• STUDY AT EUT
    • SPEECH OF THE PRESIDENT
    • INTERNATIONAL STUDENTS
    • PROFESSIONAL DIPLOMA
    • BACHELOR
    • INTEGRATED PROGRAMS
    • PROFESSIONAL MASTER
    • MASTER OF SCIENCE
    • MASTER OF ARTS
    • MASTER FINTECH
    • MASTER POSIG
    • DOCTORATE
    • FOR PARENTS
  • ACADEMIC STAFF
    • EUT RECTOR
      • RECTOR SPEECH
    • EUT ADMINISTRATOR
    • DEAN
    • HEAD OF DEPARTMENTS
    • ORGANIGRAM
      • FACULTY OF ECONOMICS, BUSINESS AND DEVELOPMENT
      • FACULTY OF LAW, POLITICAL SCIENCES AND INTERNATIONAL RELATIONS
      • FACULTY OF HUMANITIES, EDUCATION AND LIBERAL ARTS
      • FACULTY OF ENGINEERING, INFORMATICS AND ARCHITECTURE
      • FACULTY OF TECHNICAL MEDICAL SCIENCES
  • NEWS
  • SCIENTIFIC RESEARCH
    • STRATEGY
    • MAJOR RESEARCH PROGRAM
    • PHYSICAL INFRASTRUCTURE
    • SCIENTIFIC JOURNALS
    • CONFERENCES
    • SCIENTIFIC PUBLICATIONS
      • TOP MOST CITED ARTICLES
    • SEASONAL SCHOOL
    • GENDER EQUALITY PLAN
  • PROJECTS AND PARTNERS
    • INTERNATIONAL
      • NEWS
      • OUTGOING STUDENTS /STUDY ABROAD
        • INTER INSTITUTIONAL AGREEMENT
        • INTERNATIONAL DEGREES
      • INCOMING STUDENTS / STUDY AT EUT
    • PROJECTS
    • ACTIVE PROJECTS
  • ABOUT UET
    • FACTS AND FIGURES
    • STATUTE
    • ADMINISTRATION BOARD
    • MISSION AND VISION
    • INTERNATIONALIZATION
    • EMPLOYMENT AT EUT
    • EMPLOYMENT OPPORTUNITIES AND INTERNSHIP
    • EVALUATION REPORTS
  • Services
    • ACADEMIC SECRETARIAT
    • CAREER ADVISING
    • TUTORING
    • STUDENT CLUBS
    • STUDENT COUNCIL
    • ALUMNI
      • ALUMNI PRESIDENT
  • en_US
    • sq
0682016616
[email protected]
UET UET
  • STUDY AT EUT
    • SPEECH OF THE PRESIDENT
    • INTERNATIONAL STUDENTS
    • PROFESSIONAL DIPLOMA
    • BACHELOR
    • INTEGRATED PROGRAMS
    • PROFESSIONAL MASTER
    • MASTER OF SCIENCE
    • MASTER OF ARTS
    • MASTER FINTECH
    • MASTER POSIG
    • DOCTORATE
    • FOR PARENTS
  • ACADEMIC STAFF
    • EUT RECTOR
      • RECTOR SPEECH
    • EUT ADMINISTRATOR
    • DEAN
    • HEAD OF DEPARTMENTS
    • ORGANIGRAM
      • FACULTY OF ECONOMICS, BUSINESS AND DEVELOPMENT
      • FACULTY OF LAW, POLITICAL SCIENCES AND INTERNATIONAL RELATIONS
      • FACULTY OF HUMANITIES, EDUCATION AND LIBERAL ARTS
      • FACULTY OF ENGINEERING, INFORMATICS AND ARCHITECTURE
      • FACULTY OF TECHNICAL MEDICAL SCIENCES
  • NEWS
  • SCIENTIFIC RESEARCH
    • STRATEGY
    • MAJOR RESEARCH PROGRAM
    • PHYSICAL INFRASTRUCTURE
    • SCIENTIFIC JOURNALS
    • CONFERENCES
    • SCIENTIFIC PUBLICATIONS
      • TOP MOST CITED ARTICLES
    • SEASONAL SCHOOL
    • GENDER EQUALITY PLAN
  • PROJECTS AND PARTNERS
    • INTERNATIONAL
      • NEWS
      • OUTGOING STUDENTS /STUDY ABROAD
        • INTER INSTITUTIONAL AGREEMENT
        • INTERNATIONAL DEGREES
      • INCOMING STUDENTS / STUDY AT EUT
    • PROJECTS
    • ACTIVE PROJECTS
  • ABOUT UET
    • FACTS AND FIGURES
    • STATUTE
    • ADMINISTRATION BOARD
    • MISSION AND VISION
    • INTERNATIONALIZATION
    • EMPLOYMENT AT EUT
    • EMPLOYMENT OPPORTUNITIES AND INTERNSHIP
    • EVALUATION REPORTS
  • Services
    • ACADEMIC SECRETARIAT
    • CAREER ADVISING
    • TUTORING
    • STUDENT CLUBS
    • STUDENT COUNCIL
    • ALUMNI
      • ALUMNI PRESIDENT
  • en_US
    • sq

Aktivitete

[:en]DSSH 2019, nën markën e pesë fakulteteve të UET-it[:]

  • Date March 25, 2019

[:en]

DSSH 2019, nën markën e pesë fakulteteve të UET-it

Elda DEDJA

Universiteti Europian i Tiranës zhvillon në muajin prill “Ditët e Studimeve Shqiptare 2019”, që do të ketë në fokus tematika që kanë të bëjnë më shoqërinë e dijes, diagnozat, si dhe perspektivat për të ardhmen.

Në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar, shoqëritë po përballen me sfida të vështira dhe mjaft komplekse, të cilat vënë në testim koherencën dhe aftësitë e tyre për t’u përballur me to në mënyrën e duhur. Revolucionet e shpejta teknologjike, transformimet demografike, emigrimi, por edhe zhvendosjet brenda përbrenda vendit, janë disa nga faktorët që u kanë dhënë hov zhvillimeve edhe në ato shoqëri që dikur janë konsideruar stabël apo relativisht homogjene. Lëvizja është ndier në shumë sfera, të tilla si ajo politike, ekonomike apo sociale, si dhe ka ndikuar në sistemin e vlerave në mbarë botën. Ky “vrap” i kohës i ka kapur thuajse të papërgatitur studiuesit dhe akademikët në mbarë globin, të cilët shpeshherë hasin vështirësi në dhënien e shpjegimeve gjithëpërfshirëse për shkaqet e këtyre zhvillimeve të mëdha. Nisur nga kjo situatë, është shumë e rëndësishme dhe e domosdoshme për shkencat sociale, humane, dhe ato teknologjike që të zhvillojnë qasje të reja për të studiuar mjedisin social-politik ku jetojmë, në mënyrë që të kuptojnë më mirë realitetin dhe t’u përgjigjen sfidave komplekse me të cilat ballafaqohemi me më tepër efikasitet.

“Shoqëria e dijes: gjetjet dhe zgjidhjet”

Nisur nga një perspektivë e tillë e realitetit, janë një sërë pyetjesh që shtrohen dhe që kanë nevojë për një përgjigje. Si mund t’u përgjigjen institucionet krizave të reja sociale që kanë të bëjnë me ndasitë? Si mundet programet e kërkimit tashmë të themeluara, të studiojnë këto ndodhi? Po aq e rëndësishme është pyetja se si mund të zhvillojmë qasje ndërdisiplinore duke studiuar këto ngjarje komplekse në lidhje me shkencat sociale, humane, ekonomike, arkitekturore, shëndetësore dhe teknologjike? Të gjitha këto pyetje janë subjekt i reflektimeve intensive, debateve dhe reformave në shumicën e vendeve duke përfshirë edhe Shqipërinë. Në kuadër të shtrimit dhe trajtimit të këtyre pikëpyetjeve, Universiteti Europian i Tiranës organizon Konferencën Shkencore “Ditët e Studimeve Shqiptare”, e cila do të mbahet në datat 12-13 prill 2019, me temë “The knowledge society: Diagnostics and Prognoses”. Java përgjatë së cilës zhvillohet kjo konferencë përkon me “Javën Ndërkombëtare” që është kthyer tashmë në një praktikë të konsoliduar në UET. Një sërë aktivitetesh, sesionesh kulturore dhe prezantimesh, që kanë në fokus ndërkombëtarizimin, sjellin në auditorët e universitetit akademikë dhe kërkues shkencorë nga universitetet më të mira perëndimore. “Java ndërkombëtare” kulmon me “Ditët e Studimeve Shqiptare”. Në të përfshihen gjithashtu një numër ngjarjesh të tjera që lidhen me elementet thelbësore për produktin dhe jetën shkencore, të tilla si: promovime librash dhe diskutimet e tyre pasuese, dokumentarë dhe ekspozita me foto që vënë në pah shqetësime të ngutshme në shoqërinë shqiptare. Debatet dhe diskutimet që do të zhvillohen në “Ditët e Studimeve Shqiptare”, konferencë e cila ka në fokus shoqërinë e dijes dhe aplikimin e saj në fusha të ndryshme të shkencës, që nga ajo humane, sociale, ekonomike, arkitekturore, shëndetësore dhe teknologjike, vijnë këtë vit në kuadër të pesë fakulteteve të UET-it, që falë ofertës së tij akademike të ristrukturuar dhe zgjeruar, i përfshin të gjitha këto fusha studimi. Me pesë fakultete: Fakulteti i Shkencave Humane, Edukimit dhe Arteve Liberale, Fakulteti i Ekonomisë, Biznesit dhe Zhvillimit, Fakulteti i Shkencave Juridike, Politike dhe Marrëdhënieve Ndërkombëtare, Fakulteti i Inxhinierisë, Informatikës dhe Arkitekturës, si dhe Fakulteti i Shkencave Mjekësore Teknike, UET-i është tashmë një universitet i madh, për të gjithë. “Ditët e Studimeve Shqiptare” është njëkohësisht pjesë e Projektit të Madh Kërkimor 2015 – 2020.

PMK / Programi i madh kërkimor 2015 – 2020
Ky program i madh kërkimor inkuadron pesë projekte kërkimore nën drejtimin e pesë fakulteteve të UET-it, të cilët bëjnë një riorganizim të përgjithshëm të kërkimit shkencor sipas disa niveleve të programit “Shqipëria Inovative 2015 – 2020”. Çdo vit përfshihet një buxhet prej 500 mijë eurosh që dedikohet në formën e granteve kërkimore, të cilat jepen kundrejt matjes së indikatorëve të performancës.

Zv.rektorja e Universitetit Europian të Tiranës, Prof. Dr. Drita Kruja, shprehet në lidhje me këtë konferencë ndërkombëtare se është aktiviteti kryesor shkencor i UET-it, i përqendruar në diskutimet rreth çështjeve të rëndësishme që kanë të bëjnë me shoqërinë shqiptare, duke filluar nga ekonomia, historia, media, sistemi ligjor, institucionet politike, politikat publike dhe zhvillimi i arsimit, si dhe ndikimi i tij në zhvillimin shoqëror.

“Kjo konferencë vjen këtë vit në edicionin e saj të gjashtë pas pesë edicioneve të shkuara mjaft të suksesshme. Ditët e Studimeve Shqiptare të vitit 2019 i kushtohet shqyrtimit të mënyrave me të cilat po përballen shoqëritë kundrejt një shumëllojshmërie sfidash që i paraqiten, si dhe qasjet e reja që akademikët duhet të përdorin për t’i studiuar ato. Akademikët dhe studiuesit e interesuar për këtë temë, në rajon dhe përtej tij, janë inkurajuar që të marrin pjesë në konferencën, e cila bashkon hulumtuesit e politikës, ekonomisë, ligjit, sociologjisë, antropologjisë, psikologjisë, financës, arsimit, IT, inxhinierisë, arkitekturës, shëndetësisë dhe zhvillimit për të diskutuar mbi rolin formal dhe informal që dija luan në riformulimin e praktikave dhe ristrukturimin e institucioneve që prekin sektorët vitalë në të gjithë Shqipërinë dhe rajonin. Ata do të jenë të pranishëm në konferencën dyditore që UET-i organizon, për të shkëmbyer perspektiva dhe për të ndarë gjetjet, me qëllim përsosjen e studimit të kësaj teme dhe duke kontribuuar në krijimin më të mirë të policy papers, bazuar në të dhëna dhe fakte”, thekson ndër të tjera Kruja.
DSSH-ja synon të konsolidohet si konferenca më prestigjioze në Shqipëri dhe të pranohet si e tillë edhe nga komuniteti shkencor ndërkombëtar. Prezantimet bëhen në gjuhën angleze. Artikujt mbi të cilët bazohen prezantimet dorëzohen një javë përpara konferencës dhe vendosen në faqen e DSSH-së, që të jenë të lexueshme nga pjesëmarrësit e konferencës. Për çdo prezantim ka një diskutues nga paneli përkatës, i cili do të bëjë një analizë analitike të punimit që do të shërbejë si baza e diskutimeve të mëtejme. Zv.rektorja e Universitetit Europian të Tiranës, Prof. Dr. Drita Kruja, tregon mbi objektivat e kësaj konference.
“Konferenca synon të sjellë së bashku studiues vendas dhe ndërkombëtarë, duke u fokusuar në Shqipëri dhe në Ballkanin Perëndimor për të shqyrtuar çështjet që kanë të bëjnë me shoqërinë e dijes dhe rolin e saj në zhvillim në të gjithë sektorët.”
Punimet më të mira do të botohen në çështje speciale të revistave “Polis”, “Medicus” dhe “Economicus”, të cilat janë instrumenti kryesor nëpërmjet të cilit UET-i “komunikon” me botën akademike dhe më gjerë. UET-i synon që në një afat peëvjeçar revistat të jenë të gatshme për t’u rankuar ndërkombëtarisht dhe të binjakëzohen me botues të revistave prestigjioze ndërkombëtare. Po kështu, një pjesë e tyre do të botohen në formën e “policy paper” dhe do u ofrohen institucioneve publike dhe jo publike si dokumente bazë për një politikëbërje më të mirë e eficiente në shërbim të qytetarit dhe zhvillimit ekonomik e social të vendit.

“Vizioni i kërkimit shkencor të UET-it në dekadën e tij të dytë është të konsolidojë identitetin e universitetit si qendër e prodhimit të dijes në Shqipëri e të transformohet nga një institucion i arsimit të lartë i fokusuar në mësimdhënie në një institucion elitar kërkimor, produkti kërkimor i të cilit kërkohet nga tregu dhe përmirëson në vazhdimësi mësimdhënien dhe eksperiencën studentore në UET”, shprehet Kruja.

Në kuadër të përmbushjes së këtij vizioni është dhe kjo konferencë që do të ketë pesë panele diskutimi dhe që do të sjellë së bashku emra të njohur kërkuesish shkencorë shqiptarë dhe të huaj. Zv.rektorja e UET-it zbulon disa nga emrat që do të jenë të pranishëm në diskutime.

“Secili nga pesë panelet e konferencës do të ketë drejtues dhe prezantues nga universitetet partnere si: Dr. Anna Królikowska, University of Szczecin, Poloni; Dr. Borbás László and Gyarmati Gábor – Obuda University, Hungari; Dmitry A. Kaznacheev, Siberian State University of Telecommunications and Information Sciences, Novosibirsk, Russia; Prof. Dr. Jelena Šaković Jovanović,; University of Montenegro, Montenegro; Prof. Dr. Eldar Kurbanov, Volga State University of Technology, Yoshkar-Ola, Russia.”

Pjesëmarrësit nëpërmjet prezantimeve, diskutimeve, debatit të ideve, reflektimeve, ndarjes së eksperiencave do të kontribuojnë në ofrimin e metodave bashkëkohore dhe inovative të kërkimit dhe dhënien e konkluzioneve e rekomandimeve të vlefshme për politikëbërësit.

[:]

  • Share:
admin

Previous post

[:en]Bujar Kapexhiu nderohet në UET me titullin “Nderi i Kombit” [:]
March 25, 2019

Next post

[:en]Dita 1 në auditor/ Studentët e mi të parë në Universitetin e Barit[:]
March 25, 2019

You may also like

4R1A8874
Promovohet INGENIOUS 5/1- Ndërthurja e teknologjisë me produktin dhe një role model si Gentjan Zotaj
8 May, 2025
WhatsApp Image 2025-05-05 at 19.06.56
UET thellon bashkëpunimin me UN Women Albania, nënshkruan Women’s Empowerment Principles dhe Memorandumin e Bashkëpunimit
6 May, 2025
HHA_0964
Mimi Kodheli në FORUMET UET: Vetëm edukimi na çon në BE, duhet të njohim detyrimet tona
2 May, 2025

Search

Since its inception in 2006, UET has not stopped its efforts to reform, structure and complete it, processes and initiatives that ensure the highest quality graduation of our students.

Scan here to read our latest QAA review report



Address:

Xhura Complex, St. Xhanfize Keko, Tirana, Albania.

STUDY AT EUT

  • Professional Diploma
  • Bachelor
  • Professional Master
  • Master of science
  • Master of Arts



Cellular

+355682016616

+355689037765



Address:

Xhura Complex, St. Xhanfize Keko, Tirana, Albania.



Cellular

+355682016616

+355689037765



Email

[email protected]



Reserve your activity



Facebook-f




Instagram




Linkedin



Email

[email protected]



Reserve your activity



Facebook-f




Instagram




Youtube




Twitter

© Copyright 2023 UET