• STUDY AT EUT
    • SPEECH OF THE PRESIDENT
    • INTERNATIONAL STUDENTS
    • PROFESSIONAL DIPLOMA
    • BACHELOR
    • INTEGRATED PROGRAMS
    • PROFESSIONAL MASTER
    • MASTER OF SCIENCE
    • MASTER OF ARTS
    • MASTER FINTECH
    • MASTER POSIG
    • DOCTORATE
    • FOR PARENTS
  • ACADEMIC STAFF
    • EUT RECTOR
      • RECTOR SPEECH
    • EUT ADMINISTRATOR
    • DEAN
    • HEAD OF DEPARTMENTS
    • ORGANIGRAM
      • FACULTY OF ECONOMICS, BUSINESS AND DEVELOPMENT
      • FACULTY OF LAW, POLITICAL SCIENCES AND INTERNATIONAL RELATIONS
      • FACULTY OF HUMANITIES, EDUCATION AND LIBERAL ARTS
      • FACULTY OF ENGINEERING, INFORMATICS AND ARCHITECTURE
      • FACULTY OF TECHNICAL MEDICAL SCIENCES
  • NEWS
  • SCIENTIFIC RESEARCH
    • STRATEGY
    • MAJOR RESEARCH PROGRAM
    • PHYSICAL INFRASTRUCTURE
    • SCIENTIFIC JOURNALS
    • CONFERENCES
    • SCIENTIFIC PUBLICATIONS
      • TOP MOST CITED ARTICLES
    • SEASONAL SCHOOL
    • GENDER EQUALITY PLAN
  • PROJECTS AND PARTNERS
    • INTERNATIONAL
      • NEWS
      • OUTGOING STUDENTS /STUDY ABROAD
        • INTER INSTITUTIONAL AGREEMENT
        • INTERNATIONAL DEGREES
      • INCOMING STUDENTS / STUDY AT EUT
    • PROJECTS
    • ACTIVE PROJECTS
  • ABOUT UET
    • FACTS AND FIGURES
    • STATUTE
    • ADMINISTRATION BOARD
    • MISSION AND VISION
    • INTERNATIONALIZATION
    • EMPLOYMENT AT EUT
    • EMPLOYMENT OPPORTUNITIES AND INTERNSHIP
    • EVALUATION REPORTS
  • Services
    • ACADEMIC SECRETARIAT
    • CAREER ADVISING
    • TUTORING
    • STUDENT CLUBS
    • STUDENT COUNCIL
    • ALUMNI
      • ALUMNI PRESIDENT
  • en_US
    • sq
0682016616
[email protected]
UET UET
  • STUDY AT EUT
    • SPEECH OF THE PRESIDENT
    • INTERNATIONAL STUDENTS
    • PROFESSIONAL DIPLOMA
    • BACHELOR
    • INTEGRATED PROGRAMS
    • PROFESSIONAL MASTER
    • MASTER OF SCIENCE
    • MASTER OF ARTS
    • MASTER FINTECH
    • MASTER POSIG
    • DOCTORATE
    • FOR PARENTS
  • ACADEMIC STAFF
    • EUT RECTOR
      • RECTOR SPEECH
    • EUT ADMINISTRATOR
    • DEAN
    • HEAD OF DEPARTMENTS
    • ORGANIGRAM
      • FACULTY OF ECONOMICS, BUSINESS AND DEVELOPMENT
      • FACULTY OF LAW, POLITICAL SCIENCES AND INTERNATIONAL RELATIONS
      • FACULTY OF HUMANITIES, EDUCATION AND LIBERAL ARTS
      • FACULTY OF ENGINEERING, INFORMATICS AND ARCHITECTURE
      • FACULTY OF TECHNICAL MEDICAL SCIENCES
  • NEWS
  • SCIENTIFIC RESEARCH
    • STRATEGY
    • MAJOR RESEARCH PROGRAM
    • PHYSICAL INFRASTRUCTURE
    • SCIENTIFIC JOURNALS
    • CONFERENCES
    • SCIENTIFIC PUBLICATIONS
      • TOP MOST CITED ARTICLES
    • SEASONAL SCHOOL
    • GENDER EQUALITY PLAN
  • PROJECTS AND PARTNERS
    • INTERNATIONAL
      • NEWS
      • OUTGOING STUDENTS /STUDY ABROAD
        • INTER INSTITUTIONAL AGREEMENT
        • INTERNATIONAL DEGREES
      • INCOMING STUDENTS / STUDY AT EUT
    • PROJECTS
    • ACTIVE PROJECTS
  • ABOUT UET
    • FACTS AND FIGURES
    • STATUTE
    • ADMINISTRATION BOARD
    • MISSION AND VISION
    • INTERNATIONALIZATION
    • EMPLOYMENT AT EUT
    • EMPLOYMENT OPPORTUNITIES AND INTERNSHIP
    • EVALUATION REPORTS
  • Services
    • ACADEMIC SECRETARIAT
    • CAREER ADVISING
    • TUTORING
    • STUDENT CLUBS
    • STUDENT COUNCIL
    • ALUMNI
      • ALUMNI PRESIDENT
  • en_US
    • sq

Të ndryshme

UET hap thirrjen për DSSH 2021/ ‘Normaliteti i ri’- sfida dhe mundësi

  • Date March 13, 2021

Universiteti Europian i Tiranës zhvillon për të tetin vit radhazi konferencën ndërkombëtare Ditët e Studimeve Shqiptare, me fokus normalitetin e ri të diktuar nga pandemia e COVID-19. Ky edicion do të zhvillohet online.

Universiteti Europian i Tiranës edhe këtë vit hap thirrjen për edicionin e 8-të të Konferencës së Ditëve të Studimeve Shqiptare, një ndër aktivitetet shkencore më të praruara dhe më në zë që zhvillon ky institucion i arsimit të lartë. Këtë vit konferenca i dedikohet pandemisë së COVID-19, impaktit që solli në jetën e gjithsecilit, në aspekte të ndryshme, personale, profesionale, ekonomike, sociale, në politikëbërje, në arsim, por edhe ndryshimeve që solli teknologjia, ku si kurrë më parë, pjesa më e madhe e aktiviteteve profesionale u zhvendos në mënyrë virtuale. Për këtë arsye, tema e konferencës do të jetë “Normaliteti i ri”, një nga temat më të ndjeshme, të një realiteti që ende s’ka mbaruar dhe duket se do të na shoqërojë edhe për disa vite, qoftë në formën e pandemisë, apo të ndikimit që do të lërë pas, si dhe të pasojave që do të duhet të studiohen, të jepen përgjigje e të marrin zgjidhje.

Ky aktivitet synon të bëjë bashkë sa më shumë studiues shqiptarë dhe ndërkombëtarë të fushave të ndryshme. Zëvendës rektorja për Procesin Mësimor dhe Kërkimin Shkencor në UET, Prof. Dr. Drita Kruja tregon se në këtë konferencë mund të aplikojë komuniteti i kërkuesve shkencorë, akademikëve, e studiuesve vendas e të huaj,  të cilët kanë interes për tematikën e konferencës. Ata do të duhet të dorëzojnë fillimisht abstraktin e punimit dhe më pas draft- punimin final, sipas afateve të përcaktuara.

Profesoreshë Kruja sqaron gjithashtu, se konferenca do të ketë 5 panele të organizuara mbi bazën e 5 projekteve të mëdha kërkimore të 5 Fakulteteve tona  pjesë e Programit të Madh Kërkimor 2021-2025: Zhvillimi i Tregjeve: Universiteti- Kërkimi- Shteti, dhe në secilin panel do t’iu jepen përgjigje pyetjeve të ngritura, sipas tematikës së përcaktuar.

Për shkak të kushteve të pandemisë, ashtu si edhe DSSH 2020, edhe këtë vit konferenca do të  zhvillohet online, nëpërmjet platformave të caktuara. Kujtojmë që Ditët e Studimeve Shqiptare 2020 e mbajtur në 4 dhjeto, kishte tematikë “Partizanët dhe Profesorët”, pasi pwrkonte me 30 vjetorin e tranzicionit shqiptar. Konferenca pati 10 referime dhe studiuesit, teksa renditën problematikat e hasura në të gjitha fushat e zhvillimit shoqëror, ranë në një mendje se tashmë që ky tranzicion ka përfunduar, është koha e studimeve.

Profesoreshë, si çdo vit, Universiteti Europian i Tiranës do të zhvillojë Ditët e Studimeve Shqiptare, dhe ky është viti i tetë që organizohet, cila është tema e këtij viti dhe pse është vendosur për të trajtuar pikërisht këtë temë?

Tema e këtij viti është “Normaliteti i ri”- sfida dhe mundësi. COVID-19 ka transformuar jetën njerëzore: si identitetin profesional, ekonominë, punën dhe organizimin e familjes, menaxhimin e arsimit të fëmijëve; po kështu  dhe sjelljen e organizatave dhe qeverive duke imponuar një rishikim rrënjësor të strategjive, strukturave, politikave, praktikave dhe aftësive tradicionale të përdorura për t’i menaxhuar ato në të shkuarën.

Ne do të jetojmë me COVID-19 dhe pasojat e tij për një kohë të gjatë, prandaj “Normaliteti i ri”  është një nga temat e nxehta e të ndjeshme që prek jo vetëm opinionin publik dhe politikat, por edhe botën akademike e cila gjithnjë qëndron në vijën e parë për të ofruar studime e analiza me rezultate konkrete e praktike, të cilat më pas u vijnë në ndihmë politikbërësve dhe zhvillimit ekonomik e social.

Kjo konferencë synon të trajtojë impaktet individuale dhe organizative të çështjeve të tilla dhe të stimulojë një debat shkencor nga një perspektivë ndër-sektoriale dhe ndër-disiplinore.

Cilat janë fushat që do të preken gjatë paneleve të diskutimit?

Do të ketë 5 panele, të organizuara mbi bazën e 5 projekteve të mëdha kërkimore të 5 Fakulteteve tona  pjesë e Programit të Madh Kërkimor 2021-2025: Zhvillimi i Tregjeve: Universiteti- Kërkimi- Shteti, të cilat do të analizohen nën këndvështrimin e situatës Covid 2019 dhe post Covid.

Paneli I:  The new economic model in Albania

Ky panel do përpiqet ti përgjigjet pyetjeve të tilla: Si ka ndikuar Covid-19 tek konsumatorët, bizneset dhe markat tona?; Cila është mënyra e duhur për bizneset që ti përgjigjen “New Normal”?; Cilat industri do të rikuperohen dhe cilat jo?; Si duhet të Ridimensionohet kualifikimi profesional i Burimeve Njerëzore, etj.

Paneli II: Shteti dhe e drejta në transformim

Ky panel do përpiqet t’i përgjigjet pyetjeve të tilla: Si ka ndikuar COVID-19 në Agjencitë e Zbatimit të Ligjit në Shqipëri?; Cilat janë praktikat më të mira për reagimin e policisë ndaj COVID-19 – ruajtja e rendit dhe shëndetit publik?; Cili është ndikimi i COVID- 19 në të drejtat e njeriut dhe sundimin e ligjit?; Cili është zhvillimi i Marrëdhënieve diplomatike në realitetin e ri, etj.

Paneli III: Roli i individit në zhvillimin e shoqërisë shqiptare

Ky panel do përpiqet t’i përgjigjet pyetjeve të tilla: Cilat janë sfidat e arritjes së një qasje të përgjegjshme, etike, humane dhe transformuese ndaj arsimit, mediave, shoqërisë dhe industrive kulturore?; Cilat janë impaktet e “Normalitetit të ri” në artet pamore, muzikore dhe interpretuese?; A do të jetë mësimi dixhital “New Normal”, etj.

Paneli IV: Impakti i inovacionit në industri e shërbime

Ky panel do përpiqet t’i përgjigjet pyetjeve të tilla: Si COVID-19 ka rritur varësinë tonë në qasjen në inovacionet teknologjike të drejtuara dixhitalisht dhe ndërlidhjet e saj.; Cili është roli i Inteligjencës së biznesit dhe mënyrat për të parashikuar të ardhmen; Cili është roli i Inteligjencës artificiale në aktivitetet njerëzore?; Cila është performanca e të mësuarit në distance dhe si po përshtaten lektorët dhe studentët, etj.

Paneli V: Sfidat dhe e ardhmja në fushat mjekësore

Ky panel do përpiqet t’i përgjigjet pyetjeve të tilla: Si t’i bëjmë sistemet shëndetësore më elastike për të menaxhuar situata të tilla si COVID-19 në mënyrë që mbrojnë të gjithë, veçanërisht shtresat më vunerabël?; Çfarë mund të bëjmë ndryshe, që të jemi më të përgatitur për raste urgjente dhe të bëjmë progres drejt mbulimit shëndetësor universal?; Cili është “Normaliteti i Ri” për sistemet shëndetësore dhe mbulimin shëndetësor universal?

Kush mund të aplikoje dhe cilat janë kriteret  për t’u bërë pjesë në këtë konferencë ndërkombëtare shkencore?

Në këtë konferencë mund të aplikojë komuniteti i kërkuesve shkencorë, akademikëve, e studiuesve vendas e të huaj,  të cilët kanë interes për tematikën e konferencës.

Kriteret: Abstrakti me 300 fjalë duhet të dorëzohet në: [email protected] duke përcaktuar qartë panelin e prezantimit; Një aplikant nuk duhet të paraqesë më shumë se dy punime si autor dhe/ose bashkautor; Gjuha e konferencës: anglisht

Afatet: Dorëzimi i Abstraktit – 20 Mars 2021; Njoftimi për pranimin e abstraktit – 25 Mars 2021; Draft punimi final – 23 Prill 2021; Punimi final për publikim – 30 Maj 2021.

  • Share:
admin

Previous post

Presidenti i UET: Fushatat e vaksinimit, edhe për universitetet
March 13, 2021

Next post

UET dhe UBT, marrëveshje bashkëpunimi për projektet ndërkombëtare
March 17, 2021

You may also like

HHA_2300
UET i akordon titullin “Doctor Honoris Causa” ish- presidentit Alfred Moisiu, burrështetas dhe model për politikën
9 May, 2025
HHA_1338
Ministrja e Bujqësisë Anila Denaj në FORUMET UET: Bujqësi me kontratë për të prekur tregun e BE-së
9 May, 2025
4R1A8874
Promovohet INGENIOUS 5/1- Ndërthurja e teknologjisë me produktin dhe një role model si Gentjan Zotaj
8 May, 2025

Search

Since its inception in 2006, UET has not stopped its efforts to reform, structure and complete it, processes and initiatives that ensure the highest quality graduation of our students.

Scan here to read our latest QAA review report



Address:

Xhura Complex, St. Xhanfize Keko, Tirana, Albania.

STUDY AT EUT

  • Professional Diploma
  • Bachelor
  • Professional Master
  • Master of science
  • Master of Arts



Cellular

+355682016616

+355689037765



Address:

Xhura Complex, St. Xhanfize Keko, Tirana, Albania.



Cellular

+355682016616

+355689037765



Email

[email protected]



Reserve your activity



Facebook-f




Instagram




Linkedin



Email

[email protected]



Reserve your activity



Facebook-f




Instagram




Youtube




Twitter

© Copyright 2023 UET