UET hap thirrjen për pedagogë në Menaxhim Biznesi dhe Administrim Biznesi
Fakulteti i Eknomisë, Biznesit dhe Zhvillimit, hap thirrjen për pedagogë në Menaxhim Biznesi dhe Administrim Biznesi.
DETYRAT DHE PËGJEGJËSITË E PEDAGOGUT
- Mësimdhënie në të dy ciklet e studimit Bachelor dhe Master
- Këshillim i studentëve
- Angazhimi në veprimtari kërkimore- shkencore
- Mbështetje për institucionin etj.
KRITERET E NJË KANDIDATI TË SUKSESSHËM
- Të jetë diplomuar në Menaxhim Biznesi ose Administrim Biznesi.
- Aplikanti duhet të ketë mbrojtur Titullin Shkencor Prof. Dr./ Prof. Asoc.Dr. ose Gradën Doktor i Shkencave.
- Të jetë i aftë të garantojë cilësinë, efikasitetin dhe ekselencën e zhvillimit të lëndëve që do të japë dhe t’i përgjigjet me fleksibilitet nevojave të universitetit;
- Të ketë përvojë në fushën e kërkimit shkencor të mirëfilltë.
- DOKUMENTET E KËRKUARA
Të gjithë kandidatët e interesuar për këtë pozicion janë të lutur të dorëzojnë aplikimin, në një dokument të vetëm PDF, ku të përfshihen dokumentat si më poshtë:
- CV e hollësishme e kandidatit (të listohet edukimi, pozicionet, ekperiencat pedagogjike, eksperiencat administrative, pjesëmarrja në projekte dhe eksperienca koordinimi dhe kualifikime të tjera)
- Letër motivimi në të cilën të shpjegohen qartë interesat profesionale si dhe fushat e ekspertizës dhe lëndët ku mund të angazhohen.
- Diploma të ciklit të parë dhe të dytë, shoqëruar me kopjen e listës së notave, përkatëse (notë mesatare mbi 8-të).
- Kopje të dëshmisë së gradës shkencore/ titujve akademikë
- 2 letra reference
- Dëshmi të gjuhëve të huaja
Aplikimet duhet të dorëzohen në adresën e e-mailit [email protected] deri më 30 janar 2024.