• STUDY AT EUT
    • SPEECH OF THE PRESIDENT
    • INTERNATIONAL STUDENTS
    • PROFESSIONAL DIPLOMA
    • BACHELOR
    • INTEGRATED PROGRAMS
    • PROFESSIONAL MASTER
    • MASTER OF SCIENCE
    • MASTER OF ARTS
    • MASTER FINTECH
    • MASTER POSIG
    • DOCTORATE
    • FOR PARENTS
  • ACADEMIC STAFF
    • EUT RECTOR
      • RECTOR SPEECH
    • EUT ADMINISTRATOR
    • DEAN
    • HEAD OF DEPARTMENTS
    • ORGANIGRAM
      • FACULTY OF ECONOMICS, BUSINESS AND DEVELOPMENT
      • FACULTY OF LAW, POLITICAL SCIENCES AND INTERNATIONAL RELATIONS
      • FACULTY OF HUMANITIES, EDUCATION AND LIBERAL ARTS
      • FACULTY OF ENGINEERING, INFORMATICS AND ARCHITECTURE
      • FACULTY OF TECHNICAL MEDICAL SCIENCES
  • NEWS
  • SCIENTIFIC RESEARCH
    • STRATEGY
    • MAJOR RESEARCH PROGRAM
    • PHYSICAL INFRASTRUCTURE
    • SCIENTIFIC JOURNALS
    • CONFERENCES
    • SCIENTIFIC PUBLICATIONS
      • TOP MOST CITED ARTICLES
    • SEASONAL SCHOOL
    • GENDER EQUALITY PLAN
  • PROJECTS AND PARTNERS
    • INTERNATIONAL
      • NEWS
      • OUTGOING STUDENTS /STUDY ABROAD
        • INTER INSTITUTIONAL AGREEMENT
        • INTERNATIONAL DEGREES
      • INCOMING STUDENTS / STUDY AT EUT
    • PROJECTS
    • ACTIVE PROJECTS
  • ABOUT UET
    • FACTS AND FIGURES
    • STATUTE
    • ADMINISTRATION BOARD
    • MISSION AND VISION
    • INTERNATIONALIZATION
    • EMPLOYMENT AT EUT
    • EMPLOYMENT OPPORTUNITIES AND INTERNSHIP
    • EVALUATION REPORTS
  • Services
    • ACADEMIC SECRETARIAT
    • CAREER ADVISING
    • TUTORING
    • STUDENT CLUBS
    • STUDENT COUNCIL
    • ALUMNI
      • ALUMNI PRESIDENT
  • en_US
    • sq
0682016616
[email protected]
UET UET
  • STUDY AT EUT
    • SPEECH OF THE PRESIDENT
    • INTERNATIONAL STUDENTS
    • PROFESSIONAL DIPLOMA
    • BACHELOR
    • INTEGRATED PROGRAMS
    • PROFESSIONAL MASTER
    • MASTER OF SCIENCE
    • MASTER OF ARTS
    • MASTER FINTECH
    • MASTER POSIG
    • DOCTORATE
    • FOR PARENTS
  • ACADEMIC STAFF
    • EUT RECTOR
      • RECTOR SPEECH
    • EUT ADMINISTRATOR
    • DEAN
    • HEAD OF DEPARTMENTS
    • ORGANIGRAM
      • FACULTY OF ECONOMICS, BUSINESS AND DEVELOPMENT
      • FACULTY OF LAW, POLITICAL SCIENCES AND INTERNATIONAL RELATIONS
      • FACULTY OF HUMANITIES, EDUCATION AND LIBERAL ARTS
      • FACULTY OF ENGINEERING, INFORMATICS AND ARCHITECTURE
      • FACULTY OF TECHNICAL MEDICAL SCIENCES
  • NEWS
  • SCIENTIFIC RESEARCH
    • STRATEGY
    • MAJOR RESEARCH PROGRAM
    • PHYSICAL INFRASTRUCTURE
    • SCIENTIFIC JOURNALS
    • CONFERENCES
    • SCIENTIFIC PUBLICATIONS
      • TOP MOST CITED ARTICLES
    • SEASONAL SCHOOL
    • GENDER EQUALITY PLAN
  • PROJECTS AND PARTNERS
    • INTERNATIONAL
      • NEWS
      • OUTGOING STUDENTS /STUDY ABROAD
        • INTER INSTITUTIONAL AGREEMENT
        • INTERNATIONAL DEGREES
      • INCOMING STUDENTS / STUDY AT EUT
    • PROJECTS
    • ACTIVE PROJECTS
  • ABOUT UET
    • FACTS AND FIGURES
    • STATUTE
    • ADMINISTRATION BOARD
    • MISSION AND VISION
    • INTERNATIONALIZATION
    • EMPLOYMENT AT EUT
    • EMPLOYMENT OPPORTUNITIES AND INTERNSHIP
    • EVALUATION REPORTS
  • Services
    • ACADEMIC SECRETARIAT
    • CAREER ADVISING
    • TUTORING
    • STUDENT CLUBS
    • STUDENT COUNCIL
    • ALUMNI
      • ALUMNI PRESIDENT
  • en_US
    • sq

Aktivitete

UET Press/ “Psikologjia e zhvillimit të adoleshentëve” nga Ida Kruti, libri që duhet të lexojë çdo prind e mësues

  • Date October 25, 2024

E premtja e fundit e këtij tetori iu dedikua profesoreshës Ida Kruti dhe librit të saj të parë “Psikologjia e zhvillimit të adoleshentëve”, botuar nga UET Press. Një libër i vonuar për studentët, profesionistët e fushës dhe prindërit e cilësuan pedagogët e UET, ndërsa autorja ndau më shumë detaje nga kërkimi i saj empirik.

Njëzet e tre vite pranë adoleshentëve e bënë të kuptonte shumëçka prej tyre. Të kuptonte jo vetëm cilësi e aftësi të reja, por edhe sfida të panjohura më herët. Si didaktike e arsimit parauniversitar, Kruti tregoi se ka ndenjur pranë adoleshentëve, ka parë mënyrën se si ata rriten, si zhvillohen, si gjykojnë, vështirësitë për t’u përshtatur në një shoqëri të vrullshme siç është ajo shqiptare në tranzicion.

Vështirësitë tashmë vijnë edhe nga zhvillimet eksponenciale të teknikës e teknologjisë, duke i vënë këta të rinj përballë risqeve të panjohura. Prandaj profesoresha e psikologjisë, dr. Ida Kruti sugjeroi njohjen sa më të mirë të adoleshentëve për të gjetur qasjen e duhur të komportimit me ta. “Duhet të gjendet një mënyrë komunikimi që ata të kuptojnë se çfarë është e duhura dhe jo e duhura për zhvillimin e tyre”.

Në këtë kontekst autorja sqaroi se ky libër do të jetë një ndihmë e vyer për prindërit, e madje vetë adoleshentët, që ndër kapituj do të gjejnë mjaft informacione njohëse dhe shpjeguese të proceseve fizike e psiko-emocionale që po kalojnë.

Tashmë si pjesë e sistemit universitar, prof. Kruti tha se synon që ky libër t’iu vijë në ndihmë sidomos studentëve të psikologjisë dhe zhvillimit. “Jo se nuk kanë apo nuk mund të gjejnë tekste, por është e vështirë që ato tekste t’i gjejnë në shqip ndërsa dijet në botë apdejtohen shumë shpejt me zhvillimet që pëson shoqëria”, sqaroi autorja.

Për drejtuesen e shtëpisë botuese UET Press, Suadela Balliu ky libër gjendet në mjedisin e duhur. I sjellë nga një shtëpi botuese, e cila në gjenezë ka pasur pikërisht librin universitar, ai do të plotësojë tërësisht qëllimin e autores për të ndihmuar studentët.

“Një libër që iu shërben studentëve të fushës, si dhe të gjithëve, kolegë e pedagogë, një monografi me një bibliografi për t’u pasur zili. Një libër i gërshetuar mes dijeve teorike dhe punës kërkimore në terren”, theksoi Balliu.

Profesoresha e Psikologjisë në UET, prof. asoc.dr. Erika Melonashi tregoi njohjen e hershme, gati 8-9 vite më parë me autoren, kur ishte e pranishme në mbrojtjen e doktoratës së saj në këtë universitet.

“U lumturova shumë kur ajo më kontaktoi sërish, siç bëjnë shpesh studentët e UET, që pasi largohen rivijnë për të sjellë një punë të tyre. Ky libër është një nevojë në Shqipëri për të sintetizuar gjithçka që ne dimë në lidhje me adoleshentët”, nënvizoi ajo.

Pavarësisht se nuk është botimi i parë në shqip për adoleshentët, prof. Melonashi tha se ai është botimi më gjithëpërfshirës dhe me terminologjinë më shkencore të mundshme. Më tej, ajo vlerësoi mënyrën se si libri është strukturuar në tërësinë e vet, duke sjellë nga njëra anë një argumentim shumë të mirë teorik dhe nga ana tjetër studime empirike.

Duke falënderuar për ndihmën dhe mbështetjen që jep UET Press për ekspertët dhe botimet e tyre, që gjatë këtyre dy dekadave të jetës së saj kanë qenë të shumta, prof. asoc. dr. Tomi Treska, përgjegjës i Departamentit të Psikologjisë, Edukimit dhe Sporteve në UET ndau një lajm të mirë për autoren.

“Para disa vitesh më është besuar një lëndë shumë delikate që lidhet me psikologjinë e zhvillimit të avancuar dhe ne kemi programe edhe të Psikologjisë shkollore edhe të Mësuesisë dhe na duhen literatura të tilla. Prandaj ky libër do të jetë pjesë e silabusit”, u shpreh Treska.

Profesori e quaji një botim utilitar që vjen me vonesë, duke sugjeruar se duhej më herët për të lehtësuar hallet dhe sfidat që kanë prindërit, shoqëria, kohërat që po kalojmë, shkollat, mësuesit por edhe vetë adoleshentët. “Faleminderit kolege e nderuar që na ndihmon dhe lehtëson”, iu drejtua më tej autores.

Nuk munguan pyetjet nga auditori, kryesisht nga studentët e Psikologjisë por dhe të programeve të tjera, kureshtarë për të ditur më tepër për punën dhe gjetjet në terren, ndryshimet e perceptimeve pas këtyre studimeve, por edhe mendime mbi zhvillimin social të fëmijëve të sotëm, sfidat e prindërve, psikologëve apo mësuesve nëpër shkolla.

Kjo monografi që vjen me parathënie të një tjetër profesionisteje të fushës, prof asoc.dr. Arjana Mucaj, përbëhet nga shtatë kapituj. Në kapitullin e parë ka kryesisht në fokus terminologjinë, si ka evoluar termi dhe si ndryshon kjo grup-moshë nga një vend në një tjetër, nën kushtëzimin e faktorëve socialë.

Në kapitullin e dytë autorja ndalet më gjatë në teoritë e zhvillimit të adoleshentëve, duke trajtuar 10 teori, nga tradicionalet te bashkëkohoret. Nuk mund të mbetej jashtë këtij botimi trajtimi shkencor i zhvillimit fizik, psiko-emocional, social, për të qenë të plotë në atë tablo për këtë target grup.

Prof. Kruti sjell në një kapitull të veçantë çështjen adoleshentët dhe mjedisi, marrëdhënia që ata krijojnë me prindërit, shoqërinë, me komunitetin, sa vështirësi kanë të përshtaten, që nga fiziku dhe rritja, dhe të krijojnë identitetin e vet.

Vetë autorja sqaroi se puna e saj doktorale ka qenë empirike në terren për adoleshentët, kështu që edhe në libër sjell të dhëna nga terreni, nga realiteti shqiptar, të mbledhura nga institucione të ndryshme, INSTAT apo vjetarët e Ministrisë së Drejtësisë.

  • Share:
Luiza Pinderi

Previous post

Fan Noli, rebeli i viteve '20-'24/ Ilir Ikonomi sjell vëllimin e dytë biografik, botim i UET Press
October 25, 2024

Next post

UET i akordon Certifikatë Mirënjohjeje pedagoges Edlira Martiri, për kontributin e çmuar në fushën e sigurisë kibernetike
October 29, 2024

You may also like

HHA_6340
ARK EXPO 2025/ Pasioni dhe talenti i studentëve të Arkitekturës shkrihet në ekspozitën vjetore
4 June, 2025
HHA_4636
Studentët ndërkombëtarë jetojnë traditën shqiptare në një natë festive
2 June, 2025
HHA_3129
Starton edicioni i dytë DITËT E TEATRIT UNIVERSITAR, studentët e UET ngjiten në skena profesioniste
30 May, 2025

Search

Since its inception in 2006, UET has not stopped its efforts to reform, structure and complete it, processes and initiatives that ensure the highest quality graduation of our students.

Scan here to read our latest QAA review report



Address:

Xhura Complex, St. Xhanfize Keko, Tirana, Albania.

STUDY AT EUT

  • Professional Diploma
  • Bachelor
  • Professional Master
  • Master of science
  • Master of Arts



Cellular

+355682016616

+355689037765



Address:

Xhura Complex, St. Xhanfize Keko, Tirana, Albania.



Cellular

+355682016616

+355689037765



Email

[email protected]



Reserve your activity



Facebook-f




Instagram




Linkedin



Email

[email protected]



Reserve your activity



Facebook-f




Instagram




Youtube




Twitter

© Copyright 2023 UET