Danny Rainer në UET: T’i shpaloset botës heroizmi i shqiptarëve…
Danny Rainer – Drejtues i Fondacionit Ndërkombëtar Raoul Wallengberg në UET
Në Universitetin Europian te Tiranës u zhvillua leksioni i hapur “Njohja e heroizmit të Shpëtuesve të Holokaustit përmes programit “Shtëpitë e Jetës”, një projekt i
“Fondacioni Ndërkombëtar Raoul Wallenberg” me Z. Danny Rainer – Drejtues i Fondacionit Ndërkombëtar Raoul Wallengberg, Israel.
Ishin të ftuar studentë dhe stafi akademik i Fakultetit të Juridikut, Shkencave Politike, Marrëdhënie Ndërkombëtare dhe Fakulteti i Shkencave Humane, Edukimit dhe Arteve Liberale. Studentë dhe pedagogë të fushave të ndryshme patën mundësinë e një bashkëbisedimi me Drejtuesin e Fondacionit Ndërkombëtar Raoul Wallengberg, z. Danny Rainer, duke dhënë një sugjerim apo mendim në lidhje me këtë projekt i cili prek “jetën”. Në këtë projekt z. Rainer, përmendi dhe bashkpunimin e Presidentit të Shqipërisë, z.Ilir Meta i cili morri pjesë në ceremoninë e përurimit të një pllakate nderi, me anë të së cilës Fondacioni Ndërkombëtar “Raul Wollenberg” e shpall Shqipërinë “Shtëpi të Jetës” për mbrojtjen dhe strehimin e hebrenjve.
Rëndësia e kësaj dite u theksua kohët e fundit nga Presidenti i SHBA, Donald Trump, i cili botoi një thirrje zyrtare për njerëzit e Shteteve të Bashkuara për “të vëzhguar Ditët e Kujtimit të Viktimave të Holokaustit, nga 28 prill deri më 5 maj 2019, dhe të nderojnë në mënyre solemne përvjetorin e çlirimit të kampeve të vdekjes naziste, me studime të përshtatshme, lutje dhe përkujtim, dhe për të nderuar kujtimin e viktimave të përndjekjes së Holokaustit dhe Nazistit duke kujtuar mësimet e kësaj mizorie në mënyrë që ajo të mos përsëritet kurrë. Një numër i madh i “Shtëpive të Jetës” kishin lidhje me Kishën Katolike. Vetëm në Itali dhe Francë, qindra kisha, konventa, manastire dhe shkolla katolike ishin pjesë e këtij rrjeti të ndërlikuar, një fakt që thekson rëndësinë e hapjes së arkivave të Vatikanit të kohës së luftës, siç u njoftua më herët këtë vit nga Papa Françesku, për të kuptuar roli i luajtur nga Kisha.Në muajt e ardhshëm ne kemi për qëllim të shpallim tre “Shtëpi të Jetës” në Hungari ku qindra fëmijë u strehuan dhe shpëtuan. Mund të imagjinohet vetëm sa jetë ka lindur nga këta fëmijë.
Daniel Rainer, Drejtues i Fondacionit, në fjalën e tij vuri në dukje se: “Në Shqipëri nuk është dëgjuar të ketë pasur as edhe një rast të vetëm denoncimi. Asnjë vendi tjetër nuk iu është njohur kurrë kjo njohje e vlerësim. Heroizmi i popullit shqiptar duhet t’i shpaloset e bëhet me dije mbarë botës.”
Programi i “Shtëpive të Jetës” në mënyrë të qartë ilustron guximin e shpëtimtarëve dhe në prag të Ditës së Përkujtimit të Holokaustit, të gjithë duhet të mendojmë për kujtimin e bekuar të viktimave dhe shpëtimtarëve të tyre. Fryma e tyre e përbashkët do të na ndihmojë të gjithëve në përpjekjet tona për të parandaluar një holokaust të ardhshëm.
Holokausti kishte dy fytyra të kundërta. E keqja e mishëruar nga nazistët dhe mbështetësit e tyre tenton ta errësojë guximin dhe mirësinë e atyre që e kanë përballur atë, sepse mendja njerëzore është më e prirur të njohë mizoritë, sesa altruizmin e pastër. Hebrenjtë e guximshëm që organizuan kryengritjen e getos së Varshavës, grupet e ndryshme të partizanëve na japin një shembull të shkëlqyer të heroizmit të viktimave. Po kështu, shpirti luftarak i ushtarëve aleatë, i cili dëboi okupatorët nazistë nga Evropa dhe çliroi kampet e përqendrimit, nuk mund të minimizohet.
“Objektivi ynë është pikërisht për të ruajtur dhe zbuluar trashëgiminë e shpëtimtarëve, duke u përpjekur të fusë shpirtin e tyre të solidaritetit qytetar në mendjet dhe zemrat e brezave të rinj. Në vitin 2014, nisëm një program arsimor ambicioz të titulluar “Shtëpitë e Jetës”. Ideja ishte të identifikoheshin dhe të shënonin me pllaka të veçanta ato vende në Evropë që ofronin strehë për viktimat e persekutimit nazist”, thekson z. Danny Rainer.