Programi i ciklit të dytë të studimit Master Profesional në Teknologji Informacioni e Aplikuar në Financë “FINTECH”

Programi i ciklit të dytë të studimit “Master Profesional” në “Teknologji Informacioni e Aplikuar në Financë”, në gjuhën shqipe, është program studimi që ofrohet për një kohëzgjatje 2 vjeçare, me 120 ECTS. Ky program ofrohet nga Departamenti i Informatikës dhe Teknologjisë, pranë Fakultetit të Inxhinierisë, Informatikës dhe Arkitekturës.

Ky program ofrohet në përputhje me plotësimin e kërkesës së Bankës “Credins” për të aftësuar punonjësit e saj aktualë dhe punonjësit potencialë në fushën e teknologjive më të fundit të sistemeve të informacionit. Programi është inovator në disa aspekte krahësuar me gamën e programeve master që ofrohen në vendin tonë duke specifikuar  në veçanti currikulën dhe mënyrën e zhvillimit të lëndëve me karakter të thelluar praktik për të nxjerrë specialistë të aftë në fushën e teknologjisë në sektorin financiar.  

Programi Mësimor (kliko këtu)

PËRFITIMET

Master Profesional në Teknologji Informacioni  aplikuar në Financë, i njohur në botë si Fintech është i pari program në Shqipëri që vjen si bashkëpunim i botës akademike dhe industrisë. I hartuar nga profesorë të Universitetit Europian të Tiranës dhe ekspertëve më të mirë të Bankës Credins, ky master ofron për studentët gjysëm bursë, internship dhe punësim nga CREDINS BANK.

OUTCOMES

Studenti, i cili zotëron një diplomë universitare “Master Profesional” në “Teknologji Informacioni e Aplikuar në Financë”  mund të punësohet në sektorët financiarë ku është i nevojshëm menaxhimi dhe zhvillimi i sistemeve të informacionit dhe teknologjitë që ato përdorin. Mbajtësi i diplomës është i aftë të përdorë sistemet dhe teknologjitë më të avancuara si Sistemet Enterprise, rrjetet kompjuterike, bazat e të dhënave, sigurinë dhe analizën e të dhënave. Në veçanti Banka “Credins” i jep mundësinë e punësimit të menjëhershëm studentëve si dhe punësim afatgjatë nëse përfundojnë me sukses studimet në këtë program studimi.

Aplikimi Online

Dokumentacioni i nevojshëm për aplikim: lista e notave në Programin Bachelor; kopje e diplomës; CV.