Java e Orientimit në UET, flasin drejtuesit e UET
Java e orientimit në UET ka një rol parësor në jetën e studentit për ta informuar dhe afruar me tepër me strukturat funksionale të tij. Për këtë , ajo organizohet cdo vit me 5 fakultetet në të cilat studiojnë studentët.
Viti akedimik 2020-2021 nis në një vit aspak të zakontë, i kushtëzuar nga pandemia botërore Covid-19 e cila i ka detyruar universitetet shqiptare të kryejnë të paktën për një muaj procesin e mësimit online. Pavarësisht këtyre vështirësive UEt ka mundur të zhvillojë “Ditët e Orientimit” në grupe të vogla ku përfaqësuesit e lartë të UET na tregojnë më tepër mbi rëndësinë dhe mundësitë që UET u jep studentëve të cilët e zgjedhin atë.
Administratori i UET, Tildi Cadri duke folur përpara studentëve të Edukimit, Psikologjisë dhe Sporteve shprehet se, “Eshtë kënaqësi të shikoj sallën plotë , sidomos tani në kushtet e Covid. Jetojmë në kohëra të cmendura, ose në kohëra jostandarte. Jam shumë i sigurt që kjo sallë do ishte plotë sepse kërkesat drejt këtyre programeve studimi nuk janë rastësi që kam përzgjedhur të vi dhe këtu nuk janë të zakonshme. Cilësia e këtyre programeve studimi e treguar ndër vite janë të jashtëzakonshme. E para doja tju falenderoja, realisht për përzgjedhjen që keni bërë. Universiteti është sfidë, është rrugëtim, është investim, por është edhe jetë. Që do të thotë një universitet nuk ndërlidhet vetëm me pjesën e mësimëdhënies, ai është habitati ku ju njiheni me njëri tjetrin, është pjesa ku ju forconi marrëdhëniet tuaja, ku takoheni, ku investoni dhe padyshim diplomoheni. Në kët fazë e di që është e vështirë që ju ta ndjeni potencialin e UET, po themi në pjesëmarrje.
Ne jemi përpjekur shumë që ta kanalizojmë këtë pjesën e administrimit dhe mësimëdhënies në formatin më të duhur duke respektuar të gjithë protokollet shtetërore, po ashtu edhe duke siguruar që ju të merrni maksimumin e cilësisë brenda këtyre hapësirave. Kuptohet në 15 vite UET, këtu ka dicka që ju e dini dhe mund ta njihni edhe nga fjalët e mira në qytet edhe nga alumni i UET në rrjetin e ekselencës apo personazhe të cilët janë diplomuar këtu dhe kanë gjetur një punë dhe hapësirë të mirë në qytet dhe janë orientuar drejt tregut të puns. Ky është fokusi ynë. Fokusi i UET është të drejtojë ju drejt tregut të punës. Kjo javë orientimi është për tiu kanalizuar sepse ka dhe skemën e vet, ka dhe sistemet e veta. Ka dhe strukturën e vet, ka protokolle, ka procedura. Universiteti nuk është vetë mësim. Ne kemi klube studentore, ne kemi aktivitete të jashtëzakonshme, rrjete, ndërkombëtarizimin më të lartë në të gjithë institucionet jopublike në Shqipëri. Kemi erasmuset, kemi konferencat. Njohjet dhe dijet do përmirësohen nga viti në vit. Ju do merrni disa aftsi kritike, analitike. Unë dua tju them suksese, faleminderit që zgjodhët UET. ”
Ndërkohë Rektori i UET Prof. Dr. Tonin Gjuraj në fjalimin e tij mbi Javën e Orientimeve tregon se “Ne kemi traditë në UET që të bëjmë javën e orientimeve apo ditët e orientimit. Në fakt kanë qenë të shtrira gjatë gjithë javës, por ju duhet ta kuptoni që për arsye të rrethanave apo të pandemisë, të asaj që njihet tashmë si koronavirus ne kemi limituar shumë aktivitete të tilla në hapsire dhe në kohë. Mendoj që keni bërë zgjedhjen e duhur nisur nga tradita që ka krijuar institucioni. Rektori i UET duke folur përpara studentëve të Fakultetit të Shkencave Juridike, Politike dhe Marrëdhënieve Ndërkombëtare shton se, “Programet e shkencave politike janë jovetëm të akredituara por dhe të riakredituara. Kuptohet që reforma në drejtësi, ndoshta disa zhvillime të tjera duket sikur e kanë frenuar atë dëshirën dhe numrin e madh të studentëve që të gjithë të shkojnë tek juridiku apo tek shkencat sociale. Për ju dhe familjet tuaja këto ditë, primare është shëndeti dhe kujdesi që do keni, ndaj merreni seriozisht sepse virusi është midis nesh. Ne kemi marrë të gjitha masat dhe për orët që do zhvilloni në auditor. Ne përputhemi me protokollin e masave dhe të gjitha udhëzimeve që ka dërguar ministrija dhe me rregulloren tranzitore që ne kemi miratuar. Kemi marrë masat tona për të dy godinat që ju të jeni të sigurt por siguria është në dorën tuaj. Studentët duhet të kenë shumë kujdes në mënyrë që të respektojnë distancën sociale, të mbajnë maskat sepse ne parësore kemi shëndetin. Kujdesi ju takon ju, shmangni qëndrimet me njëri tjetrin. Mos u panikoni. Ne i kemi marrë të gjitha masat.”
Gjatë fjalimeve të mbajtura ndër to ishte dhe fjalimi i Presidentit të UET, Prof. Asoc. Dr Selami Xhepa ku ndër të tjera shprehet se “Më kujtohet koha kur shkoja në shkollë, ne shkonim me valixhe druri por tani studentët vinë me iphonë, celularë, etj, etj. Pra ka një ndryshim të madh nga një epokë në tjetrën . Unë ju përgëzoj fort për të dy zgjedhjet që keni bërë, edhe për zgjedhjen në Universitetin Europian të Tiranës, është një besim dhe përgjegjësi për neve dhe jam i bindur që bashkë më kolegët e mi do të dimë ta vlerësojmë dhe ta përkthejmë në një vlerë të shtuar për juve në mënyrë që tre vitet e qëndrimit tuaj këtu në universitet të mos jenë një periudhë kohe inaktive apo të mërzitshme por të jetë një kohë sfiduese, të merrni dije por të merrni njëkohësisht edhe kënaqësi në auditoret tona. Së dyti ju përgezoj edhe për zgjedhjen që keni bërë për të profesionit të ekonomistit, meqë edhe unë vetë jam një ekonomist. Që të jemi i sinqertë kur më ka dalë mua shkolla dikur, nuk është se e zgjodha vetë, atëherë dikush tjetër i merte vendimet për neve. Pavarësisht se nuk e zgjodha vetë, profesioni i ekonomistit më jep shumë kënaqësi dhe jam tmerrësisht i lumtur nga zgjedhja që bëra për profesionin. Puna e ekonomistit është ndoshta nga profesionet e vjetra të njerëzimit dhe nëse ndër më të vjetrit kanë qenë puna e priftit dhe e mjekut edhe ekonomisti futet po këtu. Në thelbin e vet shumë pak ka ndryshuar, psh kontabiliteti vazhdon të jetë i njëtë edhe sot, në princip , pra principet janë të njëjta në profesion. Ajo që ka ndryshuar është që brez pas breezi, gjeneratë pas gjenerate ne e kemi modifikuar dhe e kemi sofistikuar shumë këtë kështjellën e famshme të teorisë së ekonomisë dhe kemi bërë një teori tërësist komplekse dhe të vështirë. Kështu që në thelbin e vetë pavarësisht se principet janë të njëjta, e kemi sofistikuar këtë teori dhe ndoshta kjo do të jetë dhe sfida jonë sëbashku. Ne si ekonomistë jemi në një pozitë gjithmonë famëkeqe, sidomos kur ndodh ndonjë krizë, të gjithë thonë, nuk u gjet ndonjë ekonomistë që te na paralajmëronte më përpara.
Kjo është pozita fatëkeqe e një ekonomisti në të cilën do ta gjeni veten edhe ju kur të rriteni dhe të bëheni në pozita drejtuese të vendit, kështu që në këtë lloj pozicioni ne duhet të përpiqemi që të mbajmë edhe barren e publikut për dështimet e shoqërisë, .Ne prej shekujsh e kemi përsosur por jo gjithmonë gjërat i kemi bërë drejtë, vazhdojmë nëpërmjet punëve tona kërkimore ta përshtasim atë në mënyrë që të jetë e bëshme dhe të funksionoj në kontekstin e shoqërisë sonë. Unë ju përgëzoj fortë për zgjedhjen e profesionit që keni bërë dhe uroj që ekonomia që ne do ndërtojmë në të ardhmen, me kontributin dhe mencurinë tuaj të jetë një ekonomi e vërtet me baza të qëndrueshme. Kjo është sfida jonë dhe kjo do të jetë edhe sfida juaj, e brezit të ekonomisë. Përgëzimet e mia më të sinqerta. Na shfrytëzoni për të marrë dijet që ju dëshironi dhe të punojmë sëbashku për të bërë këto vite të qëndrimit tuaj një periudhë që të marrim dhe dije dhe kënaqësi dhe të ndërtojmë një komunitet. Jeta ecën shumë shpejtë dhe tre vite ikin shumë shpejt. Shfrytëzojini vitet që keni marrë për të ardhur pranë nesh, shërblejani mundin prindërve tuaj dhe garantoni një persp ektivë shumë më të sigurt.”