• STUDY AT EUT
    • SPEECH OF THE PRESIDENT
    • INTERNATIONAL STUDENTS
    • PROFESSIONAL DIPLOMA
    • BACHELOR
    • INTEGRATED PROGRAMS
    • PROFESSIONAL MASTER
    • MASTER OF SCIENCE
    • MASTER OF ARTS
    • MASTER FINTECH
    • MASTER POSIG
    • DOCTORATE
    • FOR PARENTS
  • ACADEMIC STAFF
    • EUT RECTOR
      • RECTOR SPEECH
    • EUT ADMINISTRATOR
    • DEAN
    • HEAD OF DEPARTMENTS
    • ORGANIGRAM
      • FACULTY OF ECONOMICS, BUSINESS AND DEVELOPMENT
      • FACULTY OF LAW, POLITICAL SCIENCES AND INTERNATIONAL RELATIONS
      • FACULTY OF HUMANITIES, EDUCATION AND LIBERAL ARTS
      • FACULTY OF ENGINEERING, INFORMATICS AND ARCHITECTURE
      • FACULTY OF TECHNICAL MEDICAL SCIENCES
  • NEWS
  • SCIENTIFIC RESEARCH
    • STRATEGY
    • MAJOR RESEARCH PROGRAM
    • PHYSICAL INFRASTRUCTURE
    • SCIENTIFIC JOURNALS
    • CONFERENCES
    • SCIENTIFIC PUBLICATIONS
      • TOP MOST CITED ARTICLES
    • SEASONAL SCHOOL
    • GENDER EQUALITY PLAN
  • PROJECTS AND PARTNERS
    • INTERNATIONAL
      • NEWS
      • OUTGOING STUDENTS /STUDY ABROAD
        • INTER INSTITUTIONAL AGREEMENT
        • INTERNATIONAL DEGREES
      • INCOMING STUDENTS / STUDY AT EUT
    • PROJECTS
    • ACTIVE PROJECTS
  • ABOUT UET
    • FACTS AND FIGURES
    • STATUTE
    • ADMINISTRATION BOARD
    • MISSION AND VISION
    • INTERNATIONALIZATION
    • EMPLOYMENT AT EUT
    • EMPLOYMENT OPPORTUNITIES AND INTERNSHIP
    • EVALUATION REPORTS
  • Services
    • ACADEMIC SECRETARIAT
    • CAREER ADVISING
    • TUTORING
    • STUDENT CLUBS
    • STUDENT COUNCIL
    • ALUMNI
      • ALUMNI PRESIDENT
  • en_US
    • sq
0682016616
[email protected]
UET UET
  • STUDY AT EUT
    • SPEECH OF THE PRESIDENT
    • INTERNATIONAL STUDENTS
    • PROFESSIONAL DIPLOMA
    • BACHELOR
    • INTEGRATED PROGRAMS
    • PROFESSIONAL MASTER
    • MASTER OF SCIENCE
    • MASTER OF ARTS
    • MASTER FINTECH
    • MASTER POSIG
    • DOCTORATE
    • FOR PARENTS
  • ACADEMIC STAFF
    • EUT RECTOR
      • RECTOR SPEECH
    • EUT ADMINISTRATOR
    • DEAN
    • HEAD OF DEPARTMENTS
    • ORGANIGRAM
      • FACULTY OF ECONOMICS, BUSINESS AND DEVELOPMENT
      • FACULTY OF LAW, POLITICAL SCIENCES AND INTERNATIONAL RELATIONS
      • FACULTY OF HUMANITIES, EDUCATION AND LIBERAL ARTS
      • FACULTY OF ENGINEERING, INFORMATICS AND ARCHITECTURE
      • FACULTY OF TECHNICAL MEDICAL SCIENCES
  • NEWS
  • SCIENTIFIC RESEARCH
    • STRATEGY
    • MAJOR RESEARCH PROGRAM
    • PHYSICAL INFRASTRUCTURE
    • SCIENTIFIC JOURNALS
    • CONFERENCES
    • SCIENTIFIC PUBLICATIONS
      • TOP MOST CITED ARTICLES
    • SEASONAL SCHOOL
    • GENDER EQUALITY PLAN
  • PROJECTS AND PARTNERS
    • INTERNATIONAL
      • NEWS
      • OUTGOING STUDENTS /STUDY ABROAD
        • INTER INSTITUTIONAL AGREEMENT
        • INTERNATIONAL DEGREES
      • INCOMING STUDENTS / STUDY AT EUT
    • PROJECTS
    • ACTIVE PROJECTS
  • ABOUT UET
    • FACTS AND FIGURES
    • STATUTE
    • ADMINISTRATION BOARD
    • MISSION AND VISION
    • INTERNATIONALIZATION
    • EMPLOYMENT AT EUT
    • EMPLOYMENT OPPORTUNITIES AND INTERNSHIP
    • EVALUATION REPORTS
  • Services
    • ACADEMIC SECRETARIAT
    • CAREER ADVISING
    • TUTORING
    • STUDENT CLUBS
    • STUDENT COUNCIL
    • ALUMNI
      • ALUMNI PRESIDENT
  • en_US
    • sq

Aktivitete

[:en]Studimi i UET: 10 gjetjet për zhvillimin e karrierës së maturantëve[:]

  • Date April 22, 2019

[:en]

Studimi i UET: 10 gjetjet për zhvillimin e karrierës së maturantëve

Prof. Asoc Tomi Treska

Pedagog i Edukimit në UET

Fakti që njohuritë, aftësitë, qëndrimet dhe vlerat e këshillimit për karrierë trajtohen në fushën kurrikulare shoqëria dhe mjedisi, nuk do të thotë që ato nuk janë objekt i trajtimit edhe nga fushat e tjera kurrikulare dhe lëndët që ato përmbajnë. Këshillimi për karrierën përbën një detyrim jo vetëm për mësuesit e fushës kurrikulare shoqëria dhe mjedisi, por për të gjithë mësuesit e të gjitha fushave kurrikulare dhe lëndëve.

Gjatë forumit “Universitet – Gjimnaz” i organizuar nga UET, drejtuesve të gjimnazeve u shpërnda një pyetësor i strukturuar me dimensione dhe pohime që fokusohen në komponentët e këshillimit të karrierës për nxënësit e gjimnazit, si kohëzgjatja, rolet, veprimtaritë shkollore, parapërgatitja, identifikimi i nevojave, mbështetja e prindërve dhe zhvillimi profesional në këshillimin e karrierës.

Kampioni i studimit përbëhet nga respondentët drejtorë të gjimnazeve që morën pjesë në forumin e përvitshëm UET – Gjimnaz, në të cilën u përfshinë rreth 100 drejtues të shkollave të mesme që vinin nga të gjitha rrethet e vendit, duke mundësuar një kampionim përfaqësues. Drejtuesit e gjimnazeve përfaqësonin si shkollat publike, ashtu edhe shkollat jopublike, duke mundësuar edhe një kampion të shtresëzuar.

Këshillimi për karrierë në sisteme të ndryshme edukimi zhvillohet në forma të ndryshme (Eurydice, 2018). (1) Në disa vende zhvillohet së bashku me orientimin për sipërmarrjen si kurrikul e integruar. (2) Në disa vende të tjera zhvillohet si kurrikul e integruar në kurrikulat e lëndëve shoqërore. (3) Në disa kurrikula të tjera këshillimi për karrierën zhvillohet si aftësi ndërkurrikulare nëpërmjet fushave kurrikulare dhe lëndëve të tjera.

 

10 gjetjet e studimit të UET

Së pari, ky studim na tregoi se vlerat e frekuencave sipas gjinisë tregojnë se kampioni i respondentëve të drejtorëve të gjimnazeve që morën pjesë në studim përbëhet nga 50% femra dhe 50% meshkuj. Si konkluzion, kampioni i studimit, i cili përfaqëson rreth 100 gjimnazet më me peshë në sistemin arsimor parauniversitar në vend tregon një ekuilibër perfekt gjinor ndërmjet drejtuesve.

2- Vlerat e frekuencave të eksperiencës në drejtimin e shkollës tregojnë se nga kampioni i respondentëve të drejtorëve të gjimnazeve që morën pjesë në studim rezulton se 56.3% e tyre kanë 1 deri në 5 vite eksperiencë në drejtimin e shkollës, 27.6% e tyre kanë 6 deri në 20 vite eksperiencë në drejtimin e shkollës, dhe 2.3% e tyre kanë më shumë se 20 vite eksperiencë në drejtimin e shkollës. Si konkluzion, bazuar në kampionin e studimit, rezulton se pak më shumë se gjysma e drejtorëve të gjimnazeve zotërojnë deri në 5 vite eksperiencë në drejtim, ndërsa më pak se gjysma e tyre zotërojnë më shumë se 5 vite eksperiencë në drejtimin e shkollës.

3- Vlerat e frekuencave të kohëzgjatjes së këshillimit të karrierës gjatë gjimnazit tregojnë se nga kampioni i respondentëve të drejtorëve të gjimnazeve që morën pjesë në studim rezulton se 72.4% e tyre pohojnë se këshillimi për karrierë i nxënësve zhvillohet në gjimnaz kryesisht në klasën e 12, por përfshin edhe klasën e 10 dhe të 11; ndërsa 18.4% e tyre pohojnë se këshillimi për karrierë nuk zhvillohet as në klasën e 12 dhe as në klasën e 10 dhe të 11; ndërkohë që 2.3% e tyre janë të pavendosur.

4- Vlerat e frekuencave të këshilluesit të karrierës tregojnë se nga kampioni i respondentëve të drejtorëve të gjimnazeve që morën pjesë në studim rezulton se 89.6% e tyre pohojnë se mësuesi kujdestar dhe drejtori i shkollës zhvillojnë këshillimin e karrierës për nxënësit në gjimnaz; ndërsa 4.6% e tyre mendojnë se drejtori i shkollës dhe mësuesi kujdestar nuk zhvillojnë këshillimin për karrierë të nxënësve, ndërkohë që 2.3% e tyre janë të pavendosur.

5- Vlerat e frekuencave të veprimtarisë shkollore ku zhvillohet këshillimi për karrierën tregojnë se nga kampioni i respondentëve të drejtorëve të gjimnazeve që morën pjesë në studim rezulton se 81.6% e tyre pohojnë se këshillimi për karrierë i nxënësve në gjimnaze zhvillohet në veprimtari ekstrakurrikulare ose në veprimtari të posaçme me nxënësit; ndërsa 6.9% e tyre pohojnë se këshillimi për karrierë i nxënësve në gjimnaze nuk zhvillohet në veprimtari ekstrakurrikulare ose në veprimtari të posaçme me nxënësit, ndërkohë që 3.4% e tyre janë të pavendosur.

Si konkluzion, këshillimi për karrierë i nxënësve në gjimnaze zhvillohet më së shumti në veprimtari ekstrakurrikulare ose në veprimtari të posaçme me nxënësit

6- Vlerat e frekuencave të kohëzgjatjes ditore/javore/vjetore të këshillimit të karrierës tregojnë se nga kampioni i respondentëve të drejtorëve të gjimnazeve që morën pjesë në studim rezulton se 64.3% e tyre pohojnë se kohëzgjatja e këshillimit për karrierë të nxënësve në gjimnaze zgjat rreth 1 orë në javë kryesisht në klasën e 12 të gjimnazit; ndërsa 17.2% e tyre pohojnë se këshillimi për karrierë i nxënësve në gjimnaze nuk zhvillohet në 1 orë në javë në klasën e 12 të gjimnazit dhe as në klasën e 10 apo të 11, ndërkohë që 9.2% e tyre janë të pavendosur. Kjo nënkupton që kohëzgjatja e këshillimit për karrierë të nxënësve në gjimnaze zgjat rreth 1 orë në javë dhe kryesisht në klasën e 12 të gjimnazit, pa përfshirë klasën e 10 dhe të 11.

7– Vlerat e frekuencave të parapërgatitjes për këshillimin e karrierës tregojnë se nga kampioni i respondentëve të drejtorëve të gjimnazeve që morën pjesë në studim rezulton se 82.7% e tyre pohojnë se në seancat e këshillimit të karrierës nuk përgatiten tema të veçanta apo shfrytëzohet literaturë specifike, por më shumë zhvillohen biseda të lira me nxënësit; ndërsa 11.5% e tyre pohojnë se përgatiten tema të veçanta apo shfrytëzohet literaturë specifike, ndërkohë që 9.2% e tyre janë të pavendosur.

Si konkluzion, përgjithësisht këshillimi për karrierë i nxënësve në gjimnaze zhvillohet në formën e bisedave të lira dhe nuk përgatiten tema të veçanta apo shfrytëzohet literaturë specifike.

8– Vlerat e frekuencave të identifikimit të nevojave për këshillimin e karrierës & vlerësimi tregojnë se nga kampioni i respondentëve të drejtorëve të gjimnazeve që morën pjesë në studim rezulton se 73.5% e tyre pohojnë se në shkollat e tyre identifikohen nevojat e nxënësve për këshillim në karrierë kryesisht me anë të pyetësorëve të zhvilluar; ndërsa 9.1% e tyre pohojnë se nuk identifikohen nevojat e nxënësve për këshillim në karrierë, ndërkohë që 11.5% e tyre janë të pavendosur. Si konkluzion, rezulton se përgjithësisht identifikohen nevojat e nxënësve për këshillim në karrierë në gjimnaze kryesisht me anë të pyetësorëve të zhvilluar në shkollë.

9– Vlerat e frekuencave të mbështetjes së prindërve në zgjedhjen e karrierës tregojnë se nga kampioni i respondentëve të drejtorëve të gjimnazeve që morën pjesë në studim rezulton se 88.5% e tyre pohojnë se prindërit mbështesin fëmijët e tyre në zgjedhjen e karrierës së ardhshme kryesisht duke bashkëpunuar me mësuesit kujdestarë dhe me drejtorët e shkollave; ndërsa 2.3% e tyre pohojnë se prindërit mbështesin fëmijët e tyre në zgjedhjen e karrierës, ndërkohë që 4.6% e tyre janë të pavendosur. Kjo nënkupton që përgjithësisht prindërit mbështesin fëmijët e tyre në zgjedhjen e karrirës kryesisht duke bashkëpunuar me mësuesit kujdestarë dhe me drejtorët e shkollave.

10 – Vlerat e frekuencave të zhvillimit profesional për këshilluesit e karrierës tregojnë se nga kampioni i respondentëve të drejtorëve të gjimnazeve që morën pjesë në studim rezulton se 71.3% e tyre pohojnë se drejtorët e shkollave kanë marrë pjesë në trajnime mbi këshillimin për karrierën të nxënësve në gjimnaz; ndërsa 12.6% e tyre pohojnë se nuk kanë marrë pjesë në trajnime mbi këshillimin për karrierë, ndërkohë që 13.8% e tyre janë të pavendosur. Si konkluzion, rezulton që shumica e drejtorëve të gjimnazeve kanë marrë pjesë në trajnime me fokus këshillimin për karrierë të nxënësve.

[:]

  • Share:
admin

Previous post

[:en]Ndërdisiplinariteti në UET, sukseset e para[:]
April 22, 2019

Next post

[:en]Projekti Youth Activism+/ IEP certifikon 125 drejtues gjimnazesh[:]
April 23, 2019

You may also like

HHA_2300
UET i akordon titullin “Doctor Honoris Causa” ish- presidentit Alfred Moisiu, burrështetas dhe model për politikën
9 May, 2025
HHA_1338
Ministrja e Bujqësisë Anila Denaj në FORUMET UET: Bujqësi me kontratë për të prekur tregun e BE-së
9 May, 2025
4R1A8874
Promovohet INGENIOUS 5/1- Ndërthurja e teknologjisë me produktin dhe një role model si Gentjan Zotaj
8 May, 2025

Search

Since its inception in 2006, UET has not stopped its efforts to reform, structure and complete it, processes and initiatives that ensure the highest quality graduation of our students.

Scan here to read our latest QAA review report



Address:

Xhura Complex, St. Xhanfize Keko, Tirana, Albania.

STUDY AT EUT

  • Professional Diploma
  • Bachelor
  • Professional Master
  • Master of science
  • Master of Arts



Cellular

+355682016616

+355689037765



Address:

Xhura Complex, St. Xhanfize Keko, Tirana, Albania.



Cellular

+355682016616

+355689037765



Email

[email protected]



Reserve your activity



Facebook-f




Instagram




Linkedin



Email

[email protected]



Reserve your activity



Facebook-f




Instagram




Youtube




Twitter

© Copyright 2023 UET