• STUDY AT EUT
    • SPEECH OF THE PRESIDENT
    • INTERNATIONAL STUDENTS
    • PROFESSIONAL DIPLOMA
    • BACHELOR
    • INTEGRATED PROGRAMS
    • PROFESSIONAL MASTER
    • MASTER OF SCIENCE
    • MASTER OF ARTS
    • MASTER FINTECH
    • MASTER POSIG
    • DOCTORATE
    • FOR PARENTS
  • ACADEMIC STAFF
    • EUT RECTOR
      • RECTOR SPEECH
    • EUT ADMINISTRATOR
    • DEAN
    • HEAD OF DEPARTMENTS
    • ORGANIGRAM
      • FACULTY OF ECONOMICS, BUSINESS AND DEVELOPMENT
      • FACULTY OF LAW, POLITICAL SCIENCES AND INTERNATIONAL RELATIONS
      • FACULTY OF HUMANITIES, EDUCATION AND LIBERAL ARTS
      • FACULTY OF ENGINEERING, INFORMATICS AND ARCHITECTURE
      • FACULTY OF TECHNICAL MEDICAL SCIENCES
  • NEWS
  • SCIENTIFIC RESEARCH
    • STRATEGY
    • MAJOR RESEARCH PROGRAM
    • PHYSICAL INFRASTRUCTURE
    • SCIENTIFIC JOURNALS
    • CONFERENCES
    • SCIENTIFIC PUBLICATIONS
      • TOP MOST CITED ARTICLES
    • SEASONAL SCHOOL
    • GENDER EQUALITY PLAN
  • PROJECTS AND PARTNERS
    • INTERNATIONAL
      • NEWS
      • OUTGOING STUDENTS /STUDY ABROAD
        • INTER INSTITUTIONAL AGREEMENT
        • INTERNATIONAL DEGREES
      • INCOMING STUDENTS / STUDY AT EUT
    • PROJECTS
  • ABOUT UET
    • FACTS AND FIGURES
    • STATUTE
    • ADMINISTRATION BOARD
    • MISSION AND VISION
    • INTERNATIONALIZATION
    • EMPLOYMENT AT EUT
    • EMPLOYMENT OPPORTUNITIES AND INTERNSHIP
    • EVALUATION REPORTS
  • Services
    • ACADEMIC SECRETARIAT
    • CAREER ADVISING
    • TUTORING
    • STUDENT CLUBS
    • STUDENT COUNCIL
    • ALUMNI
      • ALUMNI PRESIDENT
  • en_US
    • sq
UET UET
  • STUDY AT EUT
    • SPEECH OF THE PRESIDENT
    • INTERNATIONAL STUDENTS
    • PROFESSIONAL DIPLOMA
    • BACHELOR
    • INTEGRATED PROGRAMS
    • PROFESSIONAL MASTER
    • MASTER OF SCIENCE
    • MASTER OF ARTS
    • MASTER FINTECH
    • MASTER POSIG
    • DOCTORATE
    • FOR PARENTS
  • ACADEMIC STAFF
    • EUT RECTOR
      • RECTOR SPEECH
    • EUT ADMINISTRATOR
    • DEAN
    • HEAD OF DEPARTMENTS
    • ORGANIGRAM
      • FACULTY OF ECONOMICS, BUSINESS AND DEVELOPMENT
      • FACULTY OF LAW, POLITICAL SCIENCES AND INTERNATIONAL RELATIONS
      • FACULTY OF HUMANITIES, EDUCATION AND LIBERAL ARTS
      • FACULTY OF ENGINEERING, INFORMATICS AND ARCHITECTURE
      • FACULTY OF TECHNICAL MEDICAL SCIENCES
  • NEWS
  • SCIENTIFIC RESEARCH
    • STRATEGY
    • MAJOR RESEARCH PROGRAM
    • PHYSICAL INFRASTRUCTURE
    • SCIENTIFIC JOURNALS
    • CONFERENCES
    • SCIENTIFIC PUBLICATIONS
      • TOP MOST CITED ARTICLES
    • SEASONAL SCHOOL
    • GENDER EQUALITY PLAN
  • PROJECTS AND PARTNERS
    • INTERNATIONAL
      • NEWS
      • OUTGOING STUDENTS /STUDY ABROAD
        • INTER INSTITUTIONAL AGREEMENT
        • INTERNATIONAL DEGREES
      • INCOMING STUDENTS / STUDY AT EUT
    • PROJECTS
  • ABOUT UET
    • FACTS AND FIGURES
    • STATUTE
    • ADMINISTRATION BOARD
    • MISSION AND VISION
    • INTERNATIONALIZATION
    • EMPLOYMENT AT EUT
    • EMPLOYMENT OPPORTUNITIES AND INTERNSHIP
    • EVALUATION REPORTS
  • Services
    • ACADEMIC SECRETARIAT
    • CAREER ADVISING
    • TUTORING
    • STUDENT CLUBS
    • STUDENT COUNCIL
    • ALUMNI
      • ALUMNI PRESIDENT
  • en_US
    • sq

Aktivitete

Promovohet “Medicus” 9-2/ Dr. Maksim Çela: Mjekësia shqiptare është jashtëzakonisht mbrapa me novacionin

  • Date January 30, 2026

Promovimi i “Medicus” 9/2 mblodhi në UET figura të rëndësishme të mjekësisë shqiptare, në një diskutim të frytshëm me pedagogët dhe studentët, për kërkimin shkencor, novacionin dhe mjekësinë klinike.

Aspak pozitive e sheh panoramën e novacionit në mjekësinë shqiptare mjeku i njohur, eksperti i imazherisë radiologjike, Dr. Maksim Çela. “Novacioni dhe teknologjia në këtë vend është i pamundur”, u shpreh mjeku gjatë një bashkëbisedimi me pedagogët dhe studentët në Universitetin e Tiranës, i ftuar nga Fakulteti i Shkencave Mjekësore Teknike për promovimin e numrit të radhës “Medicus”, kërkimet shkencore të së cilit i dedikohen novacionit dhe praktikave të bazuara në prova.

Dr. Çela tha se mjekësia shqiptare është shumë mbrapa, jo vetëm me botën por edhe me rajonin, përjashtuar këtu Kosovën, duke theksuar se ndryshimi fillon te arsimi i hershëm dhe edukimi bazë. Sipas tij, fillimisht duhet të bëhet digjitalizimi i sistemit e të mos shkruhet më kartela.

“Janë 4.500 metoda të reja, ndërhyrje, të futura në kirurgji dhe të aprovuara nga Food and Drug Administration (FDA) në SHBA. A e dini sa kemi në Shqipëri? Vetëm 390. I kam numëruar vetë, as 1/10-ën nuk kemi”, shtoi profesori.

Po ashtu, sipas tij, mjaft i mangët është edhe kërkimi shkencor, i cili ndër vite ka ardhur duke u shuar, prandaj përgëzoi iniciativën dhe përpjekjen e Fakultetit të Shkencave Mjekësore Teknike në UET me botimin e revistës “Medicus” e cila trajton çështjet më të ngutshme të sistemit shëndetësor në Shqipëri dhe zhvillimet e fundit të fushës.

Dekania e këtij fakulteti, Dr. Elvana Risto, falënderoi ish-profesorin e saj që sollën bashkë në këtë revistë shkencore artikullin “Një perspektivë e VExUS mbi sindromën kardiorenale: Raport-rasti dhe rishikimi i literaturës “, por edhe që ndau mendimet e tij me auditorin, ndër të tjera dha këshilla për brezat e rinj, për të përqafuar novacionin, falë të cilit ekzaminimet po bëhen më të lehtë dhe më të shpejta duke rritur cilësinë e kujdesit shëndetësor.

“Fushat mjekësore kanë një ritëm të shpejtë dhe patjetër ne duhet diskutojmë, të ndajmë informacione, njohuri dhe eksperienca nga praktika dhe rastet konkretet”, shtoi dekania.

“Jo vetëm një revistë shkencore por një platformë akademike”, e cilësoi bashkë autorja e artikullit “Dëmtimi njohës pas transplantimit të veshkave: një përmbledhje narrative e faktorëve të rrezikut, mekanizmave dhe menaxhimit”, pedagogia e Universitetit Mjekësor të Tiranës dhe nefrologia Dr. Vilma Çadri, duke vlerësuar veçanërisht përqasjen multidisiplinare. “Më pëlqeu jashtëzakonisht shumë sepse kjo është sfida e mjekësisë moderne, përqasja holistike dhe bashkëpunimi multidisiplinar i të gjithë specialiteteve njëri- tjetri.”

Sipas saj, bota e internetit krijon kakofoni informacioni, prandaj duhen institucione dhe botime serioze për referime nga studentët, që janë profesionale, të besueshme, të përditësuara dhe novatore.

Pavarësisht se mjekësia shqiptare nuk është në të njëjtat zhvillime si ajo botërore, kirurgu i njohur, pedagogu i UET, Prof. Dr. Nikollaq Kaçani, tha se përgjatë historikut të saj gati një shekullor janë bërë përparime, ku mjekër kanë luftuar tubekulozin, sifilizin, difterinë, e shumë sëmundje të tjera të përhapura në Shqipëri. Ai u tregua më kritik sa i përket botimeve dhe konferencave shkencore, duke sugjeruar që ato të jenë më selektive, t’i trajtojnë problematikat me fakte dhe dëshmi reale, si dhe të jenë më gjithëpërfshirëse.

“Mbledhja e kaq shumë kolegëve, sikurse dhe ne raste të tjera, tregon që tradita e mirë në këtë institucion sa i përket publikimit dhe revistës shekncore, vazhdon me sukses”, nënvizoi zv/rektori për kërkimin shkencor në UET, Prof. Dr. Kreshnik Bello, duke shtuar se “Medicus” është në rrugën e duhur dhe duhet mbështetur për t’u renditur sa më parë në Scopus.

Ky numër i “Medicus”, bashkon kontribute nga specialitete të ndryshme mjekësore: nefrologjia, radiologjia, hematologjia, sëmundjet infektive, farmacia, fizioterapia, etj. Çdo artikull përfaqëson një angazhim për të kuptuar më mirë sëmundjet, për të përmirësuar praktikën klinike dhe në fund të fundit, për një kujdes më të mirë për pacientët.

  • Share:
Luiza Pinderi

Previous post

Bashkëpunimi UET- 3DSKAI sjell në auditor teknologjitë e avancuara të IA në printimin 3D
January 30, 2026

You may also like

HHA_0914_50
Bashkëpunimi UET- 3DSKAI sjell në auditor teknologjitë e avancuara të IA në printimin 3D
23 January, 2026
HHA_0975_2_50_1_50
E ftuar në UET, gjyqtarja e GJKKO diskuton praktikat gjyqësore me studentët e Drejtësisë
22 January, 2026
HHA_8924_50
Prezantohet thirrja e re e READ për lektorët dhe kërkuesit shkencorë në UET
14 January, 2026

Search

Since its inception in 2006, UET has not stopped its efforts to reform, structure and complete it, processes and initiatives that ensure the highest quality graduation of our students.

Scan here to read our latest QAA review report

STUDY AT EUT

  • Professional Diploma
  • Bachelor
  • Professional Master
  • Master of science
  • Master of Arts
  • Doktoraturë



Address:

Xhura Complex, St. Xhanfize Keko, Tirana, Albania.



Mobile

+355682016616
+355689037765



Email

[email protected]



International Students

E-mail : [email protected]
Mob: +355 68 809 0986



Reserve your activity



Facebook-f




Instagram




Linkedin




Youtube



Address:

Xhura Complex, St. Xhanfize Keko, Tirana, Albania.



Email

[email protected]



Mobile

+355682016616
+355689037765



International Students

E-mail : [email protected]
Mob: +355 68 809 0986



Reserve your activity



Facebook




Instagram




Linkedin




Youtube

© Copyright 2025 UET

Privacy Policy