• STUDY AT EUT
    • SPEECH OF THE PRESIDENT
    • INTERNATIONAL STUDENTS
    • PROFESSIONAL DIPLOMA
    • BACHELOR
    • INTEGRATED PROGRAMS
    • PROFESSIONAL MASTER
    • MASTER OF SCIENCE
    • MASTER OF ARTS
    • MASTER FINTECH
    • MASTER POSIG
    • DOCTORATE
    • FOR PARENTS
  • ACADEMIC STAFF
    • EUT RECTOR
      • RECTOR SPEECH
    • EUT ADMINISTRATOR
    • DEAN
    • HEAD OF DEPARTMENTS
    • ORGANIGRAM
      • FACULTY OF ECONOMICS, BUSINESS AND DEVELOPMENT
      • FACULTY OF LAW, POLITICAL SCIENCES AND INTERNATIONAL RELATIONS
      • FACULTY OF HUMANITIES, EDUCATION AND LIBERAL ARTS
      • FACULTY OF ENGINEERING, INFORMATICS AND ARCHITECTURE
      • FACULTY OF TECHNICAL MEDICAL SCIENCES
  • NEWS
  • SCIENTIFIC RESEARCH
    • STRATEGY
    • MAJOR RESEARCH PROGRAM
    • PHYSICAL INFRASTRUCTURE
    • SCIENTIFIC JOURNALS
    • CONFERENCES
    • SCIENTIFIC PUBLICATIONS
      • TOP MOST CITED ARTICLES
    • SEASONAL SCHOOL
    • GENDER EQUALITY PLAN
  • PROJECTS AND PARTNERS
    • INTERNATIONAL
      • NEWS
      • OUTGOING STUDENTS /STUDY ABROAD
        • INTER INSTITUTIONAL AGREEMENT
        • INTERNATIONAL DEGREES
      • INCOMING STUDENTS / STUDY AT EUT
    • PROJECTS
  • ABOUT UET
    • FACTS AND FIGURES
    • STATUTE
    • ADMINISTRATION BOARD
    • MISSION AND VISION
    • INTERNATIONALIZATION
    • EMPLOYMENT AT EUT
    • EMPLOYMENT OPPORTUNITIES AND INTERNSHIP
    • EVALUATION REPORTS
  • Services
    • ACADEMIC SECRETARIAT
    • CAREER ADVISING
    • TUTORING
    • STUDENT CLUBS
    • STUDENT COUNCIL
    • ALUMNI
      • ALUMNI PRESIDENT
  • en_US
    • sq
UET UET
  • STUDY AT EUT
    • SPEECH OF THE PRESIDENT
    • INTERNATIONAL STUDENTS
    • PROFESSIONAL DIPLOMA
    • BACHELOR
    • INTEGRATED PROGRAMS
    • PROFESSIONAL MASTER
    • MASTER OF SCIENCE
    • MASTER OF ARTS
    • MASTER FINTECH
    • MASTER POSIG
    • DOCTORATE
    • FOR PARENTS
  • ACADEMIC STAFF
    • EUT RECTOR
      • RECTOR SPEECH
    • EUT ADMINISTRATOR
    • DEAN
    • HEAD OF DEPARTMENTS
    • ORGANIGRAM
      • FACULTY OF ECONOMICS, BUSINESS AND DEVELOPMENT
      • FACULTY OF LAW, POLITICAL SCIENCES AND INTERNATIONAL RELATIONS
      • FACULTY OF HUMANITIES, EDUCATION AND LIBERAL ARTS
      • FACULTY OF ENGINEERING, INFORMATICS AND ARCHITECTURE
      • FACULTY OF TECHNICAL MEDICAL SCIENCES
  • NEWS
  • SCIENTIFIC RESEARCH
    • STRATEGY
    • MAJOR RESEARCH PROGRAM
    • PHYSICAL INFRASTRUCTURE
    • SCIENTIFIC JOURNALS
    • CONFERENCES
    • SCIENTIFIC PUBLICATIONS
      • TOP MOST CITED ARTICLES
    • SEASONAL SCHOOL
    • GENDER EQUALITY PLAN
  • PROJECTS AND PARTNERS
    • INTERNATIONAL
      • NEWS
      • OUTGOING STUDENTS /STUDY ABROAD
        • INTER INSTITUTIONAL AGREEMENT
        • INTERNATIONAL DEGREES
      • INCOMING STUDENTS / STUDY AT EUT
    • PROJECTS
  • ABOUT UET
    • FACTS AND FIGURES
    • STATUTE
    • ADMINISTRATION BOARD
    • MISSION AND VISION
    • INTERNATIONALIZATION
    • EMPLOYMENT AT EUT
    • EMPLOYMENT OPPORTUNITIES AND INTERNSHIP
    • EVALUATION REPORTS
  • Services
    • ACADEMIC SECRETARIAT
    • CAREER ADVISING
    • TUTORING
    • STUDENT CLUBS
    • STUDENT COUNCIL
    • ALUMNI
      • ALUMNI PRESIDENT
  • en_US
    • sq

Aktivitete

Starton SMART-XFER, projekti i parë i Horizon Europe i fituar dhe koordinuar nga Universiteti Europian i Tiranës

  • Date October 1, 2026

Përmirësimi i kapaciteteve, shërbimeve dhe modeleve institucionale të Zyrave të Transferimit të Dijes dhe Teknologjisë në universitete dhe organizata kërkimore është qëllimi primar i SMART-XFER, projektit që sapo ka lançuar Universiteti Europian i Tiranës.

SMART-XFER është pjesë e programit Horizon Europe, pjesë e të cilit UET ka qenë përmes projekteve të mëparshme, por në asnjërin prej tyre nuk ka pasur rolin e propozuesit dhe koordinatorit të një konsorciumi të tillë, të përbërë nga 17 partnerë.

Ishte kjo një nga pikat kyçe që theksoi drejtuesja e Zyrës për Ndërkombëtarizimin dhe Projektet në UET, Ketrina Çabiri Mijo, në ditën e parë të konferencës dyditore të zhvilluar për nisjen zyrtare të projektit, i cili do të zbatohet përgjatë tre viteve, 2026–2029.

“UET shënon sot një moment të rëndësishëm institucional. SMART-XFER është projekti i parë Horizon Europe i përgatitur dhe i koordinuar nga universiteti. Koordinimi i këtij projekti është shenjë se institucioni ynë është gati jo vetëm të bëhet pjesë e Zonës Evropiane të Kërkimit, por edhe të kontribuojë në formësimin dhe drejtimin e saj”, theksoi Çabiri, ndërsa ia atribuoi këtë arritje investimit të qëndrueshëm institucional në ndërkombëtarizim dhe zhvillimin e projekteve.

Duke folur për punën dhe impaktin e projektit, Çabiri sqaroi se SMART-XFER fokusohet në forcimin e zyrave të transferimit të njohurive dhe teknologjisë dhe në shndërrimin e valorizimit të njohurive në një kapacitet të mirëfilltë institucional. Në këtë kuadër, gjatë muajve në vijim, konsorciumi pritet të hartëzojë kapacitetet kërkimore për të forcuar kapacitetet e zyrave të transferimit të njohurive dhe për të pilotuar e përmirësuar shërbimet e transferimit të njohurive, kurrikulat e inovacionit në qytetet inteligjente dhe riorganizimin institucional.

Rektorja e UET, Prof. Dr. Drita Kruja, vlerësoi rëndësinë e këtij projekti për ndërtimin e kapaciteteve më të forta, lidhjen e universiteteve me bizneset, autoritetet publike dhe ekosistemet e inovacionit, si dhe krijimin e mekanizmave përmes të cilëve njohuria mund të kalojë në mënyrë më efektive nga mjedisi kërkimor në aplikimet praktike.

“Projektet evropiane ndërtohen nga njerëzit dhe partneritetet e forta krijohen përmes besimit, transparencës dhe një angazhimi të përbashkët për të arritur rezultate domethënëse. Ambicia jonë duhet të jetë që SMART-XFER të lërë pas jo vetëm rezultate të suksesshme, por edhe institucione më të forta, partneritete të qëndrueshme, praktika të përmirësuara të transferimit të njohurive dhe ndikim që vazhdon përtej kohëzgjatjes së projektit”, nënvizoi Kruja gjatë fjalës së saj.

Konferenca bëri bashkë partnerët universitarë, institucionet publike dhe përfaqësues të Delegacionit të Bashkimit Evropian, të cilët ndanë mendimet e tyre mbi rëndësinë e këtij projekti dhe këtij partneriteti mes aktorëve të ndryshëm nga 13 shtete: Shqipëria, Austria, Bosnjë dhe Hercegovina, Bullgaria, Finlanda, Franca, Gjermania, Italia, Kosova, Maqedonia e Veriut, Sllovenia, Turqia dhe Ukraina. UET, përveçse është në rolin koordinues, është edhe institucioni i vetëm që përfaqëson Shqipërinë në këtë projekt.

Shqipëria forcon pozitën e saj në Horizon Europe

Menaxherja e Programit për Zhvillimin e Sektorit Privat dhe Barazinë Gjinore në Delegacionin e BE-së në Shqipëri, znj. Jenni Lundmark, shprehu kënaqësinë e saj që një projekt i Horizon Europe, së pari, drejtohet nga gratë dhe, së dyti, drejtohet nga një institucion shqiptar, ndërsa e cilësoi mbresëlënëse shtrirjen që ky konsorcium ka në 13 vende.

“Jam gjithashtu e lumtur të mësoj se ky projekt do të fokusohet në forcimin e kapaciteteve të transferimit të njohurive dhe teknologjisë. Siç thoshte babai im: “Fuqia nuk është ajo që di. Fuqia është mënyra se si e përdor atë njohuri.” Dhe mendoj se pikërisht shkëmbimi i njohurive dhe ndarja e kapaciteteve tona është e vetmja mënyrë për t’u bërë më të fortë”, nënvizoi znj. Lundmark.

Gjatë fjalës së saj, ajo u ndal te rëndësia e pjesëmarrjes në projektet Horizon Europe, si një instrument kyç për të çuar si Bashkimin Evropian, ashtu edhe Shqipërinë dhe vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor drejt një rritjeje të qëndrueshme ekonomike.

Shqipëria klasifikohet si një vend “inovator në zhvillim” në tabelën evropiane të inovacionit dhe renditet në nivelin 37.9% të mesatares së BE-së për vitin 2025, por nëse ajo realizon planin e saj për të kaluar në “inovator i moderuar”, znj. Lundmark tha se BE-ja do të ofrojë mbështetjen e saj përmes programeve të ndryshme.

Një nga këto programe mbështetëse është edhe Erasmus+. Drejtuesi i Zyrës Erasmus+ në Shqipëri, Geron Kamberi, theksoi se, pavarësisht se janë dy programe me qasje të ndryshme, objektivat janë të njëjta.

“Erasmus+ ka dy shtylla kryesore. E para është ndërtimi i kapaciteteve për institucionet e arsimit të lartë, për të cilin së shpejti do të hapen thirrje të reja për projekte. E dyta janë programet Erasmus Mundus për diploma të përbashkëta masteri, të cilat u mundësojnë shumë universiteteve të hartojnë dhe të zhvillojnë programe inovative masteri, që adresojnë sfidat që sjell një botë që po ndryshon kaq shpejt.”

Genci Kojdheli, drejtori i Përgjithshëm i Integrimit, Planifikimit Strategjik dhe Zhvillimit Ekonomik në Bashkinë e Tiranës, shprehu mbështetjen e institucionit për të realizuar këtë projekt dhe për t’iu dhënë zgjidhje problemeve që janë aktualisht reale në qytetet shqiptare.

“Ne do të ndajmë me ju sfidat dhe të dhënat tona dhe më pas mund t’i përkthejmë ato, së bashku me bizneset dhe partnerët tuaj, në zgjidhje që mund t’ua ofrojmë më pas qytetarëve të qytetit”, theksoi Kojdheli.

Edhe përfaqësuesja e Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë (ASCAL), znj. Ersi Dako, vlerësoi përpjekjen e institucioneve të arsimit të lartë, jo vetëm për gjenerimin e njohurive, por edhe për aftësinë e tyre për t’i shndërruar ato në vlerë për shoqërinë dhe ekonominë.

Ajo theksoi se ASCAL mbetet i angazhuar për të mbështetur përmirësimin e vazhdueshëm të institucioneve të arsimit të lartë dhe promovimin e një kulture në të cilën cilësia dhe inovacioni ecin së bashku.

“Përmes bashkëpunimit ndërmjet institucioneve të arsimit të lartë, agjencive të sigurimit të cilësisë, politikëbërësve, sektorit privat dhe shoqërisë, sfidat me të cilat përballen vendet në zgjerim mund të shndërrohen në mundësi konkrete për zhvillim”, tha Dako.

Ndikim i drejtpërdrejtë nga universiteti në qytet

Nisi nga një ide e përmbledhur në një faqe me një grup të vogël bashkëpunëtorësh dhe miqsh dhe u shndërrua në një projekt madhor. Kështu do ta rrëfente gjatë fjalës së saj koordinatorja e projektit, Dardane Zeneli, ndërsa shpjegoi shkurtimisht vizionin, objektivat, strukturën dhe pritshmëritë ndaj SMART-XFER.

“Ne u përpoqëm disa herë. Besuam në këtë ide. E dinim se thjesht duhej të gjenim thirrjen e duhur për të dhe, me sa duket, funksionoi”, u shpreh Zeneli, duke falënderuar partnerët, mbështetja e të cilëve bëri të mundur miratimin në Horizon Europe, një nga programet e financimit më konkurruese në botë.

Përveç universiteteve, SMART-XFER përfshin organizata kërkimore, kompani, qendra inovacioni dhe organizata të shoqërisë civile, të cilat do të bashkëpunojnë gjatë kësaj periudhe 36-mujore të zbatimit të projektit, në mënyrë që kërkimi shkencor të mos mbetet vetëm në universitete, por të kthehet në vlerë ekonomike, sociale dhe për politikat publike.

Në fazat e para të zbatimit të tij, pritet të analizohen kapacitetet e kërkimit dhe pengesat në transferimin e njohurive në universitetet dhe organizatat pjesëmarrëse, për të vijuar me trajnimin e 150 profesionistëve të transferimit të njohurive dhe teknologjisë.

Testimi do të bëhet përmes krijimit të 6-të Urban Innovation Nodes, ku modelet e reja të shërbimeve do të testohen në situata reale në qytete. Në vend që një universitet të zhvillojë një ide vetëm brenda laboratorit, ajo ide testohet në një mjedis ku ekziston një problem konkret, qoftë ky mobiliteti, energjia, menaxhimi i mbetjeve, ekonomia qarkulluese, shërbimet publike etj.

Faza e radhës do të jetë edukimi, përmes kurrikulave të reja për inovacionin në qytetet inteligjente, duke ndikuar në formimin e mbi 500 studentëve dhe kërkuesve që janë në fillim të karrierës. Materialet, gjetjet dhe konkluzionet e projektit do të bëhen të disponueshme për të gjithë përmes një platforme digjitale.

SMART-XFER synon të krijojë një model të transferimit të njohurive, i cili mund të vazhdojë të funksionojë dhe të zbatohet edhe pasi projekti të jetë mbyllur. Objektivi tjetër është që të paktën 30 institucione të tjera, përveç atyre që janë në konsorcium, të adoptojnë pjesë të modeleve gjatë tre viteve pas mbylljes së projektit.

Pas prezantimit të projektit, konferenca vijoi me fjalën e zyrtares së Politikave në Komisionin Evropian, znj. Iphigenia Pottaki, e cila foli për kontributin e pritshëm në Programin e Zgjerimit. Zyrtari i projektit, z. Stijn Delauré, dha më tej disa udhëzime për zbatimin e projektit dhe menaxhimin e grantit për SMART-XFER, për të vijuar më tej me diskutimin për projektin mes të pranishmëve.

Diskutimet më të detajuara për planin e punës dhe vijimin e projektit u zhvendosën në ditën e dytë të konferencës, e cila u zhvillua në ambientet e Universitetit Europian të Tiranës. Pas prezantimit të partnerëve dhe ekspertizës së institucioneve pjesëmarrëse, konferenca vijoi me prezantimin e shtatë paketave të punës, të objektivave, rezultateve të pritshme, afateve dhe hapave të menjëhershëm.

Tag:BE, Erasmus +, projekt, SMART-XFER

  • Share:
Luiza Pinderi

Previous post

Mbyllet reZEB: Module dhe laboratorë të rinj për zhvillimin e aftësive për efiçencë energjetike dhe ndërtesa të qëndrueshme
October 1, 2026

You may also like

WhatsApp Image 2026-09-30 at 10.39.40
Mbyllet reZEB: Module dhe laboratorë të rinj për zhvillimin e aftësive për efiçencë energjetike dhe ndërtesa të qëndrueshme
30 September, 2026
WhatsApp Image 2026-09-30 at 08.43.46 (3)
Profesionet po ndryshojnë, po universiteti? Projektet që sjellin tregun e punës në auditor
30 September, 2026
Arjona Meçaj
“Më shumë se një auditor”/ Rrëfimet e 4 gjimnazistëve ekselentë që zgjodhën të studiojnë në UET
29 September, 2026

Search

Since its inception in 2006, UET has not stopped its efforts to reform, structure and complete it, processes and initiatives that ensure the highest quality graduation of our students.

Scan here to read our latest QAA review report

STUDY AT EUT

  • Professional Diploma
  • Bachelor
  • Professional Master
  • Master of science
  • Master of Arts
  • Doktoraturë



Address:

Xhura Complex, St. Xhanfize Keko, Tirana, Albania.



Mobile

+355682016616
+355689037765



Email

[email protected]



International Students

E-mail : [email protected]
Mob: +355 68 809 0986



Reserve your activity



Facebook-f




Instagram




Linkedin




Youtube



Address:

Xhura Complex, St. Xhanfize Keko, Tirana, Albania.



Email

[email protected]



Mobile

+355682016616
+355689037765



International Students

E-mail : [email protected]
Mob: +355 68 809 0986



Reserve your activity



Facebook




Instagram




Linkedin




Youtube

© Copyright 2025 UET

Privacy Policy