• STUDY AT EUT
    • SPEECH OF THE PRESIDENT
    • INTERNATIONAL STUDENTS
    • PROFESSIONAL DIPLOMA
    • BACHELOR
    • INTEGRATED PROGRAMS
    • PROFESSIONAL MASTER
    • MASTER OF SCIENCE
    • MASTER OF ARTS
    • MASTER FINTECH
    • MASTER POSIG
    • DOCTORATE
    • FOR PARENTS
  • ACADEMIC STAFF
    • EUT RECTOR
      • RECTOR SPEECH
    • EUT ADMINISTRATOR
    • DEAN
    • HEAD OF DEPARTMENTS
    • ORGANIGRAM
      • FACULTY OF ECONOMICS, BUSINESS AND DEVELOPMENT
      • FACULTY OF LAW, POLITICAL SCIENCES AND INTERNATIONAL RELATIONS
      • FACULTY OF HUMANITIES, EDUCATION AND LIBERAL ARTS
      • FACULTY OF ENGINEERING, INFORMATICS AND ARCHITECTURE
      • FACULTY OF TECHNICAL MEDICAL SCIENCES
  • NEWS
  • SCIENTIFIC RESEARCH
    • STRATEGY
    • MAJOR RESEARCH PROGRAM
    • PHYSICAL INFRASTRUCTURE
    • SCIENTIFIC JOURNALS
    • CONFERENCES
    • SCIENTIFIC PUBLICATIONS
      • TOP MOST CITED ARTICLES
    • SEASONAL SCHOOL
    • GENDER EQUALITY PLAN
  • PROJECTS AND PARTNERS
    • INTERNATIONAL
      • NEWS
      • OUTGOING STUDENTS /STUDY ABROAD
        • INTER INSTITUTIONAL AGREEMENT
        • INTERNATIONAL DEGREES
      • INCOMING STUDENTS / STUDY AT EUT
    • PROJECTS
  • ABOUT UET
    • FACTS AND FIGURES
    • STATUTE
    • ADMINISTRATION BOARD
    • MISSION AND VISION
    • INTERNATIONALIZATION
    • EMPLOYMENT AT EUT
    • EMPLOYMENT OPPORTUNITIES AND INTERNSHIP
    • EVALUATION REPORTS
  • Services
    • ACADEMIC SECRETARIAT
    • CAREER ADVISING
    • TUTORING
    • STUDENT CLUBS
    • STUDENT COUNCIL
    • ALUMNI
      • ALUMNI PRESIDENT
  • en_US
    • sq
UET UET
  • STUDY AT EUT
    • SPEECH OF THE PRESIDENT
    • INTERNATIONAL STUDENTS
    • PROFESSIONAL DIPLOMA
    • BACHELOR
    • INTEGRATED PROGRAMS
    • PROFESSIONAL MASTER
    • MASTER OF SCIENCE
    • MASTER OF ARTS
    • MASTER FINTECH
    • MASTER POSIG
    • DOCTORATE
    • FOR PARENTS
  • ACADEMIC STAFF
    • EUT RECTOR
      • RECTOR SPEECH
    • EUT ADMINISTRATOR
    • DEAN
    • HEAD OF DEPARTMENTS
    • ORGANIGRAM
      • FACULTY OF ECONOMICS, BUSINESS AND DEVELOPMENT
      • FACULTY OF LAW, POLITICAL SCIENCES AND INTERNATIONAL RELATIONS
      • FACULTY OF HUMANITIES, EDUCATION AND LIBERAL ARTS
      • FACULTY OF ENGINEERING, INFORMATICS AND ARCHITECTURE
      • FACULTY OF TECHNICAL MEDICAL SCIENCES
  • NEWS
  • SCIENTIFIC RESEARCH
    • STRATEGY
    • MAJOR RESEARCH PROGRAM
    • PHYSICAL INFRASTRUCTURE
    • SCIENTIFIC JOURNALS
    • CONFERENCES
    • SCIENTIFIC PUBLICATIONS
      • TOP MOST CITED ARTICLES
    • SEASONAL SCHOOL
    • GENDER EQUALITY PLAN
  • PROJECTS AND PARTNERS
    • INTERNATIONAL
      • NEWS
      • OUTGOING STUDENTS /STUDY ABROAD
        • INTER INSTITUTIONAL AGREEMENT
        • INTERNATIONAL DEGREES
      • INCOMING STUDENTS / STUDY AT EUT
    • PROJECTS
  • ABOUT UET
    • FACTS AND FIGURES
    • STATUTE
    • ADMINISTRATION BOARD
    • MISSION AND VISION
    • INTERNATIONALIZATION
    • EMPLOYMENT AT EUT
    • EMPLOYMENT OPPORTUNITIES AND INTERNSHIP
    • EVALUATION REPORTS
  • Services
    • ACADEMIC SECRETARIAT
    • CAREER ADVISING
    • TUTORING
    • STUDENT CLUBS
    • STUDENT COUNCIL
    • ALUMNI
      • ALUMNI PRESIDENT
  • en_US
    • sq

Aktivitete

Prezantohet në UET raporti i Bankës Botërore: Sektorët e rrezikuar dhe ata me punësim më të lartë

  • Date October 21, 2025

Tregu i punës po riformatohet me shpejtësi. Ndryshimet klimatike, demografike dhe teknologjike, janë faktorët kryesorë që po ndryshojnë peizazhin e punësimit rajonal dhe global, si dhe po impaktojnë në normat e rritjes ekonomike.

Në një leksion të hapur në Universitetin Europian të Tiranës, përfaqësueset e Bankës Botërore në Shqipëri, Angella Montfaucon dhe Esida Bujupi, prezantuan gjetjet kryesore të Raportit të Rregullt Ekonomik për Ballkanin Perëndimor, mundësitë e punësimit dhe trendet e zhvillimit ekonomik.

Sipas këtij raporti, rritja ekonomike u ngadalësua gjysmën e parë të këtij viti, pasi inflacioni ngadalësoi rritjen e konsumit dhe pasiguria ngadalësoi tregtinë dhe investimet, pavarësisht se pati rritje të pagës mesatare dhe kredisë. Politika fiskale, megjithëse disi e lehtësuar, mbeti e disiplinuar, me deficitin nën 3% dhe borxhin publik që vazhdoi trajektoren e tij në rënie.

Raporti parashikon që rritja e kombinuar ekonomike e Shqipërisë, Bosnjës dhe Hercegovinës, Kosovës, Malit të Zi, Maqedonisë së Veriut dhe Serbisë do të arrijë në 3.0% në fund të 2025-ës, që është 0.2 pikë përqindje më e ulët se parashikimet e mëparshme. Projeksionet janë më pozitive për dy vitet e ardhshme, ku parashikohet që rritja të përshpejtohet në 3.1% në vitin 2026 dhe 3.6% në vitin 2027.

Duke folur për inflacionin, ekonomistja Esida Bujupi tha se ai po rimëkëmbet, sidomos në vendet e Ballkanit Perëndimor. “Nëse shikojmë çmimet globale të energjisë dhe ushqimit ka një rënie në gjysmën e parë të vitit 2025. Por, në vendet e Ballkanit Perëndimor, shohim një histori ndryshe. Shohim inflacion në rritje, që vjen nga mjedisi i jashtëm.”

Referuar vlerave të papunësisë, ajo theksoi se raporti nuk ka ndonjë ndryshim nga viti i kaluar dhe kjo për shkak të dy arsyeve evidente. “Punësimi në aspektin e numrit të personave të punësuar ka rënë, por në të njëjtën kohë, popullsia në moshë pune ka rënë për shkak të faktorëve të ndryshëm ku kryesor mbetet migrimi”.

Këto lëvizje kanë bërë që të ndryshojnë edhe dinamikat brenda sektorëve të caktuar. Kështu sektori i bujqësisë vijon të mbyllë vende pune, ndërsa shërbimet dhe ndërtimi, në disa vende, mbeten fushat me pagat më të larta.

Ekonomistja e lartë për Shqipërinë, pjesë e Departamentit të Politikave Ekonomike Globale, Angella Montfaucon, foli më tej për reformat që duhet të kryejnë vendet e Ballkanit Perëndimor të cilat aspirojnë të integrohen në Bashkimin Europian. Ballkani Perëndimor po përparon në drejtim të ngushtimit të hendekut të zhvillimit me ekonomitë më të përparuara të unionit, por rritja mbetet e pamjaftueshme për të përmbushur aspiratat e qytetarëve.

“Nëse supozojmë se BE-ja qëndron aty ku është sot, por Shqipëria vijon me këtë rritje afatgjatë që kemi parë, me të gjitha këto vështirësi për të cilat po flasim, do të jemi vetëm në rreth 50% të mesatares aktuale të BE-së në vitin 2050. Nëse supozojmë se BE-ja vazhdon të rritet, atëherë shumica e vendeve të rajonit do të jenë vetëm në rreth 30% deri në vitin 2050, që do të thotë se kemi nevojë për rritje më të shpejtë.”

Për t’i hapur rrugë rritjes ekonomike, Ballkani Perëndimor duhet të investojë në infrastrukturën bazë e cila është thelbësore për krijimin e vendeve të punës. Kjo përfshin forcimin e sistemeve të arsimit dhe shëndetësisë dhe rritjen e pjesëmarrjes në forcën e punës – veçanërisht për gratë.

“Ka një kërkesë në rritje për aftësi digjitale, TIK, shërbime biznesi, gjithashtu për disa aftësi si turizmi në atë sektor. Edhe kur bëhet fjalë për prodhimin, ka një zhvendosje të kërkesës për aftësi në sektorë më të specializuar ose me vlerë më të lartë. Prapëseprapë, njerëzit e punësuar në këta sektorë, në këto fusha, përbëjnë një pjesë shumë të vogël krahasuar me njerëzit e punësuar në bujqësi, në ndërtim ose në sektorë të tjerë të industrisë”, u shpreh Bujupi.

Sipas raportit, personat që janë relativisht më pak të arsimuar janë në rrezik më të lartë për shkak të tranzicionit të gjelbër. Kjo edhe për faktin se ka një ndryshim në kërkesat dhe llojin e aftësive që kërkohen. Mbetet për të theksuar, Inteligjenca Artificiale, ndryshimi teknologjik, po ndikojnë te punëtorët me aftësi të mesme deri të larta.

Sa i përket rolit të universitetit, përfaqësueset e Bankës Botërore thanë se kurrikulat e universiteteve apo të shkollave të mesme, duhet të evoluojnë gjatë gjithë kohës dhe duhet të përputhen me nevojat e tregut të punës.

  • Share:
Luiza Pinderi

Previous post

E-PHYSIO, platforma që po revolucionarizon edukimin e fizioterapistëve në Ballkanin Perëndimor
October 21, 2025

You may also like

HHA_4980
E-PHYSIO, platforma që po revolucionarizon edukimin e fizioterapistëve në Ballkanin Perëndimor
17 October, 2025
HHA_6018
Mbyllet me 5 çmime DSSH Junior në UET, pjesëmarrës nga universitetet shqiptare dhe evropiane
16 October, 2025
HHA_2002
Rekord të diplomuarish në UET, afro 740 studentë të ciklit Master hedhin kapelat
10 October, 2025

Search

Since its inception in 2006, UET has not stopped its efforts to reform, structure and complete it, processes and initiatives that ensure the highest quality graduation of our students.

Scan here to read our latest QAA review report

STUDY AT EUT

  • Professional Diploma
  • Bachelor
  • Professional Master
  • Master of science
  • Master of Arts
  • Doktoraturë



Address:

Xhura Complex, St. Xhanfize Keko, Tirana, Albania.



Mobile

+355682016616
+355689037765



Email

[email protected]



Reserve your activity



Facebook-f




Instagram




Linkedin




Youtube



Email

[email protected]



Mobile

+355682016616



Facebook




Instagram




Linkedin




Youtube

© Copyright 2025 UET

Privacy Policy