• STUDY AT EUT
    • SPEECH OF THE PRESIDENT
    • INTERNATIONAL STUDENTS
    • PROFESSIONAL DIPLOMA
    • BACHELOR
    • INTEGRATED PROGRAMS
    • PROFESSIONAL MASTER
    • MASTER OF SCIENCE
    • MASTER OF ARTS
    • MASTER FINTECH
    • MASTER POSIG
    • DOCTORATE
    • FOR PARENTS
  • ACADEMIC STAFF
    • EUT RECTOR
      • RECTOR SPEECH
    • EUT ADMINISTRATOR
    • DEAN
    • HEAD OF DEPARTMENTS
    • ORGANIGRAM
      • FACULTY OF ECONOMICS, BUSINESS AND DEVELOPMENT
      • FACULTY OF LAW, POLITICAL SCIENCES AND INTERNATIONAL RELATIONS
      • FACULTY OF HUMANITIES, EDUCATION AND LIBERAL ARTS
      • FACULTY OF ENGINEERING, INFORMATICS AND ARCHITECTURE
      • FACULTY OF TECHNICAL MEDICAL SCIENCES
  • NEWS
  • SCIENTIFIC RESEARCH
    • STRATEGY
    • MAJOR RESEARCH PROGRAM
    • PHYSICAL INFRASTRUCTURE
    • SCIENTIFIC JOURNALS
    • CONFERENCES
    • SCIENTIFIC PUBLICATIONS
      • TOP MOST CITED ARTICLES
    • SEASONAL SCHOOL
    • GENDER EQUALITY PLAN
  • PROJECTS AND PARTNERS
    • INTERNATIONAL
      • NEWS
      • OUTGOING STUDENTS /STUDY ABROAD
        • INTER INSTITUTIONAL AGREEMENT
        • INTERNATIONAL DEGREES
      • INCOMING STUDENTS / STUDY AT EUT
    • PROJECTS
  • ABOUT UET
    • FACTS AND FIGURES
    • STATUTE
    • ADMINISTRATION BOARD
    • MISSION AND VISION
    • INTERNATIONALIZATION
    • EMPLOYMENT AT EUT
    • EMPLOYMENT OPPORTUNITIES AND INTERNSHIP
    • EVALUATION REPORTS
  • Services
    • ACADEMIC SECRETARIAT
    • CAREER ADVISING
    • TUTORING
    • STUDENT CLUBS
    • STUDENT COUNCIL
    • ALUMNI
      • ALUMNI PRESIDENT
  • en_US
    • sq
UET UET
  • STUDY AT EUT
    • SPEECH OF THE PRESIDENT
    • INTERNATIONAL STUDENTS
    • PROFESSIONAL DIPLOMA
    • BACHELOR
    • INTEGRATED PROGRAMS
    • PROFESSIONAL MASTER
    • MASTER OF SCIENCE
    • MASTER OF ARTS
    • MASTER FINTECH
    • MASTER POSIG
    • DOCTORATE
    • FOR PARENTS
  • ACADEMIC STAFF
    • EUT RECTOR
      • RECTOR SPEECH
    • EUT ADMINISTRATOR
    • DEAN
    • HEAD OF DEPARTMENTS
    • ORGANIGRAM
      • FACULTY OF ECONOMICS, BUSINESS AND DEVELOPMENT
      • FACULTY OF LAW, POLITICAL SCIENCES AND INTERNATIONAL RELATIONS
      • FACULTY OF HUMANITIES, EDUCATION AND LIBERAL ARTS
      • FACULTY OF ENGINEERING, INFORMATICS AND ARCHITECTURE
      • FACULTY OF TECHNICAL MEDICAL SCIENCES
  • NEWS
  • SCIENTIFIC RESEARCH
    • STRATEGY
    • MAJOR RESEARCH PROGRAM
    • PHYSICAL INFRASTRUCTURE
    • SCIENTIFIC JOURNALS
    • CONFERENCES
    • SCIENTIFIC PUBLICATIONS
      • TOP MOST CITED ARTICLES
    • SEASONAL SCHOOL
    • GENDER EQUALITY PLAN
  • PROJECTS AND PARTNERS
    • INTERNATIONAL
      • NEWS
      • OUTGOING STUDENTS /STUDY ABROAD
        • INTER INSTITUTIONAL AGREEMENT
        • INTERNATIONAL DEGREES
      • INCOMING STUDENTS / STUDY AT EUT
    • PROJECTS
  • ABOUT UET
    • FACTS AND FIGURES
    • STATUTE
    • ADMINISTRATION BOARD
    • MISSION AND VISION
    • INTERNATIONALIZATION
    • EMPLOYMENT AT EUT
    • EMPLOYMENT OPPORTUNITIES AND INTERNSHIP
    • EVALUATION REPORTS
  • Services
    • ACADEMIC SECRETARIAT
    • CAREER ADVISING
    • TUTORING
    • STUDENT CLUBS
    • STUDENT COUNCIL
    • ALUMNI
      • ALUMNI PRESIDENT
  • en_US
    • sq

Aktivitete

Studentët e UET risjellin në skenë Çehovin: “Propozimi i Pulëbardhës” dhe temat që godasin shoqërinë

  • Date April 10, 2026

Një shfaqje brenda shfaqjes, që ndërthuri personazhe dhe tema të ndryshme jetësore. Nga dashuria e papranuar, te ajo e munguar, nga shijimi i jetës së suksesshme në një shoqëri sipërfaqësore, te etja për sukses dhe realizim, e deri te konjukturat sociale dhe martesat për interes, si mënyra për të ruajtur pozitën shoqërore dhe pasurinë. E tillë erdhi komedia “Propozimi i Pulëbardhës”, luajtur nga studentët e Departamentit të Arteve të Aplikuara dhe Klubi i Arteve në Universitetin Europian të Tiranës.  Nën udhëheqjen artistike të pedagogut Dritan Boriçi, shfaqja solli adaptimin e dy veprave të dramaturgut rus, Anton Çehov, “Pulëbardha” dhe “Propozimi”, duke kombinuar në një eksperiencë unike teatrin me skenografinë dhe muzikën.

Kostantin Treplyov është një i ri, aspirant për t’u bërë shkrimtar. Është djali i znj. Arkadina, një aktoreje të njohur në shoqërinë ruse, e cila e ka primare karrierën dhe dashurinë ndaj Trigorin, po ashtu një shkrimtar i suksesshëm. Kostantin është i dashuruar me Ninën, e impresionuar nga fama e Trigorinit dhe që ëndërron karrierën e një aktoreje. Dhe mes gjithë kësaj vorbulle ndjenjash, paqartësie, palumturie, futet historia e Ivan Lomov, një burri të pasur 35-vjeçar, i cili i propozon për martesë vajzës së fqinjit, Natalya Stepanovnës, për shkak të të mirave materiale që ajo ka.

Komedia lirike u ngjit në skenë nën interpretimin e studentëve të talentuar dhe premtues: Elgis Peti, Grejsi Xhani, Migena Gjyla, Amela Gjergji, Izabela Cenaj, Aldion Mulla, Elised Brahimllari, Emiliano Mehmetaj, Benet Bendo. Skenografia u realizua nga pedagogia Blegina Bezo, nën asistencën e Jon Kasaruho dhe Emil Nuka. Mesazhet e forta dhe narrativa dinamike nuk do të ishte e plotë dhe emocionuese pa muzikën e realizuar nga pedagogu Kristi Bello, tekstin e Rexhina Kamollit dhe interpretimin në kitarë të Kejla Zotajt.

Teatri doli këtë herë nga auditori i universitetit për të prekur mjedise të reja të artit në qytet. “Propozimi i Pulëbardhës” u luajt në ambientet e Catalyst, një qendër e hapur rishtazi në Tiranë, e cila sjell në Shqipëri përvojën amerikane në industrinë e krijimit dhe kinematografisë.

“Jemi të nderuar që kemi fituar një hapësirë të re për artin, kulturën dhe aktivitetet. Kjo shfaqje është një provë dhe besoj se do të jetë edhe një sukses për vijimin e bashkëpunimit tonë”, u shpreh përgjegjësi i Departamentit të Arteve të Aplikuara në UET, Ermir Nika.
Edhe drejtori ekzekutiv i Catalyst, Philip Gilpin, shprehu kënaqësinë për këtë shfaqje që shenjon nisjen e një bashkëpunimi frytdhënës me universitetin, partneritet që sipas tij i kontribuon artit dhe kulturës, por sidomos ëndrrave dhe pasioneve të të rinjve të cilët duan të jetojnë emocionin e kinemasë dhe skenës.

E luajtur në një mjedis të vogël, pothuajse intim, përballja e studentëve – aktorëve të ardhshëm – me skenën dhe publikun ishte më emocionuese se kurrë. Krahas familjarëve, miqve dhe studentëve të UET-it, në sallë ishin të pranishëm edhe emra të njohur të skenës dhe ekranit shqiptar, duke e kthyer këtë eksperiencë në një sfidë të vërtetë për studentët, të gjendur përballë një publiku mbështetës edhe profesionist.

  • Share:
Luiza Pinderi

Previous post

UET nderon me Certifikatë Mirënjohjeje ish-studentin Marash Dukaj, ministër i Administratës Publike në Mal të Zi
April 10, 2026

You may also like

HHA_8134_50
UET nderon me Certifikatë Mirënjohjeje ish-studentin Marash Dukaj, ministër i Administratës Publike në Mal të Zi
8 April, 2026
HHA_6930
Enxhi Nasufi në Alumni Talk UET për librin e saj të parë: Arti ma ka shpëtuar shpirtin miliona herë
4 April, 2026
HHA_6071 (1)
Sipërmarrës në fushën e inxhinierisë, Albert Zogo: Shifrat flasin, por partneritetet janë çelësi i suksesit
4 April, 2026

Search

Since its inception in 2006, UET has not stopped its efforts to reform, structure and complete it, processes and initiatives that ensure the highest quality graduation of our students.

Scan here to read our latest QAA review report

STUDY AT EUT

  • Professional Diploma
  • Bachelor
  • Professional Master
  • Master of science
  • Master of Arts
  • Doktoraturë



Address:

Xhura Complex, St. Xhanfize Keko, Tirana, Albania.



Mobile

+355682016616
+355689037765



Email

[email protected]



International Students

E-mail : [email protected]
Mob: +355 68 809 0986



Reserve your activity



Facebook-f




Instagram




Linkedin




Youtube



Address:

Xhura Complex, St. Xhanfize Keko, Tirana, Albania.



Email

[email protected]



Mobile

+355682016616
+355689037765



International Students

E-mail : [email protected]
Mob: +355 68 809 0986



Reserve your activity



Facebook




Instagram




Linkedin




Youtube

© Copyright 2025 UET

Privacy Policy