• STUDY AT EUT
    • SPEECH OF THE PRESIDENT
    • INTERNATIONAL STUDENTS
    • PROFESSIONAL DIPLOMA
    • BACHELOR
    • INTEGRATED PROGRAMS
    • PROFESSIONAL MASTER
    • MASTER OF SCIENCE
    • MASTER OF ARTS
    • MASTER FINTECH
    • MASTER POSIG
    • DOCTORATE
    • FOR PARENTS
  • ACADEMIC STAFF
    • EUT RECTOR
      • RECTOR SPEECH
    • EUT ADMINISTRATOR
    • DEAN
    • HEAD OF DEPARTMENTS
    • ORGANIGRAM
      • FACULTY OF ECONOMICS, BUSINESS AND DEVELOPMENT
      • FACULTY OF LAW, POLITICAL SCIENCES AND INTERNATIONAL RELATIONS
      • FACULTY OF HUMANITIES, EDUCATION AND LIBERAL ARTS
      • FACULTY OF ENGINEERING, INFORMATICS AND ARCHITECTURE
      • FACULTY OF TECHNICAL MEDICAL SCIENCES
  • NEWS
  • SCIENTIFIC RESEARCH
    • STRATEGY
    • MAJOR RESEARCH PROGRAM
    • PHYSICAL INFRASTRUCTURE
    • SCIENTIFIC JOURNALS
    • CONFERENCES
    • SCIENTIFIC PUBLICATIONS
      • TOP MOST CITED ARTICLES
    • SEASONAL SCHOOL
    • GENDER EQUALITY PLAN
  • PROJECTS AND PARTNERS
    • INTERNATIONAL
      • NEWS
      • OUTGOING STUDENTS /STUDY ABROAD
        • INTER INSTITUTIONAL AGREEMENT
        • INTERNATIONAL DEGREES
      • INCOMING STUDENTS / STUDY AT EUT
    • PROJECTS
  • ABOUT UET
    • FACTS AND FIGURES
    • STATUTE
    • ADMINISTRATION BOARD
    • MISSION AND VISION
    • INTERNATIONALIZATION
    • EMPLOYMENT AT EUT
    • EMPLOYMENT OPPORTUNITIES AND INTERNSHIP
    • EVALUATION REPORTS
  • Services
    • ACADEMIC SECRETARIAT
    • CAREER ADVISING
    • TUTORING
    • STUDENT CLUBS
    • STUDENT COUNCIL
    • ALUMNI
      • ALUMNI PRESIDENT
  • en_US
    • sq
UET UET
  • STUDY AT EUT
    • SPEECH OF THE PRESIDENT
    • INTERNATIONAL STUDENTS
    • PROFESSIONAL DIPLOMA
    • BACHELOR
    • INTEGRATED PROGRAMS
    • PROFESSIONAL MASTER
    • MASTER OF SCIENCE
    • MASTER OF ARTS
    • MASTER FINTECH
    • MASTER POSIG
    • DOCTORATE
    • FOR PARENTS
  • ACADEMIC STAFF
    • EUT RECTOR
      • RECTOR SPEECH
    • EUT ADMINISTRATOR
    • DEAN
    • HEAD OF DEPARTMENTS
    • ORGANIGRAM
      • FACULTY OF ECONOMICS, BUSINESS AND DEVELOPMENT
      • FACULTY OF LAW, POLITICAL SCIENCES AND INTERNATIONAL RELATIONS
      • FACULTY OF HUMANITIES, EDUCATION AND LIBERAL ARTS
      • FACULTY OF ENGINEERING, INFORMATICS AND ARCHITECTURE
      • FACULTY OF TECHNICAL MEDICAL SCIENCES
  • NEWS
  • SCIENTIFIC RESEARCH
    • STRATEGY
    • MAJOR RESEARCH PROGRAM
    • PHYSICAL INFRASTRUCTURE
    • SCIENTIFIC JOURNALS
    • CONFERENCES
    • SCIENTIFIC PUBLICATIONS
      • TOP MOST CITED ARTICLES
    • SEASONAL SCHOOL
    • GENDER EQUALITY PLAN
  • PROJECTS AND PARTNERS
    • INTERNATIONAL
      • NEWS
      • OUTGOING STUDENTS /STUDY ABROAD
        • INTER INSTITUTIONAL AGREEMENT
        • INTERNATIONAL DEGREES
      • INCOMING STUDENTS / STUDY AT EUT
    • PROJECTS
  • ABOUT UET
    • FACTS AND FIGURES
    • STATUTE
    • ADMINISTRATION BOARD
    • MISSION AND VISION
    • INTERNATIONALIZATION
    • EMPLOYMENT AT EUT
    • EMPLOYMENT OPPORTUNITIES AND INTERNSHIP
    • EVALUATION REPORTS
  • Services
    • ACADEMIC SECRETARIAT
    • CAREER ADVISING
    • TUTORING
    • STUDENT CLUBS
    • STUDENT COUNCIL
    • ALUMNI
      • ALUMNI PRESIDENT
  • en_US
    • sq

Aktivitete

Promovohet POLIS 24-2, një udhëzues për prindërit dhe profesionistët e psikoedukimit të fëmijëve në Shqipëri

  • Date February 9, 2026

Përfshirja e akademisë në problematikat e shoqërisë ka qenë gjithmonë një zë i fortë në zgjidhjen e tyre. Shtimi i kërkimeve shkencore në botimin e ri të “Polis” dëshmon pikërisht nevojën për më shumë informim dhe vëmendje në fushën e psikoedukimit në Shqipëri.

Ka disa arsye që e bëjnë numrin e ri të “Polis”, revistës shkencore të Fakultetit të Shkencave Humane, Edukimit dhe Arteve Liberale, të ndryshëm nga botimet e tjera. E para, sepse “Polis” 24-2 i dedikohet një çështjeje mjaft të ndjeshme në Shqipëri, siç është psikoedukimi në shkolla dhe në shoqëri i fëmijëve me aftësi tipike dhe atipike. Dëshmitë nga praktika dhe studimet nga terreni, të botuara në këtë numër nën titullin “Shkollat dhe shoqëria në Shqipëri: qasje psikoedukative ndaj mirëqenies dhe përfshirjes”, tregojnë se problematikat, por edhe nevoja për informim dhe udhëzim, janë shumë më të larta.

Arsyeja tjetër lidhet me përfshirjen e aktorëve nga tregu i punës, profesionistëve të fushës së psikoedukimit të atashuar pranë shkollave, klinikave apo qendrave komunitare, si dhe të studentëve dhe ish-të diplomuarve të Universitetit Europian të Tiranës.

“Ky botim pasqyron angazhimin e Fakultetit të Shkencave Humane, Edukimit dhe Arteve Liberale për të avancuar qasje të bazuara në prova shkencore në zhvillimin dhe përfshirjen e fëmijëve, duke marrë njëkohësisht në konsideratë kufizimet praktike me të cilat përballen profesionistët në mjediset bashkëkohore arsimore”, u shpreh dekania e këtij fakulteti, Prof. Dr. Belina Budini, gjatë promovimit të revistës në ambientet e UET, me pjesëmarrjen e profesionistëve të kujdesit ndaj fëmijëve, psikologëve, sociologëve, pedagogëve dhe studentëve.

Një kontribut të rëndësishëm për kuptimin e sfidave të psikoedukimit të fëmijëve me zhvillim tipik dhe atipik në Shqipëri, e cilësoi më tej këtë botim dekania Budini, duke theksuar se artikujt ofrojnë një analizë gjithëpërfshirëse dhe ndërdisiplinare të trendeve aktuale, sfidave dhe mundësive, nga perspektiva të ndryshme disiplinore, përfshirë arsimin, psikologjinë, sociologjinë, punën sociale dhe shëndetësinë.

“Gjetjet kanë implikime të rëndësishme për hartuesit e politikave, profesionistët, mësuesit dhe prindërit, në drejtim të përmirësimit të cilësisë së psikoedukimit për brezin e ri”, nënvizoi dekania.

Prof. Budini, kryeredaktore shkencore e revistës “Polis”, sqaroi se tematikat e punimeve të çdo botimi ndahen sipas departamenteve përkatëse të Fakultetit të Shkencave Humane, Edukimit dhe Arteve Liberale dhe, në këtë rast, u dakordësua që kërkimet të vinin nga Departamenti i Psikologjisë, Edukimit dhe Sporteve.

Prof. Dr. Erika Melonashi tha se inspirimi u mor nga Konferenca Kombëtare “Sfidat e psikoedukimit për fëmijët me zhvillim tipik dhe atipik në Shqipëri”, e zhvilluar në qershor të vitit 2025 nga departamenti që ajo drejton, në bashkëpunim me Qendrën Koddi dhe Qendrën Neocortex Hub, të themeluara nga ish-studentë dhe doktorantë të UET. Sipas saj, u vlerësua me rëndësi sjellja në vëmendje e një teme të tillë, pasi gjithmonë është ndjerë mungesa e literaturës në gjuhën shqipe. Dr. Melonashi theksoi se studimet e këtij botimi nuk ndalen vetëm te qasja teorike dhe prezantimi i modeleve bashkëkohore, por sjellin edhe raste nga praktika.
“Ajo që i bën të veçanta këto botime është fakti se ato e kontekstualizojnë çështjen në realitetin shqiptar. Mendoj se kjo revistë përbën një interes të veçantë për mësuesit shkollorë, prindërit, psikologët shkollorë, si dhe profesionistët e shëndetit.”

Në fjalën e saj, drejtuesja e Qendrës Koddi, Dr. Migen Sulaj, e cila vjen në këtë revistë si bashkëautore e disa punimeve, me MSc. Alerda Cani dhe MSc. Emanuela Mehmetaj, që trajtojnë sfidat në kuptimin e aftësive sociale te fëmijët me autizëm dhe qasjen e mësuesve mbështetës ndaj fëmijëve me autizëm në arsimin gjithëpërfshirës, e cilësoi botimin e artikujve në “Polis” si një mundësi mjaft të mirë për të pasqyruar vëzhgimet e tyre nga puna e përditshme me fëmijët me autizëm dhe me fëmijët që kanë çrregullime në sjellje.

“Nevoja për këto punime ishte emergjente dhe u vërtetua nga dy studimet bazë, sasiore dhe cilësore, që ne realizuam”, theksoi Dr. Sulaj.
Sipas saj, në njërin studim u anketuan 281 mësues mbështetës, përgjigjet e të cilëve treguan se ekziston një nevojë emergjente për formime dhe trajnime më të thelluara. Studimi i dytë, me një numër më të lartë pjesëmarrësish, rreth 500, përfshirë prindër, mësues dhe psikologë, kishte të bënte me të kuptuarit e aftësive sociale te fëmijët me nevoja të veçanta dhe tregoi sërish konfuzion dhe mungesë njohurish.

“Besoj se ka ardhur momenti që, me ndihmën e institucioneve dhe universiteteve, të ngrihet zëri për të kuptuar se si të realizohet edukimi i këtyre fëmijëve dhe si të përballemi çdo ditë me sfidat që na dalin përpara”, tha më tej Dr. Sulaj.

Pedagogia e Universitetit të Tiranës, Prof. Asoc. Dr. Ortenca Kotherja, e cila vjen gjithashtu si bashkautore e artikullit me temë “Teknika dhe strategji të menaxhimit të klasës për përfshirjen e nxënësve me aftësi të ndryshme në procesin mësimor”, në bashkëpunim me Prof. Dr. Arjana Mucaj dhe Prof. Asoc. Dr. Eralda Zhilla, falënderoi “Polis” për ofrimin e kësaj hapësire për botim, si një ndër të paktat revista kombëtare që krijon mundësi për publikime në fushën e psikoedukimit dhe të sfidave që lidhen me fëmijët me aftësi ndryshe.

“Ne sjellim në artikull disa metoda që ndihmojnë mësuesit të krijojnë një mësimdhënie gjithëpërfshirëse, në mënyrë që të gjithë fëmijët, përfshirë edhe ata me aftësi ndryshe, të marrin njohuritë dhe edukimin e nevojshëm, pa ndier diferencim nga bashkëmoshatarët e tyre”, tha Prof. Kotherja. Ajo shprehu bindjen se kjo revistë do të nxisë edhe profesionistë të tjerë, si dhe studentët, që të zhvillojnë studimet e tyre, duke sjellë qasje të reja, ende të panjohura.

Më tej, studenti i Masterit, Bruno Ferra, ndau punën e tij kërkimore në dy artikujt e botuar, të cilët përqendrohen në shëndetin fizik dhe mendor të fëmijëve dhe adoleshentëve. Në artikullin me titull “Stresorët dhe strategjitë e përballimit në një kampion adoleshentësh shqiptarë: një studim me metoda të kombinuara”, në bashkëpunim me Era Rakipllarin, paraqiten të dhëna nga konteksti shqiptar, si dhe rekomandime për programe parandalimi dhe ndërhyrjeje. Studimi tjetër pilot i Ferrës paraqet modele alternative të arsimit, si ai i TUMO Tirana-s, duke dëshmuar ndikimin pozitiv të kreativitetit, teknologjisë dhe arsimit joformal në përmbushjen e nevojave të një brezi që po rritet në një realitet shumë të ndryshëm nga ai i prindërve të tyre.

Përveç rasteve të prezantuara gjatë promovimit, “Polis* 24-2 sjell në vëmendje edhe një sërë çështjesh të tjera, të trajtuara në kërkimet e pedagogëve dhe studentëve të Universitetit Europian të Tiranës, të tilla si: perspektiva e familjes në procesin psikoedukativ; efektet e përdorimit të terapisë së Analizës së Sjelljes së Aplikuar (ABA); sjelljet seksuale te fëmijët me Çrregullim të Spektrit të Autizmit, të moshës 515 vjeç; vetëdiagnostikimi psikologjik i të rinjve në Shqipëri; ndikimi i modeleve prindërore në vetëvlerësimin e fëmijëve, etj.

  • Share:
Luiza Pinderi

Previous post

Nga Universiteti i Kembrixhit në UET/ Aldri Çela rikthen në debat Kamynë: Absurditeti tejkalon historinë
February 9, 2026

You may also like

625055129_18507580687072874_5065674648072208757_n
Nga Universiteti i Kembrixhit në UET/ Aldri Çela rikthen në debat Kamynë: Absurditeti tejkalon historinë
6 February, 2026
HHA_4660_50 (1)
Book Review në UET/ Ilir Yzeiri: Për të kuptuar Kadarenë duhet të njihni sistemin
4 February, 2026
HHA_4076_50
Dy studentet e UET zgjidhen anëtare të Këshillit Kombëtar të Rinisë
30 January, 2026

Search

Since its inception in 2006, UET has not stopped its efforts to reform, structure and complete it, processes and initiatives that ensure the highest quality graduation of our students.

Scan here to read our latest QAA review report

STUDY AT EUT

  • Professional Diploma
  • Bachelor
  • Professional Master
  • Master of science
  • Master of Arts
  • Doktoraturë



Address:

Xhura Complex, St. Xhanfize Keko, Tirana, Albania.



Mobile

+355682016616
+355689037765



Email

[email protected]



International Students

E-mail : [email protected]
Mob: +355 68 809 0986



Reserve your activity



Facebook-f




Instagram




Linkedin




Youtube



Address:

Xhura Complex, St. Xhanfize Keko, Tirana, Albania.



Email

[email protected]



Mobile

+355682016616
+355689037765



International Students

E-mail : [email protected]
Mob: +355 68 809 0986



Reserve your activity



Facebook




Instagram




Linkedin




Youtube

© Copyright 2025 UET

Privacy Policy