• STUDY AT EUT
    • SPEECH OF THE PRESIDENT
    • INTERNATIONAL STUDENTS
    • PROFESSIONAL DIPLOMA
    • BACHELOR
    • INTEGRATED PROGRAMS
    • PROFESSIONAL MASTER
    • MASTER OF SCIENCE
    • MASTER OF ARTS
    • MASTER FINTECH
    • MASTER POSIG
    • DOCTORATE
    • FOR PARENTS
  • ACADEMIC STAFF
    • EUT RECTOR
      • RECTOR SPEECH
    • EUT ADMINISTRATOR
    • DEAN
    • HEAD OF DEPARTMENTS
    • ORGANIGRAM
      • FACULTY OF ECONOMICS, BUSINESS AND DEVELOPMENT
      • FACULTY OF LAW, POLITICAL SCIENCES AND INTERNATIONAL RELATIONS
      • FACULTY OF HUMANITIES, EDUCATION AND LIBERAL ARTS
      • FACULTY OF ENGINEERING, INFORMATICS AND ARCHITECTURE
      • FACULTY OF TECHNICAL MEDICAL SCIENCES
  • NEWS
  • SCIENTIFIC RESEARCH
    • STRATEGY
    • MAJOR RESEARCH PROGRAM
    • PHYSICAL INFRASTRUCTURE
    • SCIENTIFIC JOURNALS
    • CONFERENCES
    • SCIENTIFIC PUBLICATIONS
      • TOP MOST CITED ARTICLES
    • SEASONAL SCHOOL
    • GENDER EQUALITY PLAN
  • PROJECTS AND PARTNERS
    • INTERNATIONAL
      • NEWS
      • OUTGOING STUDENTS /STUDY ABROAD
        • INTER INSTITUTIONAL AGREEMENT
        • INTERNATIONAL DEGREES
      • INCOMING STUDENTS / STUDY AT EUT
    • PROJECTS
    • ACTIVE PROJECTS
  • ABOUT UET
    • FACTS AND FIGURES
    • STATUTE
    • ADMINISTRATION BOARD
    • MISSION AND VISION
    • INTERNATIONALIZATION
    • EMPLOYMENT AT EUT
    • EMPLOYMENT OPPORTUNITIES AND INTERNSHIP
    • EVALUATION REPORTS
  • Services
    • ACADEMIC SECRETARIAT
    • CAREER ADVISING
    • TUTORING
    • STUDENT CLUBS
    • STUDENT COUNCIL
    • ALUMNI
      • ALUMNI PRESIDENT
  • en_US
    • sq
0682016616
[email protected]
UET UET
  • STUDY AT EUT
    • SPEECH OF THE PRESIDENT
    • INTERNATIONAL STUDENTS
    • PROFESSIONAL DIPLOMA
    • BACHELOR
    • INTEGRATED PROGRAMS
    • PROFESSIONAL MASTER
    • MASTER OF SCIENCE
    • MASTER OF ARTS
    • MASTER FINTECH
    • MASTER POSIG
    • DOCTORATE
    • FOR PARENTS
  • ACADEMIC STAFF
    • EUT RECTOR
      • RECTOR SPEECH
    • EUT ADMINISTRATOR
    • DEAN
    • HEAD OF DEPARTMENTS
    • ORGANIGRAM
      • FACULTY OF ECONOMICS, BUSINESS AND DEVELOPMENT
      • FACULTY OF LAW, POLITICAL SCIENCES AND INTERNATIONAL RELATIONS
      • FACULTY OF HUMANITIES, EDUCATION AND LIBERAL ARTS
      • FACULTY OF ENGINEERING, INFORMATICS AND ARCHITECTURE
      • FACULTY OF TECHNICAL MEDICAL SCIENCES
  • NEWS
  • SCIENTIFIC RESEARCH
    • STRATEGY
    • MAJOR RESEARCH PROGRAM
    • PHYSICAL INFRASTRUCTURE
    • SCIENTIFIC JOURNALS
    • CONFERENCES
    • SCIENTIFIC PUBLICATIONS
      • TOP MOST CITED ARTICLES
    • SEASONAL SCHOOL
    • GENDER EQUALITY PLAN
  • PROJECTS AND PARTNERS
    • INTERNATIONAL
      • NEWS
      • OUTGOING STUDENTS /STUDY ABROAD
        • INTER INSTITUTIONAL AGREEMENT
        • INTERNATIONAL DEGREES
      • INCOMING STUDENTS / STUDY AT EUT
    • PROJECTS
    • ACTIVE PROJECTS
  • ABOUT UET
    • FACTS AND FIGURES
    • STATUTE
    • ADMINISTRATION BOARD
    • MISSION AND VISION
    • INTERNATIONALIZATION
    • EMPLOYMENT AT EUT
    • EMPLOYMENT OPPORTUNITIES AND INTERNSHIP
    • EVALUATION REPORTS
  • Services
    • ACADEMIC SECRETARIAT
    • CAREER ADVISING
    • TUTORING
    • STUDENT CLUBS
    • STUDENT COUNCIL
    • ALUMNI
      • ALUMNI PRESIDENT
  • en_US
    • sq

revista shkencore

PANAIRI XV I KARRIERËS në UET/ Novacioni nuk e vret punën, ai zhvillon aftësi të reja

  • Date May 29, 2025

Njeriu dhe Inteligjenca Artificiale përballë njëri-tjetrit në një betejë epike. Ky është realiteti i 2025-ës. Dikur teknologjia shihej si mjet automatizimi, si lehtësuese dhe përshpejtuese e proceseve, duke kontribuar në efikasitet dhe rritje të prodhimit. Tashmë kryefjala e diskutimeve dhe parashikimeve në mediat botërore është zëvendësimi i njeriut. Statistikat, po ashtu kokëforta, flasin kah transformimit që AI po i bën tregut të punës dhe shoqërisë njerëzore.

Goldman Sachs parashikon se 300 milionë vende pune mund të zëvendësohen globalisht nga inteligjenca artificiale deri në vitin 2030-ën. Nga ana tjetër, International Data Corporation thotë se 98% e drejtuesve të biznesit e shohin inteligjencën artificiale si një domosdoshmëri në firmat e tyre.

Por çfarë reflektohet në tregun shqiptar të punës? Sa të ndikuar janë ata nga këto zhvillime dhe si përkthehet kjo pastaj për punëkërkuesit, universitetet, studentët?

Prania e mbi 85 bizneseve në Panairin e Karrierës së Punës në Universitetin Europian të Tiranës, dëshmoi në fakt se fuqia njerëzore vijon të mbetet një aset i çmuar. Për të pesëmbëdhjetin vit radhazi ky panair mblodhi në ambientet e universitetit kompanitë, bizneset, institucionet apo sipërmarrjet më të njohura në Shqipëri, publike dhe private, pjesë e sektorit financiar e bankar, të fushës së marketingut, kompani mediatike, përfaqësues të teknologjisë, mjekësisë, mbrojtjes, ndërtimit, real estate, fitnesit, shtwpi botuese etj. Kompani si Balfin Group, Deloitte Albania, SIGAL, INSIG, Credins Bank, Intesa Sanpaolo, Tirana Bank, Easypay, Credo.al, Century 21 dhe Remax Albania, Globe, Lufra, sektori mediatik me RTSH, Top Channel e DigitAlb, e shumë kompani të sektorëve të ndryshëm, vendosën komunikimin e parë dhe të drejtpërdrejtë me të rinjtë.

Studentët e pesë fakulteteve të Universitetin Europian të Tiranës patën rastin të njihen me hapësira për intershnshipe, praktika profesionale, pozicione pune dhe kriteret apo kushtet që ofrohen nga secila kompani, në përshtatje me pasionin, interesat dhe formimin e tyre. Kjo përballje me tregun, me burimet njerëzore, është për edhe një mundësi e mirë për të krijuar rrjetëzim dhe kontakte, kaq të domosdoshme për të vepruar në një mjedis global.

Presidenti i UET, Xhepa: Biznesi duhet të krijojë aftësi të qëndrueshme për brezin e ri

Një nga ngjarjet më të rëndësishme vjetore të Universiteti Europian të Tiranës, që ka kristalizuar traditën e vet, e cilësoi presidenti, prof. asoc. dr. Selami Xhepa.

“Puna e një universiteti nuk është vetëm mësimdhënia, nuk është vetëm pajisja e studentit me një diplomë, por materializimi i vërtetë i punës sonë fillon kur kjo diplomë fillon të marrë vlerën e vërtetë në tregun e punës.”

Eksperti i ekonomisë theksoi se tregu i punës ka ndryshuar rrënjësisht vitet e fundit. Modalitetet dhe lëvizjet jashtë vendit krijojnë mundësi të reja për fuqinë punëtore, por nga ana tjetër edhe krijojnë problemin e mungesës punëtore. Sipas Xhepës, duhet të gjenden zgjidhje për integrimin e këtyre të rinjve, për t’iu dhënë perspektiva afatgjata, që njëkohësisht zhvillojnë ekonominë.

“Kur ekonomia ngopet pak, i vetmi burim për t’u rritur është përmes novacionit, i cili nënkupton punëtorë me aftësi dhe me dijet që kërkon sot teknologjia dhe zhvillimi. Prandaj edhe thirrja ime është për biznesin, që të krijojnë një aftësi të qëndrueshme për brezin e ri, në mënyrë që edhe shoqëria të zhvillohet bashkë me zhvillimin e interesave të sipërmarrjeve private.”

Spiro Brumbulli: Teknologjia nuk e ka ulur numrin e punonjësve

Sekretari i Përgjithshëm i Shoqatës Shqiptare të Bankave, Spiro Brumbulli tha gjatë fjalës së tij se riformatimi i ekonomisë dhe industrisë nuk bëhet më me mendësitë e vjetra. Zhvillimi i tyre bëhet përmes një mendësie të re, baza e së cilës është teknologjia.

“Në çdo gjë sot flitet për digjitalizim, avancim, heqje të punës së dorës, mendësi dhe ide të reja. Në këtë aspekt i uroj edhe UET përgatitje sa më të mirë të brezave që kanë në auditorë dhe atyre që do të vijnë sepse është e rëndësishme që kjo bazë të jetë e shëndoshë që mandej kur të dalin në jetë, të mos ketë hendek mes përgatitjes dhe kërkesës.”

Duke iu referuar sektorit bankar, Brumbulli tha se pavarësisht se teknologjia po aplikohet në nivele të larta, kjo nuk e ka ulur numrin e punonjësve, nga 6600 që kanë qenë pesë vjet më parë, sot janë mbi 7000 të tillë.

Më tej, ai dha disa këshilla edhe për studentët, duke theksuar se diploma e universitetit nuk është fillimi, por faza e parë e investimit. Ai iu kërkoi të kenë durim pasi karriera është një rrugë e gjatë vetëzbulimi dhe vetëzhvillimi.

“Karriera nuk është vetëm gjetja e një vendi pune. E rëndësishme është pasioni, që ta duam atë vend pune, t’i shërbejmë fort me pasion dhe integritet, me pasion, me kod etike, me zhvillim të mëtejshëm të njohurive”, theksoi Spiro Brumubulli.

Belina Budini: UET në partneritet të vazhdueshëm me biznesin

Dekania e Fakultetit të Shkencave Humane, Edukimit dhe Arteve Liberale, prof. dr. Belina Budini, tha se vijimësia e këtij panairi për të pesëmbëdhjetin vit radhazi tregon partneritetin e vazhdueshëm që ka universiteti me biznesin dhe tregun e punës. Krahas takimeve të Bordit të Punës dhe HRClub, Budini tha se pesë fakultet e UET sjellin bizneset partnere në këtë ngjarje të rëndësishme për të gjitha palët.

Duke iu referuar pranisë së mediave, Budini nënvizoi marrëdhënien e rëndësishme që UET ka me shumë prej televizioneve publike dhe private në Shqipëri, marrëveshjet e bashkëpunimit dhe partneritetet e vazhdueshme në kuadër të praktikave dhe punësimit të studentëve.

“Mediat janë në ADN-në e UET. Jemi ai institucion që mediatizimin e kemi bërë pjesë të komunikimit të shkencës dhe i kemi partnerë tanët.”

Më tej, dekania foli për përgatitjen e studentëve në auditor, të përfshirjes së tyre në praktika dhe projekte, përmes të cilave vendosin në praktikë njohuritë e tyre. Duke u integruar në këto projekte aplikative, studentët dalin me portofol aktivitetesh që në auditorë.

Që prej themelimit, Universiteti Europian i Tiranës ka pasur në filozofinë e tij bashkëpunimin e ngushtë me tregun e punës. Për t’iu përgjigjur nevojave dhe kërkesave të tregut, UET organizon takimet HR Club dhe ka ngritur Bordet e Tregut të Punës, ku merren sugjerime për ndryshime të kurrikulave dhe përshtatje të programeve të studimit.

Gjithashtu, UET është i përfshirë në projektin 500+, që e bën këtë institucion të arsimit të lartë të jetë në kontakt dhe bashkëpunim me më shumë se 500 biznese nga e gjithë Shqipëria, duke u mundësuar studentëve praktika profesionale dhe punësim.

 

  • Share:
Luiza Pinderi

Previous post

Internship për tre studentet fituese të konkursit “Eseja më e mirë” në UET 
May 29, 2025

Next post

Paraja dhe intimiteti/ Pedagogia dr. Smoki Musaraj në UET për antropologjinë e korrupsionit
May 30, 2025

You may also like

HHA_3129
Starton edicioni i dytë DITËT E TEATRIT UNIVERSITAR, studentët e UET ngjiten në skena profesioniste
30 May, 2025
HHA_2895
Paraja dhe intimiteti/ Pedagogia dr. Smoki Musaraj në UET për antropologjinë e korrupsionit
30 May, 2025
vlcsnap-2025-05-27-16h26m38s877
Internship për tre studentet fituese të konkursit “Eseja më e mirë” në UET 
27 May, 2025

Search

Since its inception in 2006, UET has not stopped its efforts to reform, structure and complete it, processes and initiatives that ensure the highest quality graduation of our students.

Scan here to read our latest QAA review report



Address:

Xhura Complex, St. Xhanfize Keko, Tirana, Albania.

STUDY AT EUT

  • Professional Diploma
  • Bachelor
  • Professional Master
  • Master of science
  • Master of Arts



Cellular

+355682016616

+355689037765



Address:

Xhura Complex, St. Xhanfize Keko, Tirana, Albania.



Cellular

+355682016616

+355689037765



Email

[email protected]



Reserve your activity



Facebook-f




Instagram




Linkedin



Email

[email protected]



Reserve your activity



Facebook-f




Instagram




Youtube




Twitter

© Copyright 2023 UET