UET forcon qeverinë studentore, duke rritur rolin e studentit
Me ndryshimin e rregullores të UET këshilli studentor merr një rol të veçantë jo vetëm në përfaqësimin e tyre në senatin akademik, por edhe në aktivizimin e studentëve në shumë procese akademike.
Sapo dëgjojmë fjalën lidership na vjen menjëherë në mendje një sërë imazhesh si: udhëheqës politik, eksplorues, drejtues kompanie. Çdo lider, pavarësisht se çfarë udhëheq, ka një sërë detyrash kundrejt vartësve të tij. Një lider ndihmon të tjerët dhe veten që të bëjnë gjërat e duhura, i drejton të tjerët në “destinacionin e duhur”. Të jesh një lider do të thotë të jesh frymëzues për ekipin tënd, t’i motivosh dhe t’i menaxhosh vizionet e tyre. Lideri është një person me vetëbesim dhe aftësi të mira komunikimi.
Të qenit një lider nuk të ofron gjithmonë vetëm sukses. Edhe dështimi është pjesë e lidershipit. Prandaj një lider duhet të jetë i gatshëm të përballojë me finesë dështimin dhe këmbëngulës për të vazhduar përpara.
Studentët e Universitetit Europian të Tiranës do t’i drejtohen procesit të votimit për të zgjedhur përfaqësuesit e tyre. Qeveria Studentore tashmë meriton të quhet një institucion më vete në universitet. Aktivitetet e organizuara dhe takimet periodike ku ftohen edhe drejtues të UET, u kanë dhënë një rëndësi të veçantë studentëve në rolin vendimmarrës dhe organizativ. Këtë vit do të jenë të gjitha vitet e studimit që do të bëjnë zgjedhjet për çdo program studimi.
Universiteti Europian i Tiranës i kushton një rëndësi të madhe lidershipit si një mënyrë tepër e mirë për të stimuluar, nxitur studentin që ai të përparoj në fusha të ndryshme të jetës duke e bërë atë një individ të pavarur, ambicioz dhe me vetbesim të lartë.
Qeveria studentore në UET është e pranishme pothuajse çdo vit në jetën e studentit. Edhe këtë vit ajo nuk mund të mungonte. Qëllimi kryesor është të krijoj lidershipin e duhur që është në funksion të studentëvet dhe jovetëm. Çdo program studimi, duhet të ketë përfaqësuesin e tij, i cili do të jetë zëri dhe ura lidhëse e studentëve me strukturat akademike dhe administrative të universitetit.
Në kuadër të ristrukturimit dhe zgjerimit Universiteti Europian i Tiranës i cili prej dy vitesh ka shtuar programet e studimit dhe ka kaluara nga tre fakultete në pesë të tilla do të ristrukturoj edhe Qeverinë Studentore të UET ku nga 25 anatërë që ajo ka në përbërjen e saj do të ketë tashmë 50 senatorë që do të udhëhiqen nga presidenti, të cilin do të zgjdihet me votim të fshetë nga senatorët 50 përfaqësuese të kurseve të studimit.
Që nga dita e tij e parë Universiteti Europian i Tiranës ka patur dhe ka në vëmendje studentin. Për UET, Qeveria Studentore është një lloj detyrimi ndaj pjesës tjetër të studentëve, dhe në ktë kuadër studentët në Universitetin Europian të Tiranës do të kenë në janar Qeverinë e re Studentore. Do jenë pikërisht ata, të cilët në mënyrë demokratike do të zgjedhin përfaqësuesit e tyre të rinj. Si gjithnjë, e përcaktuar edhe në statutin e Universitetit Europian të Tiranës edhe në Qeveria e re Studentore, do të ketë tre anëtarë të saj, të cilët do të jenë pjesë e Senatit Akademik, në mënyrë që studentët të përfshihen në vendimet të cilat merren për universitetin e tyre, një përfaqësi kjo, e cila garanton transparencën dhe dëgjimin e vullnetit të studentëve.
“Procesi mësimor, jeta studentore dhe tregu i punës janë në themel të Qeverisë Studentore. Kushdo që të përzgjidhet ka rëndësi të përfaqësojë denjësisht klasën e tij. Ne investojmë shumë te studentët. Që ta kuptojmë se ku doni të shkoni, të kuptojmë se çfarë shkon dhe jo, duhet një farë kontakti dhe një lloj ure lidhëse që jeni ju Qeveia Studentore e cila menaxhohet nga dekania e studentëve si dhe presidentja e Qeverisë Studentore. Duhet që një student të jetë në kohë në raport me problemin dhe të mos heshtë në asnjë moment. Universiteti Europian i Tiranës ofron një ndërthurje më së miri të dëshirave të studenteve si dhe detyrimeve akademike” u shpreh Odeta Cacaj dekania e studentëve.
Statusi Senator është i privilegjuar në UET dhe pesha e tij në vendimarrje është e konsiderueshme. Përveç përgjegjësive që janë në thelb të këtij posti, gjithashtu studentët do të përfitojne një eksperiencë që do t’ju vlejë si brenda mjedisit të universitetit por edhe në planin personal, apo kudo ku operohet në bazë të aftësive të lidershipit. Kjo do t’i bëjë ata më të aftë dhe konstruktiv në marrjen e vendimeve jetike.
Ekselencës në UET i është kushtuar një rëndësi shumë e madhe e cila ndikon në pasjen e një emri të mirë dhe pozitiv të tij. Atyre u jepen rolet të rëndësishëm në UET si angazhimi në klubet studentore, qeveria studentore etj. Statusi Senator i jepet këtyre studenteve të cilat janë ekselenca e UET-it.
Dekania e studenteve ,Odeta Cacaj bën thirrjen ndaj studentëve për të qenë pjesë e zgjedhjeve të qeverisë studentore duke përfaqesuar grupet përkatëse në të cilat bëjnë pjesë për çdo department.
PROCEDURA PËR TË PALIKUAR SI ANËTARË I QEVERISË STUDENTORE:
Kandidatët mund të vetëshpallen në fazën e parë, pra i lind e drejta cdo studenti të paraqitet për aplikim në Zyrën e Pranimeve, kati i I dhe në Zyrën e Kujdesit ndaj Studentit, kati II,Godina A nga ora 9:00-16:00.
Faza e parë zhvillohet nga 13-15 Janar 2020 dhe aplikimet mbyllen në datë 15 Janar.
Pas kësaj date, do të zbardhen kandidatët dhe profilet e tyre nga ana e Zyrës së Dekanes së Studentëve.
Kandidatët zyrtarë duhet të bëjnë fushatë në grupin e tyre ditën e Enjte, datë 16 Janar. Ndërsa ditën e Premte, datë 17 Janar, fushata do të zhvillohet tek Salla Aula Magna, ora 12:00.
Në datat 20-23 Janar, do të zhvillohen zgjedhjet, të shtrira në ditë të ndryshme për programe të ndryshme studimi.
Studentët të cilët dëshirojnë të jenë pjesë e zgjedhjeve duhet të zbatojnë këto data dhe politika që Uuniversiteti Europian i Tiranes aplikon.
Kjo do të jetë një mundësi shumë e mirë edhe për ata që duan të jenë lider të së ardhmes, është praktike e cila ecën uniform me objektivat që studentët kanë për jetën e tyre.