UET është kudo me ndërkombëtarizimin dhe projektet zhvillimore
Universiteti Europian i Tiranës i ka kushtuar vëmendje procesit të ndërkombëtarizimit, me qëllim përmirësimin e programeve të studimit dhe procesit akademik konform standardeve perëndimore, si dhe zhvillimit të stafit dhe kërkimit shkencor.
Globalizimi ka ndikuar në shumë sektorë të ndryshëm të shoqërisë, përfshirë këtu edhe arsimin e lartë në të cilin mobiliteti i ideve dhe i njerëzve është rritur ndjeshëm. Në të gjithë botën, universitetet iu përgjigjen sfidave të paraqitura nga globalizimi në mënyra të ndryshme. Një përgjigje, është ndërkombëtarizimi i kampuseve universitare. Në mënyrë që të përfitojnë nga trendi global, shumë institucione arsimore po përpiqen shumë për të vendosur marrëveshje dhe bashkëpunime me universitetet rajonale, ndërkombëtare dhe madje edhe interkontinentale.
Ndërkombëtarizimi i Arsimit të Lartë është një proces që tashmë konsiderohet si një mjet për të përmirësuar cilësinë e edukimit. UET i ka kushtuar vëmendje këtij procesi, me qëllim përmirësimin e programeve të studimit dhe procesit akademik konform standardeve perëndimore, si dhe zhvillimit të stafit dhe kërkimit shkencor. Universiteti Europian i Tiranës, si një universitet i cili synon të ofrojë për studentët një edukim cilësor e ka ndërkombëtarizimin një ndër prioritetet e tij.
Erasmus + Contact Seminar me Ballkanin Perëndimor
Ky seminar mblodhi rreth 200 përfaqësues nga institucione të arsimit të lartë nga të 34 vendet e programit Erasmus +, si dhe nga vendet partnere të Ballkanit Perëndimor (Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Mali i Zi dhe Kosova *). Qëllimi I këtij Seminari I Organizuar nga Komisioni Europian ishte rritja e numrit të aplikimeve brenda rajonit nën thirrjen tjetër për propozime Erasmus + duke ofruar mundësi konkrete për rrjetëzim.
Gjithashtu ky seminar përfshiu të gjitha veprimet ndërkombëtare të programit Erasmus +, me një fokus të veçantë në Lëvizjen e Kredisë Ndërkombëtare dhe ndërtimin e kapaciteteve në arsimin e lartë.
Projekti EVIVA
Në një takim dy-ditor, ekipi EVIVA (Komiteti Drejtues dhe Profesorët) mbajtën Takimin e Suksesshëm të Menaxhimit dhe Trajnimin mbi Zhvillimin e Kompetencave dhe Platformat e Moodle / Mahara / EVIVA. UET u përfaqësua nga Ketrina Cabiri, Drejtoreshë e Projekteve dhe Partneriteteve, Ermira Qosja, Zv Rektore dhe Drejtor i IT-së. Gjatë ketij takimi intensiv u diskutua për rezultatet e kërkimeve dytësore të zhvilluara gjatë vitit të parë të implementimit të projektit si dhe për progresin e tij, për shpërndarjen e informacionit si dhe manaxhimin financiar të projektit. Gjithashtu një fokus të veccantë iu dha edhe zhvillimit të vazhdueshëm të stafeve akademike dhe administrative për përdorimin e softëare për validimin e kompetencave.
eVIVA ka të bëjë me mënyra të reja të të mësuarit në Institucionet e Arsimit të Lartë në lidhje me “Shkathtësitë dhe Kompetencat që lidhen me Shërbimin”. Ky konsorcium ka si qëllim të promovojë përvetësimin e këtyre kompetencave dhe të vlerësojë dhe dokumentojë se si këto kompetenca zhvillohen midis akademisë dhe biznesit.
Gradua Project
Takim për vlerësimin e eksperiencave të studentëve dhe kompanive.
Takimi pati si qëllim prezantimin e rezultateve të një pyetësori të zhvilluar në disa universitete partnere për vlerësimin e kenaqësisë së studentëve me zyrën e Këshilimit akademik dhe Karrierës si dhe me praktikën profesionale. Ne fund takimi u permbyll me permbledhjen e vijueshmerise se zbatimit të projektit si dhe me planin për promovimin e tij.
Projekti do vazhdojë të shoqërojë dhe mbështesë kryesisht universitetet shqiptare në ndërlidhjen e krahut me nevojat e shoqërisë me një fokus të veçantë në qëndrueshmërinë, ndërtimin e kapaciteteve dhe shkëmbimin e praktikave më të mira: aktivitetet e planifikuara do të rrisin aftësitë e stafit universitar në rritjen e zhvillimit të karrierës së të diplomuarve, zhvillimin e aftësimit profesional dhe bashkëpunim i strukturuar me botën e biznesit, mjete efektive për udhëheqjen e karrierës dhe orientimin e studentëve në tregun e punës, mjete kërkimore të përparuara dhe konkurruese për monitorimin e arsimit të lartë dhe analiza e tregut shqiptar të punës.
The feminine side of quality
Prezantimi përmbyllës i projektit ndërkufitar “The feminine side of quality”, realizuar nga OJQ MogUL, Komuna e Ulqinit, Universiteti Europian i Tiranës dhe Bashkia e Mirditës.
Objektiv i projektit ka qenë nxitja e bashkëpunimit ndër-kufitar për rritjen e mundësive të punësimit dhe vetë-punësimit për gratë në zonat rurale të Mirditës dhe Ulqinit duke shfrytëzuar potencialin ekzistent të traditës lokale në kultivimin, prodhimin dhe përpunimin e produkteve agro-ushqimore. Ne kete takim moren pjese grupet perfaqesuese nga Ulqini, Miredita dhe Tirana dhe drejtuesit vendore, kryebashkiaku Ndrec Dedaj nga bashkia Mirdite dhe Loro Ndrekiq, drejtues i komunes Ulqin (Mali i Zi). UET, si partner ne kete projekt, u perfaqesua nga Znj. Kebjana Haka, e cila pergezoi arritjet e projektit.
Cluster Meeting
Takim Rajonal “Impakti në Ballkanin Perëndimor i Projekteve Rritje Kapacitetesh të Arsimit të Lartë”.
Janë mbledhur në takimin dy ditor, të gjithë aktorët e projekteve “Rritje Kapacitetetsh ne AL” të rajonit, përfaqësues të Delegacionit Europian dhe përfaqësues të Zyrave Erasmus+ të katër shteteve. 22-23 Tetor 2019
Në takim u diskutua për forcimin e kapaciteteve në fushën e arsimit të lartë në vendet e Ballkanit Perëndimor, për mundësitë për bashkëpunim rajonal, modernizimin dhe ndërkombëtarizimin e këtyre vendeve. Gjatë këtij aktiviteti u zhvilluan paralelisht katër ëorkshope nga përfaqësues të zyrave kombëtare të Erasmus + në Shqipëri, Mal i Zi, Kosovë dhe Bosnje Hercegovina. Objektivi i këtyre ëorkshopeve ishte mbështetja ndaj ndërkombëtarizimit të universiteteve në Ballkanin Perendimor, impakti dhe promovimi i reformave kombëtare dhe rajonale si dhe nxitja e bashkëpunimit rajonal në fushën e Arsimit të lartë. UET u përfaqësua nga Dr. Ketrina Cabiri Projekteve dhe Partneriteteve dhe Ornela Vladi Si Koordinatore Projekti pranë kësaj zyre.