• STUDY AT EUT
    • SPEECH OF THE PRESIDENT
    • INTERNATIONAL STUDENTS
    • PROFESSIONAL DIPLOMA
    • BACHELOR
    • INTEGRATED PROGRAMS
    • PROFESSIONAL MASTER
    • MASTER OF SCIENCE
    • MASTER OF ARTS
    • MASTER FINTECH
    • MASTER POSIG
    • DOCTORATE
    • FOR PARENTS
  • ACADEMIC STAFF
    • EUT RECTOR
      • RECTOR SPEECH
    • EUT ADMINISTRATOR
    • DEAN
    • HEAD OF DEPARTMENTS
    • ORGANIGRAM
      • FACULTY OF ECONOMICS, BUSINESS AND DEVELOPMENT
      • FACULTY OF LAW, POLITICAL SCIENCES AND INTERNATIONAL RELATIONS
      • FACULTY OF HUMANITIES, EDUCATION AND LIBERAL ARTS
      • FACULTY OF ENGINEERING, INFORMATICS AND ARCHITECTURE
      • FACULTY OF TECHNICAL MEDICAL SCIENCES
  • NEWS
  • SCIENTIFIC RESEARCH
    • STRATEGY
    • MAJOR RESEARCH PROGRAM
    • PHYSICAL INFRASTRUCTURE
    • SCIENTIFIC JOURNALS
    • CONFERENCES
    • SCIENTIFIC PUBLICATIONS
      • TOP MOST CITED ARTICLES
    • SEASONAL SCHOOL
    • GENDER EQUALITY PLAN
  • PROJECTS AND PARTNERS
    • INTERNATIONAL
      • NEWS
      • OUTGOING STUDENTS /STUDY ABROAD
        • INTER INSTITUTIONAL AGREEMENT
        • INTERNATIONAL DEGREES
      • INCOMING STUDENTS / STUDY AT EUT
    • PROJECTS
    • ACTIVE PROJECTS
  • ABOUT UET
    • FACTS AND FIGURES
    • STATUTE
    • ADMINISTRATION BOARD
    • MISSION AND VISION
    • INTERNATIONALIZATION
    • EMPLOYMENT AT EUT
    • EMPLOYMENT OPPORTUNITIES AND INTERNSHIP
    • EVALUATION REPORTS
  • Services
    • ACADEMIC SECRETARIAT
    • CAREER ADVISING
    • TUTORING
    • STUDENT CLUBS
    • STUDENT COUNCIL
    • ALUMNI
      • ALUMNI PRESIDENT
  • en_US
    • sq
0682016616
[email protected]
UET UET
  • STUDY AT EUT
    • SPEECH OF THE PRESIDENT
    • INTERNATIONAL STUDENTS
    • PROFESSIONAL DIPLOMA
    • BACHELOR
    • INTEGRATED PROGRAMS
    • PROFESSIONAL MASTER
    • MASTER OF SCIENCE
    • MASTER OF ARTS
    • MASTER FINTECH
    • MASTER POSIG
    • DOCTORATE
    • FOR PARENTS
  • ACADEMIC STAFF
    • EUT RECTOR
      • RECTOR SPEECH
    • EUT ADMINISTRATOR
    • DEAN
    • HEAD OF DEPARTMENTS
    • ORGANIGRAM
      • FACULTY OF ECONOMICS, BUSINESS AND DEVELOPMENT
      • FACULTY OF LAW, POLITICAL SCIENCES AND INTERNATIONAL RELATIONS
      • FACULTY OF HUMANITIES, EDUCATION AND LIBERAL ARTS
      • FACULTY OF ENGINEERING, INFORMATICS AND ARCHITECTURE
      • FACULTY OF TECHNICAL MEDICAL SCIENCES
  • NEWS
  • SCIENTIFIC RESEARCH
    • STRATEGY
    • MAJOR RESEARCH PROGRAM
    • PHYSICAL INFRASTRUCTURE
    • SCIENTIFIC JOURNALS
    • CONFERENCES
    • SCIENTIFIC PUBLICATIONS
      • TOP MOST CITED ARTICLES
    • SEASONAL SCHOOL
    • GENDER EQUALITY PLAN
  • PROJECTS AND PARTNERS
    • INTERNATIONAL
      • NEWS
      • OUTGOING STUDENTS /STUDY ABROAD
        • INTER INSTITUTIONAL AGREEMENT
        • INTERNATIONAL DEGREES
      • INCOMING STUDENTS / STUDY AT EUT
    • PROJECTS
    • ACTIVE PROJECTS
  • ABOUT UET
    • FACTS AND FIGURES
    • STATUTE
    • ADMINISTRATION BOARD
    • MISSION AND VISION
    • INTERNATIONALIZATION
    • EMPLOYMENT AT EUT
    • EMPLOYMENT OPPORTUNITIES AND INTERNSHIP
    • EVALUATION REPORTS
  • Services
    • ACADEMIC SECRETARIAT
    • CAREER ADVISING
    • TUTORING
    • STUDENT CLUBS
    • STUDENT COUNCIL
    • ALUMNI
      • ALUMNI PRESIDENT
  • en_US
    • sq

Të ndryshme

UET Department’s Book Review/ Kurt Kola rrëfen bisedën me Ramiz Alinë: Pushtetin do t’ua japim njerëzve tanë

  • Date November 8, 2021

UET Department’s Book Review/ Kurt Kola rrëfen bisedën me Ramiz Alinë: Pushtetin do t’ua japim njerëzve tanë

Kurt Kola vjen me një botim të dytë në kolanën “Scripta Manent”  të UET Press, titulluar “Tranzicioni Neokomunist në Shqipëri”

Pas botimit “Në Shqipërinë Burg”, autori Kurt Kola vjen me një dëshmi personale, për periudhën e tranzicionit shqiptar, titulluar “Tranzicioni Neokomunist në Shqipëri”.

Botimi i dytë i autorit, brenda kolanës “Scripta Manent” të shtëpisë botuese UET Press vjen me një galeri të pasur personazhesh, ngjarjesh, dëshmish dhe ka një segment të rëndësishëm të prapaskenave të mjedisit politik, të faktorëve të rëndësishëm socialë dhe që kanë pasur një rol aktiv në zhvillimet e 30 viteve të fundit në Shqipëri.

Në librin “Tranzicioni Neokomunist në Shqipëri” rrëfehen ngjarje, duke nisur nga takimi me Ramiz Alinë e deri te njohja me Azem Hajdarin.

“Ky është strumbullari i tranzicionit dhe udhëheqësi i fundit Ramiz Alia në takimin që kam pasur e pohon vetë, “po zoti Kola pushtetin do t’ua jepnim njerëzve tanë”, dhe pushtetin ua dhanë njerëzve të vetë.  Unë këtë jam munduar të përshkruaj, të ndërgjegjësoj shqiptarët sepse këtë model nuk është se e fituan, por ua dha Ramiz Alia. Ne siç ishim, vendi më i izoluar gjatë regjimit komunist, vendi më i persekutuar, përsëri, edhe në tranzicion shqiptarët nuk arritëm dot një zhvillim të barabartë”, u shpreh Kurt Kola.

Po ashtu në libër ka një tjetër segment të rëndësishëm, që zbardh marrëdhëniet me diasporën, siç ka edhe ato me trupin diplomatik dhe me kanalet e ngushta të politikës shqiptare, apo profesorë që ndajnë këtë realitet apo bashkëkohësi.

“Kurt Kola me veprat që ka sjellë është një dëshmi e gjallë se çfarë ka ndodhur në këtë vend. Kurti është kurajoz, është vetja e tij, nuk bën kompromise, përtej bindjeve të tij, mesa kam kuptuar në këto botime që ai ka bërë dhe kjo është gjëja kryesore që më pëlqen. Ai nuk është mposhtur në ato kohëra, nuk ka si të mposhtet sot në kohën e demokracisë që e ka më të lehtë”, u shpreh profesor Et’hem Ruka, i pranishëm në takimin e radhës së Department’s Book Review.

Bashkëbisedim me studentët dhe pedagogët e Fakultetit të Shkencave Juridike, Politike dhe Marrëdhënieve Ndërkombëtare në UET

“Tranzicioni Neokomunist në Shqipëri” sjell një kronikë të errët për Shqipërinë, kornizon një mjedis që është i cënuar moralisht, etikisht, që ka probleme të mbartuara nga diktatura komuniste. Si e shihni ju vijimin e proceseve demokratike dhe të mjedisit në Shqipëri? Si e shihni ju Shqipërinë pas kësaj?

Shekulli XX, ishte shekulli i pavarësisë së Shqipërisë dhe shekulli i pushtimeve të mëdha. Porsa u arrit pavarësia, qëllimisht shtetet fqinjë rendën ta coptojnë Shqipërinë, por shqiptarët e përballuan. Madje edhe bandat e brendshme të Haxhi Qamilit edhe evazionin e jashtëm, shqiptarët e përballuan. Arritëm të krijojmë një shtet model të kohës, por nuk zgjati shumë sepse filloi Lufta e Dytë Botërore. Shqipëria ra viktimë e parë e pushtimit fashist, pastaj e pushtimit nazist dhe në fund ra viktimë e pushtimit komunist. Ishin pushtime të egra, shumë të egra, por pushtimi komunist qe më i egër, se fashisti dhe nazisti. Sepse shteti ishte në luftë me popullin e vetë. Në luftë pa u marrë parasysh, mosha, seksi, dënime kolektive, kampe, burgje, Shqipëria krejt u kthye në një burg. Rrethuar nga gjemba me tela dhe me ushtarë, që kush guxonte të shkonte në kufij, o vritej nga ushtari, o kapej dhe shkonte në burgun e Burrelit dhe burgje të tjera 30 apo 20 vjet, tradhëti ndaj atdheut. Unë duke qenë viktimë e këtij regjimi që në moshë të vogël, u mundova të shkruaj dy epokat ‘44-‘90 të diktaturës komuniste, duke e titulluar “Në Shqipërinë Burg”. Duke qenë prezent në politikën pas diktaturës në këtë tranzicion u mundova të shkruaj në këtë përiudhë “Tranzicioni Neokomunist në Shqipëri”. Si gjithë vendet komuniste edhe Shqipëria kaloi, por me shumë plagë dhe shumë vështirësi, sepse ata e kishin filluar ndryshimin, reformën që në ‘60-n dhe gradualisht vendet komuniste kishin ardhur në përfundim dhe Shqipëria qëndronte e vetëmbyllur, arriti ekonomia në 100 gr qumësht për familje. Arriti në 1 kg mish njëherë në vit, për Vitin e Ri. Arriti në varfërinë ekstreme, dhe pas ndryshimi erdhi sipas një strategjie të përpunuar në Moskë, aty ku komunizmi kishte lindur. Edhe strategjia e ndryshimit. Nuk është se këtu pati revolta dhe përpjekje, këto ishin spontane. Ndryshimi ishte planifikuar, komunizmi do të ndryshonte nga një partiak në shumëpartiak, dmth do të krijohej pluralizmi poltik, por ekonomia dhe politika do të ishte përsëri në duart e komunistëve të rinj. Një shembull, Aranit Çela prokuror dhe kryetar gjykate, gjithë përiudhën e komunizmit ka vrarë  mijëra vetë, ka pushkatuar, ka burgosur. Ai merr pension të veçantë, kurse unë që 8 vjeç në kampet e internimit dhe burgjeve politike marr pension burgu 23 mijë lekë. Ky është strumbullari i tranzicionit dhe udhëheqësi i fundit Ramiz Alia në takimin që kam pasur e pohon vetë, “po zoti Kola pushtetin do t’ua jepnim njerëzve tanë”, dhe pushtetin ua dhanë njerëzve të vetë. Çfarë ishte Sali Berisha? La profesionin dhe kaloi kryetar i PD-së, një komunist 25 vjet, por jo komunist, por nostalgjik komunist, sepse komunista ka pasur shumë. Dhe ai ishte në profesionin e tij model, por ishte i ideoligjizuar. Në këtë periudhë  shqiptarët janë të gjithë të zhgënjyer, duke nisur nga intelektualët, po ashtu dhe populli. Unë këtë jam munduar të përshkruaj, të ndërgjegjësoj shqiptarët sepse këtë model nuk është se e fituan, por ua dha Ramiz Alia. Ne siç ishim, vendi më i izoluar gjatë regjimit komunist, vendi më i persekutuar, përsëri, edhe në tranzicion shqiptarët nuk arritëm dot një zhvillim të barabartë, por me ndryshime drastike, Kemi miliarderë dhe fukarenj. Kjo është me pak fjalë qëllimi që unë kam pasur në këtë libër, për t’i përshkruar të dyja epokat, edhe atë të diktaturës edhe të demokracisë.  Për të shkruar librin jam nxitur nga ambasadorët e huaj. Atyre në kontaktet që kam pasur ju tregoja gjëra që mund t’i besojnë, nuk mund t’u tregoja gjëra që  nuk mund t’i perceptojnë sot, pasi europianët nuk mund ta konceptojnë këtë mënyrë terrori. Ju tregoja gjëra të thjeshta. “A i shkruan këto ti?”, më tha ambasadori zviceran. Në fakt asnjë fjalë nuk kisha shkruar dhe mbeta ngushtë. “Po”- i thashë- “do i shkruaj”. “Shkruaji”- më tha “dhe mi jep mua t’i botoj në dy gjuhë sepse pas 50 vitesh nuk do dijë njeri se çfarë ka bërë regjimi në Shqipëri. I mbulon koha”. Kam pasur nxitje nga njerëz intelektualë për të shkruar.

Ku do gjente Shqipëria juristë të tjerë që nuk ishin pjesë e regjimit?

 Ishte një ideologji që u aplikua në shumë vende të Europës dhe të Botës, por ne shqiptarët patëm një model tjetër, një model që përjashtonte çdo mundësi të individiti, të shoqërisë. Gjithçka në këtë sistem varet nga ai që e drejton sistemin. Enver Hoxha ishte një model i veçantë. Ai është një përjashtim. Nuk mundet që gruaja shqiptare të lindë një Enver Hoxhë të tillë. Ai nuk besonte asnjë njeri në botë, as veten e vetë nuk e besonte. Ai jetonte në një presion terrori në vetvete. Ai gjithçka e bënte për të siguruar vetveten dhe ishte model i mashtrimit. Ai pasi mbaroi punë me gjithë kundërshtarët politikë, demokrat, filloi eleminimin e rrethit të tij. Ai zhduku gjithë udhëheqësit e luftës, me radhë deri kur erdhi te Mehmet Shehu. Dhe në një fraksion të shkurtër televiziv ishte në karrocë dhe aty përpara kishte shoqëruesin e vetë, i thotë atij “Ramizin e keni vrarë?”. Ramizi po vinte nga mbrapa për të ardhur tek Enver Hoxha. Ai i thotë Ramizit – “ikë, ikë, ikë. E kemi vrarë shoku Enver” – tha.

A kishte vallë ndryshimi i sistemit intelektualë nga të persekutuarit që mund të ishin aktivë në kohën e tranzicionit?

Persekutimi më i madh nuk është as burgu, as pushkatimi, as internimi, persekutimi më i madh është lënia pa shkollë. Sepse shoqëria ecën dhe një kategori mbetet mbrapa. Nuk kishte intelektualë që mund të drejtonin Shqipërinë. Flasim nga shtresa e të përndjekurve.

  • Share:
Suela Laska

Previous post

UET e vlerëson për kontributin, Spiro Brumbulli: Ndonjëherë ndodh që je i duhuri në vendin e duhur
November 8, 2021

Next post

Diskutimi në UET/ Nexhmedin Spahiu: Kosova dhe Shqipëria, dy identitete kombëtare
November 9, 2021

You may also like

HHA_2300
UET i akordon titullin “Doctor Honoris Causa” ish- presidentit Alfred Moisiu, burrështetas dhe model për politikën
9 May, 2025
HHA_1338
Ministrja e Bujqësisë Anila Denaj në FORUMET E UET: Bujqësi me kontratë për të prekur tregun e BE-së
9 May, 2025
4R1A8874
Promovohet INGENIOUS 5/1- Ndërthurja e teknologjisë me produktin dhe një role model si Gentjan Zotaj
8 May, 2025

Search

Since its inception in 2006, UET has not stopped its efforts to reform, structure and complete it, processes and initiatives that ensure the highest quality graduation of our students.

Scan here to read our latest QAA review report



Address:

Xhura Complex, St. Xhanfize Keko, Tirana, Albania.

STUDY AT EUT

  • Professional Diploma
  • Bachelor
  • Professional Master
  • Master of science
  • Master of Arts



Cellular

+355682016616

+355689037765



Address:

Xhura Complex, St. Xhanfize Keko, Tirana, Albania.



Cellular

+355682016616

+355689037765



Email

[email protected]



Reserve your activity



Facebook-f




Instagram




Linkedin



Email

[email protected]



Reserve your activity



Facebook-f




Instagram




Youtube




Twitter

© Copyright 2023 UET