Open Week në UET: Zhvillohet java e hapur me pjesëmarrjen e studentëve, prinderve dhe aktorëve shoqërorë
Open Week në UET: Zhvillohet java e hapur me pjesëmarrjen e studentëve, prinderve dhe aktorëve shoqërorë
Universiteti Europian i Tiranës organizon Javën e Hapur, përgjatë së cilës do të zhvillohen një sërë aktivitetesh me fokus studentët, prindërit dhe shoqërinë.
“Open Week” filloi me inagurimin e Fakultetit të Inxhinierisë, Informatikës dhe Arkitekturës, ditën e henë. Në këtë organizim u lancua edhe Çmimi i Inovacionit UET që do të jepet në shkurt të vitit 2019. Ky çmim shkon për maturantët talentë të cilët do të kenë një ide inovatore në fushat e inxhinierisë, informatikës dhe arkitekturës, që përfaqëson ky universitet.
E marta vazhdon me traditën tashmë të konsoliduar të Forumeve UET. Ky takim këtë herë i përket një hapje përtej universitetit në bashkëpunim me fondacionin ‘Konrad Adenauer’ ku i ftuar do të jetë nga liderat e ‘Konrad Adenauer’ për 29 vjet në Turqi, Dr. Colin Dürkop, i cili do flasë për marrëdhëniet e Ballkanit me Europën dhe Marrëdhëniet e Shqipërisë me Europën.
Ndërkohë që dita e mërkurë rezervon një prezantim të studentëve me diplomat profesionale të cilat janë risi e këtij viti akademik. Diplomat profesionale janë pesë; Aplikime Informatike,Dizajn i Aplikuar dhe Modë, Kontabilitet, Menaxhim dheTurizëm. Studentët dhe të interesuarit do të mund të njihen më mirë me karakteristikat e tyre, mënyrën se si funksionojnë dhe çfarë ofrojnë.
Dita e enjte dhe e premte përbëjnë ditët e orientimit për studentët. Të gjithë të rregjistruarit në UET, në të gjitha degët dhe fakultetet e tij, do të kenë mundësinë të njohin më shumë universitetin që kanë zgjedhur. Po në këtë ditë, një tjetër target grup i rëndësishëm për UET, prindërit e studentëve, merr vemendjen e merituar në një ‘forum’ të organizuar enkas për të dëgjuar zërin e tyre, kërkesat që kanë ndaj universitetit si dhe pritshmëritë e tyre ndaj tij.
Aktivitetet vazhdojnë edhe të premten. Këtë herë në kuadrin e ditës Erasmus Day në Ballkan. UET zhvillon një takim me gjithë studentët Erasmus që kanë kryer një apo më shumë semestër studimi në universitetet perëndimore të cilat janë po ashtu pjesë e këtij programi të shkëmbimit studentor. Ashtu siç ndodh çdo të premte, edhe përgjatë kësaj jave do të zhvillohet promovim libri. Këtë herë, bëhet fjalë për librin “Konrad Adenauer” me autor presidentin e UET, Prof. Dr. Adrian Civici si dhe Dekanin e Fakultetit të Ekonomisë, Biznesit dhe Zhvillimit, Prof. Asoc. Dr. Selami Xhepa. Ky libër vjen në kuadrin e tetorit gjerman, ka në fokus personazhin Konrad Adenauer në një shumësi aspektesh.