENGINEERING, INFORMATICS AND ARCHITECTURE
      • FACULTY OF TECHNICAL MEDICAL SCIENCES
  • NEWS
  • SCIENTIFIC RESEARCH
    • STRATEGY
    • MAJOR RESEARCH PROGRAM
    • PHYSICAL INFRASTRUCTURE
    • SCIENTIFIC JOURNALS
    • CONFERENCES
    • SCIENTIFIC PUBLICATIONS
      • TOP MOST CITED ARTICLES
    • SEASONAL SCHOOL
    • GENDER EQUALITY PLAN
  • PROJECTS AND PARTNERS
    • INTERNATIONAL
      • NEWS
      • OUTGOING STUDENTS /STUDY ABROAD
        • INTER INSTITUTIONAL AGREEMENT
        • INTERNATIONAL DEGREES
      • INCOMING STUDENTS / STUDY AT EUT
    • PROJECTS
    • ACTIVE PROJECTS
  • ABOUT UET
    • FACTS AND FIGURES
    • STATUTE
    • ADMINISTRATION BOARD
    • MISSION AND VISION
    • INTERNATIONALIZATION
    • EMPLOYMENT AT EUT
    • EMPLOYMENT OPPORTUNITIES AND INTERNSHIP
    • EVALUATION REPORTS
  • Services
    • ACADEMIC SECRETARIAT
    • CAREER ADVISING
    • TUTORING
    • STUDENT CLUBS
    • STUDENT COUNCIL
    • ALUMNI
      • ALUMNI PRESIDENT
  • en_US
    • sq

Aktivitete

Aleksandër Kocani: Filozofia, fusha që të jep esencën e lirisë

  • Date October 5, 2019

Aleksandër Kocani: Filozofia, fusha që të jep esencën e lirisë

Pedagogu i filozofisë në Universitetin Europian të Tiranës, Prof. Dr. Aleksandër Kocani rrëfen mbi ditën e tij të parë të mësimdhenies, ndërthurjen e shkencave ekzakte me filozofinë, dhe rëndësinë e kësaj të fundit për shoqërinë

Kur iu dha lajmi se do të jepte mësim në auditorët universitarë për herë të parë si asistent-pedagog sapo kishte përfunduar studimet e larta në degën e Fizikës. Profesor Aleksandër Kocani e kujton mjaft mirë ditën e tij të parë në këtë përgjegjësi të re, jo thjesht për emocionet që shkaktoi tek ai ky lajm, por edhe për vetë faktin se do të jepte mësim në degën e Filozofisë. Për fizikantin e ri kjo ishte një sfidë e vërtetë, por vullneti për studiuar nuk i mungonte. Ndonëse në rolin e mësimdhënësit, me përkushtimin e një studiuesi të vërtetë, ai mbante shënime dhe lexonte ndoshta edhe më tepër se studentët e tij.

“Ishte nëntor i vitit ’73 kur mora emërimin në Katedrën e Materializmit Dialektik dhe Historik si asistent-lektor. Për shkak se unë kisha përfunduar studimet në fizikë, isha i përkushtuar të mësoja sa më shumë për filozofinë. Asistoja pedagogë me shumë përgatitje dhe përvojë dhe i dëgjoja me shumë vëmendje, mbaja edhe shënime, kjo edhe për të mësuar se si jepej mësim, pasi mësimdhënia nuk përvetësohet vetvetiu”, rrëfen Kocani.

Ndërthurja e shkencave ekzakte me filozofinë ishte një model që në atë kohë ishte marrë nga Rusia, për ta bërë këtë të fundit jo vetëm më tërheqëse por edhe për të përforcuar mendimin kritik, logjikën dhe argumentimin e studentëve.

Pas përvojës si asistent, shumë shpejt profesor Kocani filloi të jepte mësim si pedagog. Tregon se krahas studentëve të degës së matematikës dhe fizikës, me të cilët marrëdhënia ishte mjaft e mirë edhe për shkak të përgatitjes bazë të tij, një prej eksperiencave më të mira në mësimdhënie ka qenë ajo me studentët e mjekësisë.

“Unë zhvilloja me ta seminaret e lëndës Materializëm Dialektik dhe ajo çfarë më bënte shumë përshtypje është fakti që interesoheshin, bënin shumë pyetje për tema që dilnin përtej filozofisë së thjeshtë. Donin të dinin mbi atë pjesë të filozofisë që lidhej me fizikën, kiminë e biologjinë. Ata ishin studentë shumë të zgjuar, të urtë e qytetarë, me të cilët ndërtova marrëdhënie shoqërore sepse ata nuk e keqpërdorën këtë fakt.”, tregon ai duke theksuar faktin se për të, kjo etje për dije e studentëve ishte motivim që të sillte në auditor një lëndë të trajtuar ndryshe nga më parë, më tërheqëse, më të dobishme për ta.

Pikërisht kjo përvojë ndikoi që vite më vonë, kur të ishte rradha e tij të mësonte pedagogët e rinj, t’u jepte këtë mesazh: “Autoriteti nuk imponohet. Një pedagog e krijon autoritetin duke iu imponuar studentëve me dije, jo me autoritet fals pasi kështu krijon marrëdhënie artificiale, të ngurta.”

Ndalet edhe në një moment tjetër të veçantë, atë të mësimdhënies për një grup studentësh që zhvillonin kualifikimin pasuniversitar në fizikë, në vitet 1985, në një kohë kur të tillë auditorë ishin të vështirë për t’u krijuar.

“Ka qenë hera e parë dhe e vetme në jetën time, që unë në bazë të pyetjeve të studentëve ndërtoja mësimin, dhe mendoj që kjo është forma më e mirë, më e përsosur për të ndërtuar një leksion. Kur studentët janë të ndërgjegjësuar, kanë interesa dhe janë të përgatitur ata mund ta menaxhojnë shumë mirë orën me anë të pyetjeve që shtrojnë.”

Deri përpara viteve ’90 dha mësim në auditorë të karaktereve nga më të ndryshmit, duke filluar nga dega e filozofisë, fizikës, matematikës, mjekësisë, gjuhëve të huaja, letërsisë, historisë, inxhinierisë së ndërtimit etj, duke krijuar kështu një profil pedagogu të pasuruar nga përvoja “shumëngjyrëshe”. Me kalimin e viteve ekspertizës së tij iu shtuan edhe lëndë të tilla si metodat e kërkimit, filozofia e shkencës dhe metodologjia, ndërkohë që ndër vite ka mbajtur edhe detyra të rëndësishme administrative pranë akademisë.

Me baza të forta në edukimin shkencor, Prof. Dr. Aleksandër Kocani thekson rëndësinë që arsyetimi logjik ka për filozofinë, e rëndësinë që filozofia ka në krijimin e një shoqërie të shëndoshë.

“Çdo shoqëri ka nevojë të jashtëzakonshme për filozofinë. Të bëhesh filozof sigurisht kërkon prirje, sepse prirja si në çdo fushë është një faktor i rëndësishëm për motivimin, por kjo nuk mjafton. Të bësh filozofi kërkon të studiosh shumë, sepse nëse nuk e bën këtë do ngelesh një njeri që ka njohuri filozofike, por dogmatik, i ngurtë. Filozofi duhet të jetë mendjehapur, e që të jetë mendjehapur duhet të ketë lexuar shumë variante, sepse filozofia e tillë është, ka përplasje mendimesh. Nuk mund të thuash që ky ka të drejtë e ai e ka gabim, sepse nuk ke kriter. Kështu që është mirë të lexosh sa më shumë pasi duke pasur këtë horizont mund të krijosh mendimin tënd, të diskutosh, propozosh, të krijosh diçka që është thelbi i së gjithës. Mirëpo krijimi kërkon punë të madhe, dhe puna konsiston tek leximi. Për fat të keq rënia e interesit për lexim sot është trendi kohës kudo në botë, por për mua libri mbetet mjeti më universal për të marrë informacion formues. Libri nuk zëvendësohet akoma, ndonëse trendi shkon kundër tij.”

Thotë se një filozof është një vlerë e shtuar për të gjithë shoqërinë edhe për vetë faktin se mendon dhe i nxit të tjerët të mendojnë në mënyrë të pavarur. Është mendimi, që më pas krijon edhe sistemet demokratike të mirëfillta dhe lirinë.

“Demokracia jonë është nga ato që quhet gjysmë-demokraci, dhe një ndër arsyet e shumta përse realiteti është kështu, është sepse ne nuk kemi individë që të kenë sisteme vlerash vetjake, që në bazë të këtij sistemi të arsyetojë dhe të marrë vendimet e veta. Filozofi duhet të ketë një mendim të pavarur, duhet të ketë logjikë, duhet të arsyetojë sepse në filozofi e vetmja ‘armë’ që të lejon ty të bësh një zgjedhje është arsyetimi logjik. Në formimin e qytetarit në shoqëri, roli i filozofit është i pazëvendësueshëm pasi është ai i cili i nxit ata të arsyetojnë, të jenë autonomë, të mos jenë konformistë, dhe të mos i marrin të gjitha çfarë u thuhen të mirëqena.”

  • Share:
admin

Previous post

Krijohet UET ALUMNI LIDERSHIP/ LRI, Kryemadhi “bekon” rrjetin e bursistëve
October 5, 2019

Next post

Formësohet i plotë Fakulteti i Shkencave Mjeksore Teknike në UET
October 5, 2019

You may also like

HHA_2300
UET i akordon titullin “Doctor Honoris Causa” ish- presidentit Alfred Moisiu, burrështetas dhe model për politikën
9 May, 2025
HHA_1338
Ministrja e Bujqësisë Anila Denaj në FORUMET UET: Bujqësi me kontratë për të prekur tregun e BE-së
9 May, 2025
4R1A8874
Promovohet INGENIOUS 5/1- Ndërthurja e teknologjisë me produktin dhe një role model si Gentjan Zotaj
8 May, 2025

Search

Since its inception in 2006, UET has not stopped its efforts to reform, structure and complete it, processes and initiatives that ensure the highest quality graduation of our students.

Scan here to read our latest QAA review report



Address:

Xhura Complex, St. Xhanfize Keko, Tirana, Albania.

STUDY AT EUT

  • Professional Diploma
  • Bachelor
  • Professional Master
  • Master of science
  • Master of Arts



Cellular

+355682016616

+355689037765



Address:

Xhura Complex, St. Xhanfize Keko, Tirana, Albania.



Cellular

+355682016616

+355689037765



Email

[email protected]



Reserve your activity



Facebook-f




Instagram




Linkedin



Email

[email protected]



Reserve your activity



Facebook-f




Instagram




Youtube




Twitter

© Copyright 2023 UET