10 elementët e këshillimit akademik dhe profesional në UET
[:en]Nga “Gjimnaz Tour” tek Shkollat Sezonale për pesë fakultete
Këshillimi akademik dhe profesional është një proçes shumë i rëndësishëm, i cili ka për qëllim t’i orientojë dhe ndihmojë maturantët të bëjnë zgjedhjen e duhur për profesionin e tyre të ardhshëm, nëpërmjet informimit mbi mundësitë e ndryshme të studimit.
Karriera profesionale nuk nis me diplomimin dhe gjetjen e punës së parë, ajo nis që në bankat e Universitetit. Për një karrierë të ardhshme të suksesshme duhet të marrësh dhe këshillat e duhura, duke nisur që nga zgjedhja e degës që të përshtatet me prirjet, zgjedhja e lëndëve apo literaturës dhe aftësimi dhe përgatitja për të dalë në tregun e punës. Në këtë kuadër këshillimi akademik është një pjesë e rëndësishme e uniersitetit për studentët. Universitetet më me zë në botë kanë zyrat e posaçme ku ofrohet shërbim konsulence falas për studentët për çdo problem që ata kanë gjatë frekuentimit të shkollës por dhe ndjekja e tyre deri në daljen në tregun e punës. Këshillim karriere është një shërbim që në gjithë botën e ofro studio të posaçme konsulence
Dilemat e maturantëve janë të shumta, kur bëhet fjalë për zgjedhjen e degës apo universitetit dhe jo pak herë ekziston një lloj pasigurie në lidhje me atë, që eksperienca e të studiuarit në universitet ofron për ta. Në këto momente është shumë e nevojshme, që ata të marrin këshillimin e duhur për të bërë zgjedhjen më të mirë për veten. Universiteti Europian i Tiranës, prej vitesh, organizon këshillim karriere për maturantë nga e gjithë Shqipëria.
Ky është një proçes shumë i rëndësishëm, i cili ka për qëllim t’i orientojë dhe ndihmojë maturantët të bëjnë zgjedhjen e duhur për profesionin e tyre të ardhshëm, nëpërmjet informimit mbi mundësitë e ndryshme të studimit, që ata kanë, si dhe eksplorimit të secilës prej këtyre alternativave. Krahas kësaj, ky proçes merret me analizimin e aftësive personale, interesave dhe pasioneve duke i vënë këto të dhëna në funksion të përcaktimit të opsioneve më të përshtatshme për karrierë. Këshilluesit e karrierës janë të trajnuar për të zhvilluar një konsulte të tillë, e cila orienton zgjedhjen e programit të studimit, dhe roli i tyre është lehtësim në vendimmarrjen e maturantëve. Shpesh herë këta specialistë përfshijnë në këtë proçes rritjen e vetëdijes, përcaktimin e qëllimeve dhe krijimin e një plani veprimi. Universiteti Europian i Tiranës ka krijuar në ambientet e tij një hapësirë të dedikuar maturantëve, që janë në dilemë dhe kanë nevojë për një orientim profesional në lidhje me zgjedhjen e degës së studimit, duke ofruar konsulta me specialistë të këshillimit për karrierë. Këta të fundit janë pedagogë të trajnuar posaçërisht për këtë proçes të rëndësishëm nga të pestë Fakultetet e UET.
Për të gjetur karrierën e duhur, maturanti dhe studenti duhet të kuptojë më së miri profilin e studimeve, që duhet të zgjedhë dhe nëse aftësitë përputhen me interesat për atë profil studimi. Për shembull mund të ndodhë, që një i ri të dëshirojë të arrijë degën e studimit arkitekturë, duke menduar se ai është i mirë në vizatim, por në realitet arkitektura ka shumë më tepër se kaq. Shpeshherë studentët nuk arrijnë të gjejnë veten në zgjedhjen e tyre dhe e ndërrojnë degën e studimit në fund të vitit të parë, ose më keq akoma ata vazhdojnë pa dëshirën më të vogël duke ulur ndjeshëm interesin për degën, që kanë zgjedhur. Është pikërisht këshillimi për karrierë një faktor thelbësor për të identifikuar potencialin e vërtetë dhe për t’i udhëhequr maturantët drejt një rruge të duhur karriere. Ky orientim ka një rëndësi thelbësore, përpara se ata të marrin vendimin e ndjekjes së një dege të caktuar në universitet, një proces që ka dobi jo vetëm në zgjedhjen e një profesioni, por edhe përcaktimin e objektivave të karrierës, orientimin për planifikim të mëtejshëm për të siguruar një të ardhme të suksesshme përpara.
Universiteteti Europian i Tiranës zhvillon forma të ndryshme të këshillimit akdemik dhe professional në 12 muaj të vitit. Një nga format është program Mentorshipit të Maturantëve e cili zhvillohet dy herë në vitë me derjtues, mësues dhe psikolog të shkollave të mesme qoftë ato publike, private, lecet artistic deri tek shkollat e mesme profesionale. Ndërkohë një formë tjetër është Gjimnaz Tour në pothuajse të gjitha shkollat e mesme të Shqipërisë, ku këshilluesit e karrierës në UET, organizëm i ngritur vetëm me pedagogë dhe studiues të mirëfilltë të arsimit të lartë. Gjithashtu UET kryen këshilllim të vazhduesjhëm për maturantët të cilatë duan të përfitojnë nga bursat ekselencës deri tek ato të talentit. Por një nga organizmat më të veçantë që UET zhvillon janë edhe pesë shkollat sezonale për ço fakultet. Ky organizëm vjen, pasi UET tashmë prej 3 vitesh ka në përbërjen e tij edhe dy fakultete të reja krahas aty tre të mëparshëm.
UET gjithashtu kryen edhe këshillimin e brendshëm për studentët që tashmë janë në sistem, të cilët u nevojitet ose një punë sezonale, apo një punë e përhershme, ku çdo vit në UET organizohen 5 panaire të karrierës për secilin fakultet , apo edhe forume të ndryshme ku kompanitë më të mëdha në vend kryejnë në UET për të gjiteur burime njerëzore sa më të talentuar dhe të kulaifikuar për nevojat e kompanive të tyre. Gjithashtu UET i këshillon studentët e vet edhe për ndjekjen e duhur të një cikli të dytë studimi në UET ose në vendet e Bashkimit Europian me anë të programit Erasmus, ku çdo vit zyra e projeketve dhe e partneriteve në UET zhvillon panairin ndërkombëtar të studimit dhe punësimit, ku shumë universitetet europiane dhe agjenci të ndryshme të punësimit rajonal dhe europian informojnë studentët e në lidhje me mundësitë e studimit dhe punësimit kryesisht në vendet e Bashkimit Europian.
High schools tour
Gjimnaz Tour është zhvillimi i takimeve informuese edhe ndërgjegjësuese në lidhje me orientimin e karrierës së maturantëve, të cilët janë në prag të marrjes së vendimit për arsimimin e tyre. Kjo zhvillohet në kuadër të javës së këshillimit të karrierës dhe përfshin të gjithë maturantët e shkollave publike dhe private në Shqipëri. Ekipi përgjegjës për zhvillimin e këtyre takimeve përbëhet nga stafi akademik si edhe zyra e pranimeve, të cilët periodikisht zhvillojnë këtë proces të rëndësishëm në bazë të një plani paraprak veprimi.
UET Tour/ Maturantët vizitojnë universitetin
Pasi kanë zhvilluar si çdo vit udhëtimin nëpër të gjithë Shqipërinë, në kuadër të “Gjimnaz Tour”, duke këshilluar dhe orientuar maturantët që shumë shpejt do të përballen me zgjedhjen e degës së studimeve dhe universitetit ku do të formohen më pas si profesionistë, stafi akademik i Universitetit Europian të Tiranës ka hapur sot dyert për të mirëpritur të gjithë ata maturantë që pasi kanë dëgjuar në bankat e tyre të shkollës për degët që ky institucion i arsimit të lartë ofron, kanë ardhur të shohin nga afër si është një ditë e zakonshme në universitet, duke u kthyer kështu studentë në një ditë.
Mentorshipi i karrierës me mësuesit e gjimnazeve
Në thelb, Këshillimi i Karrierës përfshin procesin përmes së cilit nxënësit zgjedhin profesionin e tyre në bazë të interesave të tyre, aftësive, nevojave dhe personalitetit, në mentorshipin e një këshilluesi profesionist. Duke kuptuar rëndësinë e këshillimit të karrierës, Instituti Europian Pashko në bashkëpunim me Fakultetin e Shkencave Humane Edukimit dhe Arteve Liberale në UET zhvillon dy herë në vit një trajnim për drejtuesit dhe mësuesit e shkollave të mesme për orientimin e karrierës së maturantëve. Ky projekt parashikon tri seanca trajnuese të shtrira përgjatë vitit, ku pjesëmarrësit trajnohen nga specialistët përkatës, në mënyrë që në përfundim të jenë të certifikuar për të qenë mentorë për këshillimin e karrierës. Krahas kësaj këto trajnime janë edhe një tryezë diskutimi për problematikat kryesore të arsimit parauniversitar në vend dhe zgjidhje të mundshme për to.
UET Open Weeks/ 5 Panair Pune për çdo fakultet
Një sallë plot stenda të mbushura me logot e kompanisë, grumbuj kartëvizitash biznesi e broshura dhe ndoshta edhe disa dhurata të stampuara për të tërhequr studentët, janë standarde për një panair pune, por vetëm kjo nuk mjafton … Ndonëse për shumë vite kjo mënyrë ka rezultuar në sukses, ritmet e shpejta të ndryshimeve imponojnë edhe një strukturim më kreativ të këtyre panaireve. Ky është një ndryshim që vjen natyrshëm dhe i lejon si sipërmarrësit ashtu edhe punëkërkuesit të marrin frymë lirisht dhe të jenë më kreativë në kërkesat e tyre. Kështu që në vend të vërtitjeve në stendat e shumta të kompanive me intervista të shpejta dhe të atypëratyshme, studentët po bëhen pjesë e një modeli të ri panairi që sapo ka filluar të praktikohet në universitetet perëndimore dhe që gjatë muajit maj vijnë çdo vit në UET.
Bordet e tregut të Punës
UET si “Universitet i Bisnesit” ka marë nisma të ndryshme për të lidhur sa më afër studentin me tregun e punës. Në dekadën e dytë Universiteti Europian vjen me pesë fakultete dhe kjo gjë vjen me një risi ku organizimi i Bordit të Tregut të Punës është pjesa kryesore në këtë dekadë të dytë. Në forumin e UET kishte 10 të ftuar të cilët prekën më nga afër mund ësinë e lidhjes me tregun e punës duke i ofruar studentëve të UET një mundësi të artë.
Universitetet që kur janë krijuar kanë patur 3 detyra kryesore; të grumbullojë dije, të jenë qendra informacioni sa më të mira dhe të prodhojnë dijen nëpërmjet punës kërkimore shkencore dhe ta transmetojnë atë. Por tashmë ka 3 dekada që universiteteve iu është shtuar një detyrë e katërt e rëndësishme; universitetet duhet edhe të profesionalizojnë. Sipash shumë studiusve të arsimit të lartë, tashmë nuk mjafton të kultivohen vetëm qytetarë të kultivuar, të formuar me dije, por këta qytetarë duhet t’i profesionalizosh dhe që të bëhet e mundur kjo universiteti duhet të jetë i lidhur me tregun e punës, me korporatat. Pra, universiteti shihet si investim për t’u bërë një profesionist.
500+ Programme
Programi 500+ është një vazhdim i iniciativës së UET për të qenë i shndërruar në universitet i biznesit. Ky projekt përfshin 500 kompanitë më të mëdha në vend sipas klasifikimit zyrtar dhe është një projekt i gjerë bashkëpunimi vjeçar në aspekte të ndryshme.
Duke patur në fokus ofrimin e programeve të studimit që janë afër kërkesave të tregut, me qëllim që të diplomuarit të jenë të aftë dhe të përgatitur për t’u përballur me të gjitha sfidat dhe të papriturat që rezervon rrugëtimi i tyre profesional, Universiteti Europian i Tiranës ka krijuar prej 5 vitesh tashmë, programin 500+. Ky është një projekt partneriteti në disa sfera, i cili e mban botën akademike në kontakt të vazhdueshëm me biznesin apo institucionet financiare me anë të takimeve të rregullta me ta. Pjesë e këtij rrjeti janë 100 kompani, për secilin prej pesë Fakulteteve të UET. Programi 500+ synon të thellojë dhe materializojë kooperimin me biznesin dhe tregun e punës duke ofruar për të gjitha këto kompani një gamë shërbimesh, procesesh që kanë të bëjnë me natyrën e institucionit dhe me detyrat dhe qëllimet që kanë këto biznese.
Tutoriati/ Këshillimi i personalizuar me studentët
Tutoriati dhe këshillimi akademik në UET zhvillohen gjatë gjithë vitit akademik, ku çdo pedagog i lëndës në orën e caktuar një herë në javë zhvillon këshillimin akademik për lëndën e tij me studentin, për çdo paqartësi që ky student mund të ketë patur në auditor ose për çështjet e detyrave të kursit dhe provimeve. Çdo anëtar i personelit të brendshëm akademik ka në ngarkim një grup studentësh dhe qëndron një orë në javë në një zyrë të caktuar, në funksion të këtij shërbimi, gjatë një orari pa ngarkesa mësimore ose administrative. Kjo formë e këshillimit akademik është e këshillueshme që studenti të ruajë kontaktet me të njëjtin pedagog përgjatë gjithë ciklit të studimeve.
Këshillimi i përforcuar për studentët
Ashtu si çdo studentë në universitete jashtë shqipërisë kanë nevojë për këshillim edhe pse e kanë zgjedhur tashmë programin e studimit. Vështirësitë janë të ndryshme, shuëm prej studentëve nuk arrijnë dot të përballen me presionin apo intensitetin që vetë studimet e larta kanë dhe mund të arrinë deri sa mund të braktisin edhe studimet e tyre. Duke marrë parasysh këto raste por edhe raste të ndryshme që janë edhe nga shkaqet e tjera të jashtme siç mund të jetë faktorët social dhe ekonomik Universiteti Europian i Tiranës ka ngritur tashmë një strukturë të vecantë për çdo fakultet për të qenë sa më afër këtyrë studentëv për të përballuar qoftë intensitetin apo presionin që mund të kenë nga studimet e larta.
Ndërkombëtarizimi dhe Erasmus +
Ndërkombëtarizimi i arsimit të lartë sot nuk vjen thjesht në kuadrin e mobilitetit fizik të studentëve apo stafit akademik, por vjen si një koncept i ri, ku tashmë universitetet e shtrijnë bashkëpunimin akademik edhe në aspekte të tjera, të tilla si diplomat e përbashkëta, mbështetja për ndërtimin e kapaciteteve, programet e përbashkëta të kërkimit, mundësitë për të studiuar në distancë etj. Kjo është detyrë e institucioneve të arsimit të lartë që të pajisin studentët me aftësitë e nevojshme për t’u përballur me një mjedis që ndryshon me hapa të shpejtë. Sot të gjithë jemi përballë një fakti që sfidat e edukimit shkojnë përtej kufijve. Prandaj, të gjithë duhet të luajmë rolin tonë, për të siguruar që studentët janë edukuar dhe pajisur me të gjitha aftësitë e nevojshme për të pasur sukses në një mjedis pune kompetitiv, që ndryshon me shpejtësi kanë fituar të drejtën për të kryer periudha mësimore dhe profesionale ndërkombëtare.
Shkollat Sezonale për 5 fakultet e UET
UET e ka kthyer organizimin e shkollave sezonale në një traditë të mirëfilltë. Me zgjerimin dhe ristrukturimin e tij në 5 fakultete edhe këto organizime vijnë në një format risi.
Këto organizime janë një metodë arsimimi gjithnjë e më popullore dhe ofrohen nga një numër i konsiderueshëm universitetesh në thuajse të gjithë botën. Disa programe fokusohen për shembull në një lëndë të caktuar, duke zhvilluar dijet për të, me anë të një kursi intensiv kohëzgjatja e të cilit varion nga disa ditë në tetë javë. Sigurisht që metodat janë interaktive dhe argëtuese në mënyrë që procesi i nxënies të jetë sa më i frytshëm për të rinjtë. Këto shkolla vlerësohen për përfitimet e shumta që u ofrojnë pjesëmarrësve, duke filluar që nga aspekti akademik, por dhe përtej tij, tek ai kulturor dhe social. Përmirësimi i aftësive personale, krijimi i miqësive të reja, zgjerimi i rrjetit të njohjeve, kontakti me pedagogë dhe përfitimi i njohurive të reja, si dhe frymëzimi për të ardhmen apo argëtimi janë vetëm disa oportunitete. Shkollat sezonale organizohen prej disa vitesh edhe në Universitetin Europian të Tiranës, duke pasur si pjesëmarrës maturantë nga e gjithë Shqipëria. Organizimet tre-katërditore që mbahen në një ambient jashtë Tirane ofrojnë ndër të tjera leksione me të ftuar pedagogët më në zë të fushës apo personalitete me emër që ndajnë me të rinjtë eksperiencën dhe këndvështrimet e tyre origjinale mbi temat e trajtuara. Me ristrukturimin e tij këtë vit, UET-i në bashkëpunim me Institutin Europian “Pashko”, sjell për herë të parë në total pesë shkolla sezonale, të cilat i përgjigjen secilit prej pesë fakulteteve të tij.[:sq]Nga “Gjimnaz Tour” tek Shkollat Sezonale për pesë fakultete
Këshillimi akademik dhe profesional është një proçes shumë i rëndësishëm, i cili ka për qëllim t’i orientojë dhe ndihmojë maturantët të bëjnë zgjedhjen e duhur për profesionin e tyre të ardhshëm, nëpërmjet informimit mbi mundësitë e ndryshme të studimit.
Karriera profesionale nuk nis me diplomimin dhe gjetjen e punës së parë, ajo nis që në bankat e Universitetit. Për një karrierë të ardhshme të suksesshme duhet të marrësh dhe këshillat e duhura, duke nisur që nga zgjedhja e degës që të përshtatet me prirjet, zgjedhja e lëndëve apo literaturës dhe aftësimi dhe përgatitja për të dalë në tregun e punës. Në këtë kuadër këshillimi akademik është një pjesë e rëndësishme e uniersitetit për studentët. Universitetet më me zë në botë kanë zyrat e posaçme ku ofrohet shërbim konsulence falas për studentët për çdo problem që ata kanë gjatë frekuentimit të shkollës por dhe ndjekja e tyre deri në daljen në tregun e punës. Këshillim karriere është një shërbim që në gjithë botën e ofro studio të posaçme konsulence
Dilemat e maturantëve janë të shumta, kur bëhet fjalë për zgjedhjen e degës apo universitetit dhe jo pak herë ekziston një lloj pasigurie në lidhje me atë, që eksperienca e të studiuarit në universitet ofron për ta. Në këto momente është shumë e nevojshme, që ata të marrin këshillimin e duhur për të bërë zgjedhjen më të mirë për veten. Universiteti Europian i Tiranës, prej vitesh, organizon këshillim karriere për maturantë nga e gjithë Shqipëria.
Ky është një proçes shumë i rëndësishëm, i cili ka për qëllim t’i orientojë dhe ndihmojë maturantët të bëjnë zgjedhjen e duhur për profesionin e tyre të ardhshëm, nëpërmjet informimit mbi mundësitë e ndryshme të studimit, që ata kanë, si dhe eksplorimit të secilës prej këtyre alternativave. Krahas kësaj, ky proçes merret me analizimin e aftësive personale, interesave dhe pasioneve duke i vënë këto të dhëna në funksion të përcaktimit të opsioneve më të përshtatshme për karrierë. Këshilluesit e karrierës janë të trajnuar për të zhvilluar një konsulte të tillë, e cila orienton zgjedhjen e programit të studimit, dhe roli i tyre është lehtësim në vendimmarrjen e maturantëve. Shpesh herë këta specialistë përfshijnë në këtë proçes rritjen e vetëdijes, përcaktimin e qëllimeve dhe krijimin e një plani veprimi. Universiteti Europian i Tiranës ka krijuar në ambientet e tij një hapësirë të dedikuar maturantëve, që janë në dilemë dhe kanë nevojë për një orientim profesional në lidhje me zgjedhjen e degës së studimit, duke ofruar konsulta me specialistë të këshillimit për karrierë. Këta të fundit janë pedagogë të trajnuar posaçërisht për këtë proçes të rëndësishëm nga të pestë Fakultetet e UET.
Për të gjetur karrierën e duhur, maturanti dhe studenti duhet të kuptojë më së miri profilin e studimeve, që duhet të zgjedhë dhe nëse aftësitë përputhen me interesat për atë profil studimi. Për shembull mund të ndodhë, që një i ri të dëshirojë të arrijë degën e studimit arkitekturë, duke menduar se ai është i mirë në vizatim, por në realitet arkitektura ka shumë më tepër se kaq. Shpeshherë studentët nuk arrijnë të gjejnë veten në zgjedhjen e tyre dhe e ndërrojnë degën e studimit në fund të vitit të parë, ose më keq akoma ata vazhdojnë pa dëshirën më të vogël duke ulur ndjeshëm interesin për degën, që kanë zgjedhur. Është pikërisht këshillimi për karrierë një faktor thelbësor për të identifikuar potencialin e vërtetë dhe për t’i udhëhequr maturantët drejt një rruge të duhur karriere. Ky orientim ka një rëndësi thelbësore, përpara se ata të marrin vendimin e ndjekjes së një dege të caktuar në universitet, një proces që ka dobi jo vetëm në zgjedhjen e një profesioni, por edhe përcaktimin e objektivave të karrierës, orientimin për planifikim të mëtejshëm për të siguruar një të ardhme të suksesshme përpara.
Universiteteti Europian i Tiranës zhvillon forma të ndryshme të këshillimit akdemik dhe professional në 12 muaj të vitit. Një nga format është program Mentorshipit të Maturantëve e cili zhvillohet dy herë në vitë me derjtues, mësues dhe psikolog të shkollave të mesme qoftë ato publike, private, lecet artistic deri tek shkollat e mesme profesionale. Ndërkohë një formë tjetër është Gjimnaz Tour në pothuajse të gjitha shkollat e mesme të Shqipërisë, ku këshilluesit e karrierës në UET, organizëm i ngritur vetëm me pedagogë dhe studiues të mirëfilltë të arsimit të lartë. Gjithashtu UET kryen këshilllim të vazhduesjhëm për maturantët të cilatë duan të përfitojnë nga bursat ekselencës deri tek ato të talentit. Por një nga organizmat më të veçantë që UET zhvillon janë edhe pesë shkollat sezonale për ço fakultet. Ky organizëm vjen, pasi UET tashmë prej 3 vitesh ka në përbërjen e tij edhe dy fakultete të reja krahas aty tre të mëparshëm.
UET gjithashtu kryen edhe këshillimin e brendshëm për studentët që tashmë janë në sistem, të cilët u nevojitet ose një punë sezonale, apo një punë e përhershme, ku çdo vit në UET organizohen 5 panaire të karrierës për secilin fakultet , apo edhe forume të ndryshme ku kompanitë më të mëdha në vend kryejnë në UET për të gjiteur burime njerëzore sa më të talentuar dhe të kulaifikuar për nevojat e kompanive të tyre. Gjithashtu UET i këshillon studentët e vet edhe për ndjekjen e duhur të një cikli të dytë studimi në UET ose në vendet e Bashkimit Europian me anë të programit Erasmus, ku çdo vit zyra e projeketve dhe e partneriteve në UET zhvillon panairin ndërkombëtar të studimit dhe punësimit, ku shumë universitetet europiane dhe agjenci të ndryshme të punësimit rajonal dhe europian informojnë studentët e në lidhje me mundësitë e studimit dhe punësimit kryesisht në vendet e Bashkimit Europian.
High schools tour
Gjimnaz Tour është zhvillimi i takimeve informuese edhe ndërgjegjësuese në lidhje me orientimin e karrierës së maturantëve, të cilët janë në prag të marrjes së vendimit për arsimimin e tyre. Kjo zhvillohet në kuadër të javës së këshillimit të karrierës dhe përfshin të gjithë maturantët e shkollave publike dhe private në Shqipëri. Ekipi përgjegjës për zhvillimin e këtyre takimeve përbëhet nga stafi akademik si edhe zyra e pranimeve, të cilët periodikisht zhvillojnë këtë proces të rëndësishëm në bazë të një plani paraprak veprimi.
UET Tour/ Maturantët vizitojnë universitetin
Pasi kanë zhvilluar si çdo vit udhëtimin nëpër të gjithë Shqipërinë, në kuadër të “Gjimnaz Tour”, duke këshilluar dhe orientuar maturantët që shumë shpejt do të përballen me zgjedhjen e degës së studimeve dhe universitetit ku do të formohen më pas si profesionistë, stafi akademik i Universitetit Europian të Tiranës ka hapur sot dyert për të mirëpritur të gjithë ata maturantë që pasi kanë dëgjuar në bankat e tyre të shkollës për degët që ky institucion i arsimit të lartë ofron, kanë ardhur të shohin nga afër si është një ditë e zakonshme në universitet, duke u kthyer kështu studentë në një ditë.
Mentorshipi i karrierës me mësuesit e gjimnazeve
Në thelb, Këshillimi i Karrierës përfshin procesin përmes së cilit nxënësit zgjedhin profesionin e tyre në bazë të interesave të tyre, aftësive, nevojave dhe personalitetit, në mentorshipin e një këshilluesi profesionist. Duke kuptuar rëndësinë e këshillimit të karrierës, Instituti Europian Pashko në bashkëpunim me Fakultetin e Shkencave Humane Edukimit dhe Arteve Liberale në UET zhvillon dy herë në vit një trajnim për drejtuesit dhe mësuesit e shkollave të mesme për orientimin e karrierës së maturantëve. Ky projekt parashikon tri seanca trajnuese të shtrira përgjatë vitit, ku pjesëmarrësit trajnohen nga specialistët përkatës, në mënyrë që në përfundim të jenë të certifikuar për të qenë mentorë për këshillimin e karrierës. Krahas kësaj këto trajnime janë edhe një tryezë diskutimi për problematikat kryesore të arsimit parauniversitar në vend dhe zgjidhje të mundshme për to.
UET Open Weeks/ 5 Panair Pune për çdo fakultet
Një sallë plot stenda të mbushura me logot e kompanisë, grumbuj kartëvizitash biznesi e broshura dhe ndoshta edhe disa dhurata të stampuara për të tërhequr studentët, janë standarde për një panair pune, por vetëm kjo nuk mjafton … Ndonëse për shumë vite kjo mënyrë ka rezultuar në sukses, ritmet e shpejta të ndryshimeve imponojnë edhe një strukturim më kreativ të këtyre panaireve. Ky është një ndryshim që vjen natyrshëm dhe i lejon si sipërmarrësit ashtu edhe punëkërkuesit të marrin frymë lirisht dhe të jenë më kreativë në kërkesat e tyre. Kështu që në vend të vërtitjeve në stendat e shumta të kompanive me intervista të shpejta dhe të atypëratyshme, studentët po bëhen pjesë e një modeli të ri panairi që sapo ka filluar të praktikohet në universitetet perëndimore dhe që gjatë muajit maj vijnë çdo vit në UET.
Bordet e tregut të Punës
UET si “Universitet i Bisnesit” ka marë nisma të ndryshme për të lidhur sa më afër studentin me tregun e punës. Në dekadën e dytë Universiteti Europian vjen me pesë fakultete dhe kjo gjë vjen me një risi ku organizimi i Bordit të Tregut të Punës është pjesa kryesore në këtë dekadë të dytë. Në forumin e UET kishte 10 të ftuar të cilët prekën më nga afër mund ësinë e lidhjes me tregun e punës duke i ofruar studentëve të UET një mundësi të artë.
Universitetet që kur janë krijuar kanë patur 3 detyra kryesore; të grumbullojë dije, të jenë qendra informacioni sa më të mira dhe të prodhojnë dijen nëpërmjet punës kërkimore shkencore dhe ta transmetojnë atë. Por tashmë ka 3 dekada që universiteteve iu është shtuar një detyrë e katërt e rëndësishme; universitetet duhet edhe të profesionalizojnë. Sipash shumë studiusve të arsimit të lartë, tashmë nuk mjafton të kultivohen vetëm qytetarë të kultivuar, të formuar me dije, por këta qytetarë duhet t’i profesionalizosh dhe që të bëhet e mundur kjo universiteti duhet të jetë i lidhur me tregun e punës, me korporatat. Pra, universiteti shihet si investim për t’u bërë një profesionist.
500+ Programme
Programi 500+ është një vazhdim i iniciativës së UET për të qenë i shndërruar në universitet i biznesit. Ky projekt përfshin 500 kompanitë më të mëdha në vend sipas klasifikimit zyrtar dhe është një projekt i gjerë bashkëpunimi vjeçar në aspekte të ndryshme.
Duke patur në fokus ofrimin e programeve të studimit që janë afër kërkesave të tregut, me qëllim që të diplomuarit të jenë të aftë dhe të përgatitur për t’u përballur me të gjitha sfidat dhe të papriturat që rezervon rrugëtimi i tyre profesional, Universiteti Europian i Tiranës ka krijuar prej 5 vitesh tashmë, programin 500+. Ky është një projekt partneriteti në disa sfera, i cili e mban botën akademike në kontakt të vazhdueshëm me biznesin apo institucionet financiare me anë të takimeve të rregullta me ta. Pjesë e këtij rrjeti janë 100 kompani, për secilin prej pesë Fakulteteve të UET. Programi 500+ synon të thellojë dhe materializojë kooperimin me biznesin dhe tregun e punës duke ofruar për të gjitha këto kompani një gamë shërbimesh, procesesh që kanë të bëjnë me natyrën e institucionit dhe me detyrat dhe qëllimet që kanë këto biznese.
Tutoriati/ Këshillimi i personalizuar me studentët
Tutoriati dhe këshillimi akademik në UET zhvillohen gjatë gjithë vitit akademik, ku çdo pedagog i lëndës në orën e caktuar një herë në javë zhvillon këshillimin akademik për lëndën e tij me studentin, për çdo paqartësi që ky student mund të ketë patur në auditor ose për çështjet e detyrave të kursit dhe provimeve. Çdo anëtar i personelit të brendshëm akademik ka në ngarkim një grup studentësh dhe qëndron një orë në javë në një zyrë të caktuar, në funksion të këtij shërbimi, gjatë një orari pa ngarkesa mësimore ose administrative. Kjo formë e këshillimit akademik është e këshillueshme që studenti të ruajë kontaktet me të njëjtin pedagog përgjatë gjithë ciklit të studimeve.
Këshillimi i përforcuar për studentët
Ashtu si çdo studentë në universitete jashtë shqipërisë kanë nevojë për këshillim edhe pse e kanë zgjedhur tashmë programin e studimit. Vështirësitë janë të ndryshme, shuëm prej studentëve nuk arrijnë dot të përballen me presionin apo intensitetin që vetë studimet e larta kanë dhe mund të arrinë deri sa mund të braktisin edhe studimet e tyre. Duke marrë parasysh këto raste por edhe raste të ndryshme që janë edhe nga shkaqet e tjera të jashtme siç mund të jetë faktorët social dhe ekonomik Universiteti Europian i Tiranës ka ngritur tashmë një strukturë të vecantë për çdo fakultet për të qenë sa më afër këtyrë studentëv për të përballuar qoftë intensitetin apo presionin që mund të kenë nga studimet e larta.
Ndërkombëtarizimi dhe Erasmus +
Ndërkombëtarizimi i arsimit të lartë sot nuk vjen thjesht në kuadrin e mobilitetit fizik të studentëve apo stafit akademik, por vjen si një koncept i ri, ku tashmë universitetet e shtrijnë bashkëpunimin akademik edhe në aspekte të tjera, të tilla si diplomat e përbashkëta, mbështetja për ndërtimin e kapaciteteve, programet e përbashkëta të kërkimit, mundësitë për të studiuar në distancë etj. Kjo është detyrë e institucioneve të arsimit të lartë që të pajisin studentët me aftësitë e nevojshme për t’u përballur me një mjedis që ndryshon me hapa të shpejtë. Sot të gjithë jemi përballë një fakti që sfidat e edukimit shkojnë përtej kufijve. Prandaj, të gjithë duhet të luajmë rolin tonë, për të siguruar që studentët janë edukuar dhe pajisur me të gjitha aftësitë e nevojshme për të pasur sukses në një mjedis pune kompetitiv, që ndryshon me shpejtësi kanë fituar të drejtën për të kryer periudha mësimore dhe profesionale ndërkombëtare.
Shkollat Sezonale për 5 fakultet e UET
UET e ka kthyer organizimin e shkollave sezonale në një traditë të mirëfilltë. Me zgjerimin dhe ristrukturimin e tij në 5 fakultete edhe këto organizime vijnë në një format risi.
Këto organizime janë një metodë arsimimi gjithnjë e më popullore dhe ofrohen nga një numër i konsiderueshëm universitetesh në thuajse të gjithë botën. Disa programe fokusohen për shembull në një lëndë të caktuar, duke zhvilluar dijet për të, me anë të një kursi intensiv kohëzgjatja e të cilit varion nga disa ditë në tetë javë. Sigurisht që metodat janë interaktive dhe argëtuese në mënyrë që procesi i nxënies të jetë sa më i frytshëm për të rinjtë. Këto shkolla vlerësohen për përfitimet e shumta që u ofrojnë pjesëmarrësve, duke filluar që nga aspekti akademik, por dhe përtej tij, tek ai kulturor dhe social. Përmirësimi i aftësive personale, krijimi i miqësive të reja, zgjerimi i rrjetit të njohjeve, kontakti me pedagogë dhe përfitimi i njohurive të reja, si dhe frymëzimi për të ardhmen apo argëtimi janë vetëm disa oportunitete. Shkollat sezonale organizohen prej disa vitesh edhe në Universitetin Europian të Tiranës, duke pasur si pjesëmarrës maturantë nga e gjithë Shqipëria. Organizimet tre-katërditore që mbahen në një ambient jashtë Tirane ofrojnë ndër të tjera leksione me të ftuar pedagogët më në zë të fushës apo personalitete me emër që ndajnë me të rinjtë eksperiencën dhe këndvështrimet e tyre origjinale mbi temat e trajtuara. Me ristrukturimin e tij këtë vit, UET-i në bashkëpunim me Institutin Europian “Pashko”, sjell për herë të parë në total pesë shkolla sezonale, të cilat i përgjigjen secilit prej pesë fakulteteve të tij.[:]