[:en]Arben Dushi, Dekan i Fakultetit të Inixhienerisë, Informatikës dhe Arkitekturës: Roli i universiteteve është të përgatitë studentë me kërkesat e tregut të punës[:sq]Arben Dushi, Dekan i Fakultetit të Inixhienerisë, Informatikës dhe Arkitekturës: Roli i universiteteve është të përgatitë studentë me kërkesat e tregut të punës[:]
Për shoqërinë, profesione të tilla si arkitektët, inxhinierët apo informatikanët janë shumë të rëndësishme, pasi janë thelbësore në zhvillimin e saj. Shumë studentë kanë zgjedhur që profesionin e tyre të ardhshëm ta zhvillojnë në të tilla drejtime.
Një diplomë master është shpesh e nevojshme për të siguruar një profesion dhe përparim brenda disa fushave. Pothuajse të gjitha llojet e karrierave kërkojnë gradën master, pasi profesionistët me një diplomë master shpesh përfitojnë nga pagesa më të larta dhe përgjegjësi të rritura në punë. Për t’iu bërë ballë nevojave publike, universitetet duhet të ndryshojnë logjikën dhe filozofinë e funksionimit të tyre: ato duhet të kalojnë në një logjikë të re, e cila integron gjerësisht kërkesën e shoqërisë dhe biznesit për produktet universitare. Roli i ri i universiteteve sot është të përgatitë studentë në përputhje me kërkesat specifike të tregjeve të punës dhe profesioneve të kërkuara në mënyrë që të punësohen shpejt dhe ta “shesin” sa më shtrenjtë diplomën e tyre, duke u punësuar me rroga të larta dhe të sigurta.
Fakulteti është konceptuar i tillë që praktikat mësimore e një pjesë të laboratorëve, studentët t’i zhvillojnë pranë industrive të ndryshme lider në fushat përkatëse që ushtrojnë veprimtarinë e tyre në territorin e republikës, mbështetur kjo mbi marrëveshjet dypalëshe që UET ka nënshkruar me to, apo është në proces. Për studentët mundësitë për të krijuar avantazh në tregun e punës, pas përfundimit të studimeve në UET, janë të shumta duke filluar që nga praktikat e sipërpërmendura te marrëveshjet e bashkëpunimit në kuadrin akademik, shkëmbimet studentore etj.