• STUDY AT EUT
    • SPEECH OF THE PRESIDENT
    • INTERNATIONAL STUDENTS
    • PROFESSIONAL DIPLOMA
    • BACHELOR
    • INTEGRATED PROGRAMS
    • PROFESSIONAL MASTER
    • MASTER OF SCIENCE
    • MASTER OF ARTS
    • MASTER FINTECH
    • MASTER POSIG
    • DOCTORATE
    • FOR PARENTS
  • ACADEMIC STAFF
    • EUT RECTOR
      • RECTOR SPEECH
    • EUT ADMINISTRATOR
    • DEAN
    • HEAD OF DEPARTMENTS
    • ORGANIGRAM
      • FACULTY OF ECONOMICS, BUSINESS AND DEVELOPMENT
      • FACULTY OF LAW, POLITICAL SCIENCES AND INTERNATIONAL RELATIONS
      • FACULTY OF HUMANITIES, EDUCATION AND LIBERAL ARTS
      • FACULTY OF ENGINEERING, INFORMATICS AND ARCHITECTURE
      • FACULTY OF TECHNICAL MEDICAL SCIENCES
  • NEWS
  • SCIENTIFIC RESEARCH
    • STRATEGY
    • MAJOR RESEARCH PROGRAM
    • PHYSICAL INFRASTRUCTURE
    • SCIENTIFIC JOURNALS
    • CONFERENCES
    • SCIENTIFIC PUBLICATIONS
      • TOP MOST CITED ARTICLES
    • SEASONAL SCHOOL
    • GENDER EQUALITY PLAN
  • PROJECTS AND PARTNERS
    • INTERNATIONAL
      • NEWS
      • OUTGOING STUDENTS /STUDY ABROAD
        • INTER INSTITUTIONAL AGREEMENT
        • INTERNATIONAL DEGREES
      • INCOMING STUDENTS / STUDY AT EUT
    • PROJECTS
    • ACTIVE PROJECTS
  • ABOUT UET
    • FACTS AND FIGURES
    • STATUTE
    • ADMINISTRATION BOARD
    • MISSION AND VISION
    • INTERNATIONALIZATION
    • EMPLOYMENT AT EUT
    • EMPLOYMENT OPPORTUNITIES AND INTERNSHIP
    • EVALUATION REPORTS
  • Services
    • ACADEMIC SECRETARIAT
    • CAREER ADVISING
    • TUTORING
    • STUDENT CLUBS
    • STUDENT COUNCIL
    • ALUMNI
      • ALUMNI PRESIDENT
  • en_US
    • sq
0682016616
[email protected]
UET UET
  • STUDY AT EUT
    • SPEECH OF THE PRESIDENT
    • INTERNATIONAL STUDENTS
    • PROFESSIONAL DIPLOMA
    • BACHELOR
    • INTEGRATED PROGRAMS
    • PROFESSIONAL MASTER
    • MASTER OF SCIENCE
    • MASTER OF ARTS
    • MASTER FINTECH
    • MASTER POSIG
    • DOCTORATE
    • FOR PARENTS
  • ACADEMIC STAFF
    • EUT RECTOR
      • RECTOR SPEECH
    • EUT ADMINISTRATOR
    • DEAN
    • HEAD OF DEPARTMENTS
    • ORGANIGRAM
      • FACULTY OF ECONOMICS, BUSINESS AND DEVELOPMENT
      • FACULTY OF LAW, POLITICAL SCIENCES AND INTERNATIONAL RELATIONS
      • FACULTY OF HUMANITIES, EDUCATION AND LIBERAL ARTS
      • FACULTY OF ENGINEERING, INFORMATICS AND ARCHITECTURE
      • FACULTY OF TECHNICAL MEDICAL SCIENCES
  • NEWS
  • SCIENTIFIC RESEARCH
    • STRATEGY
    • MAJOR RESEARCH PROGRAM
    • PHYSICAL INFRASTRUCTURE
    • SCIENTIFIC JOURNALS
    • CONFERENCES
    • SCIENTIFIC PUBLICATIONS
      • TOP MOST CITED ARTICLES
    • SEASONAL SCHOOL
    • GENDER EQUALITY PLAN
  • PROJECTS AND PARTNERS
    • INTERNATIONAL
      • NEWS
      • OUTGOING STUDENTS /STUDY ABROAD
        • INTER INSTITUTIONAL AGREEMENT
        • INTERNATIONAL DEGREES
      • INCOMING STUDENTS / STUDY AT EUT
    • PROJECTS
    • ACTIVE PROJECTS
  • ABOUT UET
    • FACTS AND FIGURES
    • STATUTE
    • ADMINISTRATION BOARD
    • MISSION AND VISION
    • INTERNATIONALIZATION
    • EMPLOYMENT AT EUT
    • EMPLOYMENT OPPORTUNITIES AND INTERNSHIP
    • EVALUATION REPORTS
  • Services
    • ACADEMIC SECRETARIAT
    • CAREER ADVISING
    • TUTORING
    • STUDENT CLUBS
    • STUDENT COUNCIL
    • ALUMNI
      • ALUMNI PRESIDENT
  • en_US
    • sq

Aktivitete

Promovohet “Dy javë nën balonë”, romani i Dionis Priftit, fitues i Çmimit Letrar Kadare 2024

  • Date June 21, 2024

I spikatur për stilin origjinal dhe frymën novatore që sjell në romanin “Dy javë nën balonë”, Dionis Prifti u shpall fitues i Çmimit Kadare 2024. Në përputhje me misionin e këtij çmimi të rëndësishëm në letërsinë shqipe, juria e këtij edicioni të dhjetë synoi të mbështesë një gjeneratë të re letrarësh, që nëpërmjet profilit dhe zërit të tyre i duhen më shumë se kurrë jetës kulturore të vendit.

Në motivacionin e çmimit juria vlerëson se “autori nëpërmjet një stili origjinal letrar paraqet risi në konceptim dhe një frymë novatore, ku përthyerja e realitetit në epokën teknologjike krijon kode të reja komunikimi në shoqërinë e sotme”.

Edhe pse i ri në moshë, Dionis Prifti identifikohet në terrenin letrar për eksperimentimin që bën me artin në përgjithësi dhe stilin e të shkruarit në veçanti, duke parapëlqyer ndërthurjen mes reales dhe surreales. Të njëjtën gjë e evidenton në prozën “Dy javë nën balonë”, ku në qytetin imagjinar Morpia shfaqet një fenomen i pazakontë, një sy gjigant që qëndron pezull mbi morpianët. Duke krijuar situata të tilla, autori përpiqet të gërvishtë natyrën dhe reagimet njerëzore përballë të mbinatyrshmes, se si dhe sa qëndrojnë në simbiozë.

“Këtë roman kam pesë vite që e kam në punë e sipër. Çuditërisht fabula ishte shumë e qartë për mua që ditën e parë që u ula, por pastaj nuk po gjeja atë mënyrën për tëthënë atë që doja të thoja. Indicia është inspiruar nga kjo pikturë e veçantë e piktorit francez Odilon Redon, si një homazh për poetin Edgar Allan Poe”, sqaroi autori pikturën që përmban tashmë kopertina e romanit të tij të parë.

Autori rrëfeu gjatë marrjes së çmimit se sfida më e madhe në shkrimin e këtij romani ishte përpjekja për të mbajtur tensionin dhe fabulën e ngjarjes te fenomeni, pa evidentuar personazhe specifikë.

“Ky dualitet që ka njeriu, për nevojën për t’u identifikuar nëmomente të ndryshme me diçka të mbinatyrshme dhe njëkohësisht banaliteti që na shoqëron në jetën e përditshme, ku kryejmë atë rutinën tonë pa e vrarë fare mendjen për diçka të mbinatyrshme, diçka që mund të jetë edhe mendjemadhësi që na karakterizon ne si qenie humane, ishte ai që doja tëmbizotëronte në roman dhe shpresoj ta kem arritur”, përmbylli Prifti, me dëshirën për të pasur krijime të tjera po kaq të mira, pasi punon seriozisht me letërsinë.

Studiuesi e kritiku letrar Ermir Nika, anëtari i jurisë së Çmimit Kadare, tha se ky edicion i dhjetë rrëzoi dilemën nëse do të ketë apo jo të rinj që pasurojnë traditën e letërsisë shqipe. Sipas tij, larmia e dorëshkrimeve dhe autorëve që konkurruan, tregoi se në muret e letërsisë tradicionale shqipe ka mbërritur një gjeneratë e re autorësh.

“Ajo çka është e rëndësishme këtë vit nuk pamë një frymëautorësh që të kishin tipare të përbashkëta, por gjithsekush ishte interesant në llojin e vet, duke ngritur kështu piketa mbi artin e shkruar. Gjithsekush kishte profilin e vet dhe nuk gjeje autorë të përqaseshin në stil, në koncept, në pikëpamje. Ishin gjenerata të ndryshme dhe këtu lindi ideja nga një anëtar jurie që nuk është sot këtu që të kthejmë sytë nga të rinjtë. Letërsia e të rinjve meriton vëmendje.”

Ndërsa shumëçka po ndryshon për shoqërinë njerëzore në epokën e digjitalizimit, nuk mbetet i paprekur as arti i fjalës dhe të shkruarit, që sipas kryeredaktores së shtëpisë botuese UET PRESS është ndjerë në dorëshkrimet konkurruese.

“Në këtë realitet po lindin edhe shkrimtarë aspirantë, që reflektojnë pikërisht këtë brez që nuk e ka njohur jetën pa teknologjinë dhe i drejtohen një audience që i kupton, pa pasur vështirësi e pa bërë krahasime para apo pas daljes dhe zhvillimit të internetit. Sot jemi në epokën e Metaverse-it, gjithashtu. Libri i Dionis Priftit “Dy javë në Balonë” duket se sjell një tablo të kësaj shoqërie.”
Duke folur më tej për librin, Balliu u shpreh se romani ka nota distopie dhe të evokon libra të autorëve të mëdhenj si Stephen King me “Nën kube”, ndërsa Prifti rrëfen edhe njëherë natyrën njerëzore që kërkon kuptim, kuptim të ekzistencës, kuptim të fenomeneve që nuk arrin t’i shpjegojë e sesi përshtatet apo ndryshon përballë tyre.

Çmimi Kadare mori jetë në 2014 me bekimin e shkrimtarit Ismail Kadare, me qëllim për t’i shërbyer letërsisë shqipe dhe vijon kontributin e vet për të dhjetin vit radhazi, duke u kthyer në një referencë për krijimtarinë dhe debatin letrar.

  • Share:
Luiza Pinderi

Previous post

Promovohet MEDICUS 8/1, referencë për pedagogët shqiptarë dhe revista shkencore ku botojnë studiuesit e huaj
June 21, 2024

Next post

Akademia e Studimeve Shqiptare simpozium për Revolucionin e Qershorit dhe Fan Nolin, rishikim 100 vjet më pas
June 25, 2024

You may also like

HHA_2300
UET i akordon titullin “Doctor Honoris Causa” ish- presidentit Alfred Moisiu, burrështetas dhe model për politikën
9 May, 2025
HHA_1338
Ministrja e Bujqësisë Anila Denaj në FORUMET UET: Bujqësi me kontratë për të prekur tregun e BE-së
9 May, 2025
4R1A8874
Promovohet INGENIOUS 5/1- Ndërthurja e teknologjisë me produktin dhe një role model si Gentjan Zotaj
8 May, 2025

Search

Since its inception in 2006, UET has not stopped its efforts to reform, structure and complete it, processes and initiatives that ensure the highest quality graduation of our students.

Scan here to read our latest QAA review report



Address:

Xhura Complex, St. Xhanfize Keko, Tirana, Albania.

STUDY AT EUT

  • Professional Diploma
  • Bachelor
  • Professional Master
  • Master of science
  • Master of Arts



Cellular

+355682016616

+355689037765



Address:

Xhura Complex, St. Xhanfize Keko, Tirana, Albania.



Cellular

+355682016616

+355689037765



Email

[email protected]



Reserve your activity



Facebook-f




Instagram




Linkedin



Email

[email protected]



Reserve your activity



Facebook-f




Instagram




Youtube




Twitter

© Copyright 2023 UET