Leksion i hapur në UET nga Prof. Dr. Alessandro Simoni: A janë legjistlacioni shqiptar dhe ai italian pjesë e së njejtës ‘familje ligjore’?
Leksion i hapur në UET nga Prof. Dr. Alessandro Simoni: A janë legjistlacioni shqiptar dhe ai italian pjesë e së njejtës ‘familje ligjore’?
Universiteti Europian i Tiranës e ka kthyer tashmë traditë praninë e lektorëve nga universitete të njohura perëndimore, në auditorët e tij. I ftuar këtë herë për të zhvilluar një leksion të hapur ka qenë Prof. Dr. Alessandro Simoni, nga Universiteti i Firences. Ai është njëkohësisht edhe koordinator institucional i juridikut në këtë universitet. Leksioni me temë “Are Albania and Italy members of the same ‘legal family’? Comperative and historical notes on law and nation building” kishte për qëllim të prezantonte nga ana historike përputhjen e legjistlacionit shqiptar me atë italian. A janë këto dy legjistlacione pjesë e së njejtës ‘familje’? Leksioni u facilitua nga Dr. Ledina Mandija Shefe e Departamentit të Shkencave Juridike.
I gjithë prezantimi u ndoq me mjaft interes nga studentët e UET dhe veçanërisht nga studentët e Fakultetit të Shkencave Juridike, Politike dhe Marrëdhënieve Ndërkombëtare. Prof. Dr. Simoni ilustroi të lidhjen historike, veçanërisht në aspektin juridik, të qytetit të Firences dhe Shqipërisë me shembuj konkretë. Ai përmendi faktin e udhëtimeve të shumta që janë bërë nga qytetarët e këtyre dy vendeve, si dhe historinë e fotografit Marubi. Këto edhe shembuj të tjerë tregojnë se përgjatë historisë, ndërmjet Italisë dhe Shqipërisë, ka patur ‘ura’ të shumta të cilat çojnë në përputhjen legjistlative. Në arkivat e Firences gjen shumë kontribute nga arbëreshët e Italisë përsa i përket çështjeve jurike. Ndërkohë studentët patën mundësinë të bashkëbisedonin me pedagogun e njohur dhe t’i drejtonin atij pyetje të cilave ky i fundit i’u përgjigj pa ngurruar. Bashkëpunimi mes Universitetit të Firences dhe Universitetit Europian të Tiranës do të vijojë edhe më tej, me një marrëveshje mes universiteteve. Pas përfundimit të leksionit u zhvillua një takim me Zyrën e Projekteve në UET ku u diskutua për mundësi bashkëpunimi.