• STUDY AT EUT
    • SPEECH OF THE PRESIDENT
    • INTERNATIONAL STUDENTS
    • PROFESSIONAL DIPLOMA
    • BACHELOR
    • INTEGRATED PROGRAMS
    • PROFESSIONAL MASTER
    • MASTER OF SCIENCE
    • MASTER OF ARTS
    • MASTER FINTECH
    • MASTER POSIG
    • DOCTORATE
    • FOR PARENTS
  • ACADEMIC STAFF
    • EUT RECTOR
      • RECTOR SPEECH
    • EUT ADMINISTRATOR
    • DEAN
    • HEAD OF DEPARTMENTS
    • ORGANIGRAM
      • FACULTY OF ECONOMICS, BUSINESS AND DEVELOPMENT
      • FACULTY OF LAW, POLITICAL SCIENCES AND INTERNATIONAL RELATIONS
      • FACULTY OF HUMANITIES, EDUCATION AND LIBERAL ARTS
      • FACULTY OF ENGINEERING, INFORMATICS AND ARCHITECTURE
      • FACULTY OF TECHNICAL MEDICAL SCIENCES
  • NEWS
  • SCIENTIFIC RESEARCH
    • STRATEGY
    • MAJOR RESEARCH PROGRAM
    • PHYSICAL INFRASTRUCTURE
    • SCIENTIFIC JOURNALS
    • CONFERENCES
    • SCIENTIFIC PUBLICATIONS
      • TOP MOST CITED ARTICLES
    • SEASONAL SCHOOL
    • GENDER EQUALITY PLAN
  • PROJECTS AND PARTNERS
    • INTERNATIONAL
      • NEWS
      • OUTGOING STUDENTS /STUDY ABROAD
        • INTER INSTITUTIONAL AGREEMENT
        • INTERNATIONAL DEGREES
      • INCOMING STUDENTS / STUDY AT EUT
    • PROJECTS
    • ACTIVE PROJECTS
  • ABOUT UET
    • FACTS AND FIGURES
    • STATUTE
    • ADMINISTRATION BOARD
    • MISSION AND VISION
    • INTERNATIONALIZATION
    • EMPLOYMENT AT EUT
    • EMPLOYMENT OPPORTUNITIES AND INTERNSHIP
    • EVALUATION REPORTS
  • Services
    • ACADEMIC SECRETARIAT
    • CAREER ADVISING
    • TUTORING
    • STUDENT CLUBS
    • STUDENT COUNCIL
    • ALUMNI
      • ALUMNI PRESIDENT
  • en_US
    • sq
0682016616
[email protected]
UET UET

Të ndryshme

15 Vjetori bën sërish bashkë themeluesit e UET

  • Date September 23, 2021

[:sq]

15 Vjetori bën sërish bashkë themeluesit e UET

Pesëmbëdhjetë vjet nga themelimi i Universitetit Europian të Tiranës, intelektualët e rinj që guxuan të liberalizonin arsimin e lartë, të thyenin monopolin e të vendosnin standarde cilësie, u bënë sërish bashkë. Blendi Kajsiu, Ermal Hasimja, Adri Nurellari, Laert Duraj, Robert Rakipllari dhe Henri Çili kremtuan bashkë përvjetorin e rëndësishëm të universitetit që e themeluan në vjeshtën e 2006-s

Pesëmbëdhjetë vite më parë ishte ankth, sot është histori! Me këto fjalë u drejtohej mëngjesin e djeshëm Henri Çili stafit akademik të Universitetit të Tiranës, i cili kremtoi mes miqsh, studentësh e ish-studentësh, pedagogësh, figurash nga jeta akademike e publike në vend vitin e 15-të të themelimit.

Edhe njëherë, si në pragvjeshtën  e 2006-s, themeluesit ishin të gjithë bashkë. Blendi Kajsiu, i ardhur enkas nga Amerika e Jugut për këtë përvjetor të rëndësishëm, Ermal Hasimja, Adri Nurellari, Laert Duraj, Robert Rakipllari dhe Henri Çili.

Kur u themelua universiteti, mbaj mend që fushata e parë e PR-it që bëmë apo më mirë  e reklamës ishte “  A e bën dot?””, kujtoi për të pranishmit Blendi Kajsiu, duke sjellë në kujtesë imazhet që shoqëronin sloganin ngacmues të intelektualëve të rinj, liberalëve të djathtë që guxuan të liberalizonin edhe tregun e varfër të ofertës universitare në vend, ku monopoli ishte arsimi shtetëror.

Figurat e Vojo Kushit dhe Mic Sokolit, të përdorur në atë fushatë të parë, ia arritën qëllimit që kishin vënë themeluesit e Universitetit Europian të Tiranës, duke nxitur debat.

“Ishte një sfidë që ne menduam se po ia bënim shoqërisë me parullën “A e  bën dot?” –  që edhe ajo u diskutua se kishte  nënkuptime të  mira apo të këqija, që ndoshta neve nuk na kishte shkuar ndërmend. Por Vite më vonë një nga miqtë e mi, më vuri në dukje se, ajo parullë –  “A e  bën dot?”- në fakt nuk ishte thjesht  për shoqërinë, por ishte edhe për ne”, vijoi Kajsiu ndërsa tha se ishin ata pesë çunakë që i thoshin njëherazi shoqërisë dhe vetes “A e bëjmë dot?”.

“…sepse ndërmorëm një nismë që,  ishte shumë më e madhe se ҫ’ishim ne”. Kajsiu e përshkruan grupin e themeluesve të UET si disa individë të dashuruar me dijen, librat dhe banakët e debatit televiziv, ku prania e Liberalëve të Djathtë linte gjurmë dhe hapte debat publik. “…dhe sfida natyrisht nuk ishte thjesht për shoqërinë,  por ishte edhe për ne”, tha më tej Blendi Kajsiu.

Sot, pas pesëmbëdhjetë viteve, ai tha se sheh konsolidimin e Universitetit Europian – që ka edukuar dhjetëra breza, mijëra studentë dhe ka pasur po aq edhe pedagogë në auditorët e tij- është një markë që ka ngacmuar gjatë intelektualisht shoqërinë. “Mendoj se përgjigja është “U bë”, tha Kajsiu, ndërsa në këtë përvjetor të 15-të slogani i UET është “Gjëra të mëdha na presin”.

Si institucion i arsimit të lartë universitar, UET ka qenë gjithnjë në avangardë të ofertës së dijes duke sjellë gjithnjë degët e reja dhe ato më të kërkuara në tregun e punës, ndërsa të diplomuarit në UET rendisin norma të larta suksesi në punësim.

“Shoh  që UET-i vazhdon të sfidojë veten dhe shoqërinë, vazhdon të prodhojë sfida për shoqërinë por dhe për vetveten. Por, sot lajmi pozitiv  është që UET-i tashmë është mëse i aftë t’i tejkalojë këto sfida që shpesh,  po vetë i prodhon”, e përfundoi fjalën e tij Kajsiu.

Historia e Universitetit Europian të Tiranës, është nga ato ku sipas presidentit Selami Xhepa kanë vënën një gur themeli personalitetet më të shquara të botës akademike shqiptare.

“Vizioni i themeluesve së bashku me energjinë, dijen dhe përkushtimin e profesorëve dhe të gjithë stafit, i dhanë UET statusin e një pionieri kombëtar në fushën e arsimit të lartë privat, të dallueshëm në rekordet e saj për cilësinë e edukimit dhe multi-disiplinaritetin e programeve, duke i shtuar vlerat e kapitalit human të kombit tonë”, u shpreh Profesor Xhepa, i cili shprehu krenarinë për mijëra studentët që kanë dalë nga auditorët e UET dhe janë sot në shërbim të ekonomisë dhe shoqërisë në fusha të ndryshme, në sektorin publik apo privat, si njerëz të suksesshëm të biznesit apo profesionistë dinjitozë, në katedra universitare apo organizata

prestigjioze kombëtare e ndërkombëtare.

“Rrugëtimi i përbashkët në kërkimin e dijes dhe përhapjen e saj, gatishmëria dhe dëshira për të konsideruar premisat e universitetit si një hapësirë publike të pakufizuar për gjithkënd që ka diçka për ti thënë shoqërisë, janë ato që kenë formuar karakterin e UET”, vijoi Presidenti i UET.

Filozofia e punës së UET ka qenë ajo e edukimit liberal, për të eksploruar shkollat e ndryshme të mendimit, idetë dhe traditat, duke besuar fort tek vlerat shoqërore që krijohen nga individët mendimtarë dhe të pavarur.

“Rrugëtimi nuk ka qenë i lehtë; në fakt për asnjërin nuk është i tillë. Por, navigimi përmes tronditjeve dhe pasigurive të krijuara në këto vite të gjata të tranzicionit, vetëm se e kaliti shoqërinë duke e bërë më të shëndetshme”,  shtoi Prof.Xhepa.

Simbolin e Kullës së Sahatit, me sfondin blu të flamurit të Europës, solli ndërmend rektori Tonin Gjuraj, ndërsa ajo u kthye në logon e pangatërrueshme të Universitetit të Tiranës, nga themelimi i tij. “

“Këtu fryma e “Familjes UET” ishte shumë e gjallë në synimet e atyre të cilët, 15 vjet më parë, mishëruan projektin themelues të Universitetit Europian të Tiranës, duke arritur sot një qëllim që dëshmon thellësinë e një intuite, në të cilën i ka rrënjët një histori novatore dhe e shquar e arsimit, kërkimit shkencor, impaktit kulturor dhe përfshirjes qytetare”, u shpreh gjatë ceremonisë kremtuese rektori Gjuraj.

Në këtë vit të pesëmbëdhjetë të jetës së tij, UET  ka aktualisht  4378 studentë aktivë në sistem, 13 mijë e  714 të diplomuar në të tre  ciklet e studimit, në 15 vite. Më shumë se  300 studentë të Erasmus + dhe shkëmbime të tjera, si dhe 60 studentë të huaj të ardhur në institucion.

UET është tashmë i organizuar në 5 fakultete dhe aktiv në fusha të ndryshme studimi e kërkimi: mjekësisë, inxhinierisë, arkitekturës, arteve dhe sportit, dizajnit, modës, shkencave humane, komunikimit, informatikës dhe teknologjive moderne, burimet natyrore, shkencave politike, marrëdhënieve ndërkombëtare, menaxhimit, informatikës ekonomike, drejtësisë, ekonomisë, shëndetit publik, teknologjisë së informacionit, …

“15 vite janë një histori përpjekjesh e sfidash, arritjesh, e gëzimesh, por ne jemi ende një universitet i ri që sheh përpara ende me sfidën e përballjes dhe të rritjes, ende me sfidën e arritjeve të universiteteve më me traditë se ne, më të suksesshme se ne, në sferën ndërkombëtare”, tha rektori Tonin Gjuraj.

Sipas rektorit, UET i cili gjendet sot me një adresë të re ka në plan të përurojë me hov të ri lidhjen e fortë me komunitetin.

E pranishme në këtë ceremoni ishte edhe ministrja e Shtetit për Standardet dhe Shërbimet, Milva Ikonomi, e cila e cilësoi veten si një mike e Universitetit Europian të Tiranës.

“Gjëja që më ka bërë më shumë mua përshtypje është aftësia për ndryshim që ka ky universitet nga “A e bën dot?”,  te “Bëj diçka të madhe!” Lëvizja e motos në këtë drejtim është fantastike”, u shpreh ministrja, e cila tha se me angazhimin që ka, UET është i aftë të nxisë debatin intelektual e “ të flasë për gjëra që kanë qenë të pazakonta, të thyejë tabu dhe të thotë disa gjëra që na kanë vënë në mendim edhe ne që merremi me politikë”, shtoi ajo.

Duke u ndalur tek sfidat e dhe  ndryshimet e fundit globale, ajo theksoi nevojën   për dije në fushat e reja si  inteligjenca artificiale, ndryshimet klimatike, nevoja për të kontrolluar më mirë territorin, nevoja për të dëgjuar më shumë të rinjtë që vijnë me iniciativa të reja.

Duke perifrazuar një proverb të vjetër që thotë se “një det i qetë, nuk krijon marinarë të zotë”, presidenti i UET, Selami Xhepa tha se disa prej këtyre marinarëve bëhen kapitenë. “Besoj se  UET është një i tillë në fushën e vet”.

Ata intelektualët e rinj që sfiduan shoqërinë me idetë e tyre liberale, që i sollën edhe si ofertë universitare, në këtë përvjetor të pesëmbëdhjetë mund të thonë se “E bënë!” për të pritur ende gjëra edhe më të mëdha.[:en]

Ata intelektualët e rinj që sfiduan shoqërinë me idetë e tyre liberale, që i sollën edhe si ofertë universitare, në këtë përvjetor të pesëmbëdhjetë mund të thonë se “E bënë!” për të pritur ende gjëra edhe më të mëdha.

 [:]

  • Share:
admin

Previous post

Shpallen listat e studentëve fitues në UET gjatë raundit të dytë për programet e studimit Bachelor
September 23, 2021

Next post

Department’s Book Review UET/ Merlika: Shqipëria, peng i së shkuarës, debati historik mund ta nxjerrë nga tranzicioni
September 24, 2021

You may also like

4R1A8874
Promovohet INGENIOUS 5/1- Ndërthurja e teknologjisë me produktin dhe një role model si Gentjan Zotaj
8 May, 2025
WhatsApp Image 2025-05-05 at 19.06.56
UET thellon bashkëpunimin me UN Women Albania, nënshkruan Women’s Empowerment Principles dhe Memorandumin e Bashkëpunimit
6 May, 2025
HHA_0964
Mimi Kodheli në FORUMET UET: Vetëm edukimi na çon në BE, duhet të njohim detyrimet tona
2 May, 2025

Search

Since its inception in 2006, UET has not stopped its efforts to reform, structure and complete it, processes and initiatives that ensure the highest quality graduation of our students.

Scan here to read our latest QAA review report

Address:

Xhura Complex, St. Xhanfize Keko, Tirana, Albania.

STUDY AT EUT

  • Professional Diploma
  • Bachelor
  • Professional Master
  • Master of science
  • Master of Arts

Cellular

+355682016616

+355689037765

Address:

Xhura Complex, St. Xhanfize Keko, Tirana, Albania.

Cellular

+355682016616

+355689037765

Email

[email protected]

Reserve your activity

Facebook-f

Instagram

Linkedin

Email

[email protected]

Reserve your activity

Facebook-f

Instagram

Youtube

Twitter

© Copyright 2023 UET