• STUDY AT EUT
    • SPEECH OF THE PRESIDENT
    • INTERNATIONAL STUDENTS
    • PROFESSIONAL DIPLOMA
    • BACHELOR
    • INTEGRATED PROGRAMS
    • PROFESSIONAL MASTER
    • MASTER OF SCIENCE
    • MASTER OF ARTS
    • MASTER FINTECH
    • MASTER POSIG
    • DOCTORATE
    • FOR PARENTS
  • ACADEMIC STAFF
    • EUT RECTOR
      • RECTOR SPEECH
    • EUT ADMINISTRATOR
    • DEAN
    • HEAD OF DEPARTMENTS
    • ORGANIGRAM
      • FACULTY OF ECONOMICS, BUSINESS AND DEVELOPMENT
      • FACULTY OF LAW, POLITICAL SCIENCES AND INTERNATIONAL RELATIONS
      • FACULTY OF HUMANITIES, EDUCATION AND LIBERAL ARTS
      • FACULTY OF ENGINEERING, INFORMATICS AND ARCHITECTURE
      • FACULTY OF TECHNICAL MEDICAL SCIENCES
  • NEWS
  • SCIENTIFIC RESEARCH
    • STRATEGY
    • MAJOR RESEARCH PROGRAM
    • PHYSICAL INFRASTRUCTURE
    • SCIENTIFIC JOURNALS
    • CONFERENCES
    • SCIENTIFIC PUBLICATIONS
      • TOP MOST CITED ARTICLES
    • SEASONAL SCHOOL
    • GENDER EQUALITY PLAN
  • PROJECTS AND PARTNERS
    • INTERNATIONAL
      • NEWS
      • OUTGOING STUDENTS /STUDY ABROAD
        • INTER INSTITUTIONAL AGREEMENT
        • INTERNATIONAL DEGREES
      • INCOMING STUDENTS / STUDY AT EUT
    • PROJECTS
    • ACTIVE PROJECTS
  • ABOUT UET
    • FACTS AND FIGURES
    • STATUTE
    • ADMINISTRATION BOARD
    • MISSION AND VISION
    • INTERNATIONALIZATION
    • EMPLOYMENT AT EUT
    • EMPLOYMENT OPPORTUNITIES AND INTERNSHIP
    • EVALUATION REPORTS
  • Services
    • ACADEMIC SECRETARIAT
    • CAREER ADVISING
    • TUTORING
    • STUDENT CLUBS
    • STUDENT COUNCIL
    • ALUMNI
      • ALUMNI PRESIDENT
  • en_US
    • sq
0682016616
[email protected]
UET UET
  • STUDY AT EUT
    • SPEECH OF THE PRESIDENT
    • INTERNATIONAL STUDENTS
    • PROFESSIONAL DIPLOMA
    • BACHELOR
    • INTEGRATED PROGRAMS
    • PROFESSIONAL MASTER
    • MASTER OF SCIENCE
    • MASTER OF ARTS
    • MASTER FINTECH
    • MASTER POSIG
    • DOCTORATE
    • FOR PARENTS
  • ACADEMIC STAFF
    • EUT RECTOR
      • RECTOR SPEECH
    • EUT ADMINISTRATOR
    • DEAN
    • HEAD OF DEPARTMENTS
    • ORGANIGRAM
      • FACULTY OF ECONOMICS, BUSINESS AND DEVELOPMENT
      • FACULTY OF LAW, POLITICAL SCIENCES AND INTERNATIONAL RELATIONS
      • FACULTY OF HUMANITIES, EDUCATION AND LIBERAL ARTS
      • FACULTY OF ENGINEERING, INFORMATICS AND ARCHITECTURE
      • FACULTY OF TECHNICAL MEDICAL SCIENCES
  • NEWS
  • SCIENTIFIC RESEARCH
    • STRATEGY
    • MAJOR RESEARCH PROGRAM
    • PHYSICAL INFRASTRUCTURE
    • SCIENTIFIC JOURNALS
    • CONFERENCES
    • SCIENTIFIC PUBLICATIONS
      • TOP MOST CITED ARTICLES
    • SEASONAL SCHOOL
    • GENDER EQUALITY PLAN
  • PROJECTS AND PARTNERS
    • INTERNATIONAL
      • NEWS
      • OUTGOING STUDENTS /STUDY ABROAD
        • INTER INSTITUTIONAL AGREEMENT
        • INTERNATIONAL DEGREES
      • INCOMING STUDENTS / STUDY AT EUT
    • PROJECTS
    • ACTIVE PROJECTS
  • ABOUT UET
    • FACTS AND FIGURES
    • STATUTE
    • ADMINISTRATION BOARD
    • MISSION AND VISION
    • INTERNATIONALIZATION
    • EMPLOYMENT AT EUT
    • EMPLOYMENT OPPORTUNITIES AND INTERNSHIP
    • EVALUATION REPORTS
  • Services
    • ACADEMIC SECRETARIAT
    • CAREER ADVISING
    • TUTORING
    • STUDENT CLUBS
    • STUDENT COUNCIL
    • ALUMNI
      • ALUMNI PRESIDENT
  • en_US
    • sq

Aktivitete

[:en]5 arsyet që ndikojnë në zgjedhjen e universitetit[:]

  • Date April 24, 2019

[:en]

5 arsyet që ndikojnë në zgjedhjen e universitetit

Kur bëhet fjalë për zgjedhjen e universitetit, maturantët shpeshherë gjenden në dilemë në lidhje me degën që do të zgjedhin dhe institucionin ku do të bëhen pjesë, veçanërisht kur alternativat janë të shumta.

Dita ditës universitetet përmirësojnë ofertën e tyre akademike, me qëllim që të plotësojnë më së miri pritshmëritë e studentëve, si dhe të tregut të punës, i cili kërkon një forcë punëtore gjithnjë e më të përgatitur. Në thelb janë disa faktorë kyç, të cilët bëjnë që maturantët t’i shohin me përparësi disa universitete të caktuara, të tillë si: rrjetizimi dhe hapësira për krijimin e kontakteve të reja, ndërkombëtarizimi i universitetit, larmishmëria e degëve që ofrohen etj. Për vite me radhë Universiteti Europian i Tiranës ka investuar në disa drejtime, duke filluar që nga cilësia akademike, ofrimi i mundësive për të gjithë, krijimi i urave të bashkëpunimit me universitete partnere brenda dhe jashtë vendit, gama e gjerë e zgjedhjeve për studentët etj. Të gjithë këta faktorë bëjnë që UET-i sot, pas thuajse 14 vitesh jetë të jetë një ndër universitetet lider në Shqipëri.

Larmishmëria e ofertës akademike

Për një maturant, i cili është ende i pavendosur për degën që do të zgjedhë, por edhe për dikë tjetër që ka vendosur të avancojë studimet në një cikël të dytë apo të tretë, është shumë e rëndësishme që të ketë një gamë të gjerë zgjedhjesh në dispozicion. Pas dekadës së dytë, duke filluar nga viti akademik 2018 – 2019, pas dy proceseve të para të licencimeve, UET-i ristrukturoi gjerësisht ofertën e tij akademike dhe plotësoi gamën e programeve duke krijuar në projektin e tij strategjik 75 programe studimesh, të shtrira në 5 fakultete, të shoqëruara në 125 profile dhe të shtrira në një gamë prej 750 lëndësh. E gjitha kjo ofertë akademike e plotë, duke filluar nga Fakulteti i Shkencave Humane, Edukimit dhe Arteve Liberale, Fakulteti i Ekonomisë, Biznesit dhe Zhvillimit, Fakulteti i Shkencave Juridike, Politike dhe Marrëdhënieve Ndërkombëtare, Fakulteti i Inxhinierisë, Informatikës dhe Arkitekturës, si dhe Fakulteti i Shkencave Mjekësore Teknike, mbulon thuajse të gjitha fushat, duke krijuar mundësinë që çdo student të gjejë diplomën që dëshiron në UET.

Prestigji i universitetit

Një faktor tjetër shumë i rëndësishëm që ndikon në zgjedhjen e studentëve, është edhe reputacioni i universitetit. Tashmë po bëhen gati 15 vite nga ideja e krijimit dhe themelimit zyrtar të UET-it dhe pas tij ka tashmë një histori: mijëra dhe mijëra studentë që kanë kaluar në auditorët e UET-it, më shumë se 10 000 diploma, më shumë se tri procese akreditimi, nga të cilat dy ndërkombëtare, praktika dhe procese akademike të konsoliduara. Kudo gjen një shenjë të UET-it! Diploma të të gjitha cikleve, shtresa të ndryshme shoqërore dhe një formë shumë e konsoliduar gati 15-vjeçare e traditës së re të universiteteve private në Shqipëri.

Të qenët më pranë universiteteve ndërkombëtare

Teksa shoqëria dhe teknologjia avancon me hapa të shpejtë, studimet globale janë një realitet. Të studiosh jashtë një cikël studimi, të studiosh jashtë për të paktën një semestër apo të jesh në kontakt me profesorë të huaj, praktika të huaja dhe të bëhesh pjesë e një auditori me studentë ndërkombëtarë është shumë herë më e thjeshtë kur je një student i UET-it. Ndërkombëtarizimi ka qenë kaherë një ndër avantazhet kryesore të këtij universiteti, i cili ka partneritet me më tepër se 90 universitete në mbarë botën. Ish-studentë të UET studiojnë sot nga Harvardi në Oksford, nga London School of Economics në Sorbonne dhe punojnë te Banka Botërore, në OKB, te Fondi Monetar Ndërkombëtar, te Banka Qendrore Europiane.

Një universitet i madh për të gjithë

Të gjithë duhet ta kenë të drejtën e një arsimi cilësor dhe për këtë arsye është e rëndësishme që universitetet më të mira të krijojnë kushtet e përshtatshme për akomodimin e tipologjive të ndryshme të studentëve. Në këtë filozofi, edhe UET ka mundësuar prej vitesh që studentët, të cilët kërkojnë një arsim cilësor, të kenë mundësinë të jenë pjesë e një universiteti prestigjioz dhe dinjitoz. Në një universitet të madh si UET, gjithsekush mund ta gjejë veten falë bursave të shumta, financimi me 0% interes, një shkallë shumë e gjerë tarifash, larmishmëria e madhe e degëve etj.

Një nga pikat më të forta ndër vite të UET, është sistemi i bursave, i cili përfshin thuajse çdo individ që nesër do të jetë një vlerë e shtuar për shoqërinë, duke filluar që nga bursat “Pashko” që u akordohen studentëve ekselentë që kanë nevojë për mbështetje financiare, bursat e Talentit, bursat “Kadare” për degët e Humaniteteve, bursat e Ekselencës për studentët me rezultate të shkëlqyera etj. Praktikisht cilido që dëshiron të investojë në edukimin e vetes, në mënyrë cilësore, gjen gjithçka që i nevojitet brenda një institucioni të vetëm si UET.

Një rrjet i fuqishëm

Krijimi i një rrjeti kontaktesh është një domosdoshmëri në ditët e sotme, për një formim më të mirë profesional, si dhe mundësi të shtuara për avancim në karrierë. Në shoqërinë e sotme të rrjeteve, është shumë e rëndësishme që t’i përkasësh një komuniteti, i cili është i shtrirë kudo në të gjitha sferat e shoqërisë, në të gjitha nivelet e sektorit publik dhe privat. Në UET ke mundësi të takosh, shoqërizohesh, bashkëpunosh në planin social apo atë profesional me mijëra dhe mijëra studentë nga shtresa të ndryshme shoqërore, me kontakte të huaja me qindra profesorë dhe në përgjithësi komuniteti i pedagogëve, kërkuesve shkencorë dhe studentëve të UET është shumë i gjerë.

 

Katerina Avdullai: UET është universitet i të gjithëve

Katerina Avdullai është studente e UET, në vitin e parë për degën Psikologji. Ajo rrëfen se është njohur me UET që në vitin e parë të studimeve në gjimnaz dhe shkak për këtë është bërë një bursë talenti e akorduar nga ky universitet për të. Tregon se kur mori ftesën për të qenë pjesë e UET, e ka menduar gjatë vendimin, për shkak se në atë kohë është përballur jo pak herë me paragjykimin për universitetet private. “Në vitin e tretë, teksa u përballa me dilemën e zgjedhjes së universitetit, më duhet ta pranoj se e konsiderova faktin që studimet t’i vazhdoja në shtet. Në atë kohë e mendova si një mundësi të mirë, për shkak se ç’është e vërteta ashtu si disa të tjerë edhe unë kisha një lloj paragjykimi për universitetet private”, tregon Katerina, e cila thotë se paragjykimi qëndronte në faktin se studentët e diplomuar nga universitetet private janë më të disavantazhuar në tregun e punës, por thotë se ky paragjykim ra poshtë në momentin që erdhi të interesohej vetë në ambientet e UET për studimet që dëshironte të ndiqte.
“Erdha të pyes në UET dhe që në momentin e parë, që nga mënyra se si më mirëpritën, fillova të ndryshoj mendim. U interesova për degën e studimit, çfarë trajtonte ajo më në detaje, si dhe pedagogët kryesorë që do të më jepnin mësim. Fillova të pyes ish-studentë të UET për përvojën e tyre, si dhe vizitova faqen zyrtare të website-it, ku vura re shumë aspekte pozitive. Nga tërësia e këtyre faktorëve vendosa që UET të ishte universiteti ku do të studioja dhe deri më tani nuk jam penduar aspak”, tregon ajo teksa pranon se përkundrejt paragjykimeve të saj, sot është shumë e kënaqur.

“Deri më tani nuk jam penduar, jam shumë e kënaqur dhe mund të them me siguri që UET është një nga universitetet më të mira në Shqipëri. Ka një staf pedagogjik shumë të përgatitur, ku një pjesë e mirë e tyre kanë studiuar jashtë, si dhe një staf administrativ mikëpritës dhe që të informon mbi çdo paqartësi apo që të ndihmon në çdo problem që mund të hasësh. UET e mbështet të ardhmen!”, thotë Katerina, e cila shton se fton çdo maturant që është në vështirësi për zgjedhjen e universitetit të interesohet dhe të pyesë më tepër mbi universitetin ku synon të bëhet pjesë, pasi kjo është e vetmja mundësi që të marrë një vendim të sigurt dhe një rrugë që do ta dojë gjatë.

[:]

  • Share:
admin

Previous post

[:en]Projekti Youth Activism+/ IEP certifikon 125 drejtues gjimnazesh[:]
April 24, 2019

Next post

[:en]Dekania Bushati: Klinika ligjore e UET, një mundësi më shumë për studentët e drejtësisë[:]
April 25, 2019

You may also like

4R1A8874
Promovohet INGENIOUS 5/1- Ndërthurja e teknologjisë me produktin dhe një role model si Gentjan Zotaj
8 May, 2025
WhatsApp Image 2025-05-05 at 19.06.56
UET thellon bashkëpunimin me UN Women Albania, nënshkruan Women’s Empowerment Principles dhe Memorandumin e Bashkëpunimit
6 May, 2025
HHA_0964
Mimi Kodheli në FORUMET UET: Vetëm edukimi na çon në BE, duhet të njohim detyrimet tona
2 May, 2025

Search

Since its inception in 2006, UET has not stopped its efforts to reform, structure and complete it, processes and initiatives that ensure the highest quality graduation of our students.

Scan here to read our latest QAA review report



Address:

Xhura Complex, St. Xhanfize Keko, Tirana, Albania.

STUDY AT EUT

  • Professional Diploma
  • Bachelor
  • Professional Master
  • Master of science
  • Master of Arts



Cellular

+355682016616

+355689037765



Address:

Xhura Complex, St. Xhanfize Keko, Tirana, Albania.



Cellular

+355682016616

+355689037765



Email

[email protected]



Reserve your activity



Facebook-f




Instagram




Linkedin



Email

[email protected]



Reserve your activity



Facebook-f




Instagram




Youtube




Twitter

© Copyright 2023 UET