Rrëfimi i Muç Nanos në UET: Braktisa inxhienerinë për shkencat humane
Gazetari dhe publicist i njohur Mustafa Nano ishte i ftuar në javën e orinetimit në UET me filimin e vitit akademik ku rrëveu para studentëve të Fakultetit të Shkencave Humane, Edukimit dhe Arteve Liberale se si s inga një I diplomuar për inxhieneri kaloi të studionte për shkencat humane, gjë që e ka passion edhe sot.
Unë mendoj që ju keni zgjedhur mirë që keni ardhur te ky universitet, dhe që keni ardhur te këto shkencat humane. E mendoj këtë bazuar dhe tek një eksperiencë e imja personale, po edhe po të distancohem nga kjo eksperienca ime përsëri të njëjtën gjë do mendoja. Po eksperienca ime personale është shumë interesante sepse unë kam një dipolme inxhinieri dhe jam inxhinier. Kam mbaruar në vitin 85’ inxhinieri elektronike, dhe unë nuk u bëra kurrë inxhinier dhe nuk më pëlqeu kurrë inxhinieria. Dhe nuk i kam pëlqyer kurrë këto shkencat që kanë të bëjnë me natyrën, fizika, matematika, ndonëse kam qenë i mirë në matematikë dhe në fizikë, por nuk më pëlqente të aplikohesha dhe më tutje gjatë jetës.
Më kanë tërhequr shumë shkencat humane. Edhe pastaj, për fatin tim të mirë erdhi viti 1990, ku ndodhi ajo përmbysja e madhe, dhe ajo përmbysja e madhe ndodhi për të mirën e shumë njerëzve, ndodhi dhe për të mirën time. Për të mirën time në kuptimin që ra diktatura dhe erdhi demokracia, po dhe në një kuptim të ngushtë personal. Unë pata një avantazh, sepse kuptova që unë tani më në fund mund të zgjidhja. Isha akoma i ri, isha 30 vjeç, por erdhi koha që unë mund të zgjidhja, mund të zgjidhja vendbanimin, mund të zgjidhja edhe vendin ku mund të jetoja. Edhe Shqipërinë mund ta lija, siç e lanë shumë njerëz, siç vazhdojnë ta lënë dhe sot, bile sot është shndërruar në një flamë. Dhe mund të ndërroja e të gjeja dhe një profesion të ri.
Mund të ndërroja profesionin dhe e ndërrova profesionin, sepse të bëja këtë që po bëj sot ka qenë ëndrra ime. Edhe gjatë gjithë këtyre 30 viteve jam si autodidakt, jam përpjekur shumë që të mbush disa vrima të zeza që unë i kam pasur në kulturën time. Dhe në këtë kuptim, unë do doja shumë të isha si ju, ta filloja si ju nga e para, sepse janë ca gjëra që ose bëhen në moshën tuaj, ose nuk bëhen asnjëherë, ose në qoftë se bëhen, bëhen me mundime të mëdha siç po i bëj unë. Janë ca lexime, ca libra të caktuar që njeriu ose i lexon në moshën 20 vjeç, ose më mbrapa pastaj e ka shumë të vështirë ti lexojë. Shekspiri lexohet në moshën tuaj, apo Homeri, apo Dante. Më pas në moshën 40-50-60 vjeç do keni kokëçarje të tjera, varet si do të marrë edhe jeta.
Kështu që ju që e keni bërë këtë zgjedhje, keni zgjedhur shkencat humane, sidomos ajo pjesë prej jush që përveçse ka bërë këtë zgjedhje, ka dhe aspiratë, ka dhe projektë që kanë të bëjnë me të ardhmen e tyre dhe duan jo vetëm të marrin nj diplomë në shkencat humane, por të bëhen dhe të zotë në fushat e tyre, të bëhen ekspertë të mirë, për ata që kanë këtë lloj aspirate unë do të sugjeroja një gjë, që është bazike dhe elementare. Në boten e sotme duhet të dish dhe anglisht, duhet të dish mirë, jo thjesht anglishten e komunikimit bazik (si je, si dukesh, si ja çon), po duhet ta njohësh mirë anglishten, flas gjithmonë për ata që ambicien e kanë të madhe dhe kanë ëndrra të mëdha, duhet ta njohin anglishten në nivelin e kërkesës që ka fusha ku ti aplikohesh, në nivelin e një ballafaqimi në klasë, në nivelin e një leksioni, të jesh në gjendje të japësh një leksion apo të bësh një debat të rëndësishëm në anglisht, sepse bota e sotme po shkon drejt këtij niveli dhe unë nuk njoh njerëz të zotë në botën e sotme që nuk dinë anglisht.
Ndoshta është e padrejtë që një gjuhë të jetë kaq e rëndësishme në një kohë që ka shumë gjuhë të tjera bota, ndodhta është e padrejtë që një gjuhë siç është anglishtja të jetë më e rëndësishme edhe se gjuha amtare, po ja që është. Mirëpo në të njëjtën kohë do tiu sugjeroj që dhe gjuhën shqipe ta mësoni mirë. Do ishte gabim të ecni me idenë ‘hë se është gjuha jonë, gjuha amtare që e kemi mësuar që të vegjël, na e ka mësuar mamaja po nëna në djep dhe e dimë’. Mirëpo nuk është e vërtetë, nuk e dini, sepse nuk e dimë, gjithmonë mësojmë. Edhe tek gjuha shqipe ne mësojmë.
Unë vazhdimisht jam sot duke mësuar, po flas për gjuhën shqipe. Bile edhe duke mësuar gjuhë të huaj, kjo është një mundësi për të perfeksionuar edhe sa më shumë gjuhën tënde, gjuhën shqipe. Ky është sugjerimi më i rëndësishëm dhe më pak inteligjent që mund tiu bëja të gjithë njerëzve, sepse është një gjë që e merrni me mënd që të gjithë që ëshë e rëndësishme, gjuha angleze në botën e sotme.
Një këshillë tjetë që do doja tiu jepja ka të bëjë me atë që e përmenda pak më parë, me leximet. Për mua janë disa libra që janë të rëndësishëm në këtë botën e sotme. Për ata që janë shqiptarë unë do sugjeroja që të lexonin se s’bën Kanunin e Lekë Dukagjinit, që ka të bëjë me ethosin e shqiptarëve. Unë duke lexuar Kanunin e Lekë Dukagjinit kam kuptuar pse shqiptarët janë kështu si janë, pse ne jemi kështu si jemi, pse ne vazhdojmë të jemi kanunorë. Kur them ne nuk kam parsysh vetëm disa kokrra, po kam parasysh edhe elitën kulturore të vendit, që funksionon shpesh herë në mënyrë kanunore, është i rëndësishëm Kanuni. Unë do doja të mos funksiononte asnjëri mbi bazën e Kanunit, se Kanuni është një vjetërsirë që nuk ka kuptim të adoptohet dhe të aplikohet sot, po si document historic Kanuni është fantastic. Kush do që të njoh mirë kombin shqiptar dhe shqiptarët duhet të lexojë Kanunin. Është një dokument historik fantastik. Sikur ta zhdukte dikush sot Kanunin edhe të mos ekzistonte më Kanuni si libër, do ishte një zbrazëti e madhe në kulturën e këtij vendi. Edhe unë do tiua sugjeroja që në rastin më të parë t lexonit, bile ta lexonit me vëmendje, seps Kanuni nuk është një libër i mërzitshëm, nuk është siç mund të jenë librat e shenjtë fjala vjen, që janë të mërzitshëm, që unë gjithshtu do tiua sugjeroja ti lexonit, Biblën dhe Kuranin.
Ndërkohë një tjetër dokument shqiptar është, Eposi i Mujit, i kreshnikëve, pra janë dokumenta unikalë këta, që nuk është se i gjen në vende të tjera, nuk është se i ka çdo vend. Në këtë kuptim them që duhet ti lexoni. Sidomos ata që kanë për fushë studimi apo aplikimi shkencat humane dhe që janë shqiptarë duhet ti njohin këto dokumenta, se janë të rëndësishme. Edhe ata që bëhen historianë, politikanë.
Këto janë lexime impenjative, nuk është si të lexosh një roman të thjeshtë buzë detit, janë lexime impenjative. Për shembull Kadareja është një nga më të rëndësishmit, nëpërmjet Kadaresë mund të marrësh dhe diçka prej kanunit, po unë përfytyroj që këta mbas 4-5 vjetësh do jenë njerëz që do jenë thelluar dhe do kenë nevojë ti lexojnë vetë.
Tjetër, këshilla e fundit që do doja të jepja është shumë e thjeshtë. Duhet me qenë të update-uar me atë që ndodh në botë. Sepse është krijuar ideja që Shqipëria është hapur tani, njerëzit shkojnë e vijnë ku duan dhe kthehen nga duan, edhe kjo ka sjellë, ka garantuar edhe hapjen tonë kulturore mendore. Kjo nuk ndodh në mënyrë automatike. Kufijtë mund të jenë të hapur dhe ne vetë mund të jemi mendjembyllur. Unë edhe sot shoh shumë intelektualë shqiptarë, pjesë e rëndësishme e elitës, janë njerëz që në fushën e tyre nuk update-ohen me zhvillimet koherente që ndodhin në botën e sotme. Unë edhe në emisionin tim kam ftuar dy tre psikologë edhe nuk e kanë idenë se ça ndodh sot në fushën e psikologjisë, fjala vjen, një ilustrim. Mirëpo në qoftë se ne nuk azhornohemi me atë që ndodh në botë, ne do mbetemi këtu në Shqipëri. Kufijtë janë të hapur, po logjika jonë është e mbyllur, mendja jonë do mbetet e mbyllur edhe ne do mbetemi ca njerëz me mentalitet provincial, edhe as vendit s’kemi për ti vlejtur, se vendit i vlen kur ti merr pjesë në këtë garën e madhe, kur ke fuqi kompetitive, në botë, nuk është puna të haesh me tjetrin në fshatin tënd të vogël, dhe ky është avantazhi i kufije të hapur. Nëse nuk është ky avantazh, për çfarë të duhet?