Zv. Rektori i UET: Bashkëpunimi me UNIMED, akses ndërkombëtarizimi
Zv. Rektori i UET, Prof. Dr. Tonin Gjuraj, në Asamblenë e Përgjithshme 2019 UNIMED (Unioni i Universiteteve të Mesdheut) në Link Campus University, Romë, u takua me Presidentin e UNIMED, Prof. Francisco Matte Bon; ish-ambasadorin e Italisë në Shqipëri, z. Mario Bova, mik i vjetër dhe besnik i vendit tonë, aktualisht President i Occhio Blu Anna Cenerini Bova Association, si dhe me pjesëmarrës të tjerë nga më shumë se 120 universitete të 23 vendeve të Mesdheut.
Moment i rëndësishëm në këtë Asamble dhe kënaqësi e posaçme ishte pjesëmarrja si Keynote Speaker i z. Besnik Mustafaj, shkrimtar dhe ish-Ministër i Jashtëm i Shqipërisë. Z. Mustafaj është mik i vjetër i UNIMED dhe së bashku me zv. Rektorin e UET Prof. Dr. Tonin Gjuraj, janë përfaqësuesit e vetëm nga Shqipëria në këtë aktivitet.
Për zv Rektori i UET thekson se institucion që ai përfaqëson mbetet i vendosur në bashkëpunimin me UNIMED, me shtimin e mundësive për partneritete institucionale, pjesëmarrje në projekte dhe ndërkombëtarizim në shumë fusha.
Gjatë kësaj Asambleje ku UET është anëtarë, Z. Gjuraj ka takuar me dhjetëra partnerë, për të rritur mundësinë e aplikimit ne skemën e hapur Erasmus Capacity Building for Higher Education KA2, ku UET ka 17 projekte aktive Erasmus KA2 CBHE, dhe ne njërin prej tyre, EVIVA, si dhe është drejtues me 16 partnere, në një nga këto projekte me vlerën prej 1 milion EURO, si dhe 40 marrëveshje aktive Erasmus.