• STUDY AT EUT
    • SPEECH OF THE PRESIDENT
    • INTERNATIONAL STUDENTS
    • PROFESSIONAL DIPLOMA
    • BACHELOR
    • INTEGRATED PROGRAMS
    • PROFESSIONAL MASTER
    • MASTER OF SCIENCE
    • MASTER OF ARTS
    • MASTER FINTECH
    • MASTER POSIG
    • DOCTORATE
    • FOR PARENTS
  • ACADEMIC STAFF
    • EUT RECTOR
      • RECTOR SPEECH
    • EUT ADMINISTRATOR
    • DEAN
    • HEAD OF DEPARTMENTS
    • ORGANIGRAM
      • FACULTY OF ECONOMICS, BUSINESS AND DEVELOPMENT
      • FACULTY OF LAW, POLITICAL SCIENCES AND INTERNATIONAL RELATIONS
      • FACULTY OF HUMANITIES, EDUCATION AND LIBERAL ARTS
      • FACULTY OF ENGINEERING, INFORMATICS AND ARCHITECTURE
      • FACULTY OF TECHNICAL MEDICAL SCIENCES
  • NEWS
  • SCIENTIFIC RESEARCH
    • STRATEGY
    • MAJOR RESEARCH PROGRAM
    • PHYSICAL INFRASTRUCTURE
    • SCIENTIFIC JOURNALS
    • CONFERENCES
    • SCIENTIFIC PUBLICATIONS
      • TOP MOST CITED ARTICLES
    • SEASONAL SCHOOL
    • GENDER EQUALITY PLAN
  • PROJECTS AND PARTNERS
    • INTERNATIONAL
      • NEWS
      • OUTGOING STUDENTS /STUDY ABROAD
        • INTER INSTITUTIONAL AGREEMENT
        • INTERNATIONAL DEGREES
      • INCOMING STUDENTS / STUDY AT EUT
    • PROJECTS
  • ABOUT UET
    • FACTS AND FIGURES
    • STATUTE
    • ADMINISTRATION BOARD
    • MISSION AND VISION
    • INTERNATIONALIZATION
    • EMPLOYMENT AT EUT
    • EMPLOYMENT OPPORTUNITIES AND INTERNSHIP
    • EVALUATION REPORTS
  • Services
    • ACADEMIC SECRETARIAT
    • CAREER ADVISING
    • TUTORING
    • STUDENT CLUBS
    • STUDENT COUNCIL
    • ALUMNI
      • ALUMNI PRESIDENT
  • en_US
    • sq
UET UET
  • STUDY AT EUT
    • SPEECH OF THE PRESIDENT
    • INTERNATIONAL STUDENTS
    • PROFESSIONAL DIPLOMA
    • BACHELOR
    • INTEGRATED PROGRAMS
    • PROFESSIONAL MASTER
    • MASTER OF SCIENCE
    • MASTER OF ARTS
    • MASTER FINTECH
    • MASTER POSIG
    • DOCTORATE
    • FOR PARENTS
  • ACADEMIC STAFF
    • EUT RECTOR
      • RECTOR SPEECH
    • EUT ADMINISTRATOR
    • DEAN
    • HEAD OF DEPARTMENTS
    • ORGANIGRAM
      • FACULTY OF ECONOMICS, BUSINESS AND DEVELOPMENT
      • FACULTY OF LAW, POLITICAL SCIENCES AND INTERNATIONAL RELATIONS
      • FACULTY OF HUMANITIES, EDUCATION AND LIBERAL ARTS
      • FACULTY OF ENGINEERING, INFORMATICS AND ARCHITECTURE
      • FACULTY OF TECHNICAL MEDICAL SCIENCES
  • NEWS
  • SCIENTIFIC RESEARCH
    • STRATEGY
    • MAJOR RESEARCH PROGRAM
    • PHYSICAL INFRASTRUCTURE
    • SCIENTIFIC JOURNALS
    • CONFERENCES
    • SCIENTIFIC PUBLICATIONS
      • TOP MOST CITED ARTICLES
    • SEASONAL SCHOOL
    • GENDER EQUALITY PLAN
  • PROJECTS AND PARTNERS
    • INTERNATIONAL
      • NEWS
      • OUTGOING STUDENTS /STUDY ABROAD
        • INTER INSTITUTIONAL AGREEMENT
        • INTERNATIONAL DEGREES
      • INCOMING STUDENTS / STUDY AT EUT
    • PROJECTS
  • ABOUT UET
    • FACTS AND FIGURES
    • STATUTE
    • ADMINISTRATION BOARD
    • MISSION AND VISION
    • INTERNATIONALIZATION
    • EMPLOYMENT AT EUT
    • EMPLOYMENT OPPORTUNITIES AND INTERNSHIP
    • EVALUATION REPORTS
  • Services
    • ACADEMIC SECRETARIAT
    • CAREER ADVISING
    • TUTORING
    • STUDENT CLUBS
    • STUDENT COUNCIL
    • ALUMNI
      • ALUMNI PRESIDENT
  • en_US
    • sq

Aktivitete

UET përmbyll Olimpiadën e Ekonomiksit, 5 më të mirët so të përfaqësojnë Shqipërinë në finalen ndërkombëtare në Athinë

  • Date March 28, 2026

Jo vetëm për njohuritë në ekonomi dhe financë, por edhe për të menduarit kritik dhe aftësinë në zgjidhjen e problemeve në një botë dinamike dhe vazhdimisht në ndryshim. Ky ishte kriteri për të vlerësuar nxënësit më të mirë të shkollave të mesme në Olimpiadën e Ekonomiksit, organizuar nga Universiteti Europian i Tiranës.

Pas testimit në raundin e parë të gati 4 mijë maturantëve nga 81 shkolla në të gjithë Republikën e Shqipërisë, fituesit kaluan në raundin e dytë, prej të cilëve dolën 10 gjysmëfinalistë. Juria, e përbërë nga pedagogët dhe ekspertë të fushës së ekonomisë në UET, përzgjodhi përmes një testimi me gojë pesë maturantët më të mirë, të cilët do të përfaqësojnë Shqipërinë në raundin ndërkombëtar.

Fituesit e kësaj olimpiade, Vesa Jaçe, Mario Cepi, Fiorii Kyçuku, Eriko Premçe dhe Enea Ymeri, u vlerësuan me tre çmime financiare, 1000, 500 dhe 300 euro, në varësi të rezultateve dhe renditjes së tyre. Në muajin shtator, ata do të udhëtojnë drejt Athinës për të përfaqësuar Shqipërinë në garën ndërkombëtare, e cila mbledh të rinj dhe të reja nga katër kontinente.

Olimpiada e Ekonomiksit 2026 është edicioni i tretë që zhvillohet nën kujdesin e Fakultetit të Ekonomisë, Biznesit dhe Zhvillimit në Universitetin Europian të Tiranës, në bashkëpunim me Qendrën për Edukim dhe Zhvillim dhe me mbështetjen financiare të Economic Fundamentals Initiative (EFI).

Për dekanen e këtij fakulteti, Dr. Elona Shehu, dekanë e Fakultetit të Ekonomisë, Biznesit dhe Zhvillimit, ky edicion pati një pjesëmarrje të mirë ku spikatën të rinj të talentuar, prej të cilëve pritet një përfaqësim sa më i mirë në Greqi.

“Përzgjodhën sot pesë finalistë të cilët do të përfaqësojnë Shqipërinë në olimpiadën ndërkombëtare në shtatorin e 2026-ës. Nëpërmjet iniciativave të tilla UET, mbështet talentet e reja dhe edukimin financiar.”

Fituesi i vendit të parë, Enea Ymeri, nxënës i shkollës “28 Nëntori” në Shkodër, e cilësoi një eksperiencë emocionuese dhe mjaft të vlefshme për pasurimin e njohurive dhe rrjetëzimin.

“Jam shumë i kënaqur që u vlerësova me çmimin e parë dhe njëkohësisht shumë entuziast për rrugëtimin që kemi para. Do të bëj maksimumin të përfaqësoj Shqipërinë në mënyrë sa më të denjë në finalen e madhe në Athinë.”

Konkursi më i madh kombëtar në fushën e ekonomisë

Olimpiada e Ekonomiksit është një nga konkurset më të mëdha kombëtare, e cila synon edukimin e nxënësve të shkollave të mesme me njohuri në fushën e ekonomisë dhe financës, pajisjen e tyre me konceptet bazë të parasë si dhe aftësitë bazë në përditshmëri. Ai është i hapur për të gjithë nxënësit e shkollave të mesme, 14 deri në 20 vjeç, të cilët janë të interesuar të zgjerojnë kuptimin e tyre të mikroekonomisë, makroekonomisë, tregtisë ndërkombëtare dhe financave.

Nga viti në vit, ky kompeticion ndërkombëtar, i cili për Shqipërinë zhvillohet nga Universiteti Europian i Tiranës, ka arritur një përfaqësim të madh nga shkolla të ndryshme, jo vetëm ato në kryeqytet, por sidomos në rrethe. Në fazën e parë morën pjesë rreth 4 mijë maturantë nga 81 shkolla, të cilët, përtej njohurive të marra në shkollat e tyre, u testuan mbi materialet mësimore të shpërndara nga Qendra për Edukim dhe Zhvillim dhe të përgatitura nga Economic Fundamentals Initiative.

Raundi i parë zhvillohet gjithmonë brenda shkollave, kryesisht nën asistimin e profesorëve të lëndës së ekonomisë. Për fituesit e raundit të parë vijon përgatitja për fazën e dytë, e cila zhvillohet në ambientet e Universitetit Europian të Tiranës. Të rinjtë i nënshtrohen testit me shkrim, duke përdorur CleanScore, një platformë e zhvilluar nga Fondacioni Amerikano-Shqiptar i Zhvillimit, e cila bën korrigjimin e automatizuar të provimeve në mënyrë të shpejtë dhe të paanshme.

Për të gjithë nxënësit që futen në fazën e dytë, Universiteti Europian i Tiranës jep certifikata pjesëmarrjeje, si një dëshmi e angazhimit të tyre dhe një vlerë e shtuar që pasuron portofolin e tyre, ende pa nisur studimet e larta dhe pa marrë një drejtim të caktuar profesional.

Testi me gojë është faza finale e këtij kompeticioni në raundin kombëtar, ku zgjidhen pesë finalistët. Ata iu përgjigjen pyetjeve përballë një jurie me ekspertë të fushës, ku maten jo vetëm njohuritë në ekonomi, dhe financë, por edhe ato në gjuhën angleze. Angazhimi i finalistëve nuk mbyllet me këtë arritje, pasi ata do të vazhdojnë thellimin e njohurive të tyre përmes studimit dhe trajnimit të vazhdueshëm. Ata do të jenë pjesë e një bootcamp-i disa ditor i cili do të zhvillohet në muajin korrik me profesorë dhe ekspertë të njohur të ekonomisë nga Economic Fundamentals Initiative.

Raundi ndërkombëtar do të zhvillohet në muajin shtator në Athinë, ku përgjatë disa ditëve të rinjtë përfshihen në aktivitete të ndryshme që matin njohuritë e tyre teorike dhe praktike, përmes lojërave dhe zgjidhjes së problemeve të caktuara.

Historia pas Olimpiadës

Olimpiada e Ekonomisë, e njohur ndërkombëtarisht si Olimpiada Ndërkombëtare e Ekonomisë, u themelua në vitin 2016 nga Instituti i Edukimit Ekonomik (INEV), me iniciativë të Martina Bacik. Fillimisht u zhvillua në Republikën Çeke dhe, brenda një kohe të shkurtër, u shndërrua në një nga garat më prestigjioze për nxënësit e shkollave të mesme.

Me një zgjerim të shpejtë përtej kufijve kombëtarë, Olimpiada sot angazhon rreth 500 mijë nxënës në mbarë botën, duke u kthyer në një platformë globale për zhvillimin e njohurive ekonomike dhe financiare. Aktualisht në të marrin pjesë mbi 30 vende, ndërsa vitet e fundit janë përfshirë pothuajse të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor, si: Shqipëria, Kosova, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi, Bosnja dhe Hercegovina, etj.

Përmes gjithë kësaj veprimtarie, Olimpiada synon të kontribuojë në ndërtimin e një të ardhmeje ku çdo i ri është i pajisur me njohuritë thelbësore ekonomike, i aftë për të marrë vendime të informuara dhe për të qenë pjesë aktive e ekonomisë globale.

  • Share:
Luiza Pinderi

Previous post

Ish-ministri maqedonas në UET: Vendet e Ballkanit kanë ndërtuar një identitet të rremë dhe paranojak
March 28, 2026

You may also like

HHA_1349_50
Ish-ministri maqedonas në UET: Vendet e Ballkanit kanë ndërtuar një identitet të rremë dhe paranojak
25 March, 2026
call
Call for Website Designers/Developers
19 March, 2026
HHA_0541_50
Universiteti dhe qytetet inteligjente/ UET, për herë të parë koordinator në skemën HORIZON, fiton projektin prej 2 milionë eurosh
11 March, 2026

Search

Since its inception in 2006, UET has not stopped its efforts to reform, structure and complete it, processes and initiatives that ensure the highest quality graduation of our students.

Scan here to read our latest QAA review report

STUDY AT EUT

  • Professional Diploma
  • Bachelor
  • Professional Master
  • Master of science
  • Master of Arts
  • Doktoraturë



Address:

Xhura Complex, St. Xhanfize Keko, Tirana, Albania.



Mobile

+355682016616
+355689037765



Email

[email protected]



International Students

E-mail : [email protected]
Mob: +355 68 809 0986



Reserve your activity



Facebook-f




Instagram




Linkedin




Youtube



Address:

Xhura Complex, St. Xhanfize Keko, Tirana, Albania.



Email

[email protected]



Mobile

+355682016616
+355689037765



International Students

E-mail : [email protected]
Mob: +355 68 809 0986



Reserve your activity



Facebook




Instagram




Linkedin




Youtube

© Copyright 2025 UET

Privacy Policy