• STUDY AT EUT
    • SPEECH OF THE PRESIDENT
    • INTERNATIONAL STUDENTS
    • PROFESSIONAL DIPLOMA
    • BACHELOR
    • INTEGRATED PROGRAMS
    • PROFESSIONAL MASTER
    • MASTER OF SCIENCE
    • MASTER OF ARTS
    • MASTER FINTECH
    • MASTER POSIG
    • DOCTORATE
    • FOR PARENTS
  • ACADEMIC STAFF
    • EUT RECTOR
      • RECTOR SPEECH
    • EUT ADMINISTRATOR
    • DEAN
    • HEAD OF DEPARTMENTS
    • ORGANIGRAM
      • FACULTY OF ECONOMICS, BUSINESS AND DEVELOPMENT
      • FACULTY OF LAW, POLITICAL SCIENCES AND INTERNATIONAL RELATIONS
      • FACULTY OF HUMANITIES, EDUCATION AND LIBERAL ARTS
      • FACULTY OF ENGINEERING, INFORMATICS AND ARCHITECTURE
      • FACULTY OF TECHNICAL MEDICAL SCIENCES
  • NEWS
  • SCIENTIFIC RESEARCH
    • STRATEGY
    • MAJOR RESEARCH PROGRAM
    • PHYSICAL INFRASTRUCTURE
    • SCIENTIFIC JOURNALS
    • CONFERENCES
    • SCIENTIFIC PUBLICATIONS
      • TOP MOST CITED ARTICLES
    • SEASONAL SCHOOL
    • GENDER EQUALITY PLAN
  • PROJECTS AND PARTNERS
    • INTERNATIONAL
      • NEWS
      • OUTGOING STUDENTS /STUDY ABROAD
        • INTER INSTITUTIONAL AGREEMENT
        • INTERNATIONAL DEGREES
      • INCOMING STUDENTS / STUDY AT EUT
    • PROJECTS
  • ABOUT UET
    • FACTS AND FIGURES
    • STATUTE
    • ADMINISTRATION BOARD
    • MISSION AND VISION
    • INTERNATIONALIZATION
    • EMPLOYMENT AT EUT
    • EMPLOYMENT OPPORTUNITIES AND INTERNSHIP
    • EVALUATION REPORTS
  • Services
    • ACADEMIC SECRETARIAT
    • CAREER ADVISING
    • TUTORING
    • STUDENT CLUBS
    • STUDENT COUNCIL
    • ALUMNI
      • ALUMNI PRESIDENT
  • en_US
    • sq
UET UET
  • STUDY AT EUT
    • SPEECH OF THE PRESIDENT
    • INTERNATIONAL STUDENTS
    • PROFESSIONAL DIPLOMA
    • BACHELOR
    • INTEGRATED PROGRAMS
    • PROFESSIONAL MASTER
    • MASTER OF SCIENCE
    • MASTER OF ARTS
    • MASTER FINTECH
    • MASTER POSIG
    • DOCTORATE
    • FOR PARENTS
  • ACADEMIC STAFF
    • EUT RECTOR
      • RECTOR SPEECH
    • EUT ADMINISTRATOR
    • DEAN
    • HEAD OF DEPARTMENTS
    • ORGANIGRAM
      • FACULTY OF ECONOMICS, BUSINESS AND DEVELOPMENT
      • FACULTY OF LAW, POLITICAL SCIENCES AND INTERNATIONAL RELATIONS
      • FACULTY OF HUMANITIES, EDUCATION AND LIBERAL ARTS
      • FACULTY OF ENGINEERING, INFORMATICS AND ARCHITECTURE
      • FACULTY OF TECHNICAL MEDICAL SCIENCES
  • NEWS
  • SCIENTIFIC RESEARCH
    • STRATEGY
    • MAJOR RESEARCH PROGRAM
    • PHYSICAL INFRASTRUCTURE
    • SCIENTIFIC JOURNALS
    • CONFERENCES
    • SCIENTIFIC PUBLICATIONS
      • TOP MOST CITED ARTICLES
    • SEASONAL SCHOOL
    • GENDER EQUALITY PLAN
  • PROJECTS AND PARTNERS
    • INTERNATIONAL
      • NEWS
      • OUTGOING STUDENTS /STUDY ABROAD
        • INTER INSTITUTIONAL AGREEMENT
        • INTERNATIONAL DEGREES
      • INCOMING STUDENTS / STUDY AT EUT
    • PROJECTS
  • ABOUT UET
    • FACTS AND FIGURES
    • STATUTE
    • ADMINISTRATION BOARD
    • MISSION AND VISION
    • INTERNATIONALIZATION
    • EMPLOYMENT AT EUT
    • EMPLOYMENT OPPORTUNITIES AND INTERNSHIP
    • EVALUATION REPORTS
  • Services
    • ACADEMIC SECRETARIAT
    • CAREER ADVISING
    • TUTORING
    • STUDENT CLUBS
    • STUDENT COUNCIL
    • ALUMNI
      • ALUMNI PRESIDENT
  • en_US
    • sq

Aktivitete

Promovohet ECONOMICUS 24-2/ Pabarazia globale dhe ekonomia gjithëpërfshirëse nën lupën e kërkuesve shkencorë

  • Date November 21, 2025

Pabarazia globale dhe ekonomia gjithëpërfshirëse ishin në fokus të kërkimeve të “Economicus” 24-2, revistës shkencore që botohet nga Fakulteti i Ekonomisë, Biznesit dhe Zhvillimit në UET.

Në 2015-ën kur Organizata e Kombeve të Bashkuara miratoi Agjendën 2030 me 17 objektiva për Zhvillimin e Qëndrueshëm, e dhjeta iu dedikua pabarazisë, duke u vlerësuar si një faktor i rëndësishëm në mirëqenien dhe zhvillimin global.

Raportet e fundit, dhjetë vite pas nisjes së këtyre objektivave, tregojnë se përparimi nuk ka qenë i kënaqshëm. Sipas të dhënave të publikuara nga Kombet e Bashkuara, pjesa e të ardhurave nga puna në PBB nuk tregon përparim, duke kontribuar kështu në rritjen e pabarazisë. Po ashtu, raportet e diskriminimit po rriten në nivel global, me një prevalencë më të lartë midis banorëve të zonave urbane, grave, personave me aftësi të kufizuara, më të varfërve dhe atyre me nivele më të ulëta arsimore. Kjo shtron detyrimin e një përfshirjeje më të madhe të shteteve, organizatave, por edhe institucioneve akademike.

Pabarazia globale dhe ekonomia gjithëpërfshirëse ishin në fokus të kërkimeve të pedagogëve dhe kërkuesve të “Economicus” 24-2, revistës shkencore që botohet nga Fakulteti i Ekonomisë, Biznesit dhe Zhvillimit. Gjatë promovimit në Universitetin Europian të Tiranës, dekani Prof. Asoc. Dr. Mateo Spaho tha se pabarazia globale mbetet një nga sfidat më urgjente të shekullit të 21-të pasi vendet me të ardhura të larta ruajnë akses joproporcional në kapital, teknologji dhe tregje globale, ndërsa shumë vende me të ardhura të ulëta mbeten të bllokuara në cikle borxhi dhe nën zhvillimi. Sipas tij, nevojitet një ekonomi gjithëpërfshirëse, e cila thekson drejtësinë, aksesin dhe qëndrueshmërinë.

“Përfshirja është si një imperativ moral ashtu edhe një domosdoshmëri ekonomike, pasi pjesëmarrja e gjerë forcon produktivitetin dhe qëndrueshmërinë. Disa strategji mbështesin sistemet ekonomike gjithëpërfshirëse. Financat gjithëpërfshirëse mundësojnë aksesin në kredi, kursime dhe sigurime për komunitetet e margjinalizuara.”

Zv. rektori për Kërkimin Shkencor dhe Inovacionin në UET, Prof. Dr. Kreshnik Bello, vlerësoi faktin që tema dhe çështje të rëndësisë globale bëhen pjesë e kërkimeve shkencore në UET.

“Është hapur një diskutim mjaft interesant në universitetin tonë rreth zhvillimit të qëndrueshëm që lidhet drejtpërdrejtë me zbutjen e pabarazisë, reduktimin e varfërisë etj. Dëshirojmë që 17 SDG-të, të bëhen pjesë e kurrikualave tona, e kërkimit shkencor dhe dëshirojmë të kemi kontribut në këtë drejtim për të arritur edhe rankimin ndërkombëtar me impakt”, theksoi prof. Bello.

Në fjalën e tij, eksperti i ekonomisë dhe presidenti i UET, Prof. Asoc. Dr. Selami Xhepa tha se, pas ngrohjes globale, pabarazitë janë shqetësimi më serioz që ka sot shoqëria njerëzore sepse ajo ka arritur nivel të paprecedentë. Nëse në të kaluarën këto pabarazi janë zgjidhur me revolucion, sipas tij, ndoshta përsëri ka ardhur koha që shoqëria të shqetësohet seriozisht për impaktin që ka ky fenomen në kohezionin social.

Sa i përket kontekstit shqiptar, profesor Xhepa theksoi se rasti i Shqipërisë është sui generis sepse këtu pabarazia filloi të krijohet në vitin 1990, kur një pjesë e shoqërisë privatizuan dhe pjesa tjetër mbetën mbrapa. “Kjo lloj pabarazie që u krijua në fillim të tranzicionit, përmes një shpërndarje jo shumë të drejtë të të ardhurave e thelloi pabarazinë. Pabarazia në pasuri është shqetësimi i vërtetë dhe përgjigja është e vështirë.”

Me zhvillimet teknologjike, Xhepa tha se shoqëria njerëzore rrezikon të shkojë në atë që ekspertët e ekonomisë e quajnë teknofedualizëm, duke thelluar akoma më shumë pabarazitë që kemi sot në botë.

Kërkimet e Economicus 24/2

Ky botim solli një sërë kërkimesh nga pedagogë të UET dhe universiteteve partnere si dhe nga doktorantë, të cilët cekën një sërë çështjesh të ekonomisë dhe zhvillimit.

“Etika e përdorimit të të dhënave në vendimmarrjen e automatizuar (Perspektiva krahasuese mbi transparencën, drejtësinë dhe llogaridhënien institucionale në epokën e AI-së)”, është punimi që erdhi në bashkautorësi të tre profesorëve: Dokt. Geralda Muceku, Prof. Asoc. Dr. Mateo Spaho dhe Prof. Dr. Hysen Muceku.

Gjatë prezantimit të këtij punimi, prof. Muceku tha se punimi shqyrton dimensionet etike të përdorimit të të dhënave në sistemet e vendimmarrjes së automatizuar dhe implikimet e tyre për transparencën, drejtësinë, privatësinë dhe llogaridhënien.

“Ndërsa Inteligjenca Artificiale dhe teknologjitë e të mësuarit automatik integrohen gjithnjë e më shumë në proceset e qeverisjes dhe vendimmarrjes organizative, kufijtë midis agjencisë njerëzore dhe algoritmike po ripërcaktohen”, theksoi profesori, duke shtuar se artikulli arrin në përfundimin se qeverisja etike duhet të trajtohet si një komponent strukturor i transformimit digjital, duke siguruar që inovacioni dhe përgjegjësia të evoluojnë së bashku.

Prezantimi i radhës u bë nga Dr. Lirola Keri, e cila bashkë me Prof. Asoc. Dr. Albana Jupe sjellin punimin me temë “Ndikimi i rregulloreve të kontabilitetit në ndërmarrjet e vogla dhe të mesme në vendet e Ballkanit: Një analizë krahasuese e kornizave rregullatorë dhe performancës së biznesit.

Ndërkohë, pedagogët Dr. Forcim Kola dhe Dr. Johana Hajdini trajtojnë në punimin e tyre kalimin e hendekut digjital dhe faktorët që ndikojnë në aftësitë digjitale të studentëve në arsimin e lartë shqiptar. Dr. Ana Kekezi e përqendron hulumtimin e saj në bizneset shqiptare të vogla dhe të mesme dhe qasjen që kanë ato sa i përket Objektivave të Zhvillimit të Qëndrueshëm.

Dr. Agim Ndregjoni trajton në artikullin e tij zhvillimin, sfidat dhe perspektivat e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme në Ballkanin Perëndimor. Punimi i fundit që përmbyll këtë revistë është ai i doktorantit Zyber Nesimi, me temë “Indeksi konvencional dhe i përputhshëm i Sheriatit me Mbretërinë e Bashkuar – Ngjashmëritë dhe dallimet”.

  • Share:
Luiza Pinderi

Previous post

FORUMET UET/ Ish-ministri Manja: BE e lodhur nga politika e brendshme në Shqipëri, fokusin e ka te Drejtësia
November 21, 2025

You may also like

IMG_9530
FORUMET UET/ Ish-ministri Manja: BE e lodhur nga politika e brendshme në Shqipëri, fokusin e ka te Drejtësia
20 November, 2025
HHA_7147
UET zgjon interesin e studentëve nga India/ Programet e mjekësisë dhe inxhinierisë, më të kërkuarat
14 November, 2025
HHA_7103
Forumet UET/ Eksperti Mankolli: Ndryshoni qasjen, e ardhmja i përket Inteligjencës Artificiale
12 November, 2025

Search

Since its inception in 2006, UET has not stopped its efforts to reform, structure and complete it, processes and initiatives that ensure the highest quality graduation of our students.

Scan here to read our latest QAA review report

STUDY AT EUT

  • Professional Diploma
  • Bachelor
  • Professional Master
  • Master of science
  • Master of Arts
  • Doktoraturë



Address:

Xhura Complex, St. Xhanfize Keko, Tirana, Albania.



Mobile

+355682016616
+355689037765



Email

[email protected]



Reserve your activity



Facebook-f




Instagram




Linkedin




Youtube



Email

[email protected]



Mobile

+355682016616



Facebook




Instagram




Linkedin




Youtube

© Copyright 2025 UET

Privacy Policy