• STUDY AT EUT
    • SPEECH OF THE PRESIDENT
    • INTERNATIONAL STUDENTS
    • PROFESSIONAL DIPLOMA
    • BACHELOR
    • INTEGRATED PROGRAMS
    • PROFESSIONAL MASTER
    • MASTER OF SCIENCE
    • MASTER OF ARTS
    • MASTER FINTECH
    • MASTER POSIG
    • DOCTORATE
    • FOR PARENTS
  • ACADEMIC STAFF
    • EUT RECTOR
      • RECTOR SPEECH
    • EUT ADMINISTRATOR
    • DEAN
    • HEAD OF DEPARTMENTS
    • ORGANIGRAM
      • FACULTY OF ECONOMICS, BUSINESS AND DEVELOPMENT
      • FACULTY OF LAW, POLITICAL SCIENCES AND INTERNATIONAL RELATIONS
      • FACULTY OF HUMANITIES, EDUCATION AND LIBERAL ARTS
      • FACULTY OF ENGINEERING, INFORMATICS AND ARCHITECTURE
      • FACULTY OF TECHNICAL MEDICAL SCIENCES
  • NEWS
  • SCIENTIFIC RESEARCH
    • STRATEGY
    • MAJOR RESEARCH PROGRAM
    • PHYSICAL INFRASTRUCTURE
    • SCIENTIFIC JOURNALS
    • CONFERENCES
    • SCIENTIFIC PUBLICATIONS
      • TOP MOST CITED ARTICLES
    • SEASONAL SCHOOL
    • GENDER EQUALITY PLAN
  • PROJECTS AND PARTNERS
    • INTERNATIONAL
      • NEWS
      • OUTGOING STUDENTS /STUDY ABROAD
        • INTER INSTITUTIONAL AGREEMENT
        • INTERNATIONAL DEGREES
      • INCOMING STUDENTS / STUDY AT EUT
    • PROJECTS
  • ABOUT UET
    • FACTS AND FIGURES
    • STATUTE
    • ADMINISTRATION BOARD
    • MISSION AND VISION
    • INTERNATIONALIZATION
    • EMPLOYMENT AT EUT
    • EMPLOYMENT OPPORTUNITIES AND INTERNSHIP
    • EVALUATION REPORTS
  • Services
    • ACADEMIC SECRETARIAT
    • CAREER ADVISING
    • TUTORING
    • STUDENT CLUBS
    • STUDENT COUNCIL
    • ALUMNI
      • ALUMNI PRESIDENT
  • en_US
    • sq
UET UET
  • STUDY AT EUT
    • SPEECH OF THE PRESIDENT
    • INTERNATIONAL STUDENTS
    • PROFESSIONAL DIPLOMA
    • BACHELOR
    • INTEGRATED PROGRAMS
    • PROFESSIONAL MASTER
    • MASTER OF SCIENCE
    • MASTER OF ARTS
    • MASTER FINTECH
    • MASTER POSIG
    • DOCTORATE
    • FOR PARENTS
  • ACADEMIC STAFF
    • EUT RECTOR
      • RECTOR SPEECH
    • EUT ADMINISTRATOR
    • DEAN
    • HEAD OF DEPARTMENTS
    • ORGANIGRAM
      • FACULTY OF ECONOMICS, BUSINESS AND DEVELOPMENT
      • FACULTY OF LAW, POLITICAL SCIENCES AND INTERNATIONAL RELATIONS
      • FACULTY OF HUMANITIES, EDUCATION AND LIBERAL ARTS
      • FACULTY OF ENGINEERING, INFORMATICS AND ARCHITECTURE
      • FACULTY OF TECHNICAL MEDICAL SCIENCES
  • NEWS
  • SCIENTIFIC RESEARCH
    • STRATEGY
    • MAJOR RESEARCH PROGRAM
    • PHYSICAL INFRASTRUCTURE
    • SCIENTIFIC JOURNALS
    • CONFERENCES
    • SCIENTIFIC PUBLICATIONS
      • TOP MOST CITED ARTICLES
    • SEASONAL SCHOOL
    • GENDER EQUALITY PLAN
  • PROJECTS AND PARTNERS
    • INTERNATIONAL
      • NEWS
      • OUTGOING STUDENTS /STUDY ABROAD
        • INTER INSTITUTIONAL AGREEMENT
        • INTERNATIONAL DEGREES
      • INCOMING STUDENTS / STUDY AT EUT
    • PROJECTS
  • ABOUT UET
    • FACTS AND FIGURES
    • STATUTE
    • ADMINISTRATION BOARD
    • MISSION AND VISION
    • INTERNATIONALIZATION
    • EMPLOYMENT AT EUT
    • EMPLOYMENT OPPORTUNITIES AND INTERNSHIP
    • EVALUATION REPORTS
  • Services
    • ACADEMIC SECRETARIAT
    • CAREER ADVISING
    • TUTORING
    • STUDENT CLUBS
    • STUDENT COUNCIL
    • ALUMNI
      • ALUMNI PRESIDENT
  • en_US
    • sq

Aktivitete

Mungesë legjislacioni dhe monitorimi, forumi në UET ngre pikëpyetje të mëdha për përdorimin e të dhënave nga IA në Shqipëri

  • Date December 22, 2025

UET riktheu sërish në auditor debatin për Inteligjencën Artificiale, kësaj here jo për përfitimet dhe transformimin që  i sjell shoqërisë, por për ndikimin e saj në të drejtat e njeriut.

Edhe pse Shqipëria është vendi i parë në botë që ka një ministre Shteti për Inteligjencën Artificiale, të pagëzuar me emrin Diella, ende nuk ka një kuadër ligjor të qartë, etik dhe institucional që garanton transparencën dhe ruajtjen e të dhënave. Nuk ka një sistem rregullator për përdorimin e pavarur të Inteligjencës Artificiale nga qytetarët, në përditshëmrinë dhe aktivitetin e tyre profesional, duke vepruar të gjithë në një fushë me lule të minuar, ku ende nuk dihet ku do të jetë efekti i saj.

Por ka një përpjekje që vjen nga shoqeria civile në formën e një policy paper që sjell rekomandime se si duhet të rregullohet ligjërisht dhe institucionalisht përdorimi i Inteligjencës Artificiale në Shqipëri. Për herë të parë ky dokument, i realizuar nga Qendra e Shkencës dhe Inovacionit për Zhvillim (SCiDEV) dhe nga Komiteti Shqiptar i Helsinkit, u prezantua në një auditor universitar si ai i Universitetit Europian të Tiranës.

Pjesë e tij u bënë studentët dhe pedagogët e Fakultetit të Inxhinerisë, Informatikës dhe Arkitekturës dhe Fakultetit të Shkencave Juridike, Politike dhe Marrëdhënieve Ndërkombëtare, për ta parë qasjen ndaj problemit aktual jo vetëm nga ana teknike por edhe etike dhe ligjore. Wshë kjo arsyeja, sicc theksuan pedagogët, që po hartohet një dokument për përdorimin brenda universitetit të Inteligjencës Artificiale, si dhe po zhvillohen lëndë specifike që të kuptohet më mirë mënyra si vepron kjo teknologji e re dhe impaktin që ajo ka në jetën individuale dhe shoëqërore.

Duke folur për inciativën e përgatitjes së këtij dokumenti politikash, tre autorët: Andrea Mazelliu nga Komiteti Shqiptar i Helsinkit (KSHH), Orkidea Xhaferaj dhe Erjon Curraj nga SCiDEV, thanë se korniza ligjore ekzistuese në Shqipëri nuk siguron mbrojtje të plotë të të drejtave të njeriut, ndërsa transparenca dhe mbikëqyrja e vendosjes së sistemit të IA-së mbeten të papërcaktuara. Rregullimi i IA-së në Shqipëri është ende në fazë fillestare dhe kuadri aktual bazohet kryesisht në Ligjin nr. 43/2023 “Për Qeverisjen Elektronike”, Metodologjinë e Standardeve Teknike për Përdorimin e Inteligjencës Artificiale, Ligjin nr. 16/2024 “Për Prokurimin Publik” si dhe Ligji nr. 124/2024 “Për Mbrojtjen e të Dhënave Personale”.

Sipas ekspertëve, një nga rreziqet më të mëdha të përdorimit të teknologjive të IA-së është cenimi i privatësisë, duke përfshirë rrjedhjen e të dhënave, aksesin e paautorizuar, keqpërdorimin e të dhënave, për shkat të përdorimit masiv të IA-së si pjesë e proceseve të transformimit digjital.  Sa i përket përdorimit të IA-së në mënyrë të pavarur në rrjetet sociale në moderimin apo gjenerimin e përmbajtjes, në aksesimin e shërbimeve apo informacioneve të caktuara, krijohen  probleme të tjera etike.

Sot teknologjitë e IA-së mund të përdoren për survejimin e qytetarëve, si nëpërmjet kamerave me rezolucion të lartë, identifikimit biometrik, monitorimit të sjelljeve në rrjetet sociale, apo përndjekjen digjitale, për të shkuar më tej në diskrimin apo paragjykimet që gjenerohen në sistemet e kërkimit.

“Ajo që ne na mungon në Shqiperi është monitorimi. Nuk kemi nje organ apo një institucion që ngrihet dhe të garantojë mirëfunskionimin siç është rregullorja e Bashkimit Evropian”, theksoi Andrea Mazelliu, duke shtuar se pavarësisht se AKSHI mban pesëhn kryesore në rregullimin ligjor, duhen institucione të reja që të kryejnë monitorimin.

Në Bashkimin Europian ka një përpjekje të hershme për të rregulluar përdorimin e Inteligjencës Artificiale. Këshilli i Evropës ka miratuar gjithashtu Konventën Kornizë mbi Inteligjencën Artificiale, të Drejtat e Njeriut, Demokracinë dhe Sundimin e Ligjit, duke nënvizuar angazhimin e Evropës për rregullimin e IA-së në një mënyrë që mbron vlerat themelore dhe siguron përdorimin e përgjegjshëm të teknologjive të reja. Konventa parashikon që sistemet IA duhet të jenë transparente dhe të kenë mbikëqyrje specifike, siç është shënimi i përmbajtjes së gjeneruar nga IA-ja.

Në kuadër të përafrimit të legjislacionit, sipas ekspertëve, AKSHI ka deklaruar se kjo konventë e BE-së ndodhet në Kuvend, edhe pse ajo aktualisht nuk gjendet në Draft Strategjinë për Inteligjencën Artificiale, e cila tashmë i është nënshtruar konsultimit publik.

Curraj sqaroi më tej se policy paper-i i përgatitur prej tyre, prezanton një sërë masash si për fazat kalimtare ashtu edhe për ato afatgjata të qeverisjes së IA-së në Shqipëri.

“Në afat të shkurtër, kërkon miratimin e një metodologjie për vlerësimin e ndikimit të sistemeve të IA-së në të drejtat themelore, futjen e klauzolave të transparencës në kontratat ekzistuese dhe krijimin e grupeve ndërinstitucionale me shumë palë të interesuara që përfshijnë institucione të pavarura dhe shoqërinë civile, si dhe nënshkrimin dhe ratifikimin e Konventës së Këshillit të Evropës në lidhje me IA-në.”

Sa i përket planit afatgjatë, ai theksoi se nevojitet miratimi i një kuadri ligjor gjithëpërfshirës në përputhje me Aktin e BE-së për IA-në, si dhe theksoi nevojën për një Strategji Kombëtare mbi të Ardhmen e Punës në Epokën e IA-së, për të parashikuar ndikimin e teknologjive të reja në tregun e punës dhe aftësitë e kërkuara për transformimin dixhital.

  • Share:
Luiza Pinderi

Previous post

Call for papers - DSSH/ASD 2026
December 22, 2025

You may also like

dssh2026_cover_extended
Call for papers – DSSH/ASD 2026
18 December, 2025
587376696_18498334048072874_8594339423862026377_n (1)
Jepen katër bursa për maturantët në edicionin e dhjetë të Shkollës së Biznesit
17 December, 2025
HHA_4860
Promovohet INGENIOUS 5-2 /Përdorimi i smart systems në Shqipëri, si po e ndryshojnë ato përditshmërinë tonë
12 December, 2025

Search

Since its inception in 2006, UET has not stopped its efforts to reform, structure and complete it, processes and initiatives that ensure the highest quality graduation of our students.

Scan here to read our latest QAA review report

STUDY AT EUT

  • Professional Diploma
  • Bachelor
  • Professional Master
  • Master of science
  • Master of Arts
  • Doktoraturë



Address:

Xhura Complex, St. Xhanfize Keko, Tirana, Albania.



Mobile

+355682016616
+355689037765



Email

[email protected]



International Students

E-mail : [email protected]
Mob: +355 68 809 0986



Reserve your activity



Facebook-f




Instagram




Linkedin




Youtube



Address:

Xhura Complex, St. Xhanfize Keko, Tirana, Albania.



Email

[email protected]



Mobile

+355682016616
+355689037765



International Students

E-mail : [email protected]
Mob: +355 68 809 0986



Reserve your activity



Facebook




Instagram




Linkedin




Youtube

© Copyright 2025 UET

Privacy Policy