Thirje për Personel akademik efektiv me kohë të plotë

UNIVERSITETI EUROPIAN I TIRANËS
FACULTY OF ECONOMICS, BUSINESS AND DEVELOPMENT
Pozicioni i punës:
- Personel akademik efektiv me kohë të plotë në "Management"
- Personel akademik efektiv me kohë të plotë në “Marketing”
Departamenti: Menaxhim dhe Marketing
- DETYRAT DHE PËRGJEGJËSITË
- Mësimdhënie në tre ciklet e studimit BA/MA/Dr.
- Drejtim dhe oponencë temash diplome
- Këshillimi i studentëve
- Angazhim në veprimtari kërkimore-shkencore
- Kontribut në zhvillimin e departamentit etj.
- KRITERET NJË KANDIDATI TË SUKSESSHËM
- Të ketë përfunduar studimet në Menaxhim / Marketing
- Të ketë gradën shkencore “Dr.” ose titullin akademik Prof. Dr./ Prof. Asoc. Dr.
- Të ketë përvojë në mësimdhënie në arsimin e lartë
- Të demostrojë evidenca të publikimeve shkencore.
- DOKUMENTET E KËRKUARA
Të gjithë kandidatët e interesuar për këtë pozicion janë të lutur të dorëzojnë aplikimin, në një dokument të vetëm PDF, ku të përfshihen dokumentat si më poshtë:
- CV
- Letër motivimi në të cilën të shpjegohen qartë interesat profesionale si dhe fushat e ekspertizës dhe lëndët ku mund të angazhohen.
- Diploma të ciklit të parë dhe të dytë, shoqëruar me kopjen e listës së notave, përkatëse.
- Kopje të dëshmisë së gradës shkencore/ titujve akademikë.
- 2 letra reference, duke përfshirë emër dhe mbiemër të personit referencë, lidhjen me aplikantin, e-mail dhe numër telefoni.
- Dëshmi të gjuhëve të huaja.
- Deklarata mbi të dhënat personale gjendet në faqen zyrtare të UET.
Aplikimet duhet të dorëzohen në adresën e e-mailit [email protected] deri më 16 Janar 2026.
Shënim: Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të njoftohen për intervistë.

