Rektorja e UET: Historia e Shqipërisë s’është ajo që na kishin mësuar
[:en]Rektorja e Universitetit Euopian të Tiranës, ish drejtoresa e Arkivit Qendror të shtetit, profesoresha e historisë Nevila Nika promovoi të premten e kaluar librin studimor “Në shtëpinë e Zotit”, ku gjatë fjalës së saj shpjegoi se historinë e vërtet të SHqipërisë e mësova jatë punës në arkiv.
Ky libër për mua është jo një kapërcim nga arkiviste në historiane, se unë për histori I kam kryer studimet e larta, por emërimi im në atë institucion, ishte një befasi, sepse realisht nuk e dija që vendi ynë kishte një pasuri të tillë. E dija bibliotekën kombëtare si çdo student i atyre viteve, por kam frikë që sot përsëri studentët dinë vetëm bibliotekën dhe arkivin përsëri nuk e dinë,. Futja në atë institucion ka qënë pak traumatike për shkak se ishte një institucion i mbyllur, me qen kufiri te dera, me ushtarë, me kallashnikov, ishte një gjë që ishte realisht befasuese, por që me kalimin e viteve kuptova që kishte qenë një fat i jashtëzakonshëm dhe jo një dëshpërim i orëve të para kur u futa, që isha futur në atë ndërtesë ku ruhet kujtesa jonë kombëtare.
Kujtesa jonë kombëtare, është një element i domosdoshëm, por që për ne ishte i dëmtur, vazhdon të jetë i dëmtuar dhe vazhdon të kemi njolla të bardha në atë kujtesën tonë historike. Fati e deshi që nisa të mësoja turqishten. Një nga shefat atje tha ‘kush di pak italisht?’. Unë u përgjigja pa e menduar gjatë, unëdi, dhe mua mu dha në dorë një material, ku pastaj që nga ai moment unë u konvertova, nuk u bëra katolike që të shkoja në kishë, po normalisht u konvertova në atë që ishte besimi i parë i familjes time. Flasim për vitet 70’-80’ kur feja nuk ishte e lirë, por dokumentacioni, pasuria e ardhur nga komunitetet fetare në Arkivin Qendror, është një dhuratë e jashtëzakonshme që i është bërë kombit. I është bërë nga arkivistët, dhe këtë unë e them gjithmonë me zë të lartë: nuk ka qenë një vendim i marrë nga lart, por ka qenë një ndjenjë atdhedashurie, qytetarie dhe profesionalizmi nga ata që punonin në Arkivin Qendror të shtetit.
Ishin ata që kërkuan kur digjeshin kisha dhe xhami, teqe dhe tyrbe, manastire dhe kuvënde, që kërkuan ti shpëtonin. Ky shpëtim i këtij dokumentacioni, ka qenë jo fat i madh, po do thoja i jashtëzakonshëm. Ky libër që shikoni këtu është një gjë shumë e vogël në krahasim me atë që ruhet në arkiv. Është pikërisht regjistri, vëllimi i dytë, sepse e ka të shkruajtur në kapak, është i dyti, i pari nuk është gjetur më. Fati ka dashur që unë të kem disa njerëz që më nxitën në këtë libër apo në këtë punim.
Deshifrimi i dorëshkrimeve të vjetra është shumë i vështirë. Më vjen shumë keq që nuk pata rastin t’ia lija dikujt tjetër mbrapa këtë përvojë që unë fitova, nuk e mora në shkollë, e mora në punë. Këtu në libër nuk do të gjeni dy – tre faqe që janë nga regjistri, po është i gjithi i tillë, është një dorëshkrim shumë i vështirë për tu kuptuar. Nuk është në shqip. Ka një fjalë këtu-atje shqip, italisht, ka ndonjë fjalë latinisht, madje dhe turqisht mund të ketë brenda.
Kam njohur dy njerëz të jashtëzakonshëm, At Zef Pllumin dhe imzot Frano Ilin. i kam shënuar dhe në parathënie. Kanë qenë ata të dy, sidomos At Zefi që më nxiti më tepër. Atë njoha të parin. Imzot Frano Ilinë kur e kam takuar në derën e arkivit, kam menduar që paska dhe një jetë të përtejme. Do thoni pse? Sepse dokumentat e marrë nga shpia e tij ishin marrë nga Sigurimi i Shtetit dhe ishin sjellë në arkiv. Ne e kishim parë në fotografi dhe kishim menduar që ky burrë nuk është gjallë më. Kishte hyrë në burg në 67’-ën, jemi në 93’-shin dhe e shoh përpara që më vjen ai burrë që e kisha parë në fotografi. Ky ka qenë një takim i jashtëzakonshëm, këtë më duhet ta shkruaj diku unë, jo ta tregoj gjithmonë, dhe thashë ‘jo nuk është ky’, jo tha, unë jam, Frano Ilia.
Ka qarë kur ka parë fotografitë e veta, më vinte dhe mua për të qarë, sepse ç’do të thotë një dokument? Dokumenti dhe fotografia nuk ka këmbë, nuk ka zë, nuk ikën nga e keqja që po i vjen, dhe kush është e keqja, dora e njeriut. Njeriu kish bërë, kish djegur dhe shkatërruar. Në një nga teqetë e Krujës u dogjën jo pak, por dy sete të Enciklopedisë Kamus-ul-alam (Fjalori i Madh i Diturive) të Sami Frashërit. Sepse ishin me gërma arabe dhe njerëzit nuk e dinin çfarë ishin. Kështu që dora e njeriut shkatërroi shumë.
Këto dokumenta erdhën në Arkivin e Shtetit në vitin 86’, për shkak se ishte ndarë fondi dhe një pjesë ishte në Komitetin Ekzekutiv të Shkodrës. I shpëtuam, sepse në 97’-ën apo në 92’-shin, diçka e tillë, në Shkodër u dogj, gjithçka do ishin djegur. Ka qenë mundim për ta bërë, sepse përkonte me muajt kur bëhesh lufta në Kosovë. Kam përballë profesoreshë Anala Lain që u bë mbështetëse e kërkesës së kahershme tonën, prej gati 15 vjetësh kërkonim a më shumë, që të mbronim doktoraturën, edhe kjo lufta e doktoraturave vazhdon ende sot…, që u bë e fortë një grua, neve gratë dhe na shajnë, dhe na lavdërojnë, që një pjesë e atyre që kishin bërë kërkesën u arrit të futesh në kornizat ligjore dhe unë ta mbroja.
Por kini parasysh se, Dritani e përmendi pak përpara, të qënurit pak kosovare, pak shkodrane, pak labe, pak kolonjare, mua më ka bërë që të jem shumë e dyzuar kur më pyesin nga je, e them nga gjithë Shqipëria. Gjyshes shkodrane ia kam bërë këtë peshqesh, ia kam gjithë Shqipërisë me një botim dokumentar me letërkëmbimin e kryengritjeve të mëdha antiosmane. Shpresoj t’ia bëj dhe Kosovës së shpejti me botimin e dokumentacionit të komitetit ‘Mbrojtja Kombëtare e Kosovës’ , edhe Çamërisë i kam bërë diçka, por në arkivë kur punon, kuptohet, ke dëshirë të ndishmosh të gjithë pafundësisht dhe, të themi të vërtetën, ndryshimi i sistemit më dha kënaqësinë e jashtëzakonshme jo për të bërë një punë timen, po për ti shërbyer publikut. Sepse dhimbja që ti ndjen kur lexon të vërtetën dhe bashkëvëllezërit, bashkëatdhetarët e tu nuk e dinë, dinë të gënjeshtërtën ose të pavërtetën, ka qenë me gjithë mend shumë e rëndë për neve si arkivistë, kështu që mbas vitit 90’ jemi munduar pafundësisht të ndihmojmë njerëzit për të kuptuar të kaluarën, për të ndihmuar për të bërë studime apo dhe të rinjtë për të parë çfarë pasurie ka vendi ynë. Kodikët, regjistrat e Perandorisë Osmane, letërkëmbimi i atdhetarëve, e kishim mësuar që Mithat Frashëri ishte vetëm i keq, Gjergj Fishta ishte armik, kishim… vetëm 5-6 emra që njihnim.
Kuptuam që historia jonë nuk është ajo që na kishin mësuar. Shqipëria dhe Shkodra në veçanti, ka patur një zhvillim jo të vogël dhe për tu admiruar në atë kohë. Fakti që nga gjithë Europa emigronin në Shkodër, jetonin dhe punonin në shekullin e XVIII-të, nuk është pak.
Ky libër e ka element të thjeshtë. Shpresoj që askush nuk do më thotë që ke bërë plagjaturë, sepse nuk kam cituar. Më në fund dhe këtë do ta them. Jam dëshpëruar kur nuk ma kanë dhënë të drejtën për të mbrojtur doktoraturën para 90’-ës, por kur më kanë pyetur jam përgjigjur. Jam shumë e lumtur që nuk ma dhanë, sepse do bëja një libër historie me citate të Enverit. Jo, tashti nuk kam citate të askujt, vetëm të Nevilës.[:sq]Rektorja e Universitetit Euopian të Tiranës, ish drejtoresa e Arkivit Qendror të shtetit, profesoresha e historisë Nevila Nika promovoi të premten e kaluar librin studimor “Në shtëpinë e Zotit”, ku gjatë fjalës së saj shpjegoi se historinë e vërtet të SHqipërisë e mësova jatë punës në arkiv.
Ky libër për mua është jo një kapërcim nga arkiviste në historiane, se unë për histori I kam kryer studimet e larta, por emërimi im në atë institucion, ishte një befasi, sepse realisht nuk e dija që vendi ynë kishte një pasuri të tillë. E dija bibliotekën kombëtare si çdo student i atyre viteve, por kam frikë që sot përsëri studentët dinë vetëm bibliotekën dhe arkivin përsëri nuk e dinë,. Futja në atë institucion ka qënë pak traumatike për shkak se ishte një institucion i mbyllur, me qen kufiri te dera, me ushtarë, me kallashnikov, ishte një gjë që ishte realisht befasuese, por që me kalimin e viteve kuptova që kishte qenë një fat i jashtëzakonshëm dhe jo një dëshpërim i orëve të para kur u futa, që isha futur në atë ndërtesë ku ruhet kujtesa jonë kombëtare.
Kujtesa jonë kombëtare, është një element i domosdoshëm, por që për ne ishte i dëmtur, vazhdon të jetë i dëmtuar dhe vazhdon të kemi njolla të bardha në atë kujtesën tonë historike. Fati e deshi që nisa të mësoja turqishten. Një nga shefat atje tha ‘kush di pak italisht?’. Unë u përgjigja pa e menduar gjatë, unëdi, dhe mua mu dha në dorë një material, ku pastaj që nga ai moment unë u konvertova, nuk u bëra katolike që të shkoja në kishë, po normalisht u konvertova në atë që ishte besimi i parë i familjes time. Flasim për vitet 70’-80’ kur feja nuk ishte e lirë, por dokumentacioni, pasuria e ardhur nga komunitetet fetare në Arkivin Qendror, është një dhuratë e jashtëzakonshme që i është bërë kombit. I është bërë nga arkivistët, dhe këtë unë e them gjithmonë me zë të lartë: nuk ka qenë një vendim i marrë nga lart, por ka qenë një ndjenjë atdhedashurie, qytetarie dhe profesionalizmi nga ata që punonin në Arkivin Qendror të shtetit.
Ishin ata që kërkuan kur digjeshin kisha dhe xhami, teqe dhe tyrbe, manastire dhe kuvënde, që kërkuan ti shpëtonin. Ky shpëtim i këtij dokumentacioni, ka qenë jo fat i madh, po do thoja i jashtëzakonshëm. Ky libër që shikoni këtu është një gjë shumë e vogël në krahasim me atë që ruhet në arkiv. Është pikërisht regjistri, vëllimi i dytë, sepse e ka të shkruajtur në kapak, është i dyti, i pari nuk është gjetur më. Fati ka dashur që unë të kem disa njerëz që më nxitën në këtë libër apo në këtë punim.
Deshifrimi i dorëshkrimeve të vjetra është shumë i vështirë. Më vjen shumë keq që nuk pata rastin t’ia lija dikujt tjetër mbrapa këtë përvojë që unë fitova, nuk e mora në shkollë, e mora në punë. Këtu në libër nuk do të gjeni dy – tre faqe që janë nga regjistri, po është i gjithi i tillë, është një dorëshkrim shumë i vështirë për tu kuptuar. Nuk është në shqip. Ka një fjalë këtu-atje shqip, italisht, ka ndonjë fjalë latinisht, madje dhe turqisht mund të ketë brenda.
Kam njohur dy njerëz të jashtëzakonshëm, At Zef Pllumin dhe imzot Frano Ilin. i kam shënuar dhe në parathënie. Kanë qenë ata të dy, sidomos At Zefi që më nxiti më tepër. Atë njoha të parin. Imzot Frano Ilinë kur e kam takuar në derën e arkivit, kam menduar që paska dhe një jetë të përtejme. Do thoni pse? Sepse dokumentat e marrë nga shpia e tij ishin marrë nga Sigurimi i Shtetit dhe ishin sjellë në arkiv. Ne e kishim parë në fotografi dhe kishim menduar që ky burrë nuk është gjallë më. Kishte hyrë në burg në 67’-ën, jemi në 93’-shin dhe e shoh përpara që më vjen ai burrë që e kisha parë në fotografi. Ky ka qenë një takim i jashtëzakonshëm, këtë më duhet ta shkruaj diku unë, jo ta tregoj gjithmonë, dhe thashë ‘jo nuk është ky’, jo tha, unë jam, Frano Ilia.
Ka qarë kur ka parë fotografitë e veta, më vinte dhe mua për të qarë, sepse ç’do të thotë një dokument? Dokumenti dhe fotografia nuk ka këmbë, nuk ka zë, nuk ikën nga e keqja që po i vjen, dhe kush është e keqja, dora e njeriut. Njeriu kish bërë, kish djegur dhe shkatërruar. Në një nga teqetë e Krujës u dogjën jo pak, por dy sete të Enciklopedisë Kamus-ul-alam (Fjalori i Madh i Diturive) të Sami Frashërit. Sepse ishin me gërma arabe dhe njerëzit nuk e dinin çfarë ishin. Kështu që dora e njeriut shkatërroi shumë.
Këto dokumenta erdhën në Arkivin e Shtetit në vitin 86’, për shkak se ishte ndarë fondi dhe një pjesë ishte në Komitetin Ekzekutiv të Shkodrës. I shpëtuam, sepse në 97’-ën apo në 92’-shin, diçka e tillë, në Shkodër u dogj, gjithçka do ishin djegur. Ka qenë mundim për ta bërë, sepse përkonte me muajt kur bëhesh lufta në Kosovë. Kam përballë profesoreshë Anala Lain që u bë mbështetëse e kërkesës së kahershme tonën, prej gati 15 vjetësh kërkonim a më shumë, që të mbronim doktoraturën, edhe kjo lufta e doktoraturave vazhdon ende sot…, që u bë e fortë një grua, neve gratë dhe na shajnë, dhe na lavdërojnë, që një pjesë e atyre që kishin bërë kërkesën u arrit të futesh në kornizat ligjore dhe unë ta mbroja.
Por kini parasysh se, Dritani e përmendi pak përpara, të qënurit pak kosovare, pak shkodrane, pak labe, pak kolonjare, mua më ka bërë që të jem shumë e dyzuar kur më pyesin nga je, e them nga gjithë Shqipëria. Gjyshes shkodrane ia kam bërë këtë peshqesh, ia kam gjithë Shqipërisë me një botim dokumentar me letërkëmbimin e kryengritjeve të mëdha antiosmane. Shpresoj t’ia bëj dhe Kosovës së shpejti me botimin e dokumentacionit të komitetit ‘Mbrojtja Kombëtare e Kosovës’ , edhe Çamërisë i kam bërë diçka, por në arkivë kur punon, kuptohet, ke dëshirë të ndishmosh të gjithë pafundësisht dhe, të themi të vërtetën, ndryshimi i sistemit më dha kënaqësinë e jashtëzakonshme jo për të bërë një punë timen, po për ti shërbyer publikut. Sepse dhimbja që ti ndjen kur lexon të vërtetën dhe bashkëvëllezërit, bashkëatdhetarët e tu nuk e dinë, dinë të gënjeshtërtën ose të pavërtetën, ka qenë me gjithë mend shumë e rëndë për neve si arkivistë, kështu që mbas vitit 90’ jemi munduar pafundësisht të ndihmojmë njerëzit për të kuptuar të kaluarën, për të ndihmuar për të bërë studime apo dhe të rinjtë për të parë çfarë pasurie ka vendi ynë. Kodikët, regjistrat e Perandorisë Osmane, letërkëmbimi i atdhetarëve, e kishim mësuar që Mithat Frashëri ishte vetëm i keq, Gjergj Fishta ishte armik, kishim… vetëm 5-6 emra që njihnim.
Kuptuam që historia jonë nuk është ajo që na kishin mësuar. Shqipëria dhe Shkodra në veçanti, ka patur një zhvillim jo të vogël dhe për tu admiruar në atë kohë. Fakti që nga gjithë Europa emigronin në Shkodër, jetonin dhe punonin në shekullin e XVIII-të, nuk është pak.
Ky libër e ka element të thjeshtë. Shpresoj që askush nuk do më thotë që ke bërë plagjaturë, sepse nuk kam cituar. Më në fund dhe këtë do ta them. Jam dëshpëruar kur nuk ma kanë dhënë të drejtën për të mbrojtur doktoraturën para 90’-ës, por kur më kanë pyetur jam përgjigjur. Jam shumë e lumtur që nuk ma dhanë, sepse do bëja një libër historie me citate të Enverit. Jo, tashti nuk kam citate të askujt, vetëm të Nevilës.[:]