• STUDY AT EUT
    • SPEECH OF THE PRESIDENT
    • INTERNATIONAL STUDENTS
    • PROFESSIONAL DIPLOMA
    • BACHELOR
    • INTEGRATED PROGRAMS
    • PROFESSIONAL MASTER
    • MASTER OF SCIENCE
    • MASTER OF ARTS
    • MASTER FINTECH
    • MASTER POSIG
    • DOCTORATE
    • FOR PARENTS
  • ACADEMIC STAFF
    • EUT RECTOR
      • RECTOR SPEECH
    • EUT ADMINISTRATOR
    • DEAN
    • HEAD OF DEPARTMENTS
    • ORGANIGRAM
      • FACULTY OF ECONOMICS, BUSINESS AND DEVELOPMENT
      • FACULTY OF LAW, POLITICAL SCIENCES AND INTERNATIONAL RELATIONS
      • FACULTY OF HUMANITIES, EDUCATION AND LIBERAL ARTS
      • FACULTY OF ENGINEERING, INFORMATICS AND ARCHITECTURE
      • FACULTY OF TECHNICAL MEDICAL SCIENCES
  • NEWS
  • SCIENTIFIC RESEARCH
    • STRATEGY
    • MAJOR RESEARCH PROGRAM
    • PHYSICAL INFRASTRUCTURE
    • SCIENTIFIC JOURNALS
    • CONFERENCES
    • SCIENTIFIC PUBLICATIONS
      • TOP MOST CITED ARTICLES
    • SEASONAL SCHOOL
    • GENDER EQUALITY PLAN
  • PROJECTS AND PARTNERS
    • INTERNATIONAL
      • NEWS
      • OUTGOING STUDENTS /STUDY ABROAD
        • INTER INSTITUTIONAL AGREEMENT
        • INTERNATIONAL DEGREES
      • INCOMING STUDENTS / STUDY AT EUT
    • PROJECTS
  • ABOUT UET
    • FACTS AND FIGURES
    • STATUTE
    • ADMINISTRATION BOARD
    • MISSION AND VISION
    • INTERNATIONALIZATION
    • EMPLOYMENT AT EUT
    • EMPLOYMENT OPPORTUNITIES AND INTERNSHIP
    • EVALUATION REPORTS
  • Services
    • ACADEMIC SECRETARIAT
    • CAREER ADVISING
    • TUTORING
    • STUDENT CLUBS
    • STUDENT COUNCIL
    • ALUMNI
      • ALUMNI PRESIDENT
  • en_US
    • sq
0682016616
[email protected]
UET UET
  • STUDY AT EUT
    • SPEECH OF THE PRESIDENT
    • INTERNATIONAL STUDENTS
    • PROFESSIONAL DIPLOMA
    • BACHELOR
    • INTEGRATED PROGRAMS
    • PROFESSIONAL MASTER
    • MASTER OF SCIENCE
    • MASTER OF ARTS
    • MASTER FINTECH
    • MASTER POSIG
    • DOCTORATE
    • FOR PARENTS
  • ACADEMIC STAFF
    • EUT RECTOR
      • RECTOR SPEECH
    • EUT ADMINISTRATOR
    • DEAN
    • HEAD OF DEPARTMENTS
    • ORGANIGRAM
      • FACULTY OF ECONOMICS, BUSINESS AND DEVELOPMENT
      • FACULTY OF LAW, POLITICAL SCIENCES AND INTERNATIONAL RELATIONS
      • FACULTY OF HUMANITIES, EDUCATION AND LIBERAL ARTS
      • FACULTY OF ENGINEERING, INFORMATICS AND ARCHITECTURE
      • FACULTY OF TECHNICAL MEDICAL SCIENCES
  • NEWS
  • SCIENTIFIC RESEARCH
    • STRATEGY
    • MAJOR RESEARCH PROGRAM
    • PHYSICAL INFRASTRUCTURE
    • SCIENTIFIC JOURNALS
    • CONFERENCES
    • SCIENTIFIC PUBLICATIONS
      • TOP MOST CITED ARTICLES
    • SEASONAL SCHOOL
    • GENDER EQUALITY PLAN
  • PROJECTS AND PARTNERS
    • INTERNATIONAL
      • NEWS
      • OUTGOING STUDENTS /STUDY ABROAD
        • INTER INSTITUTIONAL AGREEMENT
        • INTERNATIONAL DEGREES
      • INCOMING STUDENTS / STUDY AT EUT
    • PROJECTS
  • ABOUT UET
    • FACTS AND FIGURES
    • STATUTE
    • ADMINISTRATION BOARD
    • MISSION AND VISION
    • INTERNATIONALIZATION
    • EMPLOYMENT AT EUT
    • EMPLOYMENT OPPORTUNITIES AND INTERNSHIP
    • EVALUATION REPORTS
  • Services
    • ACADEMIC SECRETARIAT
    • CAREER ADVISING
    • TUTORING
    • STUDENT CLUBS
    • STUDENT COUNCIL
    • ALUMNI
      • ALUMNI PRESIDENT
  • en_US
    • sq

Aktivitete

Tri breza artistësh në një mbrëmje muzikore, koncerti-dhuratë i studentëve të masterit në UET

  • Date June 13, 2025

Nga kompozitori rus Dmitri Dmitriyevich Shostakovich te ai gjerman Johannes Brahms e George Frideric Handel, për të ardhur më tej te kompozitorët më me emër shqiptar, Pjetër Gaci, Avni Mula e Limos Dizdari. Mbrëmja muzikore në Universitetin Europian të Tiranës, organizuar dhe drejtuar nga profesori i violinës, Ramazan Peku, ishte një ngjarje e veçantë që ngjalli shumë emocione dhe ndërlidhi shumë elementë. Koncerti ishte një kombinim partiturash klasike dhe kompozitorësh të kohëve të ndryshme, e njëkohësisht një ndërthurje mes instrumenteve me këngët operistike.

Po kaq e veçantë ishte edhe audienca e këtij koncerti, me një të ftuar special në mesin e saj, piktorin, poetin dhe violonçelistin, Lekë Tasi, i cili punoi çelist i parë në Orkestrën e Radios dhe të Teatrit të Operës deri në 1967-të, vit kur u internua në Grabjan. E ndërsa karriera e tij në këtë dimension perëndoi, ishte koha kur formoheshin të rinj të tjerë të talentuar, sot pedagogë të UET-it, si Ramazan Peku, Shqipe Zani apo Edit Mihali. Tashmë janë studentët e tyre që po përgatiten në fusha të ndryshme të arteve, që performojnë dhe dëshmojnë talentin e tyre.

Në çelje të koncertit profesor Peku tha se ky event vjen si një kurorë lulesh për të finalizuar diplomën studentët e masterit në arte, të cilët mësojnë prej pesë vitesh në UET, e po për kaq kohë edhe ai është pjesë e këtij ambienti, duke derdhur shumë pasion, përkushtim e dashuri.

“Gjatë këtyre viteve kam punuar, kam analizuar bashkë me koleget e mia, pedagoget e kantos dhe kam dëshiruar një koncert. Atë që studentët e kanë mësuar gjatë vitit akademik, dua ta vendosin në skenë sepse skena i formon artistët. Ky koncert bëhet vetëm me studentët e masterit, të cilët diplomohen gjatë këtyre javëve dhe është një dhuratë që ata po ua bëjnë juve sot.”

Emocionuese e quajti përgjegjësi i Departamentit të Arteve të Aplikuara në UET, dr. Ermir Nika këtë moment të daljes së studentëve në jetë, duke lënë kështu edhe një ndikim të fortë te pedagogët. “Jemi mësuar me ta dhe ne si pedagogë jemi të ndikuar më shumë, pasi çdo student është një përvojë e një vlerë që i shton vetes, por dhe një mundim që shpërblehet më së miri në skenë.”

Duke iu referuar aktiviteteve artistike që ky departament ka organizuar përgjatë një muaji, nga artet pamore te ato skenike e muzikore, Nika tha se UET ka si specifikë ofrimin e skenës për studentët. “Skena është dëshmia se çfarë arrin pedagogu në bashkëpunim me studentin, e po aty është prova dhe investimi që një prind sheh te fëmija i tij.”

Koncerti u çel me një preludë të Shostakovich nga profesor Ramazan Peku dhe Patrizia Gostivari, për të vijuar pastaj me një tjetër pjesë nga Shostakovich dhe vallen hungarze nr.6 të Brahms. Ato u interpretuan nga professor Peku dhe djali i tij Miron Peku, po ashtu violinist e njëkohësisht student në vitin e fundit master.

Dy studentet Bebjana Shijaku dhe Patrizia Gostivari sollën në pizzicato (interpretim në violinë me gishta) një pjesë nga Brahms, e më tej kompozimin e Limos Dizdarit “Fjalët e qiririt”, interpretuar nga Bebjana dhe prof. Peku. Një tjetër duo ishte ajo mes Klaudia Sulës dhe Bebjana Shijakut, me një pjesë të kompozitorit gjermano-britanik, George Frideric Handel.

Pjesë e koncertit u bënë edhe studentët në kanto Alisa Berisha, Artur Vera dhe Françeska Shtalbi, ndërsa u shoqëruan në piano nga dy studentët e tjerë, Reindol Kokiçi dhe Klaudio Hasanllari.

Profesor Peku kishte bërë një zgjedhje të guximshme duke sjellë në mbyllje dy trio në ansambël dhe violinë, me këngën shkodrane “Lan vasha te guri lumit” dhe populloren “Vajta rashë”, të cilat e kaluan me sukses testin e parë të publikut.

Surpriza e studenteve Bebjana Shijaku, Patrizia Gostivari dhe Klaudia Sula e bënë më të paharrueshëm koncertin. Ato lexuan një letër falënderimi për profesorin e tyre, duke shprehur mirënjohjen për mbështetjen dhe frymëzimin që ai iu dha gjatë viteve të studimit, moment që përloti gjithë të pranishmit në sallë.

  • Share:
Luiza Pinderi

Previous post

Zhvillohet edicioni i shtatë i UET Talent’s Voice, një mini koncert me më të mirët në piano dhe kanto
June 13, 2025

Next post

Small Assignment, Big Impact/ Shpallen tre fituesit e konkursit në UET me projektet më novatore
June 13, 2025

You may also like

-900-0-1751206310xvlcsnap-2025-06-27-13h17m14s769-551
Veronika, studentja e parë e huaj në UET për vitin akademik 2025-2026
30 June, 2025
HHA_0669
Ekselenca e ekselencës/ Vlerësohen në UET 168 studentët me mesataren mbi 9.5
26 June, 2025
HHA_9523
Promovohet MEDICUS 9-1, ndërlidhja e shëndetit fizik dhe psikologjik me sfidat profesionale
20 June, 2025

Search

Since its inception in 2006, UET has not stopped its efforts to reform, structure and complete it, processes and initiatives that ensure the highest quality graduation of our students.

Scan here to read our latest QAA review report



Address:

Xhura Complex, St. Xhanfize Keko, Tirana, Albania.

STUDY AT EUT

  • Professional Diploma
  • Bachelor
  • Professional Master
  • Master of science
  • Master of Arts



Mobile

+355682016616
+355689037765



Address:

Xhura Complex, St. Xhanfize Keko, Tirana, Albania.



Mobile

+355682016616

+355689037765



Email

[email protected]



Reserve your activity



Facebook-f




Instagram




Linkedin



Email

[email protected]



Reserve your activity



Facebook




Instagram




Linkedin




Youtube

© Copyright 2023 UET

Privacy Policy