• STUDY AT EUT
    • SPEECH OF THE PRESIDENT
    • INTERNATIONAL STUDENTS
    • PROFESSIONAL DIPLOMA
    • BACHELOR
    • INTEGRATED PROGRAMS
    • PROFESSIONAL MASTER
    • MASTER OF SCIENCE
    • MASTER OF ARTS
    • MASTER FINTECH
    • MASTER POSIG
    • DOCTORATE
    • FOR PARENTS
  • ACADEMIC STAFF
    • EUT RECTOR
      • RECTOR SPEECH
    • EUT ADMINISTRATOR
    • DEAN
    • HEAD OF DEPARTMENTS
    • ORGANIGRAM
      • FACULTY OF ECONOMICS, BUSINESS AND DEVELOPMENT
      • FACULTY OF LAW, POLITICAL SCIENCES AND INTERNATIONAL RELATIONS
      • FACULTY OF HUMANITIES, EDUCATION AND LIBERAL ARTS
      • FACULTY OF ENGINEERING, INFORMATICS AND ARCHITECTURE
      • FACULTY OF TECHNICAL MEDICAL SCIENCES
  • NEWS
  • SCIENTIFIC RESEARCH
    • STRATEGY
    • MAJOR RESEARCH PROGRAM
    • PHYSICAL INFRASTRUCTURE
    • SCIENTIFIC JOURNALS
    • CONFERENCES
    • SCIENTIFIC PUBLICATIONS
      • TOP MOST CITED ARTICLES
    • SEASONAL SCHOOL
    • GENDER EQUALITY PLAN
    • NJOFTIME
  • PROJECTS AND PARTNERS
    • INTERNATIONAL
      • NEWS
      • OUTGOING STUDENTS /STUDY ABROAD
        • INTER INSTITUTIONAL AGREEMENT
        • INTERNATIONAL DEGREES
      • INCOMING STUDENTS / STUDY AT EUT
    • PROJECTS
  • ABOUT UET
    • FACTS AND FIGURES
    • STATUTE
    • ADMINISTRATION BOARD
    • MISSION AND VISION
    • INTERNATIONALIZATION
    • EMPLOYMENT AT EUT
    • EMPLOYMENT OPPORTUNITIES AND INTERNSHIP
    • EVALUATION REPORTS
  • Services
    • ACADEMIC SECRETARIAT
    • CAREER ADVISING
    • TUTORING
    • STUDENT CLUBS
    • STUDENT COUNCIL
    • ALUMNI
      • ALUMNI PRESIDENT
  • en_US
    • sq
UET UET
  • STUDY AT EUT
    • SPEECH OF THE PRESIDENT
    • INTERNATIONAL STUDENTS
    • PROFESSIONAL DIPLOMA
    • BACHELOR
    • INTEGRATED PROGRAMS
    • PROFESSIONAL MASTER
    • MASTER OF SCIENCE
    • MASTER OF ARTS
    • MASTER FINTECH
    • MASTER POSIG
    • DOCTORATE
    • FOR PARENTS
  • ACADEMIC STAFF
    • EUT RECTOR
      • RECTOR SPEECH
    • EUT ADMINISTRATOR
    • DEAN
    • HEAD OF DEPARTMENTS
    • ORGANIGRAM
      • FACULTY OF ECONOMICS, BUSINESS AND DEVELOPMENT
      • FACULTY OF LAW, POLITICAL SCIENCES AND INTERNATIONAL RELATIONS
      • FACULTY OF HUMANITIES, EDUCATION AND LIBERAL ARTS
      • FACULTY OF ENGINEERING, INFORMATICS AND ARCHITECTURE
      • FACULTY OF TECHNICAL MEDICAL SCIENCES
  • NEWS
  • SCIENTIFIC RESEARCH
    • STRATEGY
    • MAJOR RESEARCH PROGRAM
    • PHYSICAL INFRASTRUCTURE
    • SCIENTIFIC JOURNALS
    • CONFERENCES
    • SCIENTIFIC PUBLICATIONS
      • TOP MOST CITED ARTICLES
    • SEASONAL SCHOOL
    • GENDER EQUALITY PLAN
    • NJOFTIME
  • PROJECTS AND PARTNERS
    • INTERNATIONAL
      • NEWS
      • OUTGOING STUDENTS /STUDY ABROAD
        • INTER INSTITUTIONAL AGREEMENT
        • INTERNATIONAL DEGREES
      • INCOMING STUDENTS / STUDY AT EUT
    • PROJECTS
  • ABOUT UET
    • FACTS AND FIGURES
    • STATUTE
    • ADMINISTRATION BOARD
    • MISSION AND VISION
    • INTERNATIONALIZATION
    • EMPLOYMENT AT EUT
    • EMPLOYMENT OPPORTUNITIES AND INTERNSHIP
    • EVALUATION REPORTS
  • Services
    • ACADEMIC SECRETARIAT
    • CAREER ADVISING
    • TUTORING
    • STUDENT CLUBS
    • STUDENT COUNCIL
    • ALUMNI
      • ALUMNI PRESIDENT
  • en_US
    • sq

Aktivitete

UET në Panairin Ndërkombëtar të Tiranës, Xhepa: Shpërndarja e barabartë e investimeve të huaja do të rrisë ekonominë

  • Date November 5, 2026

Shqipëria është e dyta në rajonin e Ballkanit, pas Serbisë, sa i përket tërheqjes së investimeve të huaja. Megjithatë, një shpërndarje më e barabartë e investimeve edhe në sektorët e prodhimit, përveçse në ata të industrisë dhe pasurive të paluajtshme, do të sillte një ndikim të dukshëm në zhvillimin ekonomik të vendit.

Kështu u shpreh presidenti i UET, Prof. Asoc. Dr. Slami Xhepa, anëtar i Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë, gjatë diskutimeve në ditën e dytë të Panairit Ndërkombëtar të Tiranës, pjesë e të cilit është bërë edhe Universiteti Europian i Tiranës. Stenda e universitetit do të qëndrojë e hapur përgjatë katër ditëve, 3-6 tetor, në Pallatin e Kongreseve, ndërsa pedagogët dhe drejtuesit e departamenteve do të jenë pjesë e diskutimeve dhe paneleve të ndryshme që mbahen gjatë këtyre ditëve.

Prof. Xhepa ishte pjesë e forumit për biznesin dhe industrinë, i cili solli në vëmendje mundësitë dhe oportunitetet e investitorëve të huaj në Shqipëri dhe rajon, me të pranishëm përfaqësues të institucioneve të ndryshme, investitorë në Shqipëri dhe konsulentë të sektorit, si: Sara Zotaj, Drejtore e Drejtorisë së Investimeve të Huaja, Partneriteteve dhe Kërkimit, Agjencia Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve (AIDA); Dorin Rama – CEO, Crimson Finance Fund Albania (CFFA); Effi Shaked – themelues dhe partner menaxhues i HarCup Limited; Gert Hekurani – Drejtor i Divizionit të Menaxhimit të Aseteve dhe Projekteve, Korporata Shqiptare e Investimeve (AIC) etj.

Duke kujtuar fillimet e karrierës, presidenti Xhepa tha se në panelet e 30 viteve më parë, e këshillonin ta prezantonte Shqipërinë si vend të Evropës Lindore dhe jo të Ballkanit Perëndimor, i cili konsiderohej një rajon jo aq shumë i sigurt për investitorët. Tashmë situata ka ndryshuar dhe rajoni i Ballkanit është bërë një konkurrent i fortë në garën globale për tërheqjen e investimeve të huaja direkte. Mjaft mirë ka performuar edhe Shqipëria, e cila renditet e dyta pas Serbisë, sa i përket vëllimit të investimeve të huaja.

“Duke qenë se shumica deri tani janë përqendruar në atë që ne ekonomistët e quajmë sektorë të patregtueshëm, si pasuritë e paluajtshme apo sektori i industrisë, ndikimi ka qenë edhe në ndryshimin e nivelit të çmimeve në vend. Ajo që mund të ketë një ndikim më të dukshëm në zhvillimin ekonomik të vendit mund të jetë shpërndarja më e barabartë e investimeve të huaja direkte, veçanërisht në sektorët e prodhimit, në mënyrë që të kontribuojë më shumë në integrimin e Shqipërisë në zinxhirin global të vlerës, gjë që në thelb deri tani ka munguar”, theksoi profesor Xhepa.

Për të përmirësuar këtë aspekt, eksperti i ekonomisë tha se duhet të fillohet me bazat. Këtu përfshihet jo vetëm stabiliteti makroekonomik, në të cilin të gjitha vendet e rajonit kanë qenë në thelb shumë të mira në ndërtimin e një ekonomie elastike në aspektin e përballjes me goditje të jashtme që kanë ardhur pas vitit 2020, por edhe infrastruktura dhe sundimi i ligjit.

“Prandaj, do ë këshilloja të mos hyjmë në konkurrencë përmes taksave dhe ofrimit të stimujve fiskalë. Stimujt fiskalë nuk mund të zëvendësojnë elementet themelore. Nëse nuk kemi sundim të ligjit, nëse nuk kemi një sistem gjyqësor efikas, nëse kemi korrupsion të lartë dhe mungojnë shërbimet e nevojshme të administratës publike për sektorin privat, ose nëse ato janë të kushtueshme, atëherë kjo e bën mjedisin e biznesit një sistem relativisht të ndërlikuar. Mendoj se kjo është një nga dobësitë kryesore, jo vetëm për Shqipërinë, por për të gjithë rajonin”, nënvizoi Xhepa.

Ndërsa Shqipëria aspiron të bëhet pjesë e familjes së madhe evropiane, Xhepa foli edhe për mënyrat se si do të përfitojë vendi ynë në aspektin e tërheqjes së investimeve dhe rritjes së ekonomisë. Profesori vuri në pah faktin se aktualisht ka një Plan të ri të Rritjes së Bashkimit Europian, me 6 miliardë dollarë, i cili, nëse kombinohet me investimet e huaja dhe investimet lokale, mund të japë një kontribut të prekshëm në diversifikimin e strukturës ekonomike dhe në orientimin e një pjese të këtyre investimeve drejt industrisë prodhuese dhe sektorit industrial në përgjithësi.

“Me zhvendosjen e prodhimit pranë tregjeve kryesore dhe zhvendosjen drejt vendeve mike, ekonomitë e Ballkanit dhe Shqipëria në veçanti kanë sot një mundësi të mirë për t’u bërë pjesë e planeve të reja për rishpërndarjen e investimeve, veçanërisht nga vendet e shtrenjta europiane drejt vendeve me kosto më të ulëta, si ato të rajonit të Ballkanit”, shtoi Xhepa. Por kjo, sipas tij, kërkon politika më dinamike dhe një pjesëmarrje më aktive të autoriteteve qeveritare në përpjekjet për të tërhequr një pjesë të këtyre zinxhirëve të vlerës dhe për të qenë pjesë e ristrukturimit të zinxhirit global të vlerës.

Dy elementë të tjerë të rëndësishëm që do të sjellë integrimi, sipas presidentit të UET, janë konkurrenca dhe forcimi i demokracisë. Bërja e tregut më konkurrues do t’i rishpërndajë burimet drejt përdorimit më efikas, drejt ideve më të mira të biznesit dhe projekteve më të mira. Po ashtu, të qenit pjesë e BE-së do të krijojë stimuj të rinj për të pasur institucione shumë më të forta, sundim të ligjit, stabilitet politik dhe institucione më demokratike.

Megjithatë, profesori paralajmëroi se këto përfitime nuk duhet të merren si të mirëqena, sepse nevojiten reforma. “Reformat strukturore që duhet të ndërmarrim duhet të përqendrohen në krijimin e një konkurrence më të mirë në treg. Kjo nënkupton hapjen e të gjitha tregjeve dhe krijimin e rregullave të lojës që të jenë të barabarta për të gjithë pjesëmarrësit. Nëse arrijmë të përmbushim këto standarde të reja, mendoj se Shqipëria mund të përfitojë maksimalisht, madje edhe në krahasim me vendet e tjera të rajonit”, përmbylli profesori.

Themeluar në vitin 1994, Grupi Klik Ekspo organizon prej vitesh Panairin Ndërkombëtar të Tiranës, duke shërbyer si një urë lidhëse e bizneseve shqiptare me ato ndërkombëtare sipas fushës së tyre të operimit. Përmes prezencës me stendë dhe kontributit në forumet e diskutimit, UET synon të zgjerojë hapësirat e bashkëpunimit mes akademisë dhe industrisë, të promovojë ekspertizën akademike dhe të krijojë mundësi të reja për studentët, në funksion të përgatitjes së tyre për sfidat dhe kërkesat e tregut bashkëkohor të punës.

Tag:ekonomia, investime, Selami Xhepa

  • Share:
Luiza Pinderi

Previous post

CALL FOR PAPERS POLIS 25 issue 2
November 5, 2026

You may also like

polis 25-2 call for paper
CALL FOR PAPERS POLIS 25 issue 2
5 November, 2026
spain
CALL FOR APPLICATIONS for EUT Staff Members
4 November, 2026
WhatsApp Image 2026-11-03 at 15.25.49
UET në Panairin e 32-të Ndërkombëtar të Tiranës/ Partneritete të reja me biznesin, diskutime mbi investimet dhe ruajtjen e traditës
3 November, 2026

Search

Since its inception in 2006, UET has not stopped its efforts to reform, structure and complete it, processes and initiatives that ensure the highest quality graduation of our students.

Scan here to read our latest QAA review report

STUDY AT EUT

  • Professional Diploma
  • Bachelor
  • Professional Master
  • Master of science
  • Master of Arts
  • Doktoraturë



Address:

Xhura Complex, St. Xhanfize Keko, Tirana, Albania.



Mobile

+355682016616
+355689037765



Email

[email protected]



International Students

E-mail : [email protected]
Mob: +355 68 809 0986



Reserve your activity



Facebook-f




Instagram




Linkedin




Youtube



Address:

Xhura Complex, St. Xhanfize Keko, Tirana, Albania.



Email

[email protected]



Mobile

+355682016616
+355689037765



International Students

E-mail : [email protected]
Mob: +355 68 809 0986



Reserve your activity



Facebook




Instagram




Linkedin




Youtube

© Copyright 2025 UET

Privacy Policy