[:en]UET zhvillon trajnimin e dytë: “Analiza e të dhënave statistikore ESS 2012”[:]
[:en]
UET zhvillon trajnimin e dytë: “Analiza e të dhënave statistikore ESS 2012”
Universiteti Europian i Tiranës në kuadër të Anketës Sociale Evropiane (ESS), ka zhvilluar trajnimin e rradhës, me temë “Statistical Data Analysis of ESS 2012 Project”.
ESS është një studim ndër-kombëtar, me karakter akademik, që është zhvilluar në të gjithë Europën që nga themelimi i saj në 2001. Anketa mat qëndrimet, besimet dhe modelet e sjelljes së qytetarëve në më shumë se tridhjetë shtete dhe zhvillohet çdo dy vite. Për ta realizuar janë angazhuar 45 intervistues nga INSTAT, të cilët po zhvillojnë intervista individuale me kampionin e përzgjedhur në të gjithë vendin. Procesi i mbledhjes së të dhënave është mjaft rigoroz, me kritere të parapërcaktuara, duke filluar që nga standardi i përkthimit dhe deri te metodologjia e përdorur e cila duhet të jetë njëlloj për të gjitha vendet që do të zbatojnë këtë hulumtim. Shqipëria bëhet pjesë e ESS për herë të dytë, këtë vit, pas një shkëputje disa vjeçare.
Workshop-i i rradhës trajtoi metodat statistikore, që shërbejnë për të zhvilluar një projekt të tillë. Trajnuesi i seminarit ishte Dr. Teuta Xhindi, ekspert e metodave statistikore, PhD në matematikë, aktualisht udhëheqëse e Departamentit të Informatikës dhe Teknologjisë në UET.
Përgjatë trajnimit janë krahasuar rezultatet e marra nëpërmjet ESS për disa nga çështjet e trajtuara në pyetësorët e zhvilluar në vendet europiane me ato të gjetura po për këto çështje për realitetin shqiptar, të marra prej ESS 2012.
Besueshmëria që qytetarët kanë kundrejt njëri-tjetrit apo kundrejt politikës, besimi që ata kanë në drejtësi, lidhja që ekziston mes eukimit dhe interesit për politikën, sa fetarë janë qytetarët dhe sa e praktikojnë këtë besim, reagimi i publikut kundrejt migrimit, lidhja mes edukimit dhe të qenit ‘i lumtur’ etj.
Nga krahasimi i anketimeve, kanë dalë të dhëna shumë interesante.
“Krahasuar me ESS në vendet europiane, edhe në Shqipëri njerëzit janë të prirur të ndihmojnë njëri tjetrin. Individët me shkallë më të lartë besimi tek bashkëqytetarët gjithashtu kanë shkallën më të lartë të besimit tek institucionet publike siç janë policia, sistemi gjyqësor, parlamenti dhe politikanët”, është shprehur Dr. Xhindi ndërkohë që ka shtuar se përsa i përket interesimit për interesimit për politikën tha se: “Krahasuar me ESS në vendet e Europës, ku individët me edukim më të lartë janë më të interesuar për politikën, në Shqipëri rezulton që më të interesuar janë ata me shkollë 9 vjeçare dhe të mesme.”
Ajo ka vijuar të trajtojë edhe tematikat e tjera, duke i ilustruar me përpunimin e të dhënave statistikore të marra nga ESS 2012.[:]