• STUDY AT EUT
    • SPEECH OF THE PRESIDENT
    • INTERNATIONAL STUDENTS
    • PROFESSIONAL DIPLOMA
    • BACHELOR
    • INTEGRATED PROGRAMS
    • PROFESSIONAL MASTER
    • MASTER OF SCIENCE
    • MASTER OF ARTS
    • MASTER FINTECH
    • MASTER POSIG
    • DOCTORATE
    • FOR PARENTS
  • ACADEMIC STAFF
    • EUT RECTOR
      • RECTOR SPEECH
    • EUT ADMINISTRATOR
    • DEAN
    • HEAD OF DEPARTMENTS
    • ORGANIGRAM
      • FACULTY OF ECONOMICS, BUSINESS AND DEVELOPMENT
      • FACULTY OF LAW, POLITICAL SCIENCES AND INTERNATIONAL RELATIONS
      • FACULTY OF HUMANITIES, EDUCATION AND LIBERAL ARTS
      • FACULTY OF ENGINEERING, INFORMATICS AND ARCHITECTURE
      • FACULTY OF TECHNICAL MEDICAL SCIENCES
  • NEWS
  • SCIENTIFIC RESEARCH
    • STRATEGY
    • MAJOR RESEARCH PROGRAM
    • PHYSICAL INFRASTRUCTURE
    • SCIENTIFIC JOURNALS
    • CONFERENCES
    • SCIENTIFIC PUBLICATIONS
      • TOP MOST CITED ARTICLES
    • SEASONAL SCHOOL
    • GENDER EQUALITY PLAN
    • NJOFTIME
  • PROJECTS AND PARTNERS
    • INTERNATIONAL
      • NEWS
      • OUTGOING STUDENTS /STUDY ABROAD
        • INTER INSTITUTIONAL AGREEMENT
        • INTERNATIONAL DEGREES
      • INCOMING STUDENTS / STUDY AT EUT
    • PROJECTS
  • ABOUT UET
    • FACTS AND FIGURES
    • STATUTE
    • ADMINISTRATION BOARD
    • MISSION AND VISION
    • INTERNATIONALIZATION
    • EMPLOYMENT AT EUT
    • EMPLOYMENT OPPORTUNITIES AND INTERNSHIP
    • EVALUATION REPORTS
  • Services
    • ACADEMIC SECRETARIAT
    • CAREER ADVISING
    • TUTORING
    • STUDENT CLUBS
    • STUDENT COUNCIL
    • ALUMNI
      • ALUMNI PRESIDENT
  • en_US
    • sq
UET UET
  • STUDY AT EUT
    • SPEECH OF THE PRESIDENT
    • INTERNATIONAL STUDENTS
    • PROFESSIONAL DIPLOMA
    • BACHELOR
    • INTEGRATED PROGRAMS
    • PROFESSIONAL MASTER
    • MASTER OF SCIENCE
    • MASTER OF ARTS
    • MASTER FINTECH
    • MASTER POSIG
    • DOCTORATE
    • FOR PARENTS
  • ACADEMIC STAFF
    • EUT RECTOR
      • RECTOR SPEECH
    • EUT ADMINISTRATOR
    • DEAN
    • HEAD OF DEPARTMENTS
    • ORGANIGRAM
      • FACULTY OF ECONOMICS, BUSINESS AND DEVELOPMENT
      • FACULTY OF LAW, POLITICAL SCIENCES AND INTERNATIONAL RELATIONS
      • FACULTY OF HUMANITIES, EDUCATION AND LIBERAL ARTS
      • FACULTY OF ENGINEERING, INFORMATICS AND ARCHITECTURE
      • FACULTY OF TECHNICAL MEDICAL SCIENCES
  • NEWS
  • SCIENTIFIC RESEARCH
    • STRATEGY
    • MAJOR RESEARCH PROGRAM
    • PHYSICAL INFRASTRUCTURE
    • SCIENTIFIC JOURNALS
    • CONFERENCES
    • SCIENTIFIC PUBLICATIONS
      • TOP MOST CITED ARTICLES
    • SEASONAL SCHOOL
    • GENDER EQUALITY PLAN
    • NJOFTIME
  • PROJECTS AND PARTNERS
    • INTERNATIONAL
      • NEWS
      • OUTGOING STUDENTS /STUDY ABROAD
        • INTER INSTITUTIONAL AGREEMENT
        • INTERNATIONAL DEGREES
      • INCOMING STUDENTS / STUDY AT EUT
    • PROJECTS
  • ABOUT UET
    • FACTS AND FIGURES
    • STATUTE
    • ADMINISTRATION BOARD
    • MISSION AND VISION
    • INTERNATIONALIZATION
    • EMPLOYMENT AT EUT
    • EMPLOYMENT OPPORTUNITIES AND INTERNSHIP
    • EVALUATION REPORTS
  • Services
    • ACADEMIC SECRETARIAT
    • CAREER ADVISING
    • TUTORING
    • STUDENT CLUBS
    • STUDENT COUNCIL
    • ALUMNI
      • ALUMNI PRESIDENT
  • en_US
    • sq

Aktivitete

UET në Panairin e 32-të Ndërkombëtar të Tiranës/ Partneritete të reja me biznesin, diskutime mbi investimet dhe ruajtjen e traditës

  • Date November 3, 2026

Stenda e Universitetit Europian të Tiranës do të qëndrojë e hapur përgjatë katër ditëve në Pallatin e Kongreseve, në Panairin e 32-të Ndërkombëtar të Tiranës. I organizuar nga Klik Ekspo Group, panairi do të zhvillohet në datat 3-6 tetor, duke e kthyer kryeqytetin në pikën kryesore të takimit të sipërmarrjes shqiptare me partnerë të tjerë kombëtarë dhe ndërkombëtarë. Gjatë këtyre ditëve do të zhvillohen ekspozita, konferenca dhe do të ndahen përvoja të drejtpërdrejta nga pjesëmarrësit.

Për UET, ky panair është i rëndësishëm për të zgjeruar partneritetet e tij me industrinë vendase dhe të huaj, në kuadër të bashkëpunimeve që ka me bizneset dhe kontributit të vazhdueshëm që ato japin në përmirësimin e kurrikulave dhe përgatitjen e studentëve me aftësitë e reja që kërkon tregu i punës, si dhe për të shtuar mundësitë për praktika mësimore dhe punësim. Përveçse me stendën e tij, UET do të kontribuojë në këtë panair me pjesëmarrjen e drejtuesve dhe pedagogëve në disa panele dhe diskutime.

Ndërsa dita e parë e hapjes do të nisë me fjalët përshëndetëse të drejtuesve të institucioneve, agjencive qeveritare, organizatorëve, si dhe eksplorimit të stendave të të gjithë pjesëmarrësve, dita e dytë do të nisë me panelet e diskutimit.

Forumi i Biznesit dhe Industrisë sjell këndvështrimin e investitorëve në një dialog me drejtues të qeverisë dhe të biznesit. Ai do të shqyrtojë se si Shqipëria dhe Ballkani Perëndimor mund të tërheqin kapital afatgjatë, të zhvillojnë projekte të besueshme dhe të ndërtojnë partneritete produktive, duke u ofruar njëkohësisht investitorëve një pasqyrë më të qartë të mundësive që ka vendi ynë. Në diskutim do të marrin pjesë investitorë, pronarë biznesesh, drejtues korporatash, institucione financiare, zhvillues projektesh dhe politikëbërës në fushën ekonomike.

Pjesë e këtij paneli do të bëhet presidenti i Universitetit Europian të Tiranës, Prof. Asoc. Dr. Selami Xhepa, njëkohësisht Anëtar i Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë, i cili do të flasë për mundësitë dhe oportunitetet që ofron Shqipëria dhe Ballkani Perëndimor për investitorët e huaj, parë kjo nën prizmin e sigurisë, qëndrueshmërisë, politikave ndihmuese dhe burimeve njerëzore.

Forumi i radhës, më datë 4 nëntor, do t’i dedikohet mundësive që ofron Shqipëria në sektorin e energjisë, gjatë të cilit udhëheqësit e politikave dhe industrisë do të eksplorojnë se si furnizimi i besueshëm vendas dhe eksportet mund të zhvillohen së bashku, duke krijuar mundësi për investitorët e energjisë, operatorët dhe përdoruesit industrialë. Përveç përfaqësuesve të institucioneve dhe bizneseve në fushën e energjisë, pjesë e panelit do të bëhet edhe akademia, me të ftuar presidentin e Tirana College of Tirana, Dr. Gjergji Simaku – President i Kolegjit Teknologjik të Tiranës; Ekspert i Energjisë.

Forumi i radhës, i orës 16:00, ka në vëmendje traditën dhe vazhdimësinë kulturore. Kjo tryezë e rrumbullakët do të eksplorojë dizajnin si një mënyrë për të bartur njohuritë, vlerat dhe traditat në jetën bashkëkohore. Diskutimi do të përqendrohet në vazhdimësinë kulturore, duke mundësuar që praktikat e trashëguara të zhvillohen në përgjigje të nevojave të reja, duke ruajtur kuptimin dhe identitetin e tyre. Pjesë e diskutimit do të bëhen dizajnerë, arkitektë, institucione kulturore dhe akademike, autoritete publike, artizanë dhe biznese që punojnë me njohuritë dhe trashëgiminë lokale.

Nga Universiteti Europian i Tiranës do të marrin pjesë: Henri Çili- themelues i UET; Otjela Lubonja- drejtuese e Departamentit të Arkitekturës dhe Inxhinierisë së Ndërtimit; Geis Tafa – lektor në fushën e Dizajnit; Abaz Hado- lektor dhe piktor; Tidita Abdurramani- Drejtuese e Departamentit të Arteve të Aplikuara; Blegina Hasko Bezo- lektore në Departamentin e Arteve të Aplikuara; Joan Ikonomi- lektor në Departamentin e Arkitekturës dhe Inxhinierisë së Ndërtimit.

Themeluar në vitin 1994, Grupi Klik Ekspo organizon prej vitesh Panairin Ndërkombëtar të Tiranës, iduke shërbyer si një urë lidhëse e bizneseve shqiptare me ato ndërkombëtare sipas fushës së tyre të operimit. Përmes prezencës në stendë dhe kontributit në forumet e diskutimit, UET synon të zgjerojë hapësirat e bashkëpunimit mes akademisë dhe industrisë, të promovojë ekspertizën akademike dhe të krijojë mundësi të reja për studentët, në funksion të përgatitjes së tyre për sfidat dhe kërkesat e tregut bashkëkohor të punës.

Tag:biznese, forum, Panairi i 32 Ndërkombëtar i Tiranës

  • Share:
Luiza Pinderi

Previous post

Prezantohet në UET prototipi FrameWatch Albania, platforma e re online për monitorimin dhe analizën e narrativave mediatike
November 3, 2026

You may also like

WhatsApp Image 2026-10-31 at 11.32.32
Prezantohet në UET prototipi FrameWatch Albania, platforma e re online për monitorimin dhe analizën e narrativave mediatike
2 November, 2026
WhatsApp Image 2026-10-29 at 09.32.04
Mustafa Nano në UET për romanin e ri “Odeja e gëzimit”: Shqipëria nuk e meriton të jetë në BE
29 October, 2026
WhatsApp Image 2026-10-28 at 09.47.00
Mbyllet edicioni i VIII-të i DSSH Junior/ Kush janë 5 studentët fitues të Çmimit të Presidentit
28 October, 2026

Search

Since its inception in 2006, UET has not stopped its efforts to reform, structure and complete it, processes and initiatives that ensure the highest quality graduation of our students.

Scan here to read our latest QAA review report

STUDY AT EUT

  • Professional Diploma
  • Bachelor
  • Professional Master
  • Master of science
  • Master of Arts
  • Doktoraturë



Address:

Xhura Complex, St. Xhanfize Keko, Tirana, Albania.



Mobile

+355682016616
+355689037765



Email

[email protected]



International Students

E-mail : [email protected]
Mob: +355 68 809 0986



Reserve your activity



Facebook-f




Instagram




Linkedin




Youtube



Address:

Xhura Complex, St. Xhanfize Keko, Tirana, Albania.



Email

[email protected]



Mobile

+355682016616
+355689037765



International Students

E-mail : [email protected]
Mob: +355 68 809 0986



Reserve your activity



Facebook




Instagram




Linkedin




Youtube

© Copyright 2025 UET

Privacy Policy