• STUDY AT EUT
    • SPEECH OF THE PRESIDENT
    • INTERNATIONAL STUDENTS
    • PROFESSIONAL DIPLOMA
    • BACHELOR
    • INTEGRATED PROGRAMS
    • PROFESSIONAL MASTER
    • MASTER OF SCIENCE
    • MASTER OF ARTS
    • MASTER FINTECH
    • MASTER POSIG
    • DOCTORATE
    • FOR PARENTS
  • ACADEMIC STAFF
    • EUT RECTOR
      • RECTOR SPEECH
    • EUT ADMINISTRATOR
    • DEAN
    • HEAD OF DEPARTMENTS
    • ORGANIGRAM
      • FACULTY OF ECONOMICS, BUSINESS AND DEVELOPMENT
      • FACULTY OF LAW, POLITICAL SCIENCES AND INTERNATIONAL RELATIONS
      • FACULTY OF HUMANITIES, EDUCATION AND LIBERAL ARTS
      • FACULTY OF ENGINEERING, INFORMATICS AND ARCHITECTURE
      • FACULTY OF TECHNICAL MEDICAL SCIENCES
  • NEWS
  • SCIENTIFIC RESEARCH
    • STRATEGY
    • MAJOR RESEARCH PROGRAM
    • PHYSICAL INFRASTRUCTURE
    • SCIENTIFIC JOURNALS
    • CONFERENCES
    • SCIENTIFIC PUBLICATIONS
      • TOP MOST CITED ARTICLES
    • SEASONAL SCHOOL
    • GENDER EQUALITY PLAN
  • PROJECTS AND PARTNERS
    • INTERNATIONAL
      • NEWS
      • OUTGOING STUDENTS /STUDY ABROAD
        • INTER INSTITUTIONAL AGREEMENT
        • INTERNATIONAL DEGREES
      • INCOMING STUDENTS / STUDY AT EUT
    • PROJECTS
    • ACTIVE PROJECTS
  • ABOUT UET
    • FACTS AND FIGURES
    • STATUTE
    • ADMINISTRATION BOARD
    • MISSION AND VISION
    • INTERNATIONALIZATION
    • EMPLOYMENT AT EUT
    • EMPLOYMENT OPPORTUNITIES AND INTERNSHIP
    • EVALUATION REPORTS
  • Services
    • ACADEMIC SECRETARIAT
    • CAREER ADVISING
    • TUTORING
    • STUDENT CLUBS
    • STUDENT COUNCIL
    • ALUMNI
      • ALUMNI PRESIDENT
  • en_US
    • sq
0682016616
[email protected]
UET UET
  • STUDY AT EUT
    • SPEECH OF THE PRESIDENT
    • INTERNATIONAL STUDENTS
    • PROFESSIONAL DIPLOMA
    • BACHELOR
    • INTEGRATED PROGRAMS
    • PROFESSIONAL MASTER
    • MASTER OF SCIENCE
    • MASTER OF ARTS
    • MASTER FINTECH
    • MASTER POSIG
    • DOCTORATE
    • FOR PARENTS
  • ACADEMIC STAFF
    • EUT RECTOR
      • RECTOR SPEECH
    • EUT ADMINISTRATOR
    • DEAN
    • HEAD OF DEPARTMENTS
    • ORGANIGRAM
      • FACULTY OF ECONOMICS, BUSINESS AND DEVELOPMENT
      • FACULTY OF LAW, POLITICAL SCIENCES AND INTERNATIONAL RELATIONS
      • FACULTY OF HUMANITIES, EDUCATION AND LIBERAL ARTS
      • FACULTY OF ENGINEERING, INFORMATICS AND ARCHITECTURE
      • FACULTY OF TECHNICAL MEDICAL SCIENCES
  • NEWS
  • SCIENTIFIC RESEARCH
    • STRATEGY
    • MAJOR RESEARCH PROGRAM
    • PHYSICAL INFRASTRUCTURE
    • SCIENTIFIC JOURNALS
    • CONFERENCES
    • SCIENTIFIC PUBLICATIONS
      • TOP MOST CITED ARTICLES
    • SEASONAL SCHOOL
    • GENDER EQUALITY PLAN
  • PROJECTS AND PARTNERS
    • INTERNATIONAL
      • NEWS
      • OUTGOING STUDENTS /STUDY ABROAD
        • INTER INSTITUTIONAL AGREEMENT
        • INTERNATIONAL DEGREES
      • INCOMING STUDENTS / STUDY AT EUT
    • PROJECTS
    • ACTIVE PROJECTS
  • ABOUT UET
    • FACTS AND FIGURES
    • STATUTE
    • ADMINISTRATION BOARD
    • MISSION AND VISION
    • INTERNATIONALIZATION
    • EMPLOYMENT AT EUT
    • EMPLOYMENT OPPORTUNITIES AND INTERNSHIP
    • EVALUATION REPORTS
  • Services
    • ACADEMIC SECRETARIAT
    • CAREER ADVISING
    • TUTORING
    • STUDENT CLUBS
    • STUDENT COUNCIL
    • ALUMNI
      • ALUMNI PRESIDENT
  • en_US
    • sq

Të ndryshme

UET/ Sfidat e arsimit parauniversitar dhe këshillimi i karrierës

  • Date May 13, 2021

Departamenti i Psikologjisë, Edukimit dhe Sporteve në Universitetin Europian të Tiranës, organizoi një leksion të hapur me temën ‘Politikat dhe strategjitë arsimore në arsimin parauniversitar’. Lidhur me këtë diskutim, e ftuar ishte Znj. Erjeta Alhysa, Drejtore e Zyrës Vendore Arsimore Tiranë, si dhe drejtoret e disa shkollave të mesme në kryeqytet.

Aktiviteti u moderua nga përgjegjësi i Departamentit të Psikologjisë, Edukimit dhe Sporteve, Prof. Asoc. Dr. Edi Puka, i cili u fokusua në disa çështje të rëndësishme që prekin arsimin parauniversitar dhe më tej lidhen me atë universitar, duke filluar nga edukatorët, te mësuesit e arsimit fillor e më tej në shkallët e tjera më të larta, arsimin e detyrueshëm, mesataren për universitet etj.

Duke vlerësuar rolin e mësuesit dhe vëmendjen që është kthyer ndaj tij,  jo vetëm në trajtimin financiar, por mbi të gjitha në rikthimin e dinjitetit të këtij profesioni, si edukatori i brezave të ardhshëm dhe kontribuues për një shoqëri më cilësore, ku një nga hapat kryesor  është edhe vendosja e mesatares për programin mësuesi, Puka foli për programet që ofrohen në UET për ata që zgjedhin këtë profesion dhe duhet të ndjekin masterin.

“Ne në UET ofrojmë dy programe master, master profesional për arsimin fillor, që përgatit mësues nga klasat 1-5 dhe për klasat 6-12, master mësuesi, pra me emërtimin e diplomës së tyre. Kjo për të specifikuar, por edhe për të bërë më të qartë ndarjen, bazuar edhe në ligjin për arsimin paraunivesritar, por edhe në ligjin për arsimin e lartë. Masteri për mësuesit është detyrim ligjor, në varësi të specifikave të tyre”, u shpreh Puka.

Përtej detyrimit ligjor, Drejtore e Zyrës Vendore Arsimore Tiranë, Erjeta Alhysa foli për nevojën pse një master i tillë është i domosdoshëm për studentët që kanë mbaruar bachelor në një drejtim të caktuar, por ende nuk kanë marrë metodikën për të qenë mësimdhënës.

“Mund të jesh një specialist i mirë historie dhe nuk mund të japësh një orë mësimi të thjeshtë. Prandaj duhet masteri dhe duke përdorur metodat e mësimdhënies, do ta përgatisë atë mësues që të jetë një mësues më i mirë. Nuk bëhet fjalë vetëm për lëndët bazë, apo siç i themi kurrikula bazë, por kjo ka shumë rëndësi edhe për lëndët e dyta, artet figurative apo të sporteve. Duhet patjetër, jo vetëm nga ana ligjore, por edhe duhet edhe metodika, që të kenë metodikën e mësimdhënies. Ky master shërben jo për rritjen e anës shkencore, sepse ai e ka marrë gjatë bachelorit, por për rritjen e mësimdhënies e përgatitjes në këtë aspekt”, u shpreh Hyka, teksa shtoi se vendosja e mesatares është reforma më e mirë që është bërë dhe se duhet të ishte më e hershme.

Në diskutimin e mëtejshëm, ku u përfshinë edhe pedagogë të UET-së, apo drejtoret e gjimnazeve, u fol për vështirësitë që hasin mësuesit në punën e tyre, nevojën e psikologut për këshillimin e karrierës, si dhe u hodhën disa sugjerime, të tilla si bërja e arsimit të mesëm të detyrueshëm, apo kthimin e sistemit 9+4 (arsim fillor e bazë + gjimnaz).

Profesori i Edukimit në Universitetin Europian të Tiranës Prof. Asoc. Dr. Tomi Treska i drejtoi një kërkesë znj. Alhysa, dukë kërkuar që përfaqësues të universiteteve të jenë të pranishëm në draftimin e strategjisë së re për arsimin parauniversitar. Ndër të tjera, ai dha edhe dy rekomandime.

“Shtrirja e arsimit të detyrueshëm të fillohet nga kopshtet. Nëse do të shtrihet nga arsimi bazë në të mesëm, aq më mirë, por që kjo ka kosto. Arsimin parashkollor duhet ta bëjmë më të detyrueshëm. Pika e dytë është që matura shtetërorë përfundimisht të bëhet një detyrim dalës dhe jo detyrim hyrës, që të përfundojë me dhënien e diplomës së pjekurisë dhe lëndët me zgjedhje t’i atribuohen arsimit të lartë, siç ka qenë, që matura të mbyllet si detyrim dalës, jo si detyrim hyrës për arsimin e lartë”, tha Treska. Nga ana e saj, Alhysa tha se rekomandimi i parë do të bëhej pjesë  e diskutimeve, ndërsa për të dytin ha se kjo është e vështirë, pasi ndarjet e lëndëve bëhen në gjimnaz.

Career advising

Dekania e Studentëve, Elsida Sina foli për këshillimin e karrierës që bëhet në shkollat e mesme, teksa kërkoi që të jepet hapësirë edhe për universitetet, që duke lënë jashtë pjesën e promocionit, të japin ndihmën e tyre në mënyrë që të rinjtë të mos humbasin kohën e tyre duke zgjedhur degë për të cilat nuk kanë prirje.

“Ne si universitet dhe ekipi që unë mbështes kemi vënë re njëlloj boshllëku, që më shumë nxënësit tërhiqen nga dëshira sesa nga aftësia që kanë për të ndjekur një program studimi. Si drejtoreshë e programit bachelor, kam vënë re që shumë studentë që janë regjistruar në një degë, shfaqin një lloj dëshire për ta ndërruar atë si profil, si program, ose bëjnë një bachelor të dytë. Prandaj unë do të pyesja nëse mund të bëhet një tip marrëveshje bashkëpunimi me universitete, që ta ofrojnë këshillimin e karrierës, duke hequr pjesën e promocionit”, tha pedagoge e UET.

Drejtore e Zyrës Vendore Arsimore Tiranë, tha se duhet punuar në këtë drejtim, pasi nga bisedat që ka pasur ka kuptuar që nxënësit joshen nga degët që janë të paguara, teksa shtoi se duhet të kërkohet nga Ministria e Arsimit, për të shtuar universitetet në këtë proces.

“Unë kam pasur takim edhe me universitete të tjera, të cilët kanë kërkuar që të jenë më të pranishëm. Mund t’i bëjmë një kërkesë edhe ministrisë, që të rikthehet kjo pjesë, pasi e di që më parë është bërë dhe ka pasur rezultat kur universitete vinin në për shkolla apo nxënësit në auditore. Kështu që këtë gjë mund ta bëjmë prapë, jo vetëm nga universitete por edhe me kërkesë të shkollave që nxënësit të mirë informohen akoma më shumë”, tha Alhysa.

Lidhur me këtë çështje foli edhe drejtoresha e gjimnazit ‘Petro Nini Luarasi, Teuta Braçaj, e cila tha se ka njëlloj hanidakpi në këtë pjesë dhe duhet zgjidhur.

“Këshillimi i karrierës është handikap që ne me të gjitha format po mundohemi. Personalisht do të doja që mësuesit të drejtojë nxënësin rreth prirjeve që ka, por jo të gjithë mësuesit e arrijnë ta kuptojnë dot prirjen e tij. Ndoshta këtu duhet të hyjë psikologu dhe të arrijë t’ia japë këtë drejtim nxënësit. Ne si shkollë kemi Klub Karriere që e kanë ndërtuar vetë nxënësit. Kemi ndërtuar Bord, ku janë edhe prindërit, kemi thirrur ish-nxënës të kësaj shkolle të cilët kanë karrierë në një fushë të caktuar dhe kanë treguar eksperiencën e tyre. Janë bërë aktivitete. Gjithsesi, nxënësit kur shkojnë për të zgjedhur degën, ndikohen nga shoqëria. Unë gjithashtu e kam futur modul, lëndë për maturën Këshillimin e karrierës, por që e jep mësuesi i letërsisë”, u shpreh Braçaj.

Sfidat e arsimit parauniversitar

Politikat e arsimit parauniversitar bazohen në strategjinë e arsimit parauniversitar, të cilat janë 4 vjeçare dhe tashmë që është mbyllur për vitin 2016-2020, po punohet nga Ministria e Arsimit për strategjinë e re, e cila do të jetë për 4-vjeçarin. Pandemia, ashtu si shumë sektorë të tjerë jetësorë, goditi edhe arsimin, duke frenuar disa procese që ishin planifikuar.

Duke folur kryesisht për shkollat e mesme në Tiranë, Drejtore e Zyrës Vendore Arsimore Tiranë, Erjeta Alhysa  nuk kurseu falënderimet ndaj stafeve mësimore që e përballuan me sukses këtë periudhë të vështirë dhe mbi të gjitha u abdejtuan në kohë rekord me teknologjinë, duke mos ndërprerë procesin mësimor, duke përdorur disa platforma të mëdha online. Alhysa duke folur për arritjet e strategjisë së arsimit parauniversitar, tha se një pjesë e suksesshme ishte realizimi i gjithë përfshirjes në shkolla, e cila u arrit me ndihmën e shtimit të mësuesve ndihmës, psikologëve etj.

“Kemi edhe një politikë arsimore për t’u lavdëruar, që ishte rritja e numri të psikologëve dhe punonjësve socialë nëpër shkolla. Kemi një ndryshim të Udhëzimit për organizimin e shërbimeve psikosociale nëpër shkolla, gjë që bëri për 500 nxënës nëpër shkolla, të kemi një psikolog. Ndërsa për një numër 500-700, të ketë një psikolog, një punonjës social dhe një oficer sigurie. Kështu numri i psikologëve dhe punonjësve social në gjithë shkollat e Tiranës arrin në rreth 140, gjë që është një ndihmë për mësuesit, por edhe një vlerë e shtuar për nxënësit.

Një arritje mjaft e madhe dhe që ka dhënë mjaft rezultate, duke hequr pjesën e ndryshimeve të sistemeve dhe largimit të mësuesve për shkak të bindjeve politike, gjë që mori fund në vitin 2014, me krijimin e portalit Mësues për Shqipërinë dhe që bëri që nëpërmjet meritokracisë mësuesit të marrin vendet në shkollat më të mira të Tiranës. Kjo gjë ka ardhur gradualisht me spastrimin e stafeve mësimore, që nuk kanë diplomë të cilësuar për edukim. Kjo ishte një reformë e dhimbshme, pasi solli largime të një pjesë të atyre mësuesve që nuk e kishin titullin mësues. Këto risi kanë sjellë rritjen profesionale dhe rritjen e cilësisë në mësimdhënie dhe përgatitjen e çdo mësuesi”, deklaroi Alhysa, teksa përmendi edhe pjesën e kualifikimeve dhe trajnimeve për mësuesit, një nevojë dhe një detyrim për të gjithë që duan rritjen profesionale.

  • Share:
admin

Previous post

UET- UPT marrëveshje bashkëpunimi për projekte ndërkombëtare
May 13, 2021

Next post

Master Class në UET/ Klodiana Lala: Mos bëni kompromis me të vërtetën
May 15, 2021

You may also like

HHA_2300
UET i akordon titullin “Doctor Honoris Causa” ish- presidentit Alfred Moisiu, burrështetas dhe model për politikën
9 May, 2025
HHA_1338
Ministrja e Bujqësisë Anila Denaj në FORUMET UET: Bujqësi me kontratë për të prekur tregun e BE-së
9 May, 2025
4R1A8874
Promovohet INGENIOUS 5/1- Ndërthurja e teknologjisë me produktin dhe një role model si Gentjan Zotaj
8 May, 2025

Search

Since its inception in 2006, UET has not stopped its efforts to reform, structure and complete it, processes and initiatives that ensure the highest quality graduation of our students.

Scan here to read our latest QAA review report



Address:

Xhura Complex, St. Xhanfize Keko, Tirana, Albania.

STUDY AT EUT

  • Professional Diploma
  • Bachelor
  • Professional Master
  • Master of science
  • Master of Arts



Cellular

+355682016616

+355689037765



Address:

Xhura Complex, St. Xhanfize Keko, Tirana, Albania.



Cellular

+355682016616

+355689037765



Email

[email protected]



Reserve your activity



Facebook-f




Instagram




Linkedin



Email

[email protected]



Reserve your activity



Facebook-f




Instagram




Youtube




Twitter

© Copyright 2023 UET